ATV

Author: G.O.

  • Prindërit nga Teksasi ngrenë padi pasi pretendojnë se një Chatbot ‘inkurajoi adoleshentin të vriste prindërit e tij’

    Prindërit nga Teksasi ngrenë padi pasi pretendojnë se një Chatbot ‘inkurajoi adoleshentin të vriste prindërit e tij’

    Një chatbot i tha një 17-vjeçari se vrasja e prindërve të tij ishte një “përgjigje e arsyeshme” ndaj tyre duke kufizuar kohën e tij para ekranit.

    Kështu së paku, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pretendon një padi e ngritur në një gjykatë në Teksas.

    Dy familje po padisin Character.ai duke argumentuar se chatbot “paraqet një rrezik të qartë dhe të pranishëm” për të rinjtë, duke përfshirë “promovimin aktiv të dhunës”.

    Character.ai – një platformë që lejon përdoruesit të krijojnë personalitete dixhitale me të cilët mund të ndërveprojnë – tashmë po përballet me veprime ligjore për vetëvrasjen e një adoleshenti në Florida.

    Google është emëruar si i pandehur në padi, e cila pretendon se gjiganti i teknologjisë ndihmoi në mbështetjen e zhvillimit të platformës.

    Paditësit kërkojnë që një gjykatës të urdhërojë mbylljen e platformës derisa të adresohen rreziqet e supozuara të saj. /Telegrafi/

  • Zyrtare: Ilir Avdyli njofton largimin nga Llapi

    Zyrtare: Ilir Avdyli njofton largimin nga Llapi

    Ilir Avdyli nuk është më portier i Llapit dhe është larguar pas tre viteve qëndrim.

    Portieri veteran ishte bashkuar me Llapin në vitin 2021, por këtë edicion ka mbetur zgjedhje e dytë.

    Gjithsesi duke marrë parasysh cilësitë e tij, Avdyli nuk dëshiron të jetë portier rezervë dhe ka njoftuar largimin nga Llapi.

    Njoftimi i plotë nga Llapi:

    Faleminderit K.F Llapi

    Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar.

    Shfrytëzoj rastin që të falënderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

    Falënderim i veçantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugëtim të bukur, si dhe tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.

    K.F Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga

    Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga

    Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shpall trajneri i muajit dhjetor në La Liga për sezonin 2024-25 të hënën.

    Ky çmim vjen pasi Atletico mposhti Barcelonën 2-1 të shtunën, duke u ngjitur në krye të tabelës së La Liga-s me fitoren e 12-të radhazi në të gjitha garat.

    Pas ndeshjes, trajneri argjentinas pranoi se Barcelona ishte skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të lojës dhe vlerësoi shpirtin luftarak të lojtarëve të tij, pasi ata përmbysën rezultatin nga një disavantazh për të siguruar fitoren e parë jashtë fushe ndaj katalanasve që nga viti 2006, pesë vite para se ai të merrte drejtimin e klubit.

    Aktualisht, Atletico Madrid prin në La Liga dhe është në formë të jashtëzakonshme.

  • ​E papritur, Barça kërkon yllin e Man United

    ​E papritur, Barça kërkon yllin e Man United

    Dritarja e transferimeve të janarit është afër, dhe do të ketë shumë histori të mëdha për t’u ndjekur me disa klube të mëdha që kërkojnë të forcohen dhe të tjerë të prirur të largojnë lojtarë të padëshiruar.

    Me pak më shumë se një javë deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, të gjithë sytë janë te Marcus Rashford i Manchester United, i cili duket i sigurt se do të largohet nga klubi pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te ‘Djajtë e kuq’, përcjellë KosovaPress.

    Barcelona ka qenë e lidhur fort me sulmuesin, dhe sipas “Football Transfers”, ata tani i janë afruar United me synimin për të rënë dakord për një marrëveshje fillestare huazimi që do të përfshinte një opsion për ta bërë nënshkrimin të përhershëm për 42 milionë euro në verë.

  • Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për Kosovën, pas fitores në Festivalin e Këngës

    Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për Kosovën, pas fitores në Festivalin e Këngës

    Grupi “Shkodra Elektronike” ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kosovës.

    Pjesëtarët e grupit, Beatriçe dhe Kola, u shprehën me fjalë emocionale pas fitores, duke përshëndetur publikun kosovar.

    Beatriçe, me emocion, tha: “Qao Kosova, nuk e di nëse e ke kuptuar sa shumë të duam. Shumë.” Ndërsa Kola u shpreh më një ton më të sigurt, duke shtuar: “E dini, e dini Kosova, nuk kemi nevojë as ta dëftojmë.” Në fund, Beatriçe përmbylli mesazhin e saj me një falenderim të sinqertë: “Faleminderit.”

    Me këtë fitore, grupi “Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.

    Një arritje e madhe për grupin dhe një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur talentin e tyre në nivel ndërkombëtar. /Telegrafi/

  • Vetaksident i rëndë në magjistralen Pejë – Prishtinë, humb jetën një person

    Vetaksident i rëndë në magjistralen Pejë – Prishtinë, humb jetën një person

    Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

    Shoferi i veturës që u aksidentua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

    Zëdhënësi Fadil Gashi ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit.

  • Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë

    Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë

    Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmit që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani.

    Duke dhënë detaje, Haseloff ka njoftuar  njëri prej të vdekurve është një fëmijë i vogël.

    Sipas Haseloff, autori i dyshuar është një mjek nga Arabia Saudite që punon në Bernburg.

    Sipas Haseloff, autori futi një makinë me qira në turmë në tregun e Krishtlindjeve, raporton gazeta gjermane MDR.

    Ai është në Gjermani që nga viti 2006.

    LEXONI EDHE:

    Makina hyn në një treg në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, raportohet për të paktën 11 të vdekur e dhjetëra të plagosur

  • Publikohen pamjet nga sulmi në Magdeburg të Gjermanisë, të paktën 11 të vdekur dhe 80 të plagosur

    Publikohen pamjet nga sulmi në Magdeburg të Gjermanisë, të paktën 11 të vdekur dhe 80 të plagosur

    Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pasi një automjet, ka marrë përpara një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjen në Magdeburg në Gjermani.

    Bëhet e ditur edhe se shoferi tashmë është arrestuar dhe se shumë oficerë policie dhe shërbime emergjente kanë dalë në vendngjarje.

    Siç ka mësuar Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.

    Ai dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm.

    Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240,000 banorë.

     

  • Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz

    Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz

    Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pasi një automjet, ka marrë përpara një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjen në Magdeburg në Gjermani.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ka shprehur mbështetjen për të plagosurit dhe të familjet e tyre.

    Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut”, thotë ai.

    Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person.

  • Osmani reagon pas sulmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë

    Osmani reagon pas sulmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë

    Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

    Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF.

    Drejtuesi i makinës është arrestuar, teksa dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

    Dëshmitarët raportojnë se automjeti ka hyrë direkt në turmë dhe ka shpërthyer paniku.

    Lidhur me incidentin tragjik ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët.

    “Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe e forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur. Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”, shkroi Osmani.