ATV

Author: G.O.

  • Zgjedhjet e 9 shkurtit, hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vezhgo.kqz-ks.org

    Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025;

    Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025;

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025;

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;

    Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

    Si do të bëhet aplikimi?

    Të gjitha subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘Userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për akreditimin e vëzhguesve.

    Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës do të krijojë ‘Userët’ edhe për OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja.

    Kërkesën për ‘User’ duhet ta paraqitni në e-mail adresën [email protected] dhe duhet të përmbajë këto të dhëna:

    • Emri i organizatës / medias;

    • Emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit të autorizuar;

    • E-mail adresën e përfaqësuesit të autorizuar;

    •Numri kontaktues i përfaqësuesit të autorizuar. Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në këtë numër +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

  • 31 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

    31 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat tregojnë një numër të lartë shkeljesh në komunikacion dhe raste të tjera të evidentuara.

    Sipas raportit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 67 aksidente me dëme materiale.

    Gjithashtu, janë shqiptuar 1,373 gjoba trafiku, ndërsa policia ka arrestuar 17 persona, ka vendosur në mbajtje 15 të tjerë dhe kanë ndaluar në mënyrë policore 2 persona.

    Po ashtu, 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë publike.

  • SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

    SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

    Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.

    Seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, u drejtua nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, ndërsa i pranishëm ishte dhe avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj.

    Gjatë seancës që zgjati një orë e gjysmë, avokatët e Berishës kërkuan lënien në fuqi të heqjes së masës qe kishte vendosur Shkalla e Parë. Nga ana tjetër, SPAK kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese. Në fund, gjyqtari vendosi për masën ‘detyrim paraqitjeTre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2023 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.

    Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

    Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani, që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

    Për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” akuzohet edhe biznesmeni Fatmir Bektashi për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, akuzohet për pastrim parash./TCH

  • Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

    Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

    Dy 41-vjeçarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi, raportojnë mediat shqiptare.

    Arratisja e tyre është zbuluar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.

    Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.

    Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

    Siç raportohet, ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024 dhe mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

  • Maqedonci: Jemi duke gjeneruar opsione për furnizim me helikopterë

    Maqedonci: Jemi duke gjeneruar opsione për furnizim me helikopterë

    Tash kur pritet të hyjë në fazën e tretë, dhe të fundit, të procesit të tranzicionit, Forca e Sigurisë së Kosovës synon që të bëhet me pajisje ajrore.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë duke gjeneruar opsione për furnizimin me helikopterë.

    Sipas tij, në ditët në vijim do të kenë një informacion të qartë se ku është orientimi për helikpoterët.

    “Jemi duke gjeneruar opsione për furnizim me helikopterë dhe besoj që në ditët në vijim do të kemi një informacion më të qartë se ku është orientimi ynë për helikopterët dhe qytetarët normalisht do të jenë të informuar për orientimin tonë dhe për qasjen tonë në raport me helikoptetët dhe gjithmonë synimi ynë është që para përmbylljes së fazës së tretë të tranzicionit, para vitit 2028, të paktën të kemi një pjesë të këtyre aseteve në FSK”, ka potencuar ai për KP.

    Gjatë këtij procesi, Kosova ka blerë dronë e automjete të ndryshme ushtarake.

    Shteti i Kosovës është fokusuar në investime për sisteme moderne të armatimit, në mesin e tyre edhe blerjen e anti-tankeve “Javelin”.

  • Aksidenti në lumin Vardar: Vazhdon kërkimi për gjetjen e shoferit që po drejtonte veturën

    Aksidenti në lumin Vardar: Vazhdon kërkimi për gjetjen e shoferit që po drejtonte veturën

    Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit që po drejtonte veturën “Audi”, e cila dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashcë. Deri më tani, janë gjetur të vdekura tri gra që ishin në veturë, ndërsa një fëmijë rreth moshës 5-vjeçare ka shpëtuar i gjallë.

    Aksidenti i komunikacionit është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

    Nga MPB theksojnë se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

    “Në orën 18:00 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” na njoftuan se nga kalimtarë i kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të njësitit “Tigrat” kanë nxjerrë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njoftojnë nga MPB.

