ATV

Author: G.O.

  • 52 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    52 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 176 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsej 52 aksidente, 21 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 31 vetëm me dëme materiale.

  • Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Pas ndeshjes së djeshme Ballkani-Feronikeli ’74 (1-1), elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 21-të.

    Drita para tifozëve të saj pret Suharekën, sfidë kjo që pritet të prodhoj një duel interesant.

    Ndeshje tejet e rëndësishme pritet të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi i bën ‘konka’ Malishevës.

    Kjo xhiro do të mbyllet me dy ndeshjet tjera Dukagjini-Gjilani dhe Ferizaj-Prishtina që luhen nesër (e diel).

  • Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, shumica e viktimave janë gra

    Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, shumica e viktimave janë gra

    Policia e Kosovës ka raportuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit.

    Shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra.

    Më poshtë raporti i policisë nga këto raste:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Gllogoc 20.02.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Podujevë 05.01.2025-23:50. Më datë 21.02,2025, është raportuar se viktima femër kosovare, ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar.

    · Gllogoc 21.02.2025 – 15:00.Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

    · Fushë Kosovë 21.02.2025-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Pejë 21.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Pejë 21.02.2025-18:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Pejë 21.02.2025-21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjakovë 21.02.2025-18:00. Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhune psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit,. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Mitrovicë Veri 21.02.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Të dhënat e fundit nga KQZ: Kurti afër 300 mijë votave, Hamza shkon në mbi 160 mijë, Abdixhiku nën 130 mijë

    Të dhënat e fundit nga KQZ: Kurti afër 300 mijë votave, Hamza shkon në mbi 160 mijë, Abdixhiku nën 130 mijë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 99.96% të votave të kandidatëve për deputetë, përmes një përditësimi të vonë natën mbrëma.

    Nga përditësimi i ri, janë rritur numrat e votave të liderëve kryesorë dhe kandidatëve për kryeministër të të gjitha partive.

    I pari i VV-së, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290,729 vota.

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164368 vota.

    Ndërsa kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, deri më tani ka 93206 vota.

    I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126280 vota.

    Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.

    Për të parë numrin e votave për të gjithë kandidatë për deputetë nga të gjitha partitë, klikoni në linkun KËTU.

    Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se sot ka përfunduar numërimi i votave të kandidateve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.

  • Ushtria izraelite pret që Hamasi të lirojë sot gjashtë pengjet izraelitë nga dy vende të veçanta në Gaza

    Ushtria izraelite pret që Hamasi të lirojë sot gjashtë pengjet izraelitë nga dy vende të veçanta në Gaza

    Ushtria izraelite pret që Hamasi të lirojë gjashtë pengjet izraelitë nga dy vende të veçanta në Gaza duke filluar nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale, raporton Times of Israel të ketë thënë një zyrtar i mbrojtjes.

    Hamasi fillimisht do të lirojë pengjet nga Rafah jugor të Gazës dhe më pas nga Nuseirat në qendër të Rripit.

    Zyrtari thotë se mund të ketë vonesa.

    Gjashtë pengjet do të merren nga Kryqi i Kuq tek trupat IDF në Rripin e Gazës, thuhet në raport.

    Nga atje, trupat do t’i shoqërojnë ata në një strukturë ushtarake pranë Re’im për një kontroll fillestar dhe për t’u takuar me anëtarët e familjes përpara se të transportohen me avion në spitalet Sourasky dhe Rabin në Izraelin qendror.

    Al Jazeera raporton se dy nga pengjet do të lirohen në Rafah, ndërsa katër të tjerët do të lirohen në Nuseirat.

  • Hajnat vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi në Graçanicë

    Hajnat vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi në Graçanicë

    Një burrë ka raportuar në polici, se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Graçanicë ku dhe dyshohet se kanë vjedhur 20 mijë euro të gatshme dhe një revole me leje.

    Policia ende nuk ka arrestuar të dyshuarit, derisa rasti është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit mbeten në arrati

    Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit mbeten në arrati

    Një incident i rëndë u shënua orët e mbrëmjes e së premtes në lagjen Dardania në Prishtinë, ku pas disa të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur. I njëjti u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ku po vazhdon trajtimin e tij.

    Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”, teksa ka bërë të ditur se të dyshuarit janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Ndërkohë për rastin, dhanë detaje edhe nga Klinika Emergjente e QKUK-së, ku është bërë e ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

    Sipas mjekut kujdestar, Agron Çitaku, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

  • Përfundon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja del me njoftim

    Përfundon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja del me njoftim

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave është përmbyllur në të gjitha qendrat e numërimit.

    Në njoftim thuhet se KQZ ka deklaruar se është ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025. Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital. Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Gjatë kësaj kohe, KQZ ka bërë të ditur se të bëjë edhe përditësimin në faqen e tyre zyrtare https://rezultatet2025.net/
  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, me shpejtësi prej 8-26 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C.

  • Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një person të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një person të plagosur

    Një person dyshohet të ketë mbetur i plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

    Lajmi në përditësim…