ATV

Author: G.O.

  • Osmani kërkon drejtësi për qytetarët e vrarë para 25 vjetësh në Mitrovicë

    Osmani kërkon drejtësi për qytetarët e vrarë para 25 vjetësh në Mitrovicë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjetuan qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës, më 3 dhe 4 shkurt 2000. Në këtë ngjarje të tmerrshme u vranë 10 njerëz të pafajshëm.

    “Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – që u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka thënë se dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

    “Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë. Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e vrarë me 3-4 shkurt!”, thotë Osmani.

  • Aksident i rëndë te rruga ‘B’ në Prishtinë, 7 automjete të përfshira – 5 persona të lënduar

    Aksident i rëndë te rruga ‘B’ në Prishtinë, 7 automjete të përfshira – 5 persona të lënduar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë shtatë automjete.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti dha më shumë detaje.

    Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, pesë persona janë lënduar.

    “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

  • Çështja e mbeturinave, Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme

    Çështja e mbeturinave, Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme

    Çështja e mbeturinave është kthyer në një problem të madh për Komunën e Prishtinës.

    Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë shtypi.

    Ai gjatë fjalës së tij ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme sa i përket mbeturinave në kryeqytet.

    Rama ka thënë se janë angazhuar kompani private për menaxhim të mbeturinave pasi kompania “Pastrimi”, sipas tij nuk ka kapacitet ta kryejë menaxhimin e tyre e vetme.

    “Kemi angazhuar kompani private për menaxhim sepse “Pastrimi” s’ka pasur kapacitet ta bëjë menaxhimin e mbeturinave. Prej që ka ardhur, (Bekim v.j.) Brestovci gjendja është përmirësuar. Por, dikujt si duket i ka penguar, LVV-ja dhe PDK-ja me rregullore e kanë ndaluar. Gjendja kësisoj po përkeqësohet, gjendjen emergjente që e kemi shpallur do ta vazhdojmë edhe tashti”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka thënë se me këtë gjendje janë dërguar sinjale politike.

    Sipas tij, opozita në Kuvendin komunal, LVV-ja dhe PDK-ja kanë marrë vendime që bien ndesh me ligjin.

    Për gjendjen e krijuar, në Komunën e Prishtinës patën fajësuar bojkotin që punëtorët e ndërmarrjes e ndërmorën për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryeshefit të “Pastrimit”.

    Lidhur me angazhimin e privatëve në pastrimin e Prishtinës, punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar gjatë muajit nëntor.

    Me anë të kësaj proteste, rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes patën shprehur drojën se mund të mbesin pa punë.

  • Hajdari: Me marrëveshjen e EFTA-s, Kosova bëhet destinacion më i favorshëm për investime të huaja

    Hajdari: Me marrëveshjen e EFTA-s, Kosova bëhet destinacion më i favorshëm për investime të huaja

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mbajtur takim me bizneset ku është bërë prezantimi i përfitimeve nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s, raporton Ekonomia Online.

    Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari ka thënë se kjo marrëveshje është një arritje e madhe për Ekonominë e Kosovës.

    Sipas saj përfitimet e kësaj marrëveshje janë eliminimi i tarifave doganore për të gjitha produktet industriale, për shumicën e produkteve bujqësore.

    Ajo tha se marrëveshja lehtëson edhe tregtinë e shërbimeve, një sektor ku Kosova sipas saj ka treguar një arritje të jashtëzakonshme, si dhe përmes kësaj marrëveshje Kosova bëhet një destinacion më i favorshëm për investime të huaja.

    “Për të shënuar këtë arritje të madhe fal potencialit tuaj si industri në rritje, dhe gjithë ky negocimi është fal kontributi të ndërmarrësve tanë. Kjo është një arritje e madhe që konfirmon synimin dhe përkushtimin tonë për rritjen dhe integrimin e industrisë tonë në tregun ndërkombëtar, për rritjen e punësimit, rritjen e të ardhurave kombëtare, qëndrueshmërinë e shtetit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Kosova po bëhet një destinacion dinamik dhe tërheqës për investime, me mundësi rritje në sektor kyç, si prodhimi, teknologjia informative. Fal potencialit tuaj që keni ne si Kosovë nënshkruam marrëveshjen për tregtinë e mallrave dhe të shërbimeve. Kjo marrëveshje eliminon tarifa doganore për të gjitha produkte industriale, për shumicën e produkteve bujqësore përveç disa produkteve, si dhe të gjitha shërbimet që janë produkte shërbyese profesionale janë pa kuota. Se dyti nuk bëhet fjalë vetëm për tregtin e mallrave, marrëveshja lehtëson edhe tregtinë e shërbimeve një sektor ku Kosova ka treguar një arritje të jashtëzakonshme. Bizneset kosovare do të kenë më shumë hapësirë për të bashkëpunuar me shtet anëtare të EFTA-së. Së treti përmes kësaj marrëveshje Kosova bëhet një destinacion më i favorshëm për investime të huaja me një regjim fiskal konkurrues dhe një taks mbi fitimin e korporatave prej vetëm 10 për qind”, ka thënë ajo.

    Zef Dedaj, kryenegociator i delegacionit të Kosovës ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka negociuar edhe shërbimet.

    “Sa i përket produkteve industriale, të gjitha produktet do të kenë qasje të plotë në këto tregje. Ne kemi negociuar me katër oferta, si përfundim të gjitha kanë qasje të plotë dhe tarif doganore zero. Për disa produkte kemi gëzuar të drejtën të mbrojmë tarifën prej 10 për qind. Edhe të produktet bujqësore kemi arritur që të kem qasje të plotë ne tregjet e EFTA, por që disa prej tyre kanë zero tarifë doganore, e për disa do të këtë tarifë doganore. Kosova është i vetmi vend në rajon që ka negociuar edhe shërbimet”, ka thënë ai.

    Bulina Gashi, U.D Drejtore e Departamentit të Tregtisë në MINT, ka thënë se sipas marrëveshjes taksa doganore do të behët duke u eliminuar gradualisht.

    “Eliminimi gradual i taksës doganore për mallrat industriale me origjinë nga EFTA. Për periudhën 3-vjeçare, detyrimi doganor ulet progresivisht nga 7% në 3% dhe hiqet plotësisht në vitin e dytë. Për periudhën 5-vjeçare, ulja bëhet nga 8% në 6%, 4%, 2% dhe hiqet plotësisht në vitin e pestë. Kjo qasje graduale lejon industrinë të adaptohet me ndryshimet e reja. Sektorët: Metale baze dhe artikujt prej tyre. Mobilerite. Plastik gome dhe artikujt prej tyre. Tekstil dhe artikuj tekstili. Letër dhe artikujt prej letre”, ka thënë ajo.

    Haki Huruglica, zyrtar i lartë për Koordinim të Politikave në MINT, ka shpjeguar më detaje për secilin vend të EFTA-së se si do të mund të eksportohen produkte ushqimore në këto vende.

    “Eksportet në Zvicër dhe Lihtenshtajn, nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, shumica e produkteve bujqësore dhe ushqimore do të mund të eksportohen në këto dy vende, pa paguar tatimin doganor. Përjashtim nga ky lirim bëjnë: mishi dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit, jashtë kuotave të përcaktuara, produktet bulmetore dhe produkte të ngrënshme me origjinë prej kafshëve,  zarzavatet(perimet) e ngrënshme, jashtë kuotave të përcaktuara”, tha ai.

    Huruglica tha se eksportet në Norvegji, nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, shumica e produkteve bujqësore dhe ushqimore do të mund të eksportohen në Norvegji, pa paguar tatimin doganor.

    “Përjashtim nga ky lirim bëjnë: mishi dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit; produktet bulmetore dhe produkte të ngrënshme me origjinë prej kafshëve; perimet e freskëta brenda periudhave të caktuara të vitit; ushqimet e përgatitura prej mishit. “Eksportet në Islandë, nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, shumica e produkteve bujqësore dhe ushqimore do të mund të eksportohen në Islandë, pa paguar tatimin doganor. Përjashtim nga ky lirim bëjnë mishi dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit; produktet bulmetore dhe produkte të ngrënshme me origjinë prej kafshëve, ushqimet e përgatitura prej mishit”, ka thënë ai.

    EFTA (European Free Trade Association) është Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë dhe përbëhet nga katër shtete anëtare Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

    Këto vende nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por kanë marrëveshje të ndryshme tregtare me BE-në dhe mes vete.

  • Mbi 10 tërmete në orë, çfarë po ndodh në Greqi?

    Mbi 10 tërmete në orë, çfarë po ndodh në Greqi?

    Dridhjet sizmike janë intensifikuar, duke arritur deri në 10 tërmete në orë (me deri në 12 lëkundje të regjistruara mes orës 2 dhe 3 të mëngjesit të sotëm), në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.

    Gjatë periudhës nga ora 09:36 deri në 10:26, u regjistruan pesë tërmete me magnitudë mbi 4 ballë, më i forti duke arritur magnitudën 4.7 në orën 10:26, me epiqendër 20 kilometra në jugperëndim të Arkesinit në Amorgos.

    Kjo ka shkaktuar shqetësim edhe në Turqi, ku sizmologët kanë paralajmëruar banorët e zonave bregdetare si Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë të kujdesshëm për mundësinë e një cunami.

    “Sekuenca sizmike që po zhvillohet në veri të Santorinit ka një origjinë tektonike, e cila u shkaktua nga një aktivitet vullkanik që ka filluar më 2 gusht 2024. Ky është një fenomen i vazhdueshëm në kompleksin vullkanik Thira-Koloumbo, i cili po monitorohet dhe po merren masa për të përballuar skenarë të mundshëm,” tha Athanasios Ganas, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

    Ganas shtoi se mund të ketë një seri pasgoditjesh me magnitudë deri në 4.7, ose mund të ndodhë një tërmet më i fortë që mund të shkaktojë një cunami dhe shpërthim vullkanik. Ai tha se po përgatiten për të dy skenarët dhe po monitorojnë situatën.

    Në Anafi, një nga ishujt e prekur, nënkryetari i bashkisë tha se banorët po kalojnë momente të vështira për shkak të tërmeteve të vazhdueshme. “Dëgjojmë një gjëmim dhe pas tij një lëkundje, çdo 5-10 minuta kemi një tërmet,” tha ai. Megjithatë, ai shtoi se ata po ruajnë qetësinë, duke theksuar se “kemi gurë më të fortë se Santorini.”

    Në vazhdim të aktivitetit sizmik, video të ndryshme nga banorë të zonave bregdetare të Turqisë, si Izmiri, kanë shpërndarë pamje ku duket se ujërat janë tërhequr, duke krijuar pyetje nëse ky fenomen ka lidhje me aktivitetin sizmik në Cikladet.

  • Sekuestrohen 6 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

    Sekuestrohen 6 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

    Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

    Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi ata kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

    Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

    Kështu në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

    Ndërkaq aktivitetet policore kanë vazhduar edhe në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.

    Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3555 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

  • Gjendet një predhë artilerie në Ferizaj, FSK-ja bën deminimin e saj

    Gjendet një predhë artilerie në Ferizaj, FSK-ja bën deminimin e saj

    Një person ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:44, në Ferizaj.

    Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

    “Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë artilerie)”, thuhet në raport.

  • Izmir Zeqiri kërcënohet përsëri përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit që e ka kërcënuar

    Izmir Zeqiri kërcënohet përsëri përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit që e ka kërcënuar

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale për herë të katërt nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Zeqirit, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.

    “Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njejti kriminel për herë të katert. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Heronjtë dhe figurat historike të Popullit Shqiptar”.

    Zeqiri ka theksuar se ky person, i cilësuar nga ai si “frikacak”, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.

    Kryetari i Komunës ka kërkuar që organet përkatëse të merren me këtë çështje dhe të sigurojnë mbrojtjen e tij dhe të nderit të popullit shqiptar, duke e denoncuar këtë veprim në përputhje me ligjin.

  • Netanyahu në Uashington për bisedimet e armëpushimit në Gaza

    Netanyahu në Uashington për bisedimet e armëpushimit në Gaza

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të fillojë sot bisedimet për ndërmjetësimin e një faze të dytë të armëpushimit me Hamasin, tha zyra e tij, ndërsa ai viziton administratën e re Trump në Uashington.

    Përpara largimit të tij, Netanyahu u tha gazetarëve se do të diskutonte “fitoren mbi Hamasin”, pa përcaktuar se çfarë do të thotë kjo në terma praktike, duke luftuar me Iranin dhe duke liruar të gjithë pengjet kur të takohet me Presidentin e SHBA të martën.

    Ky do të jetë takimi i parë i Trump me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, një prioritet që Netanyahu e quajti “tregim”.

    “Unë mendoj se është një dëshmi e forcës së aleancës izraelito-amerikane,” tha ai përpara se të hipte në fluturimin e tij.

    Ai u mirëprit në kryeqytetin amerikan të dielën mbrëma nga ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili theksoi se takimi i ardhshëm Trump-Netanyahu do të forcojë “aleancën e thellë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të rrisë bashkëpunimin tonë”.

    Zyra e Netanyahut tha se ai do të fillonte diskutimet me të dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff të hënën mbi kushtet për fazën e dytë të armëpushimit.

    Faza fillestare, 42-ditore e marrëveshjes do të përfundojë muajin e ardhshëm. Faza tjetër pritet të mbulojë lirimin e robërve të mbetur dhe të përfshijë diskutime për një fund më të përhershëm të luftës së Izraelit në Gaza.

  • Në Prishtinë e Fushë Kosovë dyshohet për dy raste të dhunimit, arrestohen tre persona

    Në Prishtinë e Fushë Kosovë dyshohet për dy raste të dhunimit, arrestohen tre persona

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunimit, njëra në Fushë Kosovë dhe tjetra në Prishtinë.

    Sipas raportit, një person është arrestuar pasi më 31.01.2025 rreth orës 16:00 kishte kryer veprën  “Dhunim”, i njëjti vendim të prokurorit është liruar.

    “Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Ndërsa rasti tjetër siç thuhet në raport ka ndodhur dielën rreth orës 13:00 në Prishtinë.

    Në raport bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.