ATV

Author: G.O.

  • Toshkovski për tragjedinë në Koçan: Ata që kanë lidhje me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi

    Toshkovski për tragjedinë në Koçan: Ata që kanë lidhje me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar sot në një konferencë për media se Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit.

    Ai theksoi se të gjithë ata që kanë lidhje, qoftë direkte apo indirekte, me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi.

    Toshkovski theksoi se nuk ka vend për ndarje ndërmjet “tonës dhe tuajës”, por vetëm për ata që janë përgjegjës dhe ata që janë të papërgjegjshëm.

    Ai siguroi opinionin publik se çdo aspekt i ngjarjes do të hetohet me kujdes të plotë nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

    “Dëshiroj ta siguroj opinionin se çdo detaj në lidhje me ngjarjen penalo-juridike është detyrë e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në që ta përcaktojnë dhe ta procedojnë në mënyrë adekuate. Ne këtë do ta bëjmë… Mirëpo, duhet të respektojmë procesin e drejtësisë dhe hetimin duhet ta kryejmë rrënjësisht”, tha Toshkovski.

  • Macron e konfirmon: Zelensky do të marrë pjesë në samitin e ri për Ukrainën në Paris

    Macron e konfirmon: Zelensky do të marrë pjesë në samitin e ri për Ukrainën në Paris

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një samit të ri, i cili do të mblidhet për të mbështetur një marrëveshje paqeje të mundshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

    Pas një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel të enjten, presidenti francez thekson se ky samit i ri për Ukrainën do të mbahet të enjten e ardhshme në Paris.

    Ai konfirmoi gjithashtu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në këtë samit.

     

  • Humanizmi si mision, rrëfimi i Kujtim Halilit dhe ndihmës së tij të pashterur

    Humanizmi si mision, rrëfimi i Kujtim Halilit dhe ndihmës së tij të pashterur

    Është dorë e zgjatur për shumë familje në nevojë, sidomos gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanin. Për, Kujtim Halilin nga Peja, humanizmi është më shumë se një akt, është përmbushje shpirtërore.

    Ndihmesat që kanë bërë si shoqatë janë të panumërta, por gjithmonë më dëshirën për të bërë më shumë.

    Në misionin e tij human, ai thotë se ka nevojë edhe për vullnetarë të tjerë.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

  • 22-vjeçi prizrenas që ushtron një nga zanatet më të vështira

    22-vjeçi prizrenas që ushtron një nga zanatet më të vështira

    Vetëm 22-vjeç, Fahridin Haxhifazliu ushtron një zanat shekullor, ai me mjeshtëri punon aksesorë të cilësuar si më të ndërlikuarit, filigranin.

    Studimet në Lituani i kanë ndihmuar për hapjen dhe drejtimin e një biznesi të vogël, në qytetin e tij të lindjes, Prizrenin.

    Ai thotë se filigrani, është një art i veçantë që kërkon durim dhe saktësi e se vlera e tij është e madhe.

    Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Certifikimi i rezultateve përfundimtare, nga KQZ-ja thonë se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

    Certifikimi i rezultateve përfundimtare, nga KQZ-ja thonë se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje nga vendimet përfundimtare të institucioneve përkatëse, përpara se të mund të vazhdojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Po ashtu, KQZ njofton se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.

    “Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

  • ​Lajm i keq, lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

    ​Lajm i keq, lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

    Kosova do të duhet të bëjë punë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm në ndeshjen kthyese të Ligës së Kombeve, kundër Islandës që zhvillohet të dielën.

    “Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.

    Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë, e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

    Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

    Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

  • Përfundon vizitën ish-presidenti Thaçi, të pranishmit i përshëndet me dorë

    Përfundon vizitën ish-presidenti Thaçi, të pranishmit i përshëndet me dorë

    Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundoi vizitën në Burojë të Skenderajt, duke i përshëndetur të pranishmit me gisht.

    Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, i është lejuar vizita në Kosovë.

    Vizita e tij po përcillet nga forca të shumta policore vendëse dhe atyre të EULEX-it.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk ia lejuan Thaçit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, të martën e kësaj jave.

    Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.

    Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

    Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

  • Dashurinë e jetës e gjeti në një klub të natës, sot jetojnë të lumtur me një fëmijë

    Dashurinë e jetës e gjeti në një klub të natës, sot jetojnë të lumtur me një fëmijë

    Në emisionin ‘STUDIO A’ në ATV, Renata Gafuri Uka, tash influencere e bloggere, foli më shumë rreth jetës e karrierës së saj që fillimisht iu përkushtua fushës së medias, si modetarore e autore për një periudhë 10-vjeçare, për të vazhduar më pas angazhimin e saj edhe në punë të tjera si entertainment, jeta e natës, fotomodele e kështu me radhë.

    Renata tha se derisa ishte duke punuar në një lokal nate, takoi dashurinë e jetës gjersa sot gëzon një jetë të lumtur me të dhe vajzën e tyre.

    “Unë dashurinë time të jetës e kam taku në club (lokal nate) ku unë isha duke punuar dhe sot jemi bashkë, derisa tash jemi një duo e mirë në punën tonë, pra në biznes familjar që e kemi. Normalisht që angazhimi im këtu është më ulët për shkak se tash i përkushtohem më shumë vajzës dhe profesionit si bloggere dhe influence në rrjete sociale”, tha ajo.

    https://www.youtube.com/watch?v=ebsVuVQlFAc

  • Aktori Fisnik Ademi tregon se si përmes kësaj metode të thjesht arriti të humbte rreth 50 kg

    Aktori Fisnik Ademi tregon se si përmes kësaj metode të thjesht arriti të humbte rreth 50 kg

    Aktori i njohur kosovar Fisnik Ademi ka bërë një ndryshim të madh tek vetja duke rënë në peshë.

    Teksa ishte i ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, ai ka folur së fundmi për vendimin e rëndësishëm që mori për të rënë në peshë.

    Ai u shpreh se në fillim nuk i ka patur problem komentet për dukjen e tij fizike, por që kilogramët tepërt me kalimin e kohës u bënë të bezdisshme për të, teksa shtoi se arriti të humbte peshë përmes agjërimit.

    “Kam ndryshuar mënyrën e jetesës sime, tashmë gati i kam humbur gati 50 kilogramë dhe I humba për shkak të këtij ndryshimi në mënyrën e jetesës. Kisha oferta për më bo intervenim të cilat janë të ndryshme që më humb peshë, por unë arrita të humbë kilogramët e tepërta duke agjëruar tash e dy vit agjërim 16 orë. Unë jam shumë I kënaqur sepse fillimisht më ka ndihmuar shumë së pari në aspektin mendor që është shumë e rëndësishme natyrisht që edhe në aspektin fizik”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

    ​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

    Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë.

    Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.

    Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.

    “Historia jonë e gjatë e një populli të përvuajtshëm tregon se në asnjë moment të historisë sonë nuk mund të gjejmë një konflikt i cili ka bazë fetare në popullin tonë…Modeli shqiptar vërtetë që ekziston ai edhe duhet të përdoret dhe të përhapet akademikët duhet të prodhojnë sa më shumë literaturë për këtë model sepse ky model është i vërtetë dhe është pasuri që e kemi dhe duhet ta shpërndajmë dhe ndajmë me të tjerët”, theksoi ai.

    Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.

    “Në këtë kohë kur bota përballet me sfidat të shumta përçarje, konflikte me tendenca për të rënë dallimet mbi atë që na bashkon, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë dialogu është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse. Modeli ynë i unitetit të përbashkët, respekti për të dallueshme është mënyra më e mirë për të motivuar shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë se Kosova dhe populli i saj ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe respektit mes festimeve të ndryshme dhe etnive të shumta. Kjo është një trashëgimi e çmuar që jo do të duhej të ruhej, por edhe të forcohet gjithnjë e më shumë”, theksoi ai.

    Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.

    “Zgjidhja e lumturisë, bashkëjetësës, harmonisë nuk është vetëm në aspektin politik e ekonomik, por gjithashtu në dialog, në bashkë ezkistencën paqësore në mes të përfaaqësuesve të kulturave të ndryshme dhe fetare të cilat ekzistojnë në Ballkan… Selia e shenjt promovon dialogun ndërfetar për kohë të gjatë si kishë katolike në kontestin ndërfetar dhe ne mundohemi që të zhvillojmë dialog në shumë mënyra”, theksoi ai.