ATV

Author: G.O.

  • Gazetarja e godet pahiri Trumpin me mikrofon, presidenti amerikan bën reagimin epik

    Gazetarja e godet pahiri Trumpin me mikrofon, presidenti amerikan bën reagimin epik

    Një incident i rrallë ka ndodhur gjatë një transmetim të drejtpërdrejtë të një adresimit të presidentit amerikan Donald Trump.

    Derisa gazetarët bëheshin gati për të marrë qëndrimin e presidentit amerikan për një çështje, një gazetare pa qëllim e ka goditur lehtë në fytyrë me mikrofon shefin e Shtëpisë së Bardhë.

    Pas këtij incidenti, ka ardhur reagimi epik i presidenti amerikan.

    Ai ka thënë se ky incident do të bëhet lajmi kryesor i mbrëmjes.

    “E patë këtë? Kjo do të bëhet lajm kryesor në të gjitha kanalet sonte!”, ka thënë Trump.

    Ashtu siç parashikoi presidenti amerikane edhe ndodhur.

    Video e goditjes se presidentit me mikrofon është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

     

  • Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri për “të siguruar lirinë e lëvizjes”

    Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri për “të siguruar lirinë e lëvizjes”

    Ushtarët polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës për, siç tha KFOR, të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e përgjithshme të zonës.

    “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR.

    Misioni i NATO-s në Kosovë përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • Bajrami: Vendimi për ngritjen e tarifave të rrymës për 15% është krejt absurd

    Bajrami: Vendimi për ngritjen e tarifave të rrymës për 15% është krejt absurd

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika të mëdha ndaj Qeverisë në raport me shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike nga Zyra Rregullatore e Energjisë (ZRrE).

    Mbrëmë, ZRrE-ja njoftoi se shtrenjtimi i energjisë elektrike pritet të jetë 15%.

    E Bajrami, këtë çështje po e sheh si barrë ndaj qytetarëve.

    Për më tepër, deputetja e LDK-së ka paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të produkteve nga bizneset pasi thotë se me vendim të ZRrE-së, “KESCO ka nisur procedurat për të detyruar të gjitha ndërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të dalin në treg të hapur”.

    “Pse është kjo problem? Sepse kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e çmimit të energjisë për këto biznese, duke marrë parasysh faktin se pas daljes në treg të hapur, këto biznese do të furnizohen me energji kryesisht nga importi, me tarifa shumë më të larta, pasiqë në bazë të kontratës së privatizimit të distribucionit, KEK-u e ka obligim të furnizojë fillimisht KEDS/KESCO, duke i lënë bizneset në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve të importit”, thotë Bajrami.

    LEXONI EDHE:

    Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve

  • Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga zyrtari amerikan

    Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga zyrtari amerikan

    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shkruar përsëri për Jack Smith dhe aktakuzën që prokurori amerikan ka ngritur në vitin 2020 ndaj Hashim Thaçit, atë kohë president i Kosovës.

    Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë me të drejtë qasjeje në informacione sensitive, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvilloheshin në atë kohë rreth Marrëveshjes së Washingtonit.

    Emisari amerikan thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokurorin amerikan, Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.

    “Ai duhet të hetohet dhe gjykohet”, ka thënë Grenell.

  • Arrestohet shoferi serb që u fut sot në turmën e njerëzve në Beograd dhe goditi 3 persona me makinë

    Arrestohet shoferi serb që u fut sot në turmën e njerëzve në Beograd dhe goditi 3 persona me makinë

    Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në lagjen “Bele Vode” të Beogradit me veturën e tij BMW ka hyrë në turmën e protestuesve dhe ka goditur tre prej tyre.

    Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë të mëtejshme, shkruan Danas.

    Sipas njoftimit të policisë serbe, “Shoferi ka bërë rezistencë aktive, por është nënshtruar dhe arrestuar nga efektivët e policisë”.

    LEXONI EDHE:

    Protesta masive sot në Beograd, Vuçiq: Kushdo që shkakton trazira do të arrestohet

     

  • KQZ-ja mban mbledhje në 16:00, në rend të ditës shpallja e rezultateve përfundimtare të 9 shkurtit

    KQZ-ja mban mbledhje në 16:00, në rend të ditës shpallja e rezultateve përfundimtare të 9 shkurtit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t’i shpall rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se mbledhja ku do të shpallen këto rezultate do të mbahet në ora 16:00.

    “Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

  • Pushkë dhe fishekë, policia sërish konfiskon sasi të armatimit në Banjskë

    Pushkë dhe fishekë, policia sërish konfiskon sasi të armatimit në Banjskë

    Një gruaje në fshatin Banjskë të Zveçanit i janë gjetur pushkë, fishekë, çantë ushtrie e gjësende të tjera.

    Policia ka sekuestruar provat.

    Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”.

    “E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Protestat në Beograd, Daçiq: 13 persona u arrestuan gjatë natës

    Protestat në Beograd, Daçiq: 13 persona u arrestuan gjatë natës

    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se 13 persona janë arrestuar mbrëmë gjatë natës në Beograd.

    Beogradi mbrëmë mirëpriti çiklistët dhe kolonat e këmbësorëve studentë nga disa qytete dhe rajone të Serbisë, të cilët morën pjesë në maratonën shumëditore “Marshimi për Serbinë” për të arritur në një tubim të madh në Beograd të paralajmëruar për sot.

    “Është në interesin tonë të garantojmë sigurinë dhe shërbimet e sigurisë së studentëve në bllokadë kanë një përgjegjësi të madhe dhe duhet të bashkëpunojnë me policinë në terren”, tha për RTS Daçiq.

    “Ka pasur disa incidente gjatë natës, 13 persona janë ndaluar. Askush nuk lejohet të rrahë të tjerët, askush nuk lejohet të pushtojë institucionet”, tha Daçiq.
    Një tubim i madh protestues nën sloganin“15 për 15”, i thirrur nga studentët do të zhvillohet nga ora 16:00 në Beograd.

    “Pra, kjo është vetëm pjesa e fundit e të gjitha aktiviteteve që kemi pasur. Ne lëshuam një deklaratë sonte, megjithëse studentët shpallën përfundimin në një kohë të caktuar. Por ka grupe të ndryshme që nuk mund të thuash as kujt i përkasin”, tha Daçiq.

    Ai thekson se gjatë gjithë natës kanë pasur probleme me këto grupe dhe ka pasur disa incidente.

    “Ka pasur disa incidente gjatë natës. Mendoj se 13 persona u ndaluan. Disa njerëz u ndaluan për prishje të rendit publik. Të gjitha këto incidente u drejtuan drejt Parkut të Pionierëve. Shumica e traktorëve u dëmtuan. Kishte tentativa për t’i vënë flakën atyre traktorëve. Nëse bëhej fjalë për ndezjen e zjarrit në kuptimin fizik të fjalës, ishte përpjekja për t’i vënë zjarrin duke u përmbysur traktori, duke u shtyrë në rrugë, duke qëlluar në pjesëmarrësit e tubimit në Parkun e Pionierëve, duke gjuajtur në polici”, theksoi Daçiq.

    Në Parkun e Pionierëve po zhvillohet një kundër-protestë nga disa studentë që kanë dalë kundër protestave që po mbahen në Beograd tash e një kohë për incidentin që ndodhi në stacionin e trenit në Novi Sad ku nga shembja e një strehe betoni vdiqën 15 veta.

    Protesta masive sot në Beograd, Vuçiq: Kushdo që shkakton trazira do të arrestohet

  • Dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

    Dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

    Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me javën e 25-të, ku do të zhvillohen dy ndeshje.

    Janë dy skuadrat e Gjilanit ato që sot do të kenë për kundërshtarë Prishtinën dhe Dukagjinin.

    Prishtina do të jetë mysafir i Gjilanit, në përballjen që zhvillohet nga ora 14:00 në Stadiumin me bari artificial në Gjilan.

    Kurse Drita do të jetë mysafire e Dukagjinit. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në terminin e rregullt, prej orës 14:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

    Nga këto skuadra, komode mund të thuhet se ndihet vetëm Drita, e cila mban kreun me 53 pikë, 10 mbi vendin e dytë Ballkanin. Vlen të theksohet se Drita ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së 25-të.

    Kurse Gjilani, Drita e Dukagjini, që të tria janë në pozita të palakmueshme, pasi vendi i katërt ku gjendet Gjilani, është vetëm 5 pikë larg nga rënia prej ligës. Edhe më keq i kanë punët Prishtina e Dukagjini, me nga vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.

  • Starmer thotë se Putini nuk e ka seriozisht arritjen e paqes në Ukrainë

    Starmer thotë se Putini nuk e ka seriozisht arritjen e paqes në Ukrainë

    Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar të shtunën se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka seriozisht arritjen e paqes. Deklarata e tij erdhi para takimit virtual me liderët e tjerë evropianë për të biseduar rreth Ukrainës, raporton BBC.

    Afërsisht 25 liderë pritet të marrin pjesë në takimin virtual, ndërkaq Starmer ka thënë se Putini nuk duhet të lejohet “të bëjë lojëra” me armëpushimin e propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Takimi virtual që do të zhvillohet më vonë është tubimi më i fundit i të ashtuquajturit “koalicioni i të vullnetshmëve” – i emërtuar si i tillë kur liderët evropianë vizituan Londrën në fillim të këtij muaji.

    Ka pasur disa zhvillime të rëndësishme që nga ajo kohë, përfshirë një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja, i mbështetur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, por ende pa një përgjigje përfundimtare nga Putini.

    Pavarësisht ngërçit aktual, presidenti Trump ka shprehur optimizëm për një marrëveshje, duke thënë se ka pasur diskutime “të mira dhe produktive” me Putinin të enjten.

    LEXONI EDHE:

    Trump thotë se ShBA-ja pati bisedime produktive me Putinin për luftën në Ukrainë