    Siç informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre grave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga lumi Vardar.

  • Izraeli raporton për sulme me dronë dhe raketa nga Jemeni

    Izraeli raporton për sulme me dronë dhe raketa nga Jemeni

    Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dron të lëshuar nga Jemeni më 3 janar. Ky ishte sulmi i fundit në serinë e sulmeve nga Jemeni që kanë pasur për shënjestër Izraelin në javët e fundit.

    “Një raketë u lëshua nga Jemeni dhe kaloi në territorin izraelit. Raketa u rrëzua”, tha ushtria përmes një deklarate të publikuar në kanalin e saj në Telegram.

    “Kemi pranuar një raportim sa i përket rënies së copëzave të raketës së rrëzuar në zonën Modi në Izraelin qendror dhe jemi duke verifikuar detajet e këtij raportimi”, shtoi ushtria.

    Autoriteti i shërbimit të emergjencave në Izraeli tha se disa persona janë trajtuar për shkak të plagëve të marra apo për shkak se kanë përjetuar sulme paniku teksa kanë qenë duke shkuar nëpër strehimore pas aktivizimit të sirenave për sulme.

    Disa orë më pas, ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një dron të lëshuar nga Jemeni.

    Sipas ushtrisë, droni u rrëzua para se të hynte në territorin izraelit.

    Të martën, Izraeli tha se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni.

    Shumica e Jemenit kontrollohet nga rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani. Rebelët vazhdimisht kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit – por edhe ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit – në atë që ata e quajnë solidaritet me palestinezët në Gazë, në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raporton REL.

    Rebelët Huthi po ashtu kanë intensifikuar sulmet e tyre që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja – në Liban.

    Izraeli po ashtu ka sulmuar Jemenin në fund të dhjetorit, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar në Sana.

  • Masakra e Cetinjes: Mësohet identiteti i të vrarëve, viktima më e re ishte një 10-vjeçar

    Masakra e Cetinjes: Mësohet identiteti i të vrarëve, viktima më e re ishte një 10-vjeçar

    Tashmë është mësuar identiteti i të vrarëve në masakrën e përgjakshme të Aco Martinoviqit në Cetinë. Viktima më e re ishte një fëmijë 10 vjeçar, ndërsa më e vjetra 70.

    Certifikatat e vdekjes së të vrarëve u postuan në Cetinje dhe Cafe del Montenegro (CdM) publikoi emrat e tyre.

    Martinoviq vrau dje dy djem, Jovan (10) dhe Vukan (14) Vuletić, dajën e tyre Mirko Vuletić (45), Dragana Drašković (53), Branislav Mudresha (60), Radivoj Marković (70), Još Otasheviq (55).

    Ai vrau gjithashtu motrën e tij Zorica Vuletiq, si dhe Radovan dhe Radmila Martinoviq dhe djemtë e tyre, binjakët Millosh dhe Marko Martinoviq.

    Dje MPB-ja e Malit të Zi ka konfirmuar se vrasjet janë kryer në katër lokacione. Në total deri më tani janë regjistruar 12 të vdekur.

    Mali i Zi ka shpallur tri ditë zie.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ambasadorit Anton Berisha

    Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ambasadorit Anton Berisha

    Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ambasadorit kosovar dhe ish-zëvendësministrit të Jashtëm, Anton Berisha, i cili u nda nga jeta të enjten, raporton Gazeta Sinjali.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai do të varroset në varrezat katolike në Pejë, nga ora 13:00.

    “Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

    Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00”.

  • Ngjarja e rëndë në Tetovë: Babai e pranon se e ka vrarë djalin e tij, thotë se e maltretonte

    Ngjarja e rëndë në Tetovë: Babai e pranon se e ka vrarë djalin e tij, thotë se e maltretonte

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai ka vrarë djalin e tij duke e qëlluar me armë zjarri.

    Autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës i cili ndodhet në spital, ka pranuar se e ka kryer vrasjen, raporton Alsat.mk.

    Ai ka thënë se shkak i vrasjes ishte maltretimi që sipas tij viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

    Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.