ATV

Author: G.O.

  • BE-ja njofton 120 milionë euro ndihmë për Gazën pas armëpushimit

    BE-ja njofton 120 milionë euro ndihmë për Gazën pas armëpushimit

    Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të japë 120 milionë euro ndihmë për Gazën e shkatërruar nga lufta për të trajtuar krizën humanitare.

    Në një reagim në lidhje me këtë paketë presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen tha:

    “Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve ofron shpresë që rajonit i nevojitej dëshpërimisht. Por situata humanitare mbetet e zymtë në Gaza”.

    “Evropa do të kanalizojë 120 milionë euro ndihmë në vitin 2025, së bashku me tonelatat e ndihmës në natyrë, për të vazhduar mbështetjen e palestinezëve”, shkruan ajo.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet pistoletë me leje të skaduar

    Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet pistoletë me leje të skaduar

    Në Prishtinë është arrestuar një person për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, për të cilën kishte leje të skaduar.

    Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Prishtina sot renditet e 24-ta në botë për cilësinë e ajrit

    Prishtina sot renditet e 24-ta në botë për cilësinë e ajrit

    Aktualisht Prishtina radhitet në vendin e 24 në botë për cilësinë e ajrit.

    Kjo është e theksuar se tabela e platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”.

    Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 121 njësi.

     

  • Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë fotografuar së bashku, të kapur për dore

    Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë fotografuar së bashku, të kapur për dore

    Kylie Jenner është fotografuar me të dashurin e saj, aktorin Timothée Chalamet.

    Dyshja ishin dorë për dore teksa hynë në hotelin Royal Manceau në Paris. Para kësaj, sipas raportimeve, ata kanë darkuar në restorantin e shefit të famshëm francez Cyril Lignac.

    Për këtë rast Kylie kishte veshur një ‘jumpsuit’ të zi të ngushtë dhe taka të zeza, ndërsa në duar mbante një pallto të zezë.

    Chalamet zgjodhi xhinse të thjeshta dhe një bluzë të bardhë, me të cilën kishte veshur një shall rozë dhe një kapele të së njëjtës ngjyrë.

    Kjo dalje e tyre vjen disa ditë pasi ata u shfaqën së bashku në Golden Globes të këtij viti.

    Page Six më pas raportoi se ata nuk ecën bashkë në tapetin e kuq sepse Kylie donte që fokusi të ishte te Timothée. /Telegrafi/

  • Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

    Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizuar trajnimi për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit të 4-të, të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në njoftimin për media thuhet se ky program intensiv është krijuar për të sfiduar kadetët dhe për t’i pajisur ata me aftësi thelbësore të mbijetesës në kushte ekstreme malore duke u fokusuar në mësimin e teknikave të ngjitjes dhe zbritjes me litar, ndërtimin e strehëve dhe ndezjen e zjarreve në kushte të vështira, orientimin dhe navigimin në terrene të ashpra dhe menaxhimin e burimeve materiale nga natyra.

    “Kadetët treguan shkathtësitë e tyre për t’u përballur me sfidat ku kjo tregon se këta të rinj do të jenë udhëheqës të ardhshëm të njësive të FSK-së, duke punuar dhe vepruar me punë në ekip dhe vendosmëri, duke mishëruar vlerat thelbësore të shërbimit dhe gatishmërisë”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në përmbyllje të vizitës në SHBA, e ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen edhe helikopterët Black Hawk, që si thotë ai, Kosova do t’i ketë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë.

    Maqedonci, në një postim në Facebook, bëri të ditur se me këtë rast kanë takuar menaxhmentin e kësaj kompanie, ku është diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Gjeneral Jasharin e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/

  • Mbyllja e komunave paralele, shefja e UNMIK-ut thotë se veprimet e njëanshme janë të rrezikshme

    Mbyllja e komunave paralele, shefja e UNMIK-ut thotë se veprimet e njëanshme janë të rrezikshme

    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se është e shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele nga Serbia në mbarë Kosovën.

    Sipas UNMIK-ut, këto veprime rrezikojnë besimin e komuniteteve ndaj autoriteteve të Kosovës.

    “Zadieh shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga Serbia në mbarë Kosovën dje, të cilat rezultuan në mbylljen e disa institucioneve, duke përfshirë zyrat postare, ndërtesat e institucioneve dhe qendrat e mirëqenies sociale. PSSP-ja është e shqetësuar për ndikimin e këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione. Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë besimin e mëtjeshëm ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre të enjten.

    Shefja e UNMIK-ut përsëriti që çështje të tilla të zgjidhen në mënyrë konstruktive.

    “Ziadeh përsërit thirrjet e saj që çështjet e pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme përpara”, thuhet në reagim.

  • Angazhohet Prokuroria dhe Policia e Kosovës për mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët në Zgjedhje

    Angazhohet Prokuroria dhe Policia e Kosovës për mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët në Zgjedhje

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

    Prokurori i Shtetit do t’i ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

  • Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

    Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

    Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka pranuar t’i bashkohet Real Madridit.

    24-vjeçari kanadez është nën presion të madh nga klubi i tij aktual, pasi Bayern nuk dëshiron ta lërë të largohet.

    Gjigantët gjermanë i kanë ofruar mbrojtësit një kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare, por Real Madrid ka besim se Davies përfundimisht do të nënshkruajë me klubin spanjoll.

    Sipas gazetës Marca, Davies i ka thënë ‘po’ Real Madridit rreth kushteve personale dhe gjithçka pritet të finalizohet me transferimin e tij falas në verë.

    Ndryshe, kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i talentuar është me klubin e Mynihut që nga janari i vitit 2019. /Telegrafi/

  • Osmani takon ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

    Osmani takon ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ekipin e  Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, raporton Ekonomia Online.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

    Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Kryesuesja Loiseau diskutuan rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj në organizimin e zgjedhjeve demokratike.

    Presidentja Osmani nëpërmes një letre të dërguar më 3 shtator 2024 Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetje të demokracisë në Kosovë dhe rikujtoi rëndësinë e misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2013. Ajo theksoi se këto janë zgjedhjet e para të rregullta sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke i dhënë një dimension të ri procesit zgjedhor në vend.

    “Në takim me znj. Loiseau, Presidentja Osmani ka ritheksuar kërkesën e bërë edhe në letrën dërguar z.Borrel, në mënyrë që ky mision të përfshijë gjithashtu një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, buxhetimin gjinor, praninë e tyre në media, si dhe trajtimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore gjatë fushatës, përfshirë dhunën në internet. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu ritheksoi kërkesën që ky Mision, të fokusohet edhe në respektimin  e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht sa i përket qasjes së tyre në vendvotime”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Presidentja vlerësoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të demokracisë dhe duhet të reflektohet në të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

    Më tej, Presidentja Osmani, bazuar në raportet e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara, përfshirë raportet e misioneve vëzhguese të BE-së, të cilat kanë konstatuar se në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur ndërhyrje të paligjshme, frikësim dhe pengim të realizimit të së drejtës për votim të lirë,  shtroi nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform  standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

  • ​Vjedhje e rëndë në Jezerc, arrestohen katër persona

    ​Vjedhje e rëndë në Jezerc, arrestohen katër persona

    Policia ka njoftuar se në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të cilat kanë ndodhur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale.

    “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se dy prej tyre kishin vjedhur në dy restorante gjësende dhe pije alkoolike të cilat më pastaj ua kishin shitur dy të dyshuarve tjerë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.