ATV

Author: G.O.

  • Dyshohen për vjedhje të rëndë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

    Dyshohen për vjedhje të rëndë, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në Fushë Kosovë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi dy nga ta kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa tjetri kishte pranuar sendet e vjedhura.

    Në raport shtohet edhe se, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

    ‘‘VJEDHJE E RËNDË&VJEDHJE

    Fushë Kosovë 23-29.06.2026, NN. Janë arrestuar tre të dyshuar mashkuj kosovarë, pasi dy nga të dyshuarit kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte pranuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.’’, thuhet në raport.

  • S’ka mjet shpërthyes/ Lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

    S’ka mjet shpërthyes/ Lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve, në Prishtinë

    Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer në funksion normal, pasi autoritetet përfunduan kontrollet e sigurisë të zhvilluara pas një dyshimi për mjet shpërthyes.

    Për rreth dy orë zona ishte rrethuar nga Policia e Kosovës me shirita sigurie, ndërsa qarkullimi i autobusëve dhe qasja e qytetarëve u kufizuan për arsye sigurie.

    Në vendin e ngjarjes intervenuan njësitet kompetente, të cilat kryen kontrolle të detajuara.

  • Kurtishi: Temperaturat e larta mund të ndikojnë më shumë tek pacientët që marrin kimioterapi

    Kurtishi: Temperaturat e larta mund të ndikojnë më shumë tek pacientët që marrin kimioterapi

    Ilir Kurtishi, drejtori i Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, tha se temperaturat e larta mund të kenë ndikim më shumë tek pacientët që marrin kimioterapi.

    Ai tregoi disa këshilla, ku disa nga to janë hidratimi, shmangia e ekspozimit ndaj diellit, si dhe monitorimi i temperaturës së trupit.

  • Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Skenderaj

    Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Skenderaj

    Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për sulm seksual.

    Ky rast, sipas raportit policor, ka ndodhur më 18 qershor, derisa prangosja e të dyshuarit ka ndodhur më 29 qershor.

    “Rr. 17 Shkurti, Skenderaj 18.06.2026, 10:45-18:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh.

  • Policia bastis dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq – sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake

    Policia bastis dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq – sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.

    Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 15:30 të datës 29 qershor 2026, pas një informate se në një shtëpi të pabanuar ndodheshin armë, zyrtarët policorë kanë kryer kontrollin e lokacionit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, vaj për armë, një fishek për armë gjuetie, pjesë plastike të mbushura me barut, një thikë, një futrollë për revole, një xhaketë ushtarake me mbishkrimin e Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, si dhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë.

    Në një rast tjetër, rreth orës 15:15, gjithashtu në një shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, dy krehër me 20 fishekë dhe një armë të gjatë.

    Lidhur me të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

    Policia bën të ditur përmes raportit se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 29.06.2026 – 12:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

  • Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim

    Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 29 qershor, rreth orës 12:00. I dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës

    BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës

    Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

    Kjo është bërë e ditur në një takim mes shefes në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

    Sipas njoftimit, ajo do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian.

    “Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka kënaqësinë të mirëpresë Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë këtë mbrëmje, përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër. Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

  • Haxhiu: Ligji për sigurime shëndetësore u miratua për propagandë elektorale, jo për funksionalizim

    Haxhiu: Ligji për sigurime shëndetësore u miratua për propagandë elektorale, jo për funksionalizim

    Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar ashpër ligjin për sigurime shëndetësore të miratuar në prill të këtij viti duke e cilësuar atë si veprim me qëllime propagandistike dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

    Sipas tij, ligji është kaluar me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që për funksionalizimin e plotë të sigurimeve shëndetësore kërkohen një sërë parakushtesh që ende nuk janë përmbushur.

    Haxhiu tha se edhe vetë zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje kanë pranuar se zbatimi i ligjit kërkon kohë dhe se ai nuk mund të jetë funksional para vitit 2030.

    “Është ligji i njëjtë, i cili ka ardhur në vitin 2024, është kaluar me procedurë të përshpejtuar, sa për propagandë elektorale, mirëpo si i tillë ai ligj në bazë të asaj që është paraparë, janë përafërsisht dhe 20 udhëzime administrative, në të cilat duhet të rregullohet për t’u funksionalizuar sigurimet shëndetësore. E kanë thënë edhe vetë zyrtarët e Vetëvendosjes se kjo merr kohë dhe sipas këtyre që kemi parë deri më tani, ai nuk mund të jetë funksional sipas deklarimeve të tyre, para vitit 2030, pra nuk kishin qëllime për të bërë sigurime shëndetësore funksionale, por kishin qëllim me miratuar një ligj, sa për t’i mashtruar qytetarët që gjoja ata kanë bërë një ligj, derisa ne kemi ligjin për sigurime shëndetësore prej vitit 2014, mirëpo s’kemi pasur menaxherë shëndetësorë, të cilët i implementojnë sigurimet shëndetësore. Pra, janë disa parakushte për të funksionalizuar sigurimet shëndetësore, këto janë të rëndësishme, funksionalizimi i SiShit, lista e shërbimeve të cilat i mbulon sigurimi shëndetësor, çmimorja e shërbimeve shëndetësore, edhe për 6 vite ne s’kemi parë asnjë punë që këta e kanë bërë në këto tri shtyllat kyçe, të cilat janë esenciale për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore dhe si i tillë pra, ishte bërë për propagandë elektorale dhe jo për t’iu shërbyer qytetarëve”, tha Haxhiu, për Ekonomia Online.

    Projektligji u miratua në lexim të dytë me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji synon mbulimin universal të shërbimeve shëndetësore dhe synon të përmirësojë shëndetin e mirëqenien, por edhe të parandalojë sëmundje të ndryshme, përmes një fondi të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

    Ndërsa më 2 qershor, Qeveria në detyrë e Kosovës ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

  • OBSh për Evropën: Temperaturat ekstreme duhet të trajtohen si krizë shëndetësore

    OBSh për Evropën: Temperaturat ekstreme duhet të trajtohen si krizë shëndetësore

    Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, u ka bërë thirrje qeverive evropiane që valët ekstreme të të nxehtit t’i trajtojnë si një krizë shëndetësore, duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e popullatës dhe përgatitjen e sistemeve shëndetësore para se temperaturat të arrijnë kulmin.

    Thirrja vjen në një kohë kur Evropa po përballet me temperatura që në disa vende kanë kaluar 40 gradë Celsius, duke rritur ndjeshëm numrin e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe duke vënë nën presion shërbimet shëndetësore, shkruan Euronews Health.

    “Njiheni nxehtësinë ekstreme si një krizë shëndetësore dhe veproni para se temperaturat të arrijnë kulmin”, ka shkruar Kluge në platformën X.

    Ai theksoi se përgatitja ndaj valëve të të nxehtit duhet të jetë konkrete dhe funksionale, duke përfshirë lirimin e shtretërve spitalorë, mbrojtjen e pacientëve me rrezik të lartë, sigurimin e ambienteve të ftohta, garantimin e furnizimit rezervë me energji elektrike dhe mbështetjen e stafit shëndetësor.

    Vala e të nxehtit ka ushtruar tashmë presion mbi sistemet shëndetësore në disa vende evropiane.

    Në Francë, repartet e urgjencës kanë raportuar një rritje katërfish të rasteve të lidhura me temperaturat e larta, përfshirë goditjen nga të nxehtit, dehidratimin dhe hiponatreminë – një gjendje e shkaktuar nga niveli i ulët i natriumit në gjak.

    Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi i Ambulancës në Londër njoftoi se të premten e kaluar regjistroi ditën më të ngarkuar në historinë e tij, duke iu përgjigjur 8,869 thirrjeve emergjente.

    Disa spitale të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) shpallën gjithashtu incidente kritike, pasi defektet në sistemet e ftohjes ndikuan në funksionimin e pajisjeve mjekësore, sallave të operacionit dhe reparteve spitalore.

    Sipas OBSH-së, temperaturat ekstreme paraqesin rrezik të veçantë për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe grupet e tjera të cenueshme. Organizata u bën thirrje autoriteteve që të forcojnë planet e reagimit ndaj valëve të të nxehtit, duke e konsideruar këtë fenomen një sfidë serioze për shëndetin publik.