ATV

Author: G.O.

  • Një e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona në Prishtinë

    Një e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur.

    Rasti ka ndodhur më 29 dhjetor në Prishtinë.

    “Prishtinë 29.12.2024-NN. Më 31.12.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur”, thuhet në raport.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

  • Arrestohet një burrë në Prishtinë, ia vodhi çantën një gruaje

    Arrestohet një burrë në Prishtinë, ia vodhi çantën një gruaje

    Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi dyshohet se ia ka vjedhur çantën një gruaje.

    Policia njoftoi se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “VJEDHJE- Sheshi Xhorxh Bushi, Prishtinë 31.12.2024-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte vjedhur një çantë nga viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • Katër të vdekur dhe disa të plagosur mes incidenteve nga mjetet piroteknike në Gjermani

    Katër të vdekur dhe disa të plagosur mes incidenteve nga mjetet piroteknike në Gjermani

    Gjermania e nisi vitin e ri 2025 me fishekzjarre e festë. Megjithatë, festimet u lanë në hije nga disa incidente. Të paktën katër persona humbën jetën nga incidente me mjete piroteknike.

    Festimet e zhurmshme të Vitit të Ri në Gjermani çuan në një natë tipike të ngarkuar për shërbimet e urgjencës gjatë natës dhe deri në orët e para të së mërkurës.

    Policia dhe shërbimet zjarrfikëse anembanë vendit raportuan të paktën katër lëndime fatale të lidhur me sa duket me fishekzjarre.

    Spitali universitar i kryeqytetit tha se po trajtonte tetë persona me lëndime të rënda në dorë menjëherë pas mesnatës. Më vonë e përditësoi shifrën në 15.

  • Për 12 muaj, afër 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga Policia

    Për 12 muaj, afër 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga Policia

    Në periudhën nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024, aksidentet fatale në Kosovë kanë rënë me 7.37 për qind duke shënuar 88 raste, krahasuar me 95 aksidente fatale në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Numri i personave të vdekur ka rënë me 8.57%, duke shënuar 96 viktima në vitin 2024, krahasuar me 105 në 2023-ën.

    Po ashtu, aksidentet me lëndime janë ulur me 7.20%, nga 8 mijë e 509 në 7 mijë e 896 aksidente.

    Aksidentet me dëme materiale kanë pësuar një ulje të vogël prej 2.53%, nga 14 mijë e 214 aksidente në vitin 2023 në 13 mijë e 854 aksidente në vitin 2024.

    Gjithsej, aksidentet kanë rënë me 4.29%, nga 22 mijë e 818 aksidente në 2023 në 21 mijë e 838 aksidente në 2024.

    Ndërkohë, gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës janë rritur me 12.86%, nga 630 mijë e 847 gjoba në vitin 2023 në 711 mijë e 953 gjoba në vitin 2024.

    Policia e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën, duke respektuar ligjet dhe garantuar të drejtat e njeriut.

  • Inteligjenca artificiale “takon” Ramën me Ismail Qemalin, kryeministri i Shqipërisë publikon videon

    Inteligjenca artificiale “takon” Ramën me Ismail Qemalin, kryeministri i Shqipërisë publikon videon

    Me një video të krijuar nga inteligjenca artificiale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh urimi për Vitin e Ri 2025.

    Në video ai shihet duke u takuar me Ismail Qemalin.

    “MIRËMËNGJES 😊 nga Ismail Beu dhe unë e me këmbë të mbarë 2025😅😍”, shkruan ai.

  • Presidentja Osmani nuk e fali asnjë të burgosur as gjatë vitit 2024

    Presidentja Osmani nuk e fali asnjë të burgosur as gjatë vitit 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, as gjatë vitit 2024 nuk ka plotësuar ndonjë nga kërkesat e të burgosurve, për faljen e dënimeve.

    Kërkesat e të burgosurve për faljen e dënimeve nuk kanë qenë të vogla.

    “Gjatë këtij viti (01.01.2024 -13.12.2024), Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Këto kërkesa janë përcjellë për shqyrtim në Zyrën e Presidentes. Deri më sot, datë 30.12.2024, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Ndërkaq, nga Presidenca kanë thënë se Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit.

    “Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca”, ka thënë për Dukagjinin këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

    Nga viti 2009, mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, ndërsa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.

  • 106 aksidente dhe mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

    106 aksidente dhe mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

    Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 260 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 106 aksidente, 42 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 64 vetëm me dëme materiale.

  • 24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, Çitaku: Një pacient nga Prizreni në gjendje më të rëndë

    24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, Çitaku: Një pacient nga Prizreni në gjendje më të rëndë

    Shefi i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku ka deklaruar se 24 raste janë të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, gjatë natës së mbrëmshme.

    “Deri tani kemi 24 raste të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni dhe është duke u trajtuar ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë në ekstremitete të lënduar “, deklaroi ai.

    Çitaku tha se janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren për trajtim.

    “Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

  • Viti 2025 nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda

    Viti 2025 nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda

    Viti 2025 ka nisur me lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë.

    Pak pas mesnate, lëkundje tërmeti janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të Kukësit, pranë Prizrenit.

    Epiqendra raportohet ndërmjet kufirit të Shqipërisë me Kosovën.

    Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3,4 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia 5 km.

    Deri tani nuk janë raportuar dëme.

  • Hargreaves mirëpret certifikimin e Listës Serbe: Presim zbatim të rreptë të ligjit gjatë gjithë procesit zgjedhor

    Hargreaves mirëpret certifikimin e Listës Serbe: Presim zbatim të rreptë të ligjit gjatë gjithë procesit zgjedhor

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Serbe, për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet dhe që sipas tij, nuk mund të minohet nga ekspedenca politike.“Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, përfundoi shkrimin Hargreaves.

    KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm