ATV

Author: G.O.

  • Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

    Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në juglindje të Spanjës, ka thënë policia atje.

    Spanja është përballur nga shirat e dendur dhe stuhitë breshëri, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone, shkruan BBC.

    Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe presidenti i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, tha se ishte e pamundur të tregohej një numër i saktë i vdekjeve në këtë fazë.

     

  • Vdes një 41-vjeçar në veri pasi dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

    Vdes një 41-vjeçar në veri pasi dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

    Konsumimi i një sasie të tepërt të alkoolit i kushtoi me jetë një qytetari në Mitrovicë të Veriut. Viktima u gjet i vdekur në banesën e tij nga një familjar para disa ditësh dhe për rastin Policia tashmë ka nisur hetimin.

    Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Veri.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

  • Kurti e pranon sot Raportin e Progresit, aty i kërkohet Asociacioni dhe qortohet për ‘veprimet e pakoordinuara’

    Kurti e pranon sot Raportin e Progresit, aty i kërkohet Asociacioni dhe qortohet për ‘veprimet e pakoordinuara’

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit dhe këtë e ka bërë të ditur gjatë një konference të mbajtur dje në Qeveri.

    Kurti tha se raporti është shumë voluminoz dhe thekset kryesore do të shqyrtohen menjëherë.

    “Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, është shprehur Kurti.

    Komisioni Europian pritet të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që të shpejtojnë në ndërmarrjen e hapave në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

    Raporti e kritikon Kosovën për “veprimet e pakoordinuara” të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

    Vendit i kërkohet të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

    Kosova nuk e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e propozuar nga BE-ja, duke e refuzuar këtë kusht të ndërkombëtarëve që vendi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës në maj.

    Raporti i Progresit, ndër tjerash, përmend edhe përpjekjen e pushtetit për të ushtruar kontroll ndaj mediave.

  • Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë mas marrjes së detyrës

    Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë mas marrjes së detyrës

    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë që kur mori detyrën.

    Gjatë takimit të tyre, u diskutua për rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe NATO-s dhe po ashtu, ata ranë dakord të punojnë më shumë për të rritur bashkëpunimin.

    “Diskutimi i tyre u fokusua po ashtu në rëndësinë e një partneriteti të ngushtë dhe strategjik midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dy ranë dakord se në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, ky partneritet është jetik për të mbrojtur paqen, lirinë dhe prosperitetin. Lufta e agresionit të Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Sekretari i Përgjithshëm, Rutte dhe Von der Leyen theksuan se vendosja e ushtarëve të Koresë së Veriut në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës, si dhe një kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale”, thuhet në njoftim.

    Rutte dhe Von der Leyen folën gjithashtu mbi vendosmërinë në rritje të shteteve autoritare në skenën botërore.

    “Këto shtete sfidojnë interesat, vlerat dhe parimet tona të përbashkëta demokratike, duke përdorur mjete të shumta – politike, ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Për të adresuar këto kërcënime dhe sfida në zhvillim, Rutte dhe Von der Leyen kanë rënë dakord të krijojnë një task forcë të re të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin ekzistues NATO-BE. Planifikimi për takimin e parë të task-forcës pritet të ecë përpara në javët në vijim”, thuhet më tej në njoftim.

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë

    Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e shënimit të 101- vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

    Gjersa uroi popullin turk në këtë ditë të rëndësishme dhe të veçantë, kryeministri shprehu në të njëjtën kohë edhe nderimin për të rënët e sulmit terrorist të javës së kaluar në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës, TUSAŞ, në Ankara. “Sot ne nderojmë këta pesë martirë, dhe Republikën për të cilën ata ranë, teksa i shërbenin asaj.” tha kryeministri.

    Në vijim të fjalës së tij, ai nënvizoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh gjatë katër viteve të fundit, duke veçuar ato në fushën e ekonomisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Gjatë vizitës sime të fundit në vendin tuaj në qershor, pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë e njohur Baykar Technologies, me Heluk dhe Selçuk Bayraktar, të njohur në mbarë botën për prodhimin e dronëve Bayraktar TB2, të cilët tani janë pjesë thelbësore e arsenalit mbrojtës të Kosovës. Krahasuar me periudhën 2018-2020, Kosova ka rritur investimet e saj në blerjet e armëve në vitet 2021-2023 nga 4 milionë në 239 milionë euro. Republika e Turqisë është një anëtare shumë e vlefshme dhe e fuqishme e NATO-s. Ne duam t’i bashkohemi aleancës euroatlantike jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar – Kosova tashmë ka tejkaluar ndarjen buxhetore prej 2% të PBV-së për mbrojtjen e saj, duke përmbushur kriteret e NATO-s të vendosura në Samitin e saj në Uells dhjetë vjet më parë.” u shpreh kryeministri.

    Ai shtoi se në kuadër të vizitës këtë vit në Turqi, qëllimi kryesor ishte edhe hapja e Forumit të parë të Biznesit Kosovë–Turqi, të mbajtur në Stamboll më 3 qershor, gjersa shkëmbimi vjetor tregtar me Turqinë po rritet duke tejkaluar gati një miliard euro.

    “Siç e kam theksuar në Stamboll, nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë se tani që kompanitë turke të përfitojnë nga potenciali investues në Kosovë. Kjo vlen veçanërisht në tre fusha specifike. E para është bujqësia dhe përpunimi i ushqimit; e dyta është prodhimi, pajisjet elektrike, metali, plastika dhe druri; dhe e treta është shërbimet e jashtme të biznesit të mundësuar nga sektori i IT, zhvillimi i softuerit, kontabiliteti digjital dhe marketingu digjital.”. Nënvizoi se në raportin e ri të këtij gushti nga fDi Intelligence, Kosova është vlerësuar si një destinacion investimi, duke e renditur atë në vendin e dytë ndër ekonomitë e reja dhe në zhvillim të Evropës, dhe të pestën në të gjithë botën, për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve të huaja direkte në raport me PBV-në.

    “Këtu në Kosovë, ku rritja ekonomike dhe progresi demokratik, avancimi social dhe stabiliteti institucional të gjitha vazhdojnë të ecin krah njëra tjetrës, ne jemi shumë të lumtur të shërbejmë si konfirmim për tezën e profesor Acemoglu.” përfundoi kryeministri Kurti, duke ritheksuar dhe traditën dhe historinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke.

  • Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot diskuton për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

    Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, do të fillojë në ora 16:00.

    Sipas raportit të Guterres i publikuar ditë më parë nga mediat serbe, atmosfera në Kosovë është ende e tensionuar dhe ekziston rreziku i përshkallëzimit të tensioneve.

    “Atmosfera në veri të Kosovës është ende e tensionuar, me mundësinë e përshkallëzimit ende të pranishme. U bëj thirrje të gjitha palëve që të përsërisin angazhimin e tyre për dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese”, ka thënë Guterres.

    Në raportin për periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2024, i cili do të prezantohet në seancë nga kryetarja e UNMIK-ut – Caroline Ziadeh, Guterres u bëri thirrje të dyja palëve që të konfirmojnë përkushtimin e tyre për dialog dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëparshme.

  • ​Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    ​Dy ndeshje interesante sot në Superligë

    Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll u hap të martën me ballafaqimin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje e cila përfundoi me barazim 3-3.

    Ndërkohë sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të kësaj xhiroje ku ballafaqohen Dukagjini me Suharekën dhe Llapi me Feronikelin.

    Suhareka u rikthye te fitorja në fundjavë duke e mposhtur Prishtinën pasi paraprakisht kishte regjistruar tri disfata, derisa Dukagjini vjen në këtë sfidë me një formë më të mirë pas fitores ndaj Llapi dhe barazimit me Ballkanin.

    Llapi ndërkohë luan ndaj Feronikelit vetëm për fitore pas ka dy humbje radhazi dhe një disfatë tjetër do t’i largonte ata jashtëzakonisht shumë nga gara për titull.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

  • Kuvendi mban sot vazhdimin e seancës plenare

    Kuvendi mban sot vazhdimin e seancës plenare

    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot vazhdimin e seancës plenare.

    Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

    Seanca pritet fillojë nga ora 11:00.

    Rendi i ditës:

    I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:

    5. Votimi për emërimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
    18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
    19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
    23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
    25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
    26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
    27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11.10.2024:

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

    III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.10.2024:

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

    IV. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024:

    1. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë

    V. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24.10.2024:

    1. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

  • Basketboll/ Shorti sjellë përballje spektakolare në Kupën e Kosovës

    Basketboll/ Shorti sjellë përballje spektakolare në Kupën e Kosovës

    Është bërë tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës në basketboll te meshkujt, sipas sistemit të Bergerit dhe në bazë të renditjes pas shtatë xhirove të zhvilluara në kuadër të ProCredit Superliga.

    Në ndeshjet çerekfinale ndeshen skuadrat 1-8, 2-7; 3-6 dhe 4-5.

    Si nikoqir në ndeshjet e para do të luajnë skuadrat më poshtë të renditura në momentin e tërheqjes së shortit, kurse në ndeshjet e kthimit, si nikoqir do të luajnë skuadrat më lartë të renditura.

    Në bazë të renditjes, Bora e fundit do të ndeshet me liderin Bashkimin, kurse Proton Cable Prizreni do të përballet me fituesen aktuale Trepçën. Çerekfinalja do të dhurojë spektakël në sfidën e rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës, që duan kalimin në gjysmëfinale. Takim po ashtu interesant shihet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

    Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

    Bora – Bashkimi

    Proton Cable Prizreni – Trepça

    Peja – Sigal Prishtina

    Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

  • Rritja e pagave, Tahiri: Kjo nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës

    Rritja e pagave, Tahiri: Kjo nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje të pagave.

    Tahiri ka thënë se “Rritja” e paralajmëruar e pagave nga qeveria në shkuarje, nuk i mbulon dështimet në ekonomi dhe rënien e standardit të jetesës.

    “Kjo rritje e premtuar është tejet e vogël për të sanuar sado pak nivelin e varfërisë së ekonomive familjare i cili është rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve, çmimit të energjisë elektrike, rritjes së tatimit në pronë dhe politikave të gabuara që kjo qeveri i ka miratuar. Ndërkaq, në kohën kur financat e shtetit i menaxhonte Bedri Hamza, asokohe Minister financash, ne pak muaj Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i rriti pagat e mjekëve 87%, të arsimtarëve 89% pagat e infermierëve 133%, pagat e policëve 139% dhe të gjitha kategorive të tjera shoqërore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Gashi reagon për rritjen e pagave: Çdo gjë me gjysma, asnjë vendim i plotë