ATV

Author: G.O.

  • Shpërthimi i cisternës në Pejë, pronarit të pompës së derivateve i caktohet një muaj paraburgim

    Shpërthimi i cisternës në Pejë, pronarit të pompës së derivateve i caktohet një muaj paraburgim

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Vesel Jusajt, i cili u arrestua disa ditë më parë lidhur me rastin tragjik të vdekjes së një punëtori mëngjesin e 11 tetorit në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

    Kjo është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Pejës.

    “Lidhur me kërkesën për informacion për çështjen penale ndaj të pandehurit Vesel Jusaj, ju njoftojmë se gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës për caktim të masës së paraburgimit të parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet nga neni 184 të KPPRK-së, andaj dhe të njëjtit me Aktvendimin me shenjën DP.PP.nr.548/24, i ka caktuar paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, përkatësisht nga data 23.10.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për Sinjalin.

    Arrestimi i Jusajt më 23 tetor, erdhi si rezultat i hetimit nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Pejë dhe dyshimeve të ngritura për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Ai ishte intervistuar si i dyshuar për këtë rast, me ç’rast ishte dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, mëngjesin e 11 tetorit në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë, ka shpërthyer një cisternë dhe si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur.

    Shpërthimi i cisternës në Pejë, trupi i viktimës ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes

  • Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

    Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

    Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka propozuar një armëpushim dyditor në Gaza dhe këmbim të limituar të pengjeve, me qëllim të sigurimit të “një armëpushimi të plotë”, pas më shumë se një viti të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

    Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazan, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Propozimi i bërë të dielën parasheh këmbimin e katër pengjeve izraelite që mbahen në Gaza, për të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, dhe që më pas të zhvillohen negociata tjera në 10 ditët në vijim, ka thënë Sisi në një konferencë për media në Kajro.

    Ai nuk ka treguar se plani u është prezantuar edhe zyrtarisht palëve të Izraelit apo Hamasit.

    Intervenimi i Sisit ka ardhur teksa Izraeli vazhdon të godasë territorin palestinez, si dhe lufton kundër Hezbollahut në Liban.

    Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

    Izraeli, po ashtu, ka nisur të shtunën sulme ajrore kundër armikut të përbetuar, Iranit.

    Këto sulme, që janë kryer si shenjë hakmarrjeje për sulmin iranian me raketë balistike më herët gjatë muajit, kanë shqetësuar gjithë botën, andaj janë shtuar thirrjet për përmbajtje.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të hënën, me kërkesë të Iranit, teksa Teherani kërkon që kjo organizatë të dënojë sulmet izraelite që kanë lënë të vrarë katër ushtarë.

    Liderët iranianë e kanë minimizuar rëndësinë e sulmeve, duke thënë se kanë shkaktuar dëm të kufizuar.

    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i ka thënë kabinetit të tij se Irani nuk dëshiron luftë, por do të nisë një “përgjigje të duhur”.

    Izraeli e ka kryer sulmin si hakmarrjeje për sulmin iranian të 1 tetorit, i cili është kryer si përgjigje për vrasjen e liderëve të Hamasit dhe një komandanti iranian.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se operacioni ka qenë “preciz dhe i fuqishëm dhe i ka përmbushur të gjitha objektivat”.

    Netanyahu, duke folur në një ceremoni përkujtimi për viktimat e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, të kryer nga Hamasi, i cili më pas ka nxitur luftën, është ndërprerë nga bërtitmat e familjarëve të viktimave.

    Ai është nën presion që të arrijë një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve prej Gazas.

    Si pasojë e sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë peng mbi 240 persona.

    Disa janë liruar, një pjesë konsiderohet se kanë vdekur.

    Nga ofensiva izraelite në Gaza janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL/

  • Angelina Jolie duket tejet simpatike me flokë kaçurrela në shfaqjen e filmit “Maria”

    Angelina Jolie duket tejet simpatike me flokë kaçurrela në shfaqjen e filmit “Maria”

    Angelina Jolie ka bërë debutimin e saj me një model flokësh kaçurrelë në shfaqjen e filmit të saj të ri “Maria”, e cila u mbajt gjatë AFI Fest në Los Angeles të shtunën.

    49-vjeçarja ka qenë në qendër të vëmendjes për ‘Oscar’ që nga publikimi i trailerit të filmit të saj për Netflix.

    Në “Maria”, Angelina luan rolin e këngëtares legjendare të operës, Maria Callas, gjatë periudhës së saj të fundit në Paris në vitet 1970, shkruan DailyMail.

    Filmi është drejtuar nga Pablo Larrain, i njohur për filmin “Jackie”.

