ATV

Author: G.O.

  • Izraeli thotë se s’do ta aprovojë armëpushimin derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja

    Izraeli thotë se s’do ta aprovojë armëpushimin derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

    Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta.

    Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

    Izzat al-Rashq – zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

    Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t’i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve.

    Netanyahu është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t’i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.

    Ndërkohë, bombardimet izraelite gjatë ditës së fundit kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.

  • LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

    LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkak të një krahasimi të kryeministrit Albin Kurti me Adolf Hitlerin nga një prej kandidatëve të saj për deputet.

    Kandidatja për deputete e LDK-së, Xheneta Syka, me anë të një videoje e ka krahasuar kryeministrin Kurti me ish-udhëheqësin nazist famëkeq, Adolf Hitler.

    Vetëvendosje është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili të enjten vendosi që ta miratonte ankesën dhe ta gjobiste LDK-në me 20 mijë euro.

    Sipas PZAP-së, me këtë rast është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

    Në vendim thuhet se LDK-ja duhet ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

    LEXONI EDHE:

    PZAP-ja e dënon Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në Pejë

  • PZAP-ja e dënon Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në Pejë

    PZAP-ja e dënon Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në Pejë

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.

    Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.

    Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet ti paguajë në një afat prej 15 ditësh.

    Dokumenti më poshtë:

  • Kanosi punëtorin e KEDS-it në Zveçan, arrestohet i dyshuari

    Kanosi punëtorin e KEDS-it në Zveçan, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, gjersa punëtorët e KEDS-it kanë qenë duke montuar disa njehsorë në fshatin Lipë të Zveçanit, janë sulmuar nga një person.

    Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Zveçan / 15.01.2025 – 14:20. Dyshohet se punëtorë të KEDS-it derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

     

  • Rahovec, babai raporton zhdukjen e vajzës

    Rahovec, babai raporton zhdukjen e vajzës

    Një burrë në Rahovec ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.

    Ai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri se ku ndodhet ajo.

    “Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

  • Autobusët e linjës Prishtinë-Podujevë bllokojnë qarkullimin, nisin grevën

    Autobusët e linjës Prishtinë-Podujevë bllokojnë qarkullimin, nisin grevën

    Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj transportues të udhëtarëve si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit”.

    Në një njoftim zyrtar, shoqata ka theksuar se situata është pasojë e veprimeve të Komunës së Prishtinës, e cila ka lëshuar linja të reja transporti duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.

    “Këto veprime, sipas shoqatës, kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, duke rrezikuar ekzistencën e saj dhe vendet e punës për shumë persona që varen nga ky sektor”, thuhet në njoftim.

    Për këtë arsye, transportuesit kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të adresuar këtë shkelje ligjore dhe për të marrë masa të menjëhershme që të mundësojnë vazhdimin e shërbimeve të transportit në kushte të drejta dhe të ligjshme për të gjithë operatorët.

    Shoqata kërkon gjithashtu që Komuna e Prishtinës të rishqyrtojë vendimet e saj dhe të sigurojë një treg të ndershëm e të barabartë për të gjithë operatorët, duke respektuar konkurrencën dhe kuadrin ligjor.

  • Pse na mërdhihen këmbët më shumë se që duhet?

    Pse na mërdhihen këmbët më shumë se që duhet?

    Këmbët e ftohta mund të jenë si rrjedhojë e temperaturës apo probleme të caktuara shëndetësore duke përfshirë qarkullimin e dobët dhe diabetin.

    Shumë njerëz mund të ballafaqohen me këtë problem në një moment të jetës së tyre. Disa shkaqe janë të përkohshme dhe të padëmshme, por të tjera mund të tregojnë çështje më serioze shëndetësore.

    Çfarë i bënë këmbët të jenë të ftohta?

    Ka disa shkaqe të ndryshme për këtë. Ndonjëherë arsyeja më logjike është mungesa e nxehtësisë. Nëse nuk keni veshur çorape dhe këmbët tuaja janë zbathur atëherë ka kuptim që ato që të ftohen, megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme.

    Qarkullim i dobët

    Ky është një nga shkaqet më të zakonshme të këmbëve të ftohta. Qarkullimi i dobët mund ta bëjë të vështirë që gjaku i mjaftueshëm i ngrohtë të arrijë rregullisht në këmbët tuaja, duke i mbajtur ato më të freskëta se pjesa tjetër e trupit tuaj.

    Problemet e qarkullimit mund të vijnë si rezultat i një problemi të zemrës, ku zemra e ka të vështirë për të pompuar gjakun nëpër trup me një ritëm mjaft të shpejtë. Qarkullimi i dobët mund të jetë rezultat i qëndrimit shumë ulur. Nëse uleni në një tavolinë gjatë gjithë ditës për punë, mund ta përjetoni këtë. Pirja e duhanit gjithashtu mund të shkaktojë qarkullim të dobët.

    Anemia

    Anemia zhvillohet kur keni mungesë të qelizave të kuqe të gjakut. Ky është një tjetër shkaktar i zakonshëm i këmbëve të ftohta, veçanërisht në rastet e rënda të anemisë. Anemia nga mungesa e hekurit mund të ndodhë edhe te njerëzit ndryshe shumë të shëndetshëm. Mund të trajtohet relativisht lehtë me ndryshime në dietë dhe duke marrë suplemente.

    Diabeti i tipit 1 dhe i tipit 2

    Diabeti mund të shkaktojë jo vetëm këmbët që duken të ftohta në prekje, por edhe këmbët që ndjejnë të ftohta për shkak të dëmtimit të nervave. Simptoma të tjera mund të përfshijnë mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të dëmtimit të nervit në këmbë, kontaktoni mjekun tuaj. /Telegrafi/

  • Dita e gjashtë e fushatës, Hamza vizitë në Drenas e tubim në Skenderaj

    Dita e gjashtë e fushatës, Hamza vizitë në Drenas e tubim në Skenderaj

    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të partisë me qytetarë do ta mbajë në Skenderaj

    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për agjendën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për të enjten, ditën gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në orën 14:30, Hamza do të vizitojë “Flutura Academy” në Drenas (Rruga Shaban Shala nr. 99), ku do të takohet me përfaqësues të kësaj akademie dhe do të diskutojë mbi mundësitë e zhvillimit të sektorit arsimor në Kosovë.

    Pas kësaj, në orën 17:00, Hamza do të zhvillojë një tubim qendror me qytetarët e Skenderajt në Palestrën “Ilaz Kodra”.

    Ky tubim elektoral është pjesë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe synon të shpalosë programin e PDK-së.

  • Abdixhiku viziton Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Veternikun për ditën e gjashtë të fushatës

    Abdixhiku viziton Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Veternikun për ditën e gjashtë të fushatës

    Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të enjte në kuadër të fushatës zgjedhore për ditën e gjashtë, do të jetë në Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Veternik.

    Në orën 15:00, Abdixhiku do të vizitojë biznesin “Ronifer” në Gjakovë.

    Pas kësaj, në orën 16:00, ai do të vizitojë Lidhjen Bonevet, ku do të ketë mundësinë të takohet me përfaqësues të këtij organizimi.

    Në orën 16:45, Abdixhiku do të shëtisë nëpër çarshinë e Gjakovës, për t’u takuar me qytetarët dhe për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin e vendit.

    Në orën 18:00, Abdixhiku do të mbajë një tubim elektoral në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ku do të prezantojë programin e LDK-së.

    Pas Rahovecit, në orën 19:30, Abdixhiku do të zhvillojë takime me banorët e fshatit Vraniq në Suharekë, në restorantin “Loshi”, dhe më pas do të udhëtojë drejt fshatit Mushtisht për një tjetër takim me qytetarët, në Shkollën fillore “Edit Durham”.

  • Të shtunën nis punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin Zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Të shtunën nis punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin Zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Pasnesër, fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.

    Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferncë shtyp nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau.

    Shpërndarja e vëzhgues në terren, do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar.