ATV

Author: G.O.

  • Instagram zbulon veçoritë e reja të filtrimit të mesazheve

    Instagram zbulon veçoritë e reja të filtrimit të mesazheve

    Ndryshime të reja po vijnë për përdoruesit e Instagramit këto ditë.

    Rrjeti social njoftoi gjatë fundjavës se një grup i ri mjetesh që e bëjnë filtrimin e mesazheve shumë më të lehtë do t’u hapë rrugën përdoruesve të Instagramit.

    Bëhet e ditur se mjetet e reja do të shtojnë aftësinë për të renditur dhe filtruar mesazhet sipas numrit të ndjekësve e llogarive të verifikuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Adam Mosseri, kreu i Instagram, shpjegoi së fundmi ndryshimet e reja në një postim: “Pra, ajo që kemi bërë është shtimi i mënyrave për të filtruar kërkesat për të parë vetëm ato që po kërkoni. Ka shumë më tepër për të bërë. Por shpresojmë se ky është një hap në drejtimin e duhur”.

    Këto janë vetëm disa nga ndryshimet e para të mëdha që vijnë në DM të aplikacionit, por Instagram premtoi të vazhdojë të ofrojë veçori dhe përmirësime të reja në këtë aspekt shumë të rëndësishëm të aplikacionit të tij. /Telegrafi/

  • Elon Musk ndryshon mënyrën se si funksionon bllokimi në X

    Elon Musk ndryshon mënyrën se si funksionon bllokimi në X

    Në shtator, Elon Musk tregoi se ai po planifikonte të ndryshonte veçorinë “bllokim” në X.

    Menjëherë pas kësaj, X konfirmoi se ky ndryshim ishte në rrugë e sipër.

    Tani, aplikacioni ka prezantuar zyrtarisht këtë qasje të re për bllokimin, përcjell Telegrafi.

    Sipas mediave të huaja, X po nxjerr përditësimin e tij të debatuar shumë për veçorinë e bllokimit, që do të thotë se edhe nëse keni bllokuar dikë, ai përsëri do të jetë në gjendje të kontrollojë postimet tuaja publike.

    X e mbrojti këtë ndryshim duke vënë në dukje se përdoruesit tashmë mund të shikojnë dhe të ndërveprojnë me llogaritë që i kanë bllokuar.

    Platforma gjithashtu pretendoi se ky përditësim kishte për qëllim të sillte më shumë transparencë, duke argumentuar se funksioni i bllokimit është keqpërdorur për të fshehur informacione të dëmshme ose private. /Telegrafi/

  • ​Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

    ​Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    “Deri më 11 dhjetor 2024, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP). Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

  • Zgjedhjet presidenciale amerikane, Hovenier me një mesazh nga Prishtina

    Zgjedhjet presidenciale amerikane, Hovenier me një mesazh nga Prishtina

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre.

    Ai shtoi se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët.

    ”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë. Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”, ka thënë ambasadori Hovenier.

  • Të paktën 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza

    Të paktën 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Gaza

    Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën 20 persona, shumica gra dhe fëmijë.

    Hossam Abu Safiya, drejtori i një spitali që pranoi viktimat, tha se sulmi që u krye në orët e vona të së hënës, më 4 nëntor, goditi një shtëpi në Beit Lahija, ku po strehoheshin disa familje.

    Në mesin e viktimave ishin tetë gra dhe gjashtë fëmijë, sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.

    Izraeli është duke kryer një ofensivë të madhe në veri të Gazës për pothuajse një muaj. Ai ka urdhëruar evakuimin e tërësishëm të Beit Lahijas, një qytezë afër Beit Hanunit dhe kampit të refugjatëve në Xhabalia, zonë ku për më shumë se një muaj nuk është lejuar dërgimi i ndihmës humanitare.

    Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga Qyteti i Gazës, që ndodhet afër, në valën e fundit të zhvendosjeve gjatë luftës, e cila nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraeli.

    Sulmi i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi radikal palestinez rrëmbeu edhe 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe rreth një e treta e tyre besohet se janë të vdekur.

    Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

    Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, shpesh disa herë./REL/

  • Shala publikon fotografi me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

    Shala publikon fotografi me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka publikuar një fotografi me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    “Me Hashimin dhe Kadriun, si edhe me Rexhën, na bashkon një jetë angazhim dhe luftë për një ideal të përbashkët – lirinë e Kosovës. Jakup Krasniqi nuk ishte vetëm bashkëluftëtar, por edhe mësuesi im, nga i cili mora edhe dije e mësime, por edhe frymëzime atdhedashurie. Sot bëhen katër vite që të katërtit nuk janë në Kosovë. Angazhimi i tyre për të drejtën e popullit të Kosovës për liri sot ka marrë trajtën e mbrojtjes së kësaj të drejte. Sa më shumë kalon koha, mungesa e tyre bëhet më e dukshme, madhështia tyre më evidente dhe lufta e tyre më sublime”, ka thënë Shala.

    Në katër vjetorin e nisjes së këtij procesi në Hagë, ai ka shkruar se që të katërt ishin sypatrembur, e pranuan pa mëdyshje përballjen me drejtësinë, të bindur në pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri.

    “E, me besim në drejtësi, faqebardhë do të kthehen në fund”, shkruan në fund të postimit Shala.

    LEXONI EDHE:

    Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, deputetët besojnë në drejtësi “edhe pse ka çaluar procesi”

  • Ministri i Jashtëm i Luksemburgut vazhdon vizitën në Kosovë, sot takohet me Kurtin

    Ministri i Jashtëm i Luksemburgut vazhdon vizitën në Kosovë, sot takohet me Kurtin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel.

    Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se takimi fillon në orën 13:00.

    Ndërkohë, mediat mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit, derisa nuk është bërë me dije nëse do të ketë konferencë për media.

  • Koreja e Veriut lëshon breshëri raketash balistike

    Koreja e Veriut lëshon breshëri raketash balistike

    Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi mëngjesin e 5 nëntorit, tha ushtria e Seulit.

    Ky është testimi i dytë i raketave që Pheniani kryen brenda ditësh dhe lëshimi i raketave u bë vetëm disa orë para se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Koreja e Veriut javën e kaluar testoi një raketë, që tha se ishte raketa e saj më e fuqishme balistike ndërkontinentale që operon me karburante të ngurta. Ky ishte testimi i parë i kryer nga Pheniani që kur Koreja e Veriut u akuzua për dërgimin e ushtarëve për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

    Pheniani, që ka mohuar dislokimin, është nën presion ndërkombëtar për të tërhequr trupat nga Rusia, me Seulin që paralajmëroi të martën se mijëra ushtarë po dislokohen në zonat e vijës së fronti, përfshirë në Kursk.

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Seulit tha se ka detektuar lëshimin e “disa raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi në orën 07:30, sipas kohës lokale, që u lëshuan drejt ujërave lindore të Gadishullit Korean”.

    Raketat fluturuan rreth 400 kilometra dhe ushtria e Seulit tha se ka gjurmuar në kohë reale dhe ka ndarë informacione me Tokion dhe Uashingtonin.

    “Në përgatitje për lëshime të reja, ushtria jonë ka forcuar vëzhgimin dhe gatishmërinë”, tha ushtria.

    Tokio po ashtu ka konfirmuar testimin e fundit të Phenianit dhe zëdhënësi i Qeverisë, Yoshimasa Hayashi, tha se “lëshimet e vazhdueshme të raketave nga Veriu kërcënojnë paqen dhe sigurinë e shtetit tonë”.

    Të dielën, Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kryen stërvitje të përbashkëta ajrore, ku u përfshin bombarduesit amerikanë B-1B, avionët luftarakë koreanojugor F-15K dhe KF-16 dhe ata japonezë F-2, në përgjigje të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale nga Pheniani.

    Stërvitje të tilla zemëruan Korenë e Veriut, e cila i sheh ato si përgatitje për pushtim./REL

  • Aksident trafiku në Kçiq të Mitrovicës, autoambulanca dhe zjarrfikësit në vendngjarje

    Aksident trafiku në Kçiq të Mitrovicës, autoambulanca dhe zjarrfikësit në vendngjarje

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Kçiq.

    Siç raportohet, dy vetura janë përfshirë, si dhe ka edhe persona të lënduar, transmeton Sinjali.

    Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit.

     

  • Vdekja e foshnjës së porsalindur në QKUK, flasin nga Gjinekologjia rreth rastit

    Vdekja e foshnjës së porsalindur në QKUK, flasin nga Gjinekologjia rreth rastit

    Një foshnjë e porsalindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

    Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji që nga vikendi, ndërsa familja mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës.

    Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

    “Kjo lindje ka ardhur në jetë gjatë vikendit. Ne jemi duke e hulumtuar rastin. Janë duke u bërë analiza laboratorike, historia, marrja e deklaratave. Pastaj do të bëhet edhe autopsia”, ka thënë Ndrejaj për IndeksOnline.

    “Dyshimet e para janë që problemet të jenë me placentë, ndonjë infeksion. Nëna ka pasur probleme edhe gjatë shtatzënisë. Megjithatë jemi në hulumtim të rastit”, ka thënë Ndrejaj.

    Lidhur me këtë rast gjatë ditës së djeshme janë intervistuar palët e përfshira babai i foshnjës, si edhe mjekët në Gjinekologji – që kanë dëshmuar lidhur me këtë rast të rëndë.