ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj shpalos planin e ri që synon anëtarësimin e plotë në NATO, përfshinë tri aspekte të kryesore

    Haradinaj shpalos planin e ri që synon anëtarësimin e plotë në NATO, përfshinë tri aspekte të kryesore

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur planin e ri që përfshinë tri aspekte kryesore që Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO.

    Haradinaj tha se Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë, paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët, kushte më të mira jetese, zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat, etj,.

    Postimi i plotë:

    Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

    Plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n është themeli për veprimin e ardhshëm – anëtarësimin e drejtpërdrejtë. Partneriteti për Paqe tashmë është realizuar përmes këtij plani. Tani, Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshin tri aspekte kryesore:

    1. Politik:

    – Forcimi i marrëdhënieve me institucionet euroatlantike;

    – Përmbushja e obligimeve në dialog;

    – Konsolidimi i demokracisë në Kosovë;

    – Përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjë.

    2. Ushtarak:

    – Ngritja e kapaciteteve luftarake të Ushtrisë së Kosovës;

    – Zhvillimi i industrisë mbrojtëse vendore;

    – Prodhimi i municioneve, predhave dhe pajisjeve të tjera ushtarake;

    – Përmirësimi i infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse civile;

    – Rritja e kontributit të Kosovës në angazhimet e NATO-s.

    3. Ekonomik:

    – Aktivizimi i resurseve të Kosovës për partneritet ekonomik me vendet e Aleancës.

    Anëtarësimi në NATO do të sjellë përfitime të shumta:

    – Do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën;

    – Do të garantojë zhvillim ekonomik duke rritur vlerën e resurseve dhe potencialeve të vendit;

    – Do të inkurajojë investitorët vendas dhe të huaj;

    – Do ta shndërrojë Kosovën në një adresë të rëndësishme ekonomike.

    Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë:

    – Qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë;

    – Përmirësimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë;

    – Ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin e vendeve të NATO-s;

    – Përshtatjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.

    Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë:

    – Paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët;

    – Kushte më të mira jetese;

    – Zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.

    Udhëheqja nacionale kërkon vizion të gjerë. Anëtarësimi në NATO është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë qëndrimin e popullatës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe sigurimin e pagave të dinjitetshme.

  • Vdes nëna e Xhavit Halitit

    Vdes nëna e Xhavit Halitit

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, Mihane Haliti.

    Në një postimnë Facebook, Haliti tregon se varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës, nga ora 15:00.

    “Nënë, do na mungosh pafund. Gjithmonë do jesh në zemrat tona”, ka shkruar mes tjerash deputeti i PDK-së.

  • Osmani uron Erdoganin për Ditën e Republikës: Të vendosur për forcimin e partneritetit

    Osmani uron Erdoganin për Ditën e Republikës: Të vendosur për forcimin e partneritetit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun turk Rexhep Taip Erdogan dhe gjithë popullin Turqisë, me rastin e Ditës së Republikës.

    Në një postim në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Turqisë.

    Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të forcojë partneritetin me Turqinë.

    “I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim të shfrytëzojmë me entuziazëm të madh mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani.

  • Aksion i Antidrogës në Prishtinë, Policia arreston tre persona – sekuestrohen substanca narkotike, thika e para të gatshme

    Aksion i Antidrogës në Prishtinë, Policia arreston tre persona – sekuestrohen substanca narkotike, thika e para të gatshme

    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar me emrin “Freeshopi” ditën e djeshme, me ç’rast tre persona kanë rënë në pranga, njëri nga ta zyrtar policor.

    Sipas njoftimit, tek personat e dyshuar gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi të substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro.

    Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme.

    Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore.

    “Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

  • Kylie Jenner shfaqet me një ndryshim tjetër në fytyrë, në CFDA Fashion Awards

    Kylie Jenner shfaqet me një ndryshim tjetër në fytyrë, në CFDA Fashion Awards

    Kylie Jenner ka bërë një transformim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur me një fytyrë më të tendosur në çmimet CFDA 2024 në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York.

    Ylli , 27 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me vetulla të shkurta, të ngritura lart, që i dhanë fytyrës një pamje të tendosur.

    Ajo gjithashtu zëvendësoi flokët e saj të gjatë një bisht të shkurtë, duke theksuar stilin e saj të guximshëm, shkruan DailyMail.

    Kylie kishte veshur një fustan të zi nga Jean Paul Gaultier Haute Couture, i dizajnuar nga Haider Ackerman, që kishte thumba gjithandej.

    Përfundoi dukjen me këpucë të zeza me majë dhe një grim të butë me nuanca ‘smoky’.

    Gjatë ngjarjes, ajo pozoi me mikun Carter Gregory, i cili kishte veshur një kostum të zi prej kadifeje pa këmishë.

    Ndryshimet në pamjen e Kylie kanë shkaktuar shumë diskutime në internet, me disa spekulime për ndryshime të mundshme në fytyrën e saj, pas disa komenteve negative që ajo mori vitin e kaluar.

    Një episod i “The Kardashians” tregoi se ajo u ndie e prekur nga kritikët për pamjen e saj. /Telegrafi/

  • Lajçak thotë se është optimist për përparimin në disa tema të dialogut

    Lajçak thotë se është optimist për përparimin në disa tema të dialogut

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të martën se ndihet optimist për pak përparim të arritur në disa çështje me rëndësi gjatë një takimi të kryenegociatorëve javën e kaluar në Bruksel.

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk arritën pajtueshmëri gjatë për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje gjatë takimit të tyre trepalësh me Lajçakun të enjten në Bruksel, por u pajtuan në disa çështje të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Lajçak tha të martën në Facebook se, derisa nuk u arrit ndonjë rezultat për rrugën drejt zbatimit të Marrëveshjes së viti 2023, “jam optimist për pak përparim të arritur në disa çështje të rëndësishme, për të cilat do të vazhdojmë punën në javët në vijim”.

    Pas takimeve të së enjtes, Bislimi njoftoi se palët ishin pajtuar për disa çështje, përfshirë themelimin e një grupi punues, i cili do t’i harmonizojë rreth 20 certifikata veterinere, të cilat përdoren për kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kosova e ka akuzuar Serbinë në të kaluarën se i ka penguar mallrat dhe bizneset kosovare që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë, pasi Beogradi nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.

    Ai tha gjithashtu se Lajçak i njoftoi gjatë takimit se Serbia është zotuar se deri në fund të muajit të ardhshëm do të lëshohen linjat e interkoneksionit, që ka qenë marrëveshje e energjisë e vitit 2022.

    Takimi i së enjtes ishte i pari trepalësh pas më shumë se tre muajve mes Bislimit dhe Petkoviqit, por ata përsëri dështuan të arrijnë pajtueshmëri për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

    Duke folur pas takimit, Bislimi tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

    “Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha Bislimi.

    Kryenegociatori serb Petkoviq tha se Beogradi “nuk po ikë” nga detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë, por se Prishtina duhet të jetë e para që do të fillojë, duke nisur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kosova ngul këmbë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është detyruese për palët pavarësisht nënshkrimit, dhe e ka akuzuar Serbinë edhe në të kaluarën se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të saj./REL/

  • Dhunohet një e mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Dhunohet një e mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

    ”Podujevë 27.10.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare – e mitur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor.

  • Mish pikant i pulës me oriz të lëngshëm dhe kërpudha

    Mish pikant i pulës me oriz të lëngshëm dhe kërpudha

    Kërpudha në pllakë shporeti: Nëse nuk keni furrë, ky është zëvendësim i shkëlqyeshëm për pilaf

    Përbërësit:

    – 400 g mish të bardhë pule,
    – 1 qepë,
    – 1 karotë,
    – 3 thelpinj hudhre,
    – 200 g kërpudha,
    – 400 g oriz,
    – 1 lugë majdanoz të grirë,
    – 1 lugë shafran pluhur,
    – 1 lugë e vogël xhenxhefil pluhur,
    – sipas nevojës kripë,
    – piper të bluar,
    – rreth 4 dl ujë,
    – 2 lugë vaj.

    Përgatitja:

    Mishin priteni në kube. Qepën e grirë, hudhrën, kërpudhat në fletë, ndërkaq karotën bluajeni në rende. Orizin lajeni dhe kullojeni mirë.

    Në vaj dhjetë minuta fërgoni mishin, shtoni perimet e grira. Të gjitha fërgoni 15 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të avullojë lëngu.

    Shtoni orizin dhe përzieni në zjarr 2 – 3 minuta, shtoni kripën, piperin e bluar, majdanozin e grirë.

    Në ujë tundni shafranin pluhur dhe xhenxhefilin pluhur, qitni mishin dhe perimet, mbuloni me kapak dhe në zjarr të ulët zieni derisa orizi të zbutet dhe të thithë ujin.

    Nëse orizi nuk zbutet, sipas nevojës shtoni ujë.

    Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

  • “X” bllokon llogarinë e liderit suprem iranian

    “X” bllokon llogarinë e liderit suprem iranian

    Platforma “X” e Elon Musk ka bllokuar llogarinë e liderit suprem të Iranit Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.

    Siç raportojnë mediat e huaja, bllokimi vjen pas dy postimeve të liderit 85-vjeçar .

    Përpara se platforma e mesazheve në pronësi të Elon Musk të bllokonte llogarinë e Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, udhëheqësi iranian shkroi në hebraisht: “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit”.

    Pas postimit të mesazhit, lideri iranian e ripostoi atë në anglisht, përcjell Telegrafi.

    Ndryshe, masa vjen pas sulmit të fundit të Izraelit ndaj Iranit, në të cilin Izraeli goditi objektet e prodhimit të raketave iraniane.

    “Ne nuk kërkojmë luftë, por do të mbrojmë vendin tonë dhe të drejtat e popullit tonë. Ne do t’i japim një përgjigje proporcionale agresionit të regjimit sionist”, ka deklaruar presidenti iranian Masoud Pezeshkian. /Telegrafi/

  • Katër të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

    Katër të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

    Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, njoftoi kryetari i qytetit Ihor Terekhov, në një mesazh në rrjetin social Telegram.

    Sulmi në qarkun Osnoviansk të qytetit shkaktoi edhe dëme në infrastrukturën civile dhe në shtëpitë e banimit, sipas tij.

    Ky ishte sulmi i dytë në këtë qytet brenda gjashtë orëve.

    Nëntë njerëz u plagosën në sulmin e parë, i cili u krye ndaj qendrës së qytetit, ku u dëmtua një ndërtesë historike, tha Terekhov.

    Në një sulm tjetër, dronët rusë goditën Kievin mëngjesin e së martës, duke i plagosur së paku gjashtë civilë, përfshirë një rëndë, tha Vitali Klitschko, kryetari i kryeqytetit ukrainas.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL