ATV

Author: G.O.

  • Ambasadori Hargreaves: Britania i qëndron pranë dëshirës për të punuar me Kosovën për anëtarësim në NATO

    Ambasadori Hargreaves: Britania i qëndron pranë dëshirës për të punuar me Kosovën për anëtarësim në NATO

    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

    Këtë qëndrim ai e dha në një opinion të publikuar në Koha, ndërsa flet për sfidat e sigurisë në Europë.

    ”NATO ka bërë zotim afatgjatë ndaj Ukrainës se është në rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit, siç është rënë dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin që shkoi”.

    ”Ne qëndrojmë pranë këtij zotimi, ashtu siç qëndrojmë pranë dëshirës sonë për të punuar me Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit eventual në NATO”, thekson ai ndër tjera.

    Tutje ai ka vlerësuar lartë edhe angazhimet e Kosovës, në mbështetjen e rezistencës së Ukrainës nga lufta ruse.

    ”Ne jemi krenarë që po bashkëpunojmë me Kosovën për të mbështetur rezistencën e Ukrainës”.

    ”Kontingjenti më i fundit i instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nis për në Mbretërinë e Bashkuar muajin që shkoi, për t’u bërë pjesë e programit për trajnimin e ushtarëve ukrainas”.

    ”Shumë po bëjnë shumë, por të gjithë ne duhet të bëjmë më shumë.

    ”Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një neveri të thellë ndaj pushtimit të Ukrainës, një kuptim të përbashkët të implikimeve të mosveprimit, si dhe vendosmërinë për të siguruar që Putin të mos fitojë”.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, njeriut që nuk u ndal kurrë në kërkim të drejtësisë për të zhdukurit

    Sot i jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, njeriut që nuk u ndal kurrë në kërkim të drejtësisë për të zhdukurit

    Sot i jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, njeriut që nuk u ndal kurrë në kërkim të drejtësisë për të zhdukurit

    Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili u nda nga jeta të hënën, do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.

    Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.

    Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.

  • Fundi i marsit vlerësohet si kohë kur Kosova mund të themelojë institucione të reja

    Fundi i marsit vlerësohet si kohë kur Kosova mund të themelojë institucione të reja

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    30 ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, presidentja mund të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit.

    Në mbledhjen e parë, duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

    Të gjitha këto procedura vlerësohet se mund të përfundojnë deri në fund të muajit të ardhshëm dhe Kosova t’i ketë institucionet e reja.

    Optimist se konstituimi i Kuvendit mund të ndodhë në mars është politologu Erblin Hoxha, i cili madje përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje. Por me rezultatet aktuale ajo nuk i ka 61 deputetë për formim të kabinetit të ri qeveritar.

  • Ndërtimi i një nënkalimi nga Veterniku në drejtim të Kalabrisë për të lehtësuar trafikun, një premtim i papërmbushur

    Ndërtimi i një nënkalimi nga Veterniku në drejtim të Kalabrisë për të lehtësuar trafikun, një premtim i papërmbushur

    PËRGATITI: BESMIRE KLUNA

    Për ta liruar komunikacionin e ngarkuar në Prishtinë, pushteti aktual i saj kishte premtuar ndërtimin e një nënkalimi që do të lidhje lagjet Veterrnik e Kalabri.

    Mirëpo ky projekt mbeti vetëm premtim dhe punët në ndërtimin e tij nuk nisen asnjëherë.

    Megjithatë nga opozita këtë plan e konsideron krejtësisht të parealizueshëm.

    ‘Premtojnë sene të pa realizueshme, aty ka prona private ku ka premtu ai ka bllokim të qytetit, boll e ka blloku qytetin veq edhe me atë premtim që e ka dhënë ai është e pa realizueshm. Kryetari Rama edhe LDK kanë vazhdu edhe në fushatën e kalume me jap qesi premtime koti’’, tha asamblisti i LVV-së, Petrit Reçica.

    Në anën tjetër nga Komuna e Prishtinës nuk janë deklaruar për ATV-në lidhur me këtë.

    Sipas Institutit GAP Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, nga 1.816 premtime rreth 765 i ka përfunduar, 326 i ka vetëm të filluara, 304 janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 421 ende nuk kanë filluar.

  • Kosova është ende larg anëtarësimit në Zonën e Pagesave Vetëm me Euro, e njohur si SEPA

    Kosova është ende larg anëtarësimit në Zonën e Pagesave Vetëm me Euro, e njohur si SEPA

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Banka Qendrore e Kosovës është ende larg anëtarësimit në Zonën e Pagesave Vetëm me Euro, e njohur si SEPA.

    SEPA është nismë gjithë -evropiane, e themeluar në vitin 2008, për të thjeshtësuar, përshpejtuar dhe harmonizuar pagesat elektronike, duke ulur sa më shumë kostot. E deri më tani, BQK ka arritur të bëjë para-aplikimin në Komisioni Evropian për anëtarësim në këtë sistem dhe është në pritje të vlerësimit.

    Por pengesë drejt avancimit del të jetë edhe shqyrtimi i disa ligjeve nga Gjykata Kushtetuese që prekin direkt BQK-në siç është Ligji për Bankat dhe ai për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

    Interpretim të gjykatës për këto ligje kishte kërkuar PDK-ja qysh nga dhjetori i vitit të kaluar.

    “Presim që Kosova të marrë edhe vlerësimet preliminare rreth nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe teknike për anëtarësim në SEPA. Kjo megjithatë është jashtë ndikimit të BQK-së. Sigurisht, hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve do të mundësonte përmbylljen e këtij procesi preliminar dhe përgatitjen e aplikacionit përfundimtar”, deklaruan nga BQK-ja.

    Por njohës të procesit megjithatë thonë se BQK-ja duhet të bëjë më shumë.

    Sipas, Skënder Krasniqit nga Dhoma e Afarizmit përftimet e Kosovës nga anëtarësimi në SEPA do të ishin të mëdha, sidomos në uljen e kostos së remitencave dhe shkëmbimit tregtar me vendet evropiane.

    SEPA mund të zbatohet edhe në vendet joanëtare të Bashkimit Evropian duke unifikuar pagesat ndërkufitare dhe duke i kursyer rajonit 500 milionë euro brenda një viti.

     

  • KQZ-ja ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

    KQZ-ja ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

    PËRGATITI: ALMA HYSENAJ

    Të premten vonë, ka përfunduar edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Njëkohësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar edhe verifikimi i votave për subjektet politike.

    Pas publikimit të këtyre rezultateve partia deri më tani në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.90 për qind të votave. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave.

    Ndërkaq, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë 7.46 për qind të votave në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. E Lista Serbe renditet e pesta me 4.60 për qind të votave.

    Nga përditësimi i fundit i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, kanë ndryshuar edhe numrat e votave të kandidatëve për kryeministër.

    I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deri me tani ka marrë 290 mijë e 729 vota. Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza, ka marrë 164 mijë e 368 vota. I pari i LDK-së, dhe njëherësh kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka 126 mijë e 280 vota. Kurse, kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përditësimin e fundit të bërë nga KQZ, ka 42658 vota.

    Ditët në vazhdim, sipas KQZ-së pritet të fillojë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë votave nga diaspora.

    Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova i ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë, më 2008. E dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind.

  • Mbahet turneu memorial në nderim të prokurorit Enver Krasniqi

    Mbahet turneu memorial në nderim të prokurorit Enver Krasniqi

    PËRGATITI: EGZONA MEMA

    Togat e gjykatores i zëvendësuan me fanella futbolli.

    Me dhjetëra prokurorë u bënë bashkë për një lojë në kuadër të Turneun Memorial kushtuar prokurorit të ndjerë, Enver Krasniqi.

    “Një njeri që kishte integritet, ka lënë gjurmë të pashlyera, një pasionant i futbollit, andaj ky ishte qëllimi në nder të kujtimit të të ndjerit” tha kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

    Organizime të këtilla me ç’rast do të vlerësohet kontributi i ish-kolegut planifikohen edhe për të ardhmen.

    “Njeri i përkushtuar për drejtësi, diçka që është e mirë për familje, ne do organizojmë çdo vit për të kujtuar jetën e Enver Krasniqit”, shtoi tutje Isufaj.

    Prokurori Enver Krasniqi, kishte vdekur në mars të vitit 2021 nga një sulm në zemër pikërisht duke luajtur futboll.

    Prokurorët që morën pjesë në këtë turnir ishin ata të Prokurorive Themelore, Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit.

  • Ndonëse ishte paraparë të përfundojë në vitin 2025, ndërtimi i objektit të ri të QKMF në Shtime as nuk ka filluar të ndërtohet

    Ndonëse ishte paraparë të përfundojë në vitin 2025, ndërtimi i objektit të ri të QKMF në Shtime as nuk ka filluar të ndërtohet

    PËRGATITI: BESMIRE KLUNA

    Dy vjet më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Vlera e projektit ishte 1 milion e 250 mijë euro dhe afati për përfundimin e punimeve ishte caktuar viti 2025.

    Mirëpo, dy vjet pas objekti i ri nuk ka filluar të ndërtohet. Derisa objekti i ri vlerësohet tejet i nevojshëm, për mosnisjen e punimeve faji i është lënë Ministrisë.

    ‘’Na I kemi fillu procedurat cilat janë lyp neve si QKMF takime në Ministri të Shëndetësisë me zyrtarë të cilët janë marrë me këtë punë, u kanë plani mu nda vendi edhe planin e ka hartu Ministria për ndërtimin qysh ka mu ndërtu, vendi ka qenë agjensionin pyjor të Kosovës me vendimin e re të Kryeministrit ajo është dal kompetencë direkte prej agjensionit pyjor të Kosovës në kompetencë të Kryeministrit. Në agjensinë e Menaxhimit Emergjent kem lyp pëlqim, në Kompaninë Rajonal Ujësjellësit Prishtinë, e kemi pëlqimin prej KEDS-it, e kemi marrë pëlqimin prej KRM ‘’Pastrimi’’ Ferizaj’’, deklaroi drejtori i QKMF-së në Shtime.

    Por opozita në Shtime e fajëson edhe pushtetin lokal.

    Por Nga Komuna e Shtimes askush nuk deshi të deklarohej për cështjen.

    Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë për ATV-në tha se se ngecjet me të mëdha nga aspekti kohor për këtë projekt janë shkaktuar në fazën e tenderimit për projektim me ç ‘rast dy herë kishte ankesa ndaj lëndës në Organin Shqyrtues të Prokurimit.‘’Për realizimin e këtij projekti të ri ndërtimor, para fillimit të ndërtimit janë realizuar shumë aktivitete dhe parakushte teknike e procedurale, siç janë: Plani i veprimit, analiza e Fizibilitetit, Hartimi i Detyrës Projektuese, tenderimi dhe kontraktimi i kompanisë për hartimin e projektit, Pëlqimi për lokacionin, pëlqimet komunale, Leja ndërtimore, etj. Objekti i QKMF dhe Shërbimi i Urgjencës, është projektuar dhe është punuar dokumentacioni investivo-teknik për projektin zbatues, Siç theksuam, më datën 20 janar pritet të bëhet hapja e ofertave, pastaj procedurat rreth vlerësimit të ofertave, shpallja e fituesit, afatet ankimore dhe presim që në kohen me optimale të kontraktohet kompania punë kryese. Ekipi menaxhuese ka dhëne disa vërejtje për plotësim dhe me datën 30.08.2024 është pranuar projekti I QKMF ne Shtime’’, u përgjigjen nga ministria e Shëndetësisë.

    Vlera përfundimtare e punëve rreth projektit, e tenderuar sipas projektit final nga projektuesi është mbi 3 milionë euro.

  • Rruga ‘Lah Nimani’ në Mitrovicë vazhdon të mbetet e paqarkullueshme për qytetarët, parkohen veturat

    Rruga ‘Lah Nimani’ në Mitrovicë vazhdon të mbetet e paqarkullueshme për qytetarët, parkohen veturat

    PËRGATITI: DIELLËZA KRASNIQI

    Lëvizjen e lirë nëpër rrugën ‘Lah Nimani’ të Mitrovicës qytetarëve po ua pamundësojnë veturat qe parkohen pa vend. Lehtë lëvizet vetëm në sheshin e Mitrovicës.

    Në hall nga veturat e parkuara pa vend janë edhe qytetarë në pjesë të tjera të qytetit cilët thonë që me rastin duhet të merret komuna.

    Por, Komuna thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës e cila shpesh aktivizohet për lirimin e rrugës.

    Vitin e kaluar Komuna ka investuar ne shenjëzim të rrugës dhe ndriçim.

  • Barbano: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por ende e brishtë

    Barbano: Situata e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por ende e brishtë

    Gjendja aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por mbetet e brishtë, tha kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, duke theksuar se prioritet i misionit që ai drejton është siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    “Në përputhje me rolin që kemi, ne mbetemi vigjilentë dhe monitorojmë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë”, tha Barbano, duke kujtuar se EULEX-i ka kapacitetin ekzekutiv si “përgjigje e dytë e sigurisë” në Kosovë, në përputhje me një mekanizëm tre nivelesh sipas të cilit e para është Policia e Kosovës dhe e treta është KFOR-i.

    Ai ka deklaruar se, me qëllim të vetëdijesimit të situatës dhe monitorimit të vazhdueshëm të çdo zhvillimi të sigurisë, njësia policore dhe njësia policore rezervë e EULEX-it po kryejnë patrullime mobile 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

    “Ne po punojmë në koordinim të ngushtë me aktorë të tjerë të sigurisë në terren për të qenë të gatshëm të ndërhyjmë, nëse është e nevojshme, për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në rastet e trazirave civile,” tha Barbano.

    I pyetur për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc vitin e kaluar dhe rastin Banjska në vitin 2023, Barbano u përgjigj se EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare i marrin jashtëzakonisht seriozisht incidentet dhe hetimet përkatëse.

    “Dëshiroj të kujtoj se BE-ja ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të ashpër dhe ka shprehur nevojën që hetimet të përfundojnë shpejt dhe të gjithë autorët të mbahen përgjegjës. Megjithatë, që nga rregullimi i mandatit tonë në vitin 2018, EULEX-i nuk ka kryer asnjë hetim penal. Roli ynë është i fokusuar kryesisht në monitorimin e fortë të trajtimit të rasteve nga autoritetet e Kosovës në zinxhirin e sistemit të drejtësisë penale,” tha Barbano.