ATV

Author: G.O.

  • Pjesëtari i UÇK-së proteston para kuvendit: Paralajmëron grevë urie

    Pjesëtari i UÇK-së proteston para kuvendit: Paralajmëron grevë urie

    Lulzim Brokshi, qytetar nga Mitrovica dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, pak para fillimit të seancës së 48-të konstituive.

    I veshur me uniformën e UÇK-së dhe duke mbajtur një pankartë, Brokshi ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar grevë urie nëse nuk ndërmerren hapa konkretë për formimin e institucioneve.

    “Shteti nuk ndërtohet me uzurpim, por me bashkim. Votat i kanë marrë nga populli, nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng Kosovën,” deklaroi Brokshi.

  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vrarë – mbi 1,000 ukrainas të kthyer

    Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vrarë – mbi 1,000 ukrainas të kthyer

    Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të vrarë gjatë luftës, në kuadër të një marrëveshjeje të arritur në rundin e dytë të negociatave për paqe në Stamboll, një muaj më parë.

    Zyrtari i lartë i Kremlinit dhe njëherësh kreu i delegacionit rus në këto bisedime, Vladimir Medinsky, ka njoftuar në Telegram se Rusia i ka dorëzuar Ukrainës trupat e mbi 1,000 ushtarëve të saj të rënë, ndërsa ka riatdhesuar 19 trupa të ushtarëve rusë në këmbim.

    Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, duke cituar një burim, ka raportuar se Moska planifikon të dorëzojë trupat e 3,000 ushtarëve ukrainas, duke theksuar se shkëmbimi i fundit është vetëm fillimi i këtij procesi.

    Që nga rifillimi i negociatave për paqe në muajin maj në Turqi, të dyja palët kanë ndërmarrë disa shkëmbime të të burgosurve të luftës dhe trupave të të rënëve, duke thyer kështu heshtjen e gjatë që kishte karakterizuar procesin e dialogut për më shumë se tre vjet.

  • NLB Banka prezanton ‘Pakon për Diasporën’, transfere deri në 10,000 € për në Kosovë, Falas!

    NLB Banka prezanton ‘Pakon për Diasporën’, transfere deri në 10,000 € për në Kosovë, Falas!

    Pako për Diasporën – Lidhja juaj financiare me vendlindjen!

    Jeton jashtë vendit dhe dëshiron të menaxhosh financat lehtë në Kosovë?

    NLB Banka mendon për ty! Me “Pakon për Diasporën” çdo gjëbëhet më e lehtë dhe më afër, pavarësisht ku ndodhesh.

    Përfitimet kryesore që ju presin:

    ✅ Transfere hyrëse në Kosovë deri në 10,000 €, FALAS

    ✅ Hapje e llogarive në euro, CHF, GBP dhe USD

    ✅ Kartelë debiti

    ✅ Shërbime digjitale M-Klik dhe E-Klik

    ✅ Pagesa të faturave për shërbime komunale, KEDS, ujësjellës etj, FALAS

    ✅ SMS mbushjeje për telefonat mobilë

    ✅ Përdorim të ATM-ve të NLB Bankës dhe gjithë grupit NLB

    Zgjedhja e duhur për ty që jeton jashtë:

    🌍 Qasje e lehtë dhe në distancë – gjithçka menaxhohet përmes telefonit.

    💳 Transaksione të sigurta – fondet tua mbërrijnë me siguri dhe shpejtësi.

    👨‍👩‍👧‍👦 Mbështetje për familjen – ndihmë financiare e lehtë për të dashurit në Kosovë.

    📌 Ku do që je – financat tua janë gjithmonë afër!

    📍 Vizito degën më të afërt ose mëso më shumë online:

    https://nlb-kos.com/sq/news/114/pako-diaspora

  • Osmani sot do të mbajë konferencë për media

    Osmani sot do të mbajë konferencë për media

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një konferencë për media.

    Konferenca është planifikuar të mbahet në ora 16:30, sipas njoftimit të Presidencës.

    Kjo konferencë vjen pas reagimit të Richard Grenell, Dërguarit të Posaçëm të Presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili e ka akuzuar Presidenten Osmani për manipulim të fjalëve të Presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.

    Grenell e ka cilësuar si “manipulim të fjalëve të Donald Trump” deklaratën e Presidentes Osmani, ku ajo kishte thënë se Trumpi, “javët e fundit”, kishte parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Grenell ka thënë se ‘është absurde’ të pretendohet se ka pasur diçka të re dhe se fjalët e Trump janë të lidhura me kohën e Marrëveshjes së Washingtonit”, thuhet në reagimin e tij.

    Ai ka shtuar se: “Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.”

  • Dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

    Dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituim.

    LVV ka vazhduar me përpjekjen për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

    Në sallë ishin 100 deputetë.

    “51 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, tha Dehari.

    E propozuara e LVV-së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

  • Dyshime për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, Prokuroria Speciale dhe AKI-ja kanë nisur një operacion

    Dyshime për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, Prokuroria Speciale dhe AKI-ja kanë nisur një operacion

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se po zhvillohet një operacion në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

    Operacioni është duke u realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, Prokuroria ka theksuar se nuk mund të japë detaje shtesë deri në përfundimin e operacionit.

    Hetimet janë ende në zhvillim dhe Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin.

  • Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte, shpallet fajtor për torturimin dhe zhdukjen e mjekut Hafir Shala

    Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte, shpallet fajtor për torturimin dhe zhdukjen e mjekut Hafir Shala

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllavisha Filiqin me 15 vjet burgim për krime lufte, duke e shpallur fajtor për torturimin dhe zhdukjen e mjekut Hafir Shala gjatë vitit 1998.

    Dënimi u shpall në mungesë të të akuzuarit dhe pritet të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

    Sllavisha Filiq, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, akuzohet se ka torturuar mjekun Hafir Shala, i cili u dërgua në një objekt të Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, pas së cilës më nuk duhet për fatin e tij.

    Pas këtij aktvendimi, Gentrit Shala, djali i Hafir Shalës, ka falënderuar institucionet për punën që kanë bërë deri më tani, por ka theksuar se Sllavisha Filiq nuk ka qenë i vetmi dhe kërkon që edhe përgjegjësit e tjerë të vihen para drejtësisë.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vzhdojë edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme, dhanë dëshmitë dy dëshmitarë të mbrojtjes së viktimave, duke përmendur efektet traumatike që lufta ka shkaktuar, veçanërisht tek refugjatët nga ish-Jugosllavia.

    Një raport i paraqitur gjatë seancës theksoi se rreth 65% e popullsisë në Kosovë ka përjetuar ngjarje traumatike gjatë luftës.

    Ky proces gjyqësor vijon pas rrëzimit të mocionit të mbrojtjes, e cila kërkonte heqjen e disa akuzave nga aktakuza.

  • Dyshohet për mjet shpërthyes brenda një veture – Policia rrethon një pompë të derivateve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

    Dyshohet për mjet shpërthyes brenda një veture – Policia rrethon një pompë të derivateve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

    Policia sot rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion për një mjet të dyshimtë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në një pompë të derivateve.

    Lidhur me ngjarjen detaje për ATV-në ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, deklaroi Ahmeti.

  • Orav e Rohde: Ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme

    Orav e Rohde: Ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme, pas reagimit të Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.

    Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e Ambasadorit të BE-së, Aivo Orav, lidhur me reagimin e Qeverisë në detyrë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Adminstrativ për arkat fiskale.

    Sikurse Orav, edhe Rohde ka thënë se sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndikimet politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme.