ATV

Author: G.O.

  • Shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf lëndon 19 persona, mes tyre një fëmijë

    Shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf lëndon 19 persona, mes tyre një fëmijë

    Gjatë një feste në Düsseldorf të Gjermanisë janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike.

    Në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

    Deri më tani nuk ka informacione nëse në grupin e të lënduarve ka shqiptarë, shkraun welt.de.

    Disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.

     

    Dëshmitarë okularë konfirmojnë se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë.

    Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia e konsideron ngjarjen një “fatkeqësi tragjike”, ndërsa hetimet do të zbulojnë arsyet e sakta të ngjarjes.

    Festa e Rinisë në Düsseldorf tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë dhe zakonisht zgjat deri të dielën.

  • Të shtëna me armë Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

    Të shtëna me armë Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 34 gëzhoja

    Policia ka njoftuar se gjatë një ahengu në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë u shkrep arma e zjarrit.

    Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan 34 gëzhoja, derisa në shtëpinë ku u mbajt festa nuk u gjet asgjë e dyshuar.

    “Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

  • Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

    Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 48 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

    Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

    Në seancën e kaluar, nga LVV deklaruan se do të ketë takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëpunim. Takimi mes Kurtit dhe Limajt ende nuk ka ndodhur, ndërsa, mbetet të shihet nëse dyshja do të takohet para seancës konstituive.

    Ndryshe, të premten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik.

  • Rina Balaj publikon këngën e re “Obsessed”

    Rina Balaj publikon këngën e re “Obsessed”

    Rina Balajn nuk po e ndalin as temperaturat e larta! Ajo sapo ka publikuar këngën “Obsessed”, një projekt të cilin ia ka besuar labelit të njohur 2000 Music, ku producenti Rzon tashmë e ka dëshmuar që po sjell hite që po thyejnë rekorde të klikimeve në platforma online.

    Rina edhe kësaj radhe ka ndjekur trendin botëror por në të njëjtën kohë ka sjell risi në diskografinë shqiptare. “Obsessed” është projekt që veç një këngëtare si Rina do mund ta lansonte.

    Që në debutimin e parë, kënga nisi të shpërndahej në kohë rekord. Madje kënga arriti që të bëhet virale edhe në Tiktok ku njerëzit po e përdorin për videot e tyre virale.

    Producenti Rzon, i njohur tashmë për realizimin e hiteve, e ka ngritur këtë projekt në një tjetër nivel. Tingulli modern, melodia e kapshme dhe tekstet që flasin gjuhën e brezit të ri është si duket sekreti i suksesit të Rzon

    Ky sukses i ri e konfirmon edhe njëherë se Rina Balaj është një këngëtare e suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Ajo nuk ndjek trende — ajo i krijon. Dhe çdo projekt i saj e dëshmon këtë më shumë se fjalët.

    Vera është e saj. Skena është e saj. Vëmendja është e gjitha tek Rina Balaj dhe “Obsessed”!

  • Humbi jetën 40-vjeçari pas aksidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

    Humbi jetën 40-vjeçari pas aksidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

    Një 40-vjeçar humbi jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një aksident me traktor në Bresanë të Dragashit, konfirmoi Policia e Kosovës

    Viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore.

    “Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragash se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur”, tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragash në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

    Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore.

    “Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shtoi tutje Bytyqi.

  • Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

    Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

    Një zyrtar policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë.

    Siç njofton policia rajonale e kësaj komune, suspendimi i tij u bë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare.

    Bëhet e ditur se lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

  • Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”

    Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”

    Për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit është anuluar seanca ndaj 6 të akuzuarve për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin mbetur të vdekur dy persona.

    Ata akuzohen se më 24 shtator 2007 pretendohet se kishin vendosur dhe shpërthyer një mjet plasës në objektin e lokalit “Sekiraqa”, në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.

    Si pasojë e këtij shpërthimi kishin vdekur N.M dhe P.S dhe ishin lënduar disa persona të tjerë.

  • Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet

    Bllokohet njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren, shkak punimet

    Njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren është bllokuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në këtë aks rrugor.

    Si pasojë e këtyre punimeve, janë shkaktuar disa kolona që në pikun e mëngjesit.

    Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të ndjekin shenjat e vendosura për qarkullim alternativ, në mënyrë që të shmangin bllokimet në rrugë.

  • I dyshuari për spiunazh Bojan Jevtiq paraqitet në Gjykatë, pritet vendimi për paraburgim

    I dyshuari për spiunazh Bojan Jevtiq paraqitet në Gjykatë, pritet vendimi për paraburgim

    I dyshuari për spiunazh, Bojan Jevtiq, është sjellë të premten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku pritet që Gjykata të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten është zhvilluar një aksion i koordinuar me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshuar të spiunazhit.

    Gjatë këtij operacioni është arrestuar Bojan Jevtiq, zyrtar policor nga komuna e Kamenicës.

    “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës, janë sekuestruar prova materiale si: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, USB, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 eurosh, 2 milionë dinarë serbë (rreth 17.072 euro), 600 franga zvicerane dhe prova të tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë dhe IPK-së.

  • Arrestohet 51-vjeçari në Himarë, dyshohet se ndezi zjarr dhe shkatërroi tokë bujqësore

    Arrestohet 51-vjeçari në Himarë, dyshohet se ndezi zjarr dhe shkatërroi tokë bujqësore

    Policia e Himarës ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, banor i fshatit Borsh, nën dyshimin se ndezi zjarr të qëllimshëm për pastrim, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me bimësi kullotë dhe ferra.

    Në njoftimin e Policisë së Shtetit theksohet: “Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë identifikuan shtetasin M. K., i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barit… dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke kullotë, me shkurre dhe me ferra”.

    Pas procedimit penal në gjendje të lirë, materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.