ATV

Author: G.O.

  • Nuk u certifikua nga KQZ-ja, Lista Serbe njofton se do të ankohet në PZAP

    Nuk u certifikua nga KQZ-ja, Lista Serbe njofton se do të ankohet në PZAP

    Lista Serbe ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një ditë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.

    “Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga ata një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të [Albin] Kurtit”, deklaroi kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media.

    Ellek tha se vendimi i KQZ-së, është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “dëshiron të eliminojë serbët nga këto troje”.

    “Kjo është dhunë institucionale dhe ligjore ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe, sepse Kurti nuk dëshiron të shohë deputetët e Listës Serbe në parlamentin e Kosovës, por dëshiron të ketë serbë të bindur si i ashtuquajturi ministër, z. [Nenad] Rashiq”, theksoi Ellek.

    ​Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik me kërkesë për KQZ-në: Respektoni ligjin, jo interesat politike

  • ​Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik me kërkesë për KQZ-në: Respektoni ligjin, jo interesat politike

    ​Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik me kërkesë për KQZ-në: Respektoni ligjin, jo interesat politike

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Hargreaves ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në këtë rast.

    Po ashtu ai ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo interesave politike.

    “I lutem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo interesave politike. Presim që KQZ dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas aplikimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar Hargreaves në rrjetin social Facebook.

    Për moscertifikimin e Listës Serbe edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE kanë shprehur shqetësim.

    Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë ka reaguar duke thënë se si ambasadë janë thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

    Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe: Këto veprime minojnë parimet themelore demokratike

  • Arrestohet e mitura në Pejë, tentoi ta sulmonte me thikë bashkëmoshataren

    Arrestohet e mitura në Pejë, tentoi ta sulmonte me thikë bashkëmoshataren

    Një e mitur është arrestuar të hënën në Pejë, pasi dyshohet se kishte tentuar të sulmonte me thikë një të mitur tjetër.

    Policia e Kosovës njoftoi se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar më pas në procedurë të rregullt .Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje dhe sulm”.

    Pejë 23.12.2024-10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Ngjarje e rëndë në Sarandë, gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë

    Ngjarje e rëndë në Sarandë, gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sëpatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.

    Elvira Tahiraj 49-vjeçe, është arrestuar nga policia.

    “Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“-njofton policia.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Top Channel

  • Apelon Policia: Keni kujdes të shtuar në rrugët me borë dhe ngrica

    Apelon Policia: Keni kujdes të shtuar në rrugët me borë dhe ngrica

    Policia e Kosovës iu ka bërë apel ngasësve që të kenë kujdes të shuar në rrugët me borë dhe ngrica.

    Sipas njoftimit, Policia ka kërkuar që të përshtatet shpejtësia dhe të mbahet distanca në kushte të tilla atmosferike.

    “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin policor.

    Mëngjesin e së martës në disa qytete të Kosovës ka pasur reshje të borës.

  • Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u shtrua të hënën në Spitalin Universitar MedStar Xhorxhtaun në Uashington pasi u raportuar se kishte ethe.

    78-vjeçari u shtrua në spital pasdite “për analiza dhe vëzhgim”, tha në një deklaratë Angel Urena, zëvendësshefi i stafit të Clinton.

    “Ai mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe është shumë mirënjohës për kujdesin e shkëlqyer që po merr”, tha Urena.

    Clinton, një demokrat që shërbeu dy mandate si president nga janari 1993 deri në janar 2001, foli në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago këtë verë dhe bëri fushatë përpara zgjedhjeve të nëntorit për përpjekjen e pasuksesshme të zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.

    Në vitet që kur Clinton ka lënë Shtëpinë e Bardhë, ai ka pasur disa probleme shëndetësore.

    Në vitin 2004, iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Clinton u kthye në spital për një operacion në mushkëri në vitin 2005, dhe në vitin 2010 iu vendosën dy stenta në një arterie koronare.

    Në vitin 2021, ish-presidenti u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni, ndërsa po trajtohej për një infeksion që nuk lidhej me COVID-19, në kohën kur pandemia ishte ende në kulmin e saj./REL

  • Zjarr i madh në një fabrikë municionesh në Turqi, raportohet për të vdekur

    Zjarr i madh në një fabrikë municionesh në Turqi, raportohet për të vdekur

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë të prodhimit të municioneve në Balikesir, në rajonin Marmara të Turqisë.

    Sipas një deklarate të guvernatorit të rajonit e publikuar nga mediat turke ka viktima dhe të lënduar.

    Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.

    Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë, ndërsa akoma nuk dihet shkaku i këtij zjarri të madh.

     

  • Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë

    Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë

    Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat kineze janë dominuese.

    Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të tregtisë së mëtejshme të dronëve nga dy kompani kineze, me argumentet se pajisjet mund të përdoren për të spiunuar amerikanët dhe se modelet me kosto të ulët po dëmtojnë industrinë amerikane të dronëve.

    Një projektligj për mbrojtjen, i miratuar nga Kongresi javën e kaluar, synon ndalimin e tregtisë së dronëve të prodhuar nga firmat “DJI Technology” dhe “Autel Robotics”, nëse përfundimet e një hulumtimi tregojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane.

    Por përdoruesit amerikanë, që nga punonjësit e rendit, fermerët, topografët, industria e filmit, varen nga dronët e prodhuar në Kinë, kryesisht të firmës DJI.

  • Përurohet shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK

    Përurohet shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë përuruar shërbimin e ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

    Për këto produkte, është thënë se deri më tani qytetarët kanë shpenzuar 1 mijë deri në 1 mijë e 500 euro në sektorin privat, ndërsa tani do t’i marrin falas.

    Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të votave.

    Institucionet private shëndetësore ofrojnë këtë shërbim për vite të tëra, të cilat janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2013 për frytnimin e asistuar mjekësor.

  • “Erë tradhtie”, protestë në Sllovaki pas vizitës së kryeministrit Fico në Rusi

    “Erë tradhtie”, protestë në Sllovaki pas vizitës së kryeministrit Fico në Rusi

    Një protestë u zhvillua para ndërtesës së qeverisë sllovake në Bratislavë të hënën, në përgjigje të udhëtimit të kryeministrit Robert Fico në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

    “Kjo erë tradhtie”, shkruhej në një pankartë ndërsa shumë të tjera tregonin mbështetje për Ukrainën dhe kritikonin Ficon.

    Kryeministri i Sllovakisë vizitoi Rusinë të dielën, duke u bërë kështu lideri i tretë perëndimor që takohet me kreun e Kremlinit që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë që nisi rreth 3 vite më parë.

    Fico, një kritik i zëshëm i BE-së mbi mbështetjen që unioni 27 anëtarësh i jep Ukrainës deklaroi se kishte diskutuar me Putinin furnizimin e Sllovakisë me gaz rus, pasi Bratislava vijon të ketë varësi nga Moska mbi çështjet energjetike.