ATV

Author: G.O.

  • Vazhdon vala ekstreme e të nxehtit – sot temperaturat arrijnë deri në 44°C

    Vazhdon vala ekstreme e të nxehtit – sot temperaturat arrijnë deri në 44°C

    Pas një dite jashtëzakonisht të nxehtë, ku të premten, më 25 korrik 2025, u thye rekordi i temperaturës më të lartë ndonjëherë të regjistruar në Kosovë – me 42.5°C të shënuara në Klinë – sot pritet të vazhdojë vala ekstreme e të nxehtit.

    Parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites, për shkak të paqëndrueshmërisë së theksuar atmosferike, do të ketë zhvillime konvektive të vranësirave, veçanërisht në jug të vendit, të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njoton MeteoKosova, transmeton Periskopi.

    Nën ndikimin e pluhurit saharian, reshjet mund të marrin formën e shiut me baltë, një fenomen i zakonshëm kur uji bie përmes shtresave ajrore të ngarkuara me pluhur.

    Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në zonat me zhvillime të theksuara, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

    Temperaturat do të mbeten ekstremisht të larta, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 39 deri në 43 apo edhe 44°C – me ç’rast pritet që të thyhet sërish rekordi historik i të nxehtit në vend.

  • Nisin diskutimet për një takim të mundshëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë

    Nisin diskutimet për një takim të mundshëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë

    Delegacionet nga Moska dhe Kievi kanë nisur diskutimet për mundësinë e një takimi mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

    Këto diskutime janë zhvilluar gjatë bisedimeve të mbajtura mes këtyre dy delegacioneve në Stamboll më herët gjatë kësaj jave, tha Zelensky në komente të publikuara më 25 korrik, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Zelensky po kërkon një takim me Putinin dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, – i cili po kërkon që palët të arrijnë një marrëveshje – që po ashtu të marrë pjesë në këtë takim.

    Putin ka thënë se është i gatshëm që të takohet me Zelenskyn, por vetëm gjatë “një faze finale” të negociatave, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.

    “Ne kemi nevojë që të ketë përfundim të luftës, dhe kjo me gjasë nis me një takim të udhëheqësve”, tha Zelensky për gazetarët.

    “Në bisedime me ne, ata kanë nisur që ta diskutojnë këtë çështje. Veçse ka përparim drejt një lloji formati të takimit”, shtoi ai.

    Në rundin e fundit të bisedimeve të mbajtur të mërkurën, Kievi propozoi që të mbahen bisedime në fund të gushtit.

    Kjo kohë është e përafërt edhe me afatin e vendosur nga Trumpi, i cili më herët gjatë këtij muaji i dha Rusisë 50 ditë kohë për të arritur një marrëveshje të paqes me Ukrainës ose do të përballet me sanksione.

    Një ditë më parë, Kremlini e minimizoi mundësinë e një takimi Putin-Zelensky në një periudhë të shkurtër kohore.

    “Një takim i nivelit të lartë mund dhe duhet të japë një zgjidhje përfundimtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    “A është e mundur që të shkohet në këtë proces të ndërlikuar brenda 30-ditësh? Ka pak gjasa të ndodhë”, shtoi ai.

    Bisedimet për përfundimin e luftës kanë prodhuar pak rezultate. Palët kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme dhe Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po dërgon në bisedime zyrtarë të nivelit të ulët që nuk kanë fuqi për vendimmarrje.

    Rusia i ka bërë thirrje Ukrainës që të heqë dorë nga katër rajone që Moska pretendon se i ka aneksuar, një kërkesë që Kievi e ka quajtur të papranueshme.

    Ukraina thotë se nuk do ta njohë kurrë pretendimin e Rusisë mbi territoret e pushtuara – përfshirë Krimenë, të cilën Kremlini e aneksoi në vitin 2014./REL

  • Behrami: Thaçi është dëshmi e një burrështetasi i cili di të frymëzojë edhe në rrethana izolimi

    Behrami: Thaçi është dëshmi e një burrështetasi i cili di të frymëzojë edhe në rrethana izolimi

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami pas dështimit të tentimit të 52-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës komentoi intervistën e djeshme të presidentit, Hashim Thaçi.

    Behrami tha se intervista e Thaçit ka frymëzuar qytetarët duke krahasuar ish presidentin me liderët aktual të vendit.

    Ai tha se Thaçi nga izolimi dha shembull për liderët që sipas tij janë të burgosur në pikëpamjet e tyre kamikaze.

    “Padyshim që ishte intervistë emocionale dhe përmbajtësore, një intervistë që dëshmon që edhe në rrethanat e izolimit edhe në rrethanat e burgut ai di të frymëzojë, di të jap shpresë, di që ta duaj vendin dhe qytetarët që e kanë mbështetur. Vjen kjo intervistë në një kohë kur ne ballafaqohemi me liderë të cilët janë të burgosur në botëkuptimet e tyre kamikaze, të cilët mbajnë të izoluar Kosovën, të cilët e mbajnë Kosovën në stagnim të plotë. Kjo intervistë vjen po ashtu kur Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht, është e izoluar përbrenda dhe e përçarë përbrenda”, tha fillimisht ai.

    “Mendoj që intervista e mbrëmshme e presidentit Thaçi është edhe një dëshmi e gjallë, ku kemi një dallim mes burrështetasve dhe njerëzve që e shikojnë vetëm interesin e tyre dhe mbrëmë e patëm një intervistë të një burrështetasi i cili edhe në rrethana burgu edhe në rrethana izolimi di të frymëzojë. Presidenti mbrëmë të gjithë neve na mori me vete në qelinë e tij dhe nga qelia e tij na i hapi sytë për një Kosovë e cila duhet të përparojë, për një Kosovë e cila me shumë sakrificë dhe mund është bërë e pavarur dhe ka bërë aleanca ndërkombëtare dhe një Kosovë e cila patjetër duhet të ruajtur, prandaj mendoj që kthimi i tij sa më i shpejtë në Kosovë do të ishte jo vetëm një fitore për familjen e tij, një fitore për bashkëpunëtorët e tij, por mbi të gjitha do të ishte një fitore për