    Në këtë ngjarje, Angelina magjepsi fansat me flokët e saj voluminozë, të cilat e rikthenin atë në stilin e viteve 1980.

    Ndryshe nga flokët e saj biondë dhe të drejta që ka pasur në ngjarjet e fundit, tani ajo kishte kaçurrela luksoze në një nuancë kafe të errët.

    Për tapetin e kuq, Angelina vesh një fustan të artë që reflektonte dritat, duke e bërë atë të dallohej.

    Ajo e përfundoi dukjen me një mbështjellës të zi me mëngë, duke i dhënë asaj një pamje elegante dhe sofisticuar.

    Buzëkuqi dhe vathët e perlat i shtuan shkëlqim pamjes së saj.

    Kjo dalje erdhi dy ditë pas publikimit të trailerit të ri për “Maria”, i cili ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat. /Telegrafi/

  • Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj të radhës.

    Në rendin e ditës do të jenë një varg pikash që do të diskutohen, përfshirë këtu edhe seanca plenare e cila ishte paraparë të mbahej më 24 maj, por që ishte shtyrë.

    Po ashtu, aty do të diskutohet edhe për seancat e Jashtëzakonshme të datës 11, 14, 16 dhe 24 tetor, e gjithashtu do të diskutohet edhe për mbajtjen e seancës së radhës plenare.

    Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.

    Rendi i plotë i ditës:

    I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:

    1. Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    14. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    15. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    16. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    17. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    18. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    19. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    20. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    21. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    22. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    23. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    24. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

    V. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

    VI. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024

    1. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    VII. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24.10.2024

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
    5. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,
    6. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,
    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
    19. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,
    20. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,
    21. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
    22. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,
    23. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,
    24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,
    25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,
    26. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij. IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
  • Boronicat ndër frutat më të shëndetshme në botë

    Boronicat ndër frutat më të shëndetshme në botë

    Boronicat renditen në krye të listës për aftësitë antioksiduese, krahasuar me 40 lloje frutash të tjera.

    Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se boronicat janë shumë efektive për të luftuar radikalet e lira, kolesterolin e lartë dhe infeksionet.

    Luftojnë plakjen

    Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

    Luftojnë kancerin

    Boronicat kanë në përbërje të tyre elementë, të cilët nxisin disa lloj enzimash të parandalojnë kancerin dhe rritjen e qelizave tumorale në rast të shfaqjes.

    Lehtësojnë diarrenë

    Në Suedi, boronicat e thata përdoren për të kuruar diarrenë te fëmijët. Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

    Rrisin përqendrimin dhe kujtesën

    Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër. Antocianina, e cila i jep frutit ngjyrën blu, vepron si mbrojtës për neuronet.

    Janë të dobishme për shtatzëninë

    Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna. Gjithashtu, fibrat në përbërje të tyre ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen.

    Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

    Parandalojnë infeksionet urinare

    Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve. Ai sulmon bakteret që ngjiten te qelizat e mureve të traktit urinar.

  • Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllanë në Prishtinë – krejt çka dihet deri tani

    Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllanë në Prishtinë – krejt çka dihet deri tani

    Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy vëllëzër mes vete, njëri ka mbetur i vdekur.

    Lajmin e ka konfimruar Polica e Kosovës.

    “Sipas informacioneve fillestare që kemi, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

    “Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka konfirmuar Policia.

    Ndërsa personi që dyshohet se theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ka gjendje stabile.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

    “Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në Qendrën Emregjetnte, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Syla.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Prokuroja Silvia D’Ascoli ka njoftuar për dëshmitarët që planifikohet që të japin dëshmi gjatë kësaj .jave.

    Sipas saj dëshmitari i parë sot, do të jetë W04485 e si dhe do të jenë tre dëshmitar me video-lidhje. Pas këtyre pritet të jetë dëshmitari W04295 dhe dëshmitari W04759.

    Dëshmitari i fundit, Nuredin Ibishi, të enjten më 24 tetot, u ballafaqua me deklaratat që i ka dhënë më herët për Prokurorinë, ai tha se asnjëherë nuk i kujtohet që ka thënë që Jakup Krasniqi ka qenë komandant. Ibishi tha se UÇK-ja nuk ka pasur komandant, prandaj si mund të thotë diçka që është inekzistente.

    Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore, raporton RTKlive.

    Të kujtojmë se në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten u bë e ditur se është marrë vendim që më 14 nëntor 2024 të fillojë gjykimi në rastin ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

    Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

    Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

  • Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 23 gradë Celsius

    Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 23 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e kësaj jave.

    Sipas IHMK-së, të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell vranësira të shpërndara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet një dhe katër gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

  • Letra e Serbisë “lojë për bllokimin e dialogut”

    Letra e Serbisë “lojë për bllokimin e dialogut”

    Pas takimeve në Bruksel, të enjten, zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi, njoftoi se kryeministri i Serbisë i ka dërguar një letër të re Komisionit Evropian, duke shprehur përkushtim ndaj marrëveshjes bazë.

    Bislimi, e cilësoi atë joserioze dhe vetëm sa për të fituar para, pasi, sipas tij, është dërguar në adresë të ndryshme, në raport me letrën paraprake të rezervave nga ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, drejtuar Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

    Pa treguar përmbajtjen e letrës, BE-ja sqaroi se Vucevic është zotuar për angazhim konstruktiv dhe zbatim të plotë të obligimeve që dalin nga dialogu.

    Derisa letrat e Serbisë i vlerësoi si blof, pre e të cilit nuk duhet të bjerë Kosova, profesori Dritëro Arifi theksoi se qëllimi i tyre është vendnumërimi në procesin e normalizimit.

    “Një lojë e pushtetit serb për ta evituar pikërisht zbatimin e marrëveshjes nga Kosova. Pala kosovare po dëshiron të gjejë diçka që s’ka justifikim racional në politikë, sepse pala serbe mund të mos e pranojë marrëveshjen – po themi kushtimisht – por Kosova e ka obligimin dhe zotimet me perëndimin, siç e kemi pasur prej Rambujesë e deri te shpallja e pavarësisë. Me këtë logjikë nuk kishim bë asgjë, sepse kishim pritë çka po bën pala serbe. Pra, është non-sens politik”, tha profesori Dritëro Arifi.

    Në këtë kontekst, profesori theksoi se Qeveria duhet të punojë me partnerët evropianë dhe amerikanë, në mënyrë që nga përmbushja e obligimeve, qoftë njëanshëm, Kosovës t’i garantohet anëtarësimi në NATO.

    “Çka bën Serbia është punë e saj. Por, mos të harrojmë një gjë. BE-ja e ka vendosur në Kapitullin 35, e ka rishikuar dhe e ka riformuluar që pa zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së. Pikë. Dhe kjo e dëshmon që Serbia vetëm po manipulon opinionin publik në Serbi dhe fatkeqësisht edhe në Kosovë, sepse kemi rënë pre e këtij manipulimi serb, sepse Qeveria po ia jep këtë hapësirë. Qeveria duhet të vendosë për Kosovën, jo për Serbinë. Ne nuk mund ta bindim Serbinë të na njoh”, shtoi tutje Arifi.

    Rundi i dialogut në Bruksel, të enjten, u vlerësua i dështuar në raport me temën kryesore – zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Shtojcës së Ohrit.

  • Roli i AME-së në rast të krizave konsiderohet jetik për vendin

    Roli i AME-së në rast të krizave konsiderohet jetik për vendin

    Reagimi institucional në rast të emergjencave synohet të jetë sa më i shpejtë.

    Andaj, Qeveria në mbledhjen e së mërkurës miratoi Projektligjin e ri për Agjencinë e Menaxhimit të emergjencave, i cili synon rritjen e sigurisë publike dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Roli i kësaj Agjencie në menaxhimin e emergjencave, konsiderohet jetik edhe nga ekspertët e fushës, sidomos për planifikimin, në mënyrë që burimet e nevojshme të jenë në dispozicion dhe të gatshme për t’u përdorur.

    “Kjo agjenci jep mbështetjen, qoftë për qytetarë, pastaj edhe për reaguesit e parë të cilët duhet të reagojnë në një trup të përbashkët në çfarëdo lloj fatkeqësie natyrore, pra që nga përgatitja, mbrojtja, reagimi në rast të fatkeqësive dhe deri tek rimëkëmbja e situatës pas fatkeqësive të mundshme”, tha eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti.

    Por ata që janë reaguesit e parë në rast të çfarëdo emergjence, vazhdojnë të trajtohen jo dinjitetshëm nga shteti.

    Zjarrfikësit nuk u përmendën askund në ligjin e ri, por as nuk pati ndonjë ndryshim në ligjet ekzistuese që prekin këta punëtorë.

    “Nga të gjithë punëtorët e sektorit të sigurisë, zjarrfikësit trajtohen si më të padinjitetshëm në këtë aspekt, qoftë për shkak të pagave mjaft të ulëta, pastaj që një kohë të gjatë nuk iu paguhen edhe ato ligjërisht që iu takojnë pra qoftë orët e vikendit, apo orët shtesë e të ndërrimit të natës”, shtoi tutje Ahmeti.

    Përtej kësaj, thuhet se AME-ja ka nevojë edhe për shtim të pajisjeve logjistike, në mënyrë që të jetë gjithnjë e më e gatshme në rast të krizave./atvlive.tv/