ATV

Author: G.O.

  • Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

    Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

    Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave për importet amerikane si kundërpërgjigje.

    Kina tha se do të vendoste tarifa prej 15 për qind për qymyrin amerikan dhe gazin natyror të lëngshëm, si dhe tarifa prej 10 për qind për naftën e papërpunuar, makineritë bujqësore dhe disa lloje makinash.

    Masat amerikane përfshijnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha mallrat kineze, të cilën Presidenti Donald Trump e shpalli në një përpjekje për të ushtruar trysni mbi Kinën që të ndërmarrë veprime për të parandaluar kontrabandën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara.

    Qeveria amerikane e ka identifikuar Kinën si një burim kryesor të kimikateve të përdorura nga kartelet meksikane të drogës për të prodhuar fentanil.

    Kina ka thënë se ka ndërmarrë hapa për të goditur industrinë dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

    “Shpresoj që Kina do të ndalojë së dërguari fentanil dhe nëse jo, tarifat do të rriten ndjeshëm”, tha Presidenti Trump.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, tha të hënën se Presidenti Trump do të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping në ditët në vijim.

    Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25 për qind për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

  • Mbi 60 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

    Mbi 60 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

    Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

    Por, pavarësisht kësaj, nga komuna kanë deklaruar se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve.

    Kjo çështje u ngrit në opinionin publik pas ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë vdiqën tragjikisht si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër në këtë fshat.

    Objekti i rrënuar, që u bë vend i kësaj tragjedie, ishte i braktisur që pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999.

    Deri në atë kohë kishte qenë dyqan ushqimor.

    Duke qenë në pronësi private, komuna nuk ka pasur kompetenca të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me objektin.

    Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

  • Kërkohen masa urgjente për qentë endacakë, Huruglica: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

    Kërkohen masa urgjente për qentë endacakë, Huruglica: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë

    Ish-kryeshefja e infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Fetije Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në kryeqytetin e Kosovës.

    Përmes një postimi Facebook, ajo ka bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

    “Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet.

    Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike”, ka shkruar Huruglica.

    Huruglica ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qensh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

  • Dyshohet se e rrahu një grua, arrestohet shtetasi turk në Prizren

    Dyshohet se e rrahu një grua, arrestohet shtetasi turk në Prizren

    Policia ka arrestuar një shtetas turk të hënën në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se, pas ndodhisë së rastit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

    Në raport gjithashtu thuhet se pas raportimit të rastit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke e arrestuar të dyshuarin, i cili më pas, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Policia e ka cilësuar rastin si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.

  • Gjendet një raketahedhës në kufiri me Serbinë, Elshani: Deri tani nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar

    Gjendet një raketahedhës në kufiri me Serbinë, Elshani: Deri tani nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar

    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në zonën kufitare me Serbinë kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64 milimetra.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

    “Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës”, tha Elshani.

    Sipas tij deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

  • Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, mbyllet më 5 shkurt

    Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, mbyllet më 5 shkurt

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00.

    Sipas njoftimit nga KQZ regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Lansohet një shërbim i ri tek eKosova, vlen për fermerët

    Lansohet një shërbim i ri tek eKosova, vlen për fermerët

    Platforma eKosova ka lansuar një shërbim të ri.

    Bëhet fjalë për shërbimin e ri nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë “Certifikata dhe aneksi i regjistrimit të fermerit në regjistrin elektronik të fermerëve”.

  • Tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Një tërmet me magnitudë 3.2 ka ndodhur sot në Maqedoninë Veriore.

    Epiqendra e tërmetit ishte afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri.

    Sipas informacioneve fillestare të Klan Maqedonia, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash.

    Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë.

    Tërmeti është regjistruar në orën 01:50.

  • Trumpi e nënshkruan zyrtarisht urdhrin për postin e ri të Grenellit në Administratë

    Trumpi e nënshkruan zyrtarisht urdhrin për postin e ri të Grenellit në Administratë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për emërimin e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në pozitën e emisarit të ShBA-së për Misione të Posaçme.

    Trump e lavdëroi Grenellin për rolin e tij në në lëshimin në Kaliforni, vendim që u mor për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

    “Ric, është njeri i mirë”, tha ndër të tjera Trump teksa nënshkruante vendimin.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për emërimin e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në pozitën e emisarit të ShBA-së për Misione të Posaçme.

    Trump e lavdëroi Grenellin për rolin e tij në në lëshimin në Kaliforni, vendim që u mor për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

    “Ric, është njeri i mirë”, tha ndër të tjera Trump teksa nënshkruante vendimin.

  • Shqiptohen mbi një mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë

    Shqiptohen mbi një mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1708 gjoba në trafik.

    Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 29 me dëme materiale.

    Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 11 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.