ATV

Author: G.O.

  • Fillon dëshminë dëshmitari i 100-të i ZPS-së në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

    Fillon dëshminë dëshmitari i 100-të i ZPS-së në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 100-të i cili mban kodin W04809 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ky dëshmitar është i pranishëm përmes video-lidhjes si dhe është duke dëshmuar në seancë private.

    Dëshmitari është i përfaqësuar nga një përfaqësues e cila parashihet sipas rregullës 107.

    Vlen të theksohet se dëshmitari i 99-të ka përfunduar dëshminë e tij e cila ishte e gjitha në sesion privat.

  • Selena Gomez shkëlqen me fustan të kuq në premierën e “Wizards Beyond Waverly Place”

    Selena Gomez shkëlqen me fustan të kuq në premierën e “Wizards Beyond Waverly Place”

    Selena Gomez shkëlqeu në premierën e “Wizards Beyond Waverly Place” të hënën mbrëma, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të kuq.

    Ajo, e njohur për rolin e saj si Alex Russo në serinë origjinale, u shfaq në teatrin ikonik “El Capitan” me një stil të mahnitshëm.

    Fustani i saj kishte një të çarë deri në kofshë, duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, dhe Selena dukej e sigurt dhe e lumtur ndërsa buzëqeshte për kamerat, shkruan DailyMail.

    Ajo e mbajti grimin minimal dhe e përfundoi pamjen me taka rubini që i përshtateshin përfekt.

    Selena ishte e emocionuar për t’u ribashkuar me aktorët, si David Henrie dhe Janice LeAnn Brown.

    David shprehu entuziazmin për ribashkimin dhe theksoi se ky projekt do të sjellë nostalgji për fansat.

    Ai gjithashtu lavdëroi Selenën, duke thënë se ajo është bërë edhe më e shkëlqyer gjatë viteve dhe se skenat e reja do t’i prekin shumë. /Telegrafi/

  • Gashi reagon për rritjen e pagave: Çdo gjë me gjysma, asnjë vendim i plotë

    Gashi reagon për rritjen e pagave: Çdo gjë me gjysma, asnjë vendim i plotë

    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas njoftimit të ekzekutivit për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.

    Sipas Gashit, kjo rritje e koeficientit e përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes aktuale, duke thënë se gjithçka e kanë bërë gjysmë dhe “s’kanë marrë asnjë vendim të plotë.

    “Ndryshimi për gjysmë koeficienti në pagat e sektorit publik përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes Kurti. Gjithçka gjysmë, asnjë vendim i plotë, asnjë veprim i plotë, asnjë masë e plotë, asnjë reformë e plotë – asgjë e plotë. Një qeverisje gjysmake, nga qeveritarë gjysmakë, siç është edhe ky koeficient gjysmak për pagat në sektorin publik. 9 shkurti po afron, dhe bashkë me të do të vijë edhe ndryshimi i plotë!”, ka shkruar Gashi.

    Kurti në një konferencë të thirrur për media, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

    Ai tha se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.

    Ministri Murati jep detaje – Këto janë pagat e reja të mësimdhënësve, mjekëve e policëve

  • Putin urdhëron stërvitje të forcave bërthamore ruse

    Putin urdhëron stërvitje të forcave bërthamore ruse

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stërvitje masive të forcave bërthamore të shtetit, duke përfshirë aty edhe lëshueset e raketave, teksa vazhdon të përshkallëzojë tensionet me Perëndimin, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

    Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.

    Putin, i cili e ka përmendur vazhdimisht forcën bërthamore, sa herë që Perëndimi e ka rritur mbështetjen për Ukrainën, ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.

    “Duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë gati për luftë”, ka thënë ai, duke rikonfirmuar se armët bërthamore të Rusisë i sheh si “masën më ekstreme për ruajtje të sigurisë”.

    Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të modernizojë forcën bërthamore, do të pozicionojë raketa të reja me precizitet më të lartë, me shpejtësi më të madhe në nisje, dhe me kapacitete të rritura për t’i tejkaluar mbrojtjet raketore.

    Muajin e kaluar, lideri rus ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, që lejimi i Ukrainës për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar thellë në Rusi, do të fuste NATO-n në luftë me shtetin e vet.

    Ai e ka përforcuar mesazhin e tij duke e prezantuar një version të ri të doktrinës bërthamore që e konsideron sulmin konvencional ndaj Rusisë nga një shtet jobërthamor që mbështetet prej një force bërthamore, si sulm të përbashkët të të dyjave ndaj shtetit të vet – një paralajmërim i qartë për SHBA-në dhe aleatët e Kievit.

    Putin, po ashtu, e ka përmendur që në doktrinën e re parashihet edhe përdorimi i armëve bërthamore në rast të një sulmi masiv.

    Manovrat e së martës janë vazhdimësi e një serie të stërvitjeve tjera të forcave bërthamore të Rusisë.

    Më herët gjatë vitit, ushtria ruse ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleaten e Moskës, Bjellorusinë, në territorin e së cilës janë pozicionuar disa armë bërthamore taktike të Rusisë./REL

  • Tre të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë në Fushë-Kosovë, u përfshinë katër vetura

    Tre të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë në Fushë-Kosovë, u përfshinë katër vetura

    Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Fushë–Kosovë.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku janë përfshirë katër vetura.

    Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    (VIDEO) Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, përfshihen disa vetura

  • ​Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shërbime ajrore

    ​Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shërbime ajrore

    Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje për shërbime ajrore.

    Kjo marrëveshje është nënshkruar mes ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, me zëvendëspresidentin ekzekutiv për transportin ajror dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Ali Bin Mohammed Rajab.

    Aliu ka potencuar se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një moment në angazhimin e dy kombeve tona për përmirësimin e lidhjes, nxitjen e rritjes së ekonomisë dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor. Transporti ajror nuk është thjeshtë një mjet udhëtimi, ai është një urë që lidh njerëzit, bizneset dhe idetë përtej kufijve.

    Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë prej kohësh një partner kyç në rajonin tonë dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen më të madhe të mallrave dhe njerëzve ndërmjet vendeve tona. Do të hapë mundësi të reja për linjat tona ajrore, do të forcojë turizmin dhe ekonomitë tona”, ka thënë ai.

    Zëvendëspresidenti ekzekutiv për transportin ajror dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Ali Bin Mohammed Rajab, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë tha se po vendi po përjeton një zhvillim.

    “Ne e kuptojmë se kemi një rritje prej 50 për qind në pesë vitet e para dhe kemi synimet se kjo do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme. Arabia Saudite është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite gjithmonë ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspektet.

    Ky është padyshim rezultat i marrëveshjes që po nënshkruajmë sot, presim që ndikimi i nënshkrimit të promovojë më shumë turistë sauditë që të vizitojnë Kosovën dhe të shijojnë bukuritë e Kosovës dhe mirësinë e popullit të Kosovës”, ka potencuar ai.

  • ​Bllokimi i llogarisë së Komunës së Suharekës, Murati: Qeveria nuk bllokon llogari

    ​Bllokimi i llogarisë së Komunës së Suharekës, Murati: Qeveria nuk bllokon llogari

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është deklaruar sa i përket bllokimit të llogarisë së Komunës së Suharekës. Ai ka thënë se ankesat karshi qeverisë në këtë drejtim janë në adresë të gabuar, pasi qeveria nuk bllokon këto llogari.

    Në një konferencë për media të martën, ministri tha se po ka tendencë të shfrytëzohen për sulme politike ndaj qeverisë.

    Ndërsa, ka folur edhe për kontratën kolektive, për të cilën u shpreh se nënshkruesi i kësaj kontrate ka qenë bashkëpartiaku i kryetarit që dje ishe ankuar se qeveria ka bllokuar llogaritë.

    Ai ka theksuar se bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga urdhrat e formës së prerë të gjykatave, vendimeve të gjyqësorit për pagimin e obligimeve të prapambetura.

    “Në lidhje me llogaritë e komunave dhe bllokimin që kishim rastin më e fundit, konsideroj që ankesat edhe janë në adresë të gabuar, dhe madje po ka tendencë të shfrytëzohen për sulme politike ndaj qeverisë. Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë qoftë nga Asociacioni i Komunave apo edhe nga niveli komunal, që të tentohet të bëhet bartja e fajit. Qeveria nuk bllokon llogari, nëse ka shkuar njoftimi prej thesarit që po bllokohen llogaritë, është ngjashëm sikur të pretendojmë, që kur vjen mesazhi që të ka dalë paga në banka, banka ta ka qit pagën, në fakt punëdhënësi e ka qit, por banka të njofton. Edhe në këtë rast, thesari është banka e komunave që i njofton për veprimet që ndërmerren, dhe nuk ka bllokim të llogarive të tilla. Bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe nga urdhrat e formës së prerë të Gjykatave, vendimeve të gjyqësorit për pagimin e obligimeve të prapambetura. As tendencë politike nuk ka këtu e as nuk është obligim i qeverisë që qeveria ua ka bartë. Se paku kjo qeveri nuk u ka bartë komunave këtë obligim, çfarëdo politike që kemi shtuar në këtë mandat, e kemi përcjellë edhe me buxhetin përkatës”, ka thënë Murati.

  • Mustafa i PDK-së për rritjen e pagave: S’përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti

    Mustafa i PDK-së për rritjen e pagave: S’përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti

    Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nuk përmirësohet standardi i jetesës “duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti”.

    Këto komente, Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook të titulluar “Qeveria e harrnimeve”, pas vendimit të ekzekutivit të Albin Kurtit, për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i 2025-së, jo përmes rritjes së koeficientit, por përmes rritjes së koeficientit për një njësi për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

    “Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës!”, shkroi Mustafa.

    Prandaj, zyrtari i PDK-së konsideron se “nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti!”.

    “Tani është koha të ecim përpara me Kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, përfundoi ai.

    Qeveria Kurti rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku

  • Kurti: Unë s’mund të themeloj asociacion të komunave si kryeministër

    Kurti: Unë s’mund të themeloj asociacion të komunave si kryeministër

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se ai, si kryeministër i vendit, nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili është ndër kërkesat kryesore ndaj Kosovës sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes saj dhe Serbisë.

    Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha se ai, megjithatë, kishte shprehur gatishmëri ta nënshkruante një draft-statut për Asociacionin në mars 2023 në Ohër, kur Kosova dhe Serbia kishin arritur pajtueshmëri për aneksin e Marrëveshjes Bazë.

    “Unë kam ofruar ta shkruaj draft-statutin më 18 mars 2023 në Ohër, por jam refuzuar. Por, në anën tjetri, më lejoni të theksoj se jam kryeministër i republikës demokratike. Meqë Kosova është republikë demokratike, kryeministrat nuk formojnë asociacione komunash”, tha Kurti.

    Ai tha se themelimi i një asociacioni nuk duhet të jetë i imponueshëm dhe se Kosova tashmë e ka një asociacion komunash, duke iu referuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    “Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen e bashkëpunojnë. Ju e dini se ne tashmë e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë ai duhet të vijë nga dikush tjetër. Nëse kryeministri do ta themelonte atë, asociacioni do të ishte imponim ndaj komunave”, theksoi ai.

    Ai nguli këmbë se themelimi i asociacionit duhet të jetë zgjedhje “e lirë dhe e drejtë”

    “Dhe, këtë s’e bëj unë, e aq më pak një shtet fqinj”, tha Kurti duke iu referuar Serbisë.

    Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia e pranuan Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe një nga pikat e saj kërkon që komunitetit serb në Kosovë t’i ofrohet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit, përkatësisht Asociacioni./REL

  • Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të vrarë, Nasrallah

    Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të vrarë, Nasrallah

    Hezbollahu e ka emëruar Naim Qassem pasues të liderit të vet të vrarë, Hassan Nasrallah, njoftoi të martën grupi libanez.

    Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

    “Këshilli Shura [qeverisës] i Hezbollahut u pajtua ta emërojë… Sheikh Naim Qassem sekretar të Përgjithshëm të partisë”, tha grupi i mbështetur nga Irani në një komunikatë.

    “Ne i betohemi Zotit dhe shpirtit të dëshmorit tonë më të lartë dhe më të çmuar, Sayyed Hassan Nasrallah, dëshmorëve, luftëtarëve të qëndresës islamike dhe popullit tonë të qëndrueshëm, të durueshëm dhe besnik, se do të punojmë së bashku për të arritur parimet dhe qëllimet e Hezbollahut dhe për ta mbajtur të ndezur flakën e rezistencës dhe flamurin e ngritur lart derisa ta arrijmë fitoren”, thuhet në komunikatë.

    Në javët e fundit, Izraeli është duke e kryer një fushatë bombardimesh ajrore dhe një pushtim tokësor të Libanit jugor, duke i vënë në shënjestër drejtuesit e Hezbollahut dhe aftësitë e tij ushtarake, si përgjigje ndaj sulmeve të shumta raketore nga ky grup. Këto sulme janë intensifikuar prej kur ushtria izraelite pushtoi Rripin e Gazës pas një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit, ku vrau mbi 1.200 izraelitë dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

    Nasrallahu u vra nga bombardimet izraelite muajin e kaluar, ndërsa një javë më vonë u vra edhe Hashem Safieddine, njeriu që pritej të emërohej pasues i tij.

    Qassem, i lindur në Bejrut në vitin 1953 në një familje me origjinë nga jugu pranë kufirit me Izraelin, ka qenë zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, kur u zgjodh zëvendës i Abbas al-Musawit, liderit të atëhershëm të grupit i cili ishte vrarë nga një sulm izraelit më 1992.

    Qassem e ka mbajtur këtë edhe pasi Nasrallahu e mori drejtimin e grupit.

    Pasi Nasrallahu u zhduk nga syri i publikut pas luftës së Hezbollahut me Izraelin në vitin 2006, Qassemi mbeti figura më e dukshme e lartë e grupit dhe shpesh vepronte si zëdhënës i Hezbollahut.

    Qassem është përfshirë në organizimin e fushatave zgjedhore të Hezbollahut për Parlamentin e Libanit prej se ky grup mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 1992./REL