ATV

Author: G.O.

  • Putin: Nëse Trumpit nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren në 2020, s’do të kishte luftë në Ukrainë

    Putin: Nëse Trumpit nuk do t’ia kishin vjedhur fitoren në 2020, s’do të kishte luftë në Ukrainë

    Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është “i hapur për diskutime” me presidentin e SHBA, Donald Trump, për të punuar së bashku për çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe çmimet e energjisë, duke thënë se do të ishte një ide e mirë që ata të takoheshin.

    Por Putin i tha një gazetari televiziv rus se çështja e negociatave me Ukrainën është e ndërlikuar nga fakti se presidenti i saj Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që e pengon atë të zhvillojë bisedime me kreun e Kremlinit.

    Në fakt, ai vuri në dukje se aleatët e Zelenskit duhet ta detyrojnë atë të anulojë vendimin që ndalon negociatat.

    “Zelensky nuk po nxiton të ndjekë udhëzimet e sponsorëve të tij – dhe ne e dimë se ka udhëzime të tilla – për të anuluar dekretin që ka nxjerrë dhe që i ndalon negociatat. Mendoj se në fund, ata që i paguajnë paratë duhet ta detyrojnë atë ta bëjë këtë”, tha Putin.

    Putin e quajti Trumpin të zgjuar dhe pragmatik. Ai tha se nuk pret që presidenti amerikan të marrë vendime për sanksione përkundrejt Rusisë, që do të ndikojnë negativisht në ekonominë amerikane.

    “Ai nuk është vetëm inteligjent, por edhe realist. Dhe vështirë se mund ta imagjinoj se ai do të marrë vendime që do të dëmtojnë vetë ekonominë amerikane”, tha presidenti rus.

    Më tej, shefi i Kremlinit vazhdoi: “Prandaj, ndoshta, do të ishte më mirë që ne të takoheshim, bazuar në realitetet e sotme, të bisedonim me qetësi për të gjithë, për ato fusha me interes si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Rusinë. Ne jemi gati. Por, e përsëris, kjo varet në radhë të parë, natyrisht, nga vendimet dhe zgjedhjet e qeverisë aktuale amerikane”.

    Presidenti rus tha gjithashtu se “kriza në Ukrainë” në vitin 2022, viti kur Kremlini nisi pushtimin, ndoshta mund të ishte shmangur nëse Donald Trump do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Unë mund të pajtohem vetëm me (Donald Trump) se nëse ai do të kishte qenë president, nëse nuk do t’i ishte grabitur fitorja në 2020, ndoshta nuk do të kishte pasuar kriza në Ukrainë që ndodhi në 2022”, i tha ai televizionit shtetëror duke përsëritur pretendimet se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë “vjedhur” nga Joe Biden.

    “Çfarë është tipike për ekonominë ruse dhe atë amerikane? Ne jemi jo vetëm një nga prodhuesit më të mëdhenj të burimeve energjetike, por jemi edhe konsumatorët më të mëdhenj të burimeve energjetike. Dhe kjo do të thotë se si për ekonominë tonë ashtu edhe për atë amerikane, çmimet shumë të larta janë të këqija. Sepse ne duhet të prodhojmë brenda vendit, duke përdorur burimet energjetike, duhet të prodhojmë edhe mallra të tjera brenda vendit. Dhe çmimet shumë të ulëta janë gjithashtu shumë të këqija sepse minojnë mundësitë e investimeve për kompanitë e energjisë. Ka diçka që duhet të diskutojmë këtu…”, tha Putin gjithashtu për energjinë dhe kërkesën e Trump për të ulur çmimin e naftës.

    Në lidhje me qëndrimin e administratës Biden për refuzimin e negociatave me Moskën, Putin tha: “Në të vërtetë, presidenti aktual i SHBA ka bërë shumë deklarata për këtë çështje. Së pari, dua të them se Rusia nuk ka refuzuar kurrë të ketë kontakte me SHBA dhe nuk kemi faj që qeveria e mëparshme refuzoi këto kontakte”.

  • Ambasada Britanike i dhuron pajisje mijëra euroshe Policisë së Kosovës

    Ambasada Britanike i dhuron pajisje mijëra euroshe Policisë së Kosovës

    Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Kufi, ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

    Në njoftim bëhet e ditur se donacioni përmban pajisje për punë policore në terren, ku vlera e tyre është mbi 42 mijë euro.

    Një pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€, dy detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€, 68 bateri dore ndriçuese, 75 zmadhues për dokumente, 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve dhe 100 zmadhues për dokumente”.

    “Me këtë rast gjatë pranimit të këtij donacioni drejtori i departamentit për kufi ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve”, thuhet në njoftim.

    Më tej, policia tha se është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara, të cilat sipas tyre, kanë ndikuar në rritjen e profesionalizimit dhe punës sa më efikase.

  • Moti në vikend i vranët dhe me intervale me diell

    Moti në vikend i vranët dhe me intervale me diell

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas IHMK-së, gjatë të shtunës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, kurse maksimalet në mes 6 dhe 10 gradë Celsius.

    Kurse, gjatë të dielës parashihet që të ketë temperatura më të larta, ku minimalet do të lëvizin mes 1 dhe 3 gradë, kurse maksimalet e ditës nga 7 deri në 11 gradë Celsius

  • Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen deri në Mal të Zi

    Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen deri në Mal të Zi

    Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në Shqipëri.

    Epiqendra ka qenë në det, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Sipas të dhënave të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter.

    Aktualisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

  • Aksident mes katër veturave në Gllarevë, lëndohen gjashtë persona

    Aksident mes katër veturave në Gllarevë, lëndohen gjashtë persona

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë, si pasojë e të cilit gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

    Lajmine kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.

  • QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF

    QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF

    Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF është funksionalizuar tashmë në Klinikëne Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shërbim ky i cili deri tani nuk ka qenë në dispozicion për pacientet.

    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.

    Sipas QKUK-së ka interesim të madh sa I përket këtij procesi dhe se deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte. Ndërsa në muajin shkurt pritet të fillojë stimulimi I vezorëve tek rastet e para.

    “Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

  • Aktakuzë kundër boshnjakut që mori pjesë në vrasjen e tre shqiptarëve në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë

    Aktakuzë kundër boshnjakut që mori pjesë në vrasjen e tre shqiptarëve në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj J. Sh., i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    I njëjti akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve të nacionalitet shqiptar, raste të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

    “Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

    Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • ​Zogaj kërkon përgjegjësi për vonesat e lëndëve penale

    ​Zogaj kërkon përgjegjësi për vonesat e lëndëve penale

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka thënë se kohëzgjatje e trajtimit të lëndëve penale tregon për statistika të papranueshme dhe duhet të ketë përgjegjësi në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre.

    Kryesuesi Zogaj në takimin e radhës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se duhet të shikohet agjenda e gjyqtarëve dhe mos të ngarkohet ndonjëri më shumë e ndonjëri më pak.

    Ai u fokusua te vonesat për lëndë penale.

    “Kohëzgjatja e qëndrimit të këtyre rasteve, ne e dimë e gjeneron një statistikë të papranueshme të parashikimit të çështjeve, që është një shqetësim kryesor i Këshillit Gjyqësor dhe mendoj që duhet me qen edhe i komisionit, gjykatave por edhe i gjyqtarëve që janë të ngarkuar në këto çështje. Në çdo rast kur objektivisht është i pamundur trajtimi, kjo nënkupton se ne mund të kemi një justifikim por në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre, kjo nënkupton që duhet të kemi përgjegjësi dhe besoj që komisioni duhet të ketë fokus pikërisht këtë çështje…sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, unë mendoj që komisioni duhet të kaloj në një nivel jo vetëm të monitorimit por edhe të rekomandimeve serioze, profesionale, në mënyrë të veçantë duke pas parasysh kapacitetin e juaj profesional, meqenëse bëhet komision me përbërje të gjyqtarë të Supremes“, tha ai.

    Ndërkohë, drejtues të komisioneve të ndryshe, raportuan për punën gjatë vitit 2024, derisa u kërkua angazhim më i madh në monitorimin dhe arritjen e objektivave të Këshillit Gjyqësor.

  • Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit, kanë kryer sot një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare.

    KFOR-i tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

    KFOR-i shtoi se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Vazhdojnë protestat masive në Beograd

    Vazhdojnë protestat masive në Beograd

    Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë paralajmëruar tash e sa kohë.

    Grevës, përveç fakulteteve në mbarë vendin, iu bashkua dhe një pjesë e shkollave fillore dhe të mesme, shumë kompani, institucione kulturore, hoteleri, biznese të vogla, e organizata.

    Sindikatat brenda ndërmarrjeve shtetërore dhe administratat e qytetit i janë përgjigjur edhe grevës dhe po ashtu edhe disa media.

    Protestuesit janë nisur drejt qeverisë së Serbisë, ndërkohë policia po e monitoron situatën.

    Që nga shembja e një strehe të stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor ku humbën jetën 15 persona, ka nisur një valë pakënaqësie e shprehur me protesta që kanë çuar tani në grevë të përgjithshme.