ATV

Author: G.O.

  • Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka zhvilluar telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama derisa ku ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

    Në fokus të bisedës, sipas postimit të presidentit ukrainas në “X”, ishin projektet e përbashkëta, perspektivat e bashkëpunimit dhe iniciativat diplomatike evropiane.

    Zelensky theksoi rëndësinë e pranisë së Evropës në çdo vendim që lidhet me kontinentin dhe me Ukrainën.

    Presidenti ukrainas vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë dhe theksoi domosdoshmërinë e unitetit evropian në përballje me sfidat aktuale të sigurisë.

  • Arrestohen pesë të dyshuar në rajonin e Pejës që po planifikonin vrasje

    Arrestohen pesë të dyshuar në rajonin e Pejës që po planifikonin vrasje

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj dy viktimave në Pejë.

    “Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë.

    Sipas një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar armë, përfshirë: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

    Përgjatë operacionit policor është thënë të jetë sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike, telefona celularë si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

  • Trump thotë se Zelensky dhe Putin “të bashkohen” për t’i dhënë fund luftës

    Trump thotë se Zelensky dhe Putin “të bashkohen” për t’i dhënë fund luftës

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.

    “Mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pas betimit të Howard Lutnickut si Sekretar amerikan i Tregtisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    “Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që Rusia e kërkon atë”, ka thënë Trump, duke iu referuar një takimi për luftën në Ukrainë, që është mbajtur këtë javë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite.

    Trump ka thënë, po ashtu, se nuk do të shkojë në Moskë më 9 maj për të shënuar përvjetorin e dhënies fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe se Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për minerale me Ukrainën.

    “Jemi afër dhe mendoj se ata e duan këtë”, ka thënë Trump. “Është e rëndësishme, është marrëveshje e madhe”, ka thënë ai.

    Tri burime anonime, të afërta me zhvillimet, kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se në diskutim e sipër të marrëveshjes për mineralet, Uashingtoni e ka përdorur argumentin për mundësinë e tërheqjes së sistemit Starlink të Elon Muskut, mbi Ukrainë, nëse nuk arrihet pajtueshmëri.

    Darya Kalenyuk, drejtore ekzekutive e Qendrës së Kievit për veprim kundër korrupsionit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi është jetik për mbrojtjen e Ukrainës.

    “Përmes tij ofrohet qasje në internet në vijën e frontit, është shumë e vështirë të luftohet pa qasje në Starlink”, ka thënë Kalenyuk.

    Ukraina ka depozita të 117 prej 120 mineraleve dhe metaleve më të përdoruara në botë.

    Qasja në këto resurse mund të kapë vlerën e trilionë dollarëve në total.

    Trump është duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka zhvilluar biseda të ndara me të dy liderët.

    Duke folur për marrëveshjen për mineralet, Zelensky ka thënë se shpreson që do të arrihet diçka e drejtë.

    “Kjo është një marrëveshje që mund të rrisë vlerën e marrëdhënies tonë, dhe gjëja kryesore është t’i analizojmë hollësitë, që të mund të funksionojë”, ka thënë ai dy ditë, pasi Trump e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “diktator” që rrezikon të humbë shtetin e tij nëse “nuk vepron shpejt”.

    Në adresimin e tij më 21 shkurt, Zelensky ka thënë se ka biseduar në telefon me liderë të disa vendeve evropiane.

    “Evropa duhet dhe mund të bëjë shumë më shumë për të garantuar që paqja do të arrihet”, ka thënë ai, pas bisedave me liderë të Gjermanisë, Polonisë, Suedisë, Republikës Çeke, Luksemburgut, Sllovenisë dhe Kroacisë.

    Ai ka thënë se do të jetë e mundshme që të arrihet përfundimi i luftës, pasi Ukraina dhe partnerët në Evropë kanë “propozime të qarta”.

    “Mbi këtë bazë, ne mund të garantojmë zbatimin e strategjisë evropiane, dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet bashkë me Amerikën”, ka thënë mes tjerash ai./REL

  • Trump shkarkon gjeneralin e lartë amerikan CQ Brown

    Trump shkarkon gjeneralin e lartë amerikan CQ Brown

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra kryetarin e shefit të Shtabit të Përbashkët, CQ Brown, oficerin më të lartë në vend, si pjesë e një ndryshimi të madh të lidershipit të lartë ushtarak.

    “Dua të falënderoj gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vendin tonë,” postoi Trump në rrjetet sociale. Ai tha se pesë oficerë të tjerë të lartë po zëvendësoheshin gjithashtu, raporton BBC.

    Gjenerali Brown ishte oficeri i dytë me ngjyrë që mbajti këtë post, mbajtësi i të cilit këshillon presidentin dhe sekretarin e mbrojtjes për sigurinë kombëtare.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth kishte thënë më parë se gjenerali Brown duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij “të zgjuar” në diversitetin, barazinë dhe programet e përfshirjes në ushtri.

    Më vonë të premten, Hegseth njoftoi shkarkimin e dy oficerëve të lartë të tjerë: Shefit të Operacioneve Detare Adm Lisa Franchetti dhe Zëvendës Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore Gjeneral Jim Slife.

    Adm Franchetti ishte gruaja e parë që drejtoi Marinën e SHBA.

    Të tre oficerët e lartë të hequr të premten u emëruan nga paraardhësi i Trump, Joe Biden.

    Hegseth tha në një deklaratë: “Nën Presidentin Trump, ne po vendosim udhëheqje të re që do të përqendrojë ushtrinë tonë në misionin e saj kryesor të parandalimit, luftimit dhe fitimit të luftërave”.

    Trump tha se do të emëronte Gjeneralin e Forcave Ajrore Dan Caine – një pilot karriere F-16 i cili së fundmi shërbeu si drejtor i asociuar i CIA-s për çështjet ushtarake – si kryetarin e ri të shefave të përbashkët të shtabit.

  • ​Formimi i qeverisë së re, eurodeputeti austriak kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike

    ​Formimi i qeverisë së re, eurodeputeti austriak kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, vlerësoi organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë duke thënë se Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe se është shembull për tërë Ballkanin Perëndimor.

    Megjithatë përmendi nevojën për formim të qeverisë së re, derisa kërkoi bashkëpunim të partive politike.

    Krahas këtyre, Mandl është optimist se në krye me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të ketë lëvizje përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Është një shenjë shumë e mirë për rajonin dhe për botën që Kosova vazhdon të realizojë zgjedhje demokratike, gjë që vlerësohet shumë. Raporti zyrtar i Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, ende nuk është publikuar, por Jam i sigurt se do të jetë raport i mirë me rekomandime të mira dhe mesazh të qartë.
    Kosova ka strukturën më të mirë të demokracisë në rajon dhe është shembull për të gjithë rajonin”, tha ai.

  • Personi i plagosur në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

    Personi i plagosur në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

    Një person është plagosur mbrëmë në lagjen Dardania, në Prishtinë.

    Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

    Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

    Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

    Ndryshe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se rreth orës 20:00 në lagjen Dardania në Prishtinë një person ishte plagosur.

    “Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

     

  • Sulm ndaj policit në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Sulm ndaj policit në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.

    Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Elez Berisha” më 21 shkurt 2025, rreth orës 09:50.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

  • 52 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    52 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 176 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsej 52 aksidente, 21 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 31 vetëm me dëme materiale.

  • Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Superliga vazhdon sot me dy duele interesante

    Pas ndeshjes së djeshme Ballkani-Feronikeli ’74 (1-1), elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 21-të.

    Drita para tifozëve të saj pret Suharekën, sfidë kjo që pritet të prodhoj një duel interesant.

    Ndeshje tejet e rëndësishme pritet të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi i bën ‘konka’ Malishevës.

    Kjo xhiro do të mbyllet me dy ndeshjet tjera Dukagjini-Gjilani dhe Ferizaj-Prishtina që luhen nesër (e diel).

  • Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, shumica e viktimave janë gra

    Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, shumica e viktimave janë gra

    Policia e Kosovës ka raportuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit.

    Shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra.

    Më poshtë raporti i policisë nga këto raste:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Gllogoc 20.02.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Podujevë 05.01.2025-23:50. Më datë 21.02,2025, është raportuar se viktima femër kosovare, ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar.

    · Gllogoc 21.02.2025 – 15:00.Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

    · Fushë Kosovë 21.02.2025-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Pejë 21.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Pejë 21.02.2025-18:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Pejë 21.02.2025-21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjakovë 21.02.2025-18:00. Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhune psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit,. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Mitrovicë Veri 21.02.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.