ATV

Author: G.O.

  • Gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit që ishte në kërkim në Shqipëri

    Gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit që ishte në kërkim në Shqipëri

    Pas ditësh të tëra kërkimesh intensive në zonën e Qafës së Burrelit, është gjetur trupi i Ardit Beshirit, 29-vjeçarit që mbeti i bllokuar nën një masiv dheu, pranë një fabrike përpunimi të kromit në Klos.

    I riu ishte duke punuar me ekskavator kur një masë dheu u shkëput dhe e zuri poshtë, duke i marrë jetën në vend.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fabrikës së kromit dhe ngriti në këmbë autoritetet për më shumë se një javë. Operacioni i shpëtimit ishte kompleks, për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut nga rrëshqitje të tjera.

    Në kërkim morën pjesë edhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

  • Gërvalla-AAK-së: Nëse keni argumente, çojeni në Kushtetuese, mos e mbani pezull procesin

    Gërvalla-AAK-së: Nëse keni argumente, çojeni në Kushtetuese, mos e mbani pezull procesin

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj kundërshtimeve të AAK-së për ndryshimin e metodës së votimit për kryetarin e Kuvendit, duke i ftuar që nëse kanë prova për shkelje, ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

    Ajo ka theksuar se AAK-ja apo kushdo që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë sepse siç tha ajo mbajtja pezull e këtij procesi është veçse bllokadë politike dhe propagandë.

    “E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Ai që mendon se ka shkelje, duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm kështu vërtetohet a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë se kjo është propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull këtë proces”, ka deklaruar Gërvalla.

    Kujtojmë se edhe sot ka dështuar konstituimi i Kuvendit për 13-të herë.

    Kadrijaj: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

  • Pentagoni i jep ultimatum ushtarëve transgjinorë, fillon largimi i 1,000 trupave nga ushtria amerikane

    Pentagoni i jep ultimatum ushtarëve transgjinorë, fillon largimi i 1,000 trupave nga ushtria amerikane

    Rreth 1,000 ushtarë amerikanë që janë identifikuar si transgjinorë do të largohen nga ushtria, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes. Ky vendim vjen pas një urdhri të mbështetur nga Gjykata Supreme e SHBA-së, që i hapi rrugën administratës Trump të zbatojë ndalimin për pjesëtarët transgjinorë në shërbim aktiv.

    Sipas Pentagonit, këtyre ushtarëve u ishin dhënë 30 ditë kohë për t’u vetëlarguar. Për ata që ende nuk janë deklaruar hapur, autoritetet do të përdorin të dhënat mjekësore për t’i identifikuar dhe larguar nga shërbimi.

    Të dhënat tregojnë se që nga 9 dhjetori 2024, mbi 4,000 trupa në shërbim aktiv janë diagnostikuar me disfori gjinore.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, ka konfirmuar se procesi i “ndarjes vullnetare” për këta ushtarë ka nisur.

    Ky është hapi më i fundit nga administrata Trump që synon jo vetëm anëtarët transgjinorë të ushtrisë, por edhe veteranët LGBTQ+. Njëkohësisht, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve ka nisur të shfuqizojë trajtimet për disforinë gjinore, duke hequr direktivën 1341 – një veprim që ka ngjallur reagime të ashpra nga grupet për të drejtat e njeriut.

  • Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

    Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

    Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media pas dështimit të seancës konstituive për të 13-të herë ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e thënë se është e vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale.

    “Ndoshta nuk është ideja më e mirë, por është e vetmja gjithëpërfshirëse që gjendet në tavolinë. Nuk është çështje protagonizmi. Iniciativën mund ta marrë edhe dikush tjetër, ne kemi hedhur një ide për tejkalimin e krizës”, tha Abdixhiku.

    Tutje ai kritikoi mënyrën si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur”.

    “U mblodhën sërish pas 48 orëve për të përsëritur të njëjtin skenar dhe për t’u tallur me një vend të tërë”, shtoi ai.Sipas kryetarit të LDK-së, në propozimin për qeveri tranzicionale përfshihen edhe zgjedhjet, por ai theksoi se për këtë duhet dialog dhe bashkëpunim politik.

    Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së.

  • Krasniqi: Kjo situatë është tragjikomike, LVV të propozojë një kandidat të pranueshëm

    Krasniqi: Kjo situatë është tragjikomike, LVV të propozojë një kandidat të pranueshëm

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha sot pas dështimit të seancës se janë bërë tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe po bëhen tre muaj që kur verdikti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja imponuese e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai tha se LVV e pamundësoi për të 13-në herë konstituimin e Kuvendit.

    “Kjo situatë është bërë tragjikomike”, tha ai, raporton Telegrafi.

    Krasniqi tha se PDK ka shprehur vullnetin për të dalë nga kjo bllokadë që sipas tij e ka sjellë partia e parë, ndërsa theksoi se LVV të propozoi një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që merr shumicën.

    “Zonja Haxhiu as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat”, tha ai.

    LEXONI EDHE:

    Kadrijaj: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

  • Kadrijaj: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

    Kadrijaj: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

    Pas dështimit të 13-të me radhë të seancës konstituive për formimin e institucioneve të reja, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se si parti janë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve që formën e votimit të fshehtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

    Ajo tha se tashmë i kanë edhe nënshkrimet e LDK-së.

    “Për shkak të shkeljeve ligjore, për shkak të ndryshimit të votimit, ne kemi mbledhur nënshkrimet që t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje që po bëhet. Edhe pse e kanë shumicën nuk bënë të luajnë me qytetarët. Ne i kemi siguruar nënshkrimet. Të hënën do të dorëzohet në Kushtetuese. Momentalisht i kemi nënshkrimet edhe të LDK-së. Do të mbledhim nënshkrime edhe të dielën”, tha Kadrijaj.

    LEXONI EDHE:

    Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

  • Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

    Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, vazhdon bllokada

    Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e ri.

    Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

    Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

    Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes.

    Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

    Asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.

  • Peci: E kemi të njëjtin emër për kryeparlamentare Albulena Haxhiun

    Peci: E kemi të njëjtin emër për kryeparlamentare Albulena Haxhiun

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se edhe sot do të provojnë të themelojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es, shkruan Gazeta Sinjali.

    “Ne çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresën që edhe partitë tjera do të reflektojnë. Ne edhe sot do të provojmë të themelojmë komisionin”, tha ai për media.

    I pyetur lidhur me një takim të mundshëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, Peci u shpreh se janë të gatshëm për dialog, por se do të shqyrtojnë përmbajtjen e ftesës.

    “Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e ftesës”, theksoi ai.

    Deputeti konfirmoi se Vetëvendosje vazhdon të qëndrojë pas kandidaturës së Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares: “E kemi të njëjtin emër për kryeparlamentare – Albulena Haxhiun.”

  • Papa Leoni XIV do të nis sot kremtimin e Meshës së parë në Kapelën Sistine

    Papa Leoni XIV do të nis sot kremtimin e Meshës së parë në Kapelën Sistine

    Papa Leo do të drejtojë meshën e tij të parë të shenjtë si papë këtë mëngjes, pasi tashmë bëri një vizitë surprizë për të parë stafin në ish-rezidencën e tij.

    Në një ditë historike për Kishën Katolike dhe gjithë botën, Robert Prevost, kardinali 69-vjeçar i lindur në Çikago, është zgjedhur Papa i ri, duke marrë emrin Papa Leo. Ai u shpall pas një konklave të papritur që zgjati më pak se pritej dhe përfundoi me një shumicë të qartë prej dy të tretash, ndonëse nuk ishte në mesin e favoritëve.

    Me tym të bardhë që mbuloi qiellin e Vatikanit, bota priti për të parë fytyrën e liderit të ri të 1.4 miliardë besimtarëve katolikë. Dhe kur u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, emocionet shpërthyen.

    Papa Leo dha një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm, në fjalimin e tij të parë:“Paqja qoftë me të gjithë ju.”

    Kjo frazë u përcoll me lot dhe duartrokitje nga mijëra besimtarë që kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit në një atmosferë të rrallë frymëzimi dhe uniteti.

  • Mrekullitë ekzistojnë/ Erdhi nga Belgjika preu kurban në Babaj për nipin që nuk fliste

    Mrekullitë ekzistojnë/ Erdhi nga Belgjika preu kurban në Babaj për nipin që nuk fliste

    Gazetarja e ATV-së ishte në fshatin Babaj i Bokës ku u mbajt festa e 6 majit. Ajo kaloi gjysmën e ditës me njerëzit e atij fshati mikpritës.

    Në këtë ditë të shenjtë, qindra e mijëra vetë mblidhen nga anë të ndryshme të vendit, madje edhe nga vendet e largëta, për të vizituar tyrben, për të shprehur dëshirën dhe për të kërkuar paqe shpirtërore.

    “Para 13 vite e kam pru nipin këtu 3 vjeç sepse e kam diktu që s’po fol mirë, e kem pre një kurban dhe prej asaj dite tash ai i ka 17 vjet dhe flet mirë”, tha një pjesëmarrës në këtë festë.

    Pas lutjes dhe reflektimit, festa nis me tinguj muzike, lojëra, valle e ushqim të bollshëm.

    Është një traditë shumëvjeçare. Simbol i kësaj dite është edhe therja e 800 kurbanëve, një akt solidariteti dhe dashurie për familjet dhe jo vetëm.