ATV

Author: G.O.

  • Aksidenti tragjik afër Shkupit: Tri gra të një familje u shuan, një burrë në kërkim – fëmija shpëtoi mrekullisht

    Aksidenti tragjik afër Shkupit: Tri gra të një familje u shuan, një burrë në kërkim – fëmija shpëtoi mrekullisht

    Tre persona janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi Vardar afër Shkupit, pasi vetura e tyre doli nga rruga Rashçe-Saraj të enjten mbrëma. Ky aksident tronditi vendin atje, ndërsa raportohet se në veturë ka qenë edhe një person tjetër.

    Siç shkruajnë mediat në Maqedoni të Veriut, në veturë ka qenë një familje me pesë persona, tre prej të cilëve ishin gra dhe u gjetën të vdekura.

    Në veturë mësohet se ka qenë edhe një fëmijë, që gjatë rrokullisjes ka dalë nga vetura dhe është gjetur më pas nga disa kalimtarë që e kanë dërguar në spital.

    Siç u raportua, kërkimet për personin e katërt u ndalën mbrëmë për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, për të vazhduar me aksionin sot.

    Deri më tash nuk është bërë publik identiteti i viktimave që humbën jetën tragjikisht.

  • Publikohen pamjet kur sulmuesi hyn me automjet në rrugën me shumë njerëz në New Orleans

    Publikohen pamjet kur sulmuesi hyn me automjet në rrugën me shumë njerëz në New Orleans

    Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit kur një automjet hyn në një turmë njerëzisht në New Orleans në SHBA. Nga ky sulm mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa 35 janë të plagosur.

    Pamjet e kamerave CCTV tregojnë kamionçinë e bardhë Ford F-150 Lightning pak çaste përpara se të kalonte me shpejtësi në rrugën Bourbon, në lagjen franceze të New Orleans dhe të përplasej me një turmë të madhe njerëzish në orët e para të Vitit të Ri.

    Siç ka raportuar BBC, besohet se sulmuesi, Shamsud-Din Jabbar, e ka marrë me qira automjetin elektrik nëpërmjet një aplikacioni të quajtur Truro.

    Në këtë video, BBC ka hequr një pjesë të pamjeve ku duket automjeti duke goditur njerëzit.

    Videon mund ta shikoni në këtë LINK:

    https://www.bbc.com/news/live/cn4x88455qpt?post=asset%3A6f7a43c2-f374-4ae5-8687-b07fce0ff7fb#post

  • Arrestohen katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, në mesin e tyre një zyrtar policor

    Arrestohen katër të dyshuar për posedim të narkotikëve, në mesin e tyre një zyrtar policor

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar mbrëmë nga Policia e Kosovës për një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve ku dyshohej se ishin përfshirë tre qytetarë dhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare).

    IPK-ja njofton se më të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë qenë prezent edhe njësi të tjera policore dhe prokurori.

    “Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë para mesnatës kur njësitë policore nga Stacioni Jugu në Prishtinë gjatë patrullimit në rrugën ‘Bejtush Gërbeshi’ kanë ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin katër të dyshuarit.

    Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 2 qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë (me peshë 1.1 gram) dhe një qese e vogël që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë (me peshë 1 gram)”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit trupor te një nga pasagjerët është gjetur dhe konfiskuar një armë e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator pa fishekë.

    Në këtë rast janë arrestuar katër të dyshuarit përfshirë edhe zyrtarin policor dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” (dhe armëmbajtje pa leje ndaj të dyshuarit nga i cili është konfiskuar arma e zjarrit).

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së dhe të PK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/

  • Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

    Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

    Për shkak të mjegullës disa fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndonëse javë më parë është instaluar sistemi i avancuar i aterimit – ILS CAT 3B.

    Lidhur me këtë ka njoftuar sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili theksoi se ky sistem është funksional dhe sipas tij, fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

    “Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.

    Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

    46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, derisa 12 janë anuluar në ardhje”, tha ai. /Telegrafi/

  • Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

    Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

    Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë mjegullës, duke theksuar rreziqet që kjo gjendje paraqet për sigurinë në trafik.
    Në njoftim, policia këshillon drejtuesit që të përdorin dritat e mjegullës për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë.
    Po ashtu, përmendet rëndësia e mbajtjes së shpejtësisë nën kontroll dhe ndjekjes së krahut të djathtë të rrugës për të shmangur përplasjet e mundshme.
    “Mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke bërë që shoferët të mos e kuptojnë saktë shpejtësinë e automjeteve përpara tyre”, shkruhet tutje në postimin e policisë në Facebook.

  • Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje

    Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje

    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas rastit tragjik të djeshëm në Cetinje.

    Siç raporton Vijesti”, aty do të marrin pjesë edhe prokurori suprem i shtetit Milorad Markoviq dhe kryeprokurori special Vladimir Novoviq.

    “Gjatë seancës, Këshilli do të fokusohet në sfidat kryesore në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje, si dhe do të propozojë një sërë masash që synojnë luftimin e krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Në agjendë do të përfshihet edhe një nismë për zbatimin e veprimeve urgjente në të gjitha qytetet e vendit. Mali i Zi me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit të armëve ilegale, si dhe shpalljes së konkursit publik për rekrutimin e policëve të rinj me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucioneve të sigurisë”, njofton Qeveria.

    Ata thanë se do të rishikohet edhe niveli aktual i zbatimit të dispozitave ligjore, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit të ri për Armët. Me atë rregullore, sqaruan ata, planifikohen kontrolle më rigoroze dhe kushte më të rrepta për dhënien e lejeve për mbajtjen dhe mbajtjen e armëve të shkurtra.

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare rikujton se mbrojtja e jetës dhe pronës është obligim themelor i të gjitha organeve kompetente dhe pret bashkëpunimin e plotë të qytetarëve dhe institucioneve”, thuhet në njoftim.

    Fillimi i seancës së nesërme është në orën 14, pas së cilës “do të shpallen konkluzionet dhe hapat e mëtejshëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve”.

    Dje në Cetinje janë vrarë 12 persona, ndërsa i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.

  • Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë

    Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova në Merdarë e te Dheu i Bardhë

    Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 09:30, kolona në Merdar është rreth 500 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 400.

    Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

    Ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as për në hyrje e as në dalje.

  • Prishtina edhe sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

    Prishtina edhe sot ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

    Në datën 1 janar Prishtina ishte qyteti i katërt me ajrin e ndotur, gjersa sot në orët ndodhet në vendin e 10 në listën e IQAir.

    Indeksi i ajrit në Prishtinë në ora 09:07 ishte 162, që cilësohet me ajër të pashëndetshëm.

    Derisa nga qytet e rajonit me ajër më të ndotur është Sarajeva e cila ndodhet në vendin e tretë me indeksin e ajrit 233.

  • Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

    Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur

    Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York.

    Departamenti i Policisë së New York (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë.

    Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

  • Mbi 83 mijë persona u pajisën me patentë shoferë brenda vitit 2024 në Kosovë

    Mbi 83 mijë persona u pajisën me patentë shoferë brenda vitit 2024 në Kosovë

    Kosova njihet si një prej vendeve me më së shumti qarkullim të automjeteve.

    Mungesa e metrove, mos-përdorimi i biçikletave si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve.

    Kësisoj shumë prej banorëve të vendit tonë detyrohen që të mbajnë veturat ndoshta shpesh herë me më shumë shpenzime familjare, por që të arrijnë të kryejnë obligimet të cilat kanë.

    Nevoja për të lëvizur nga një vend në tjetrin me makina e ka bërë edhe më të lartë numrin e atyre të cilët testohen e më pas pajisen me patentë shoferë.

    Numër i lartë i personave të cilët janë pajisur me patentë-shoferë po del të jetë edhe viti 2024. Brenda vitit që kemi lënë pas janë gjithsej 83 mijë e 579 qytetarë të cilët janë pajisur me patentë shoferë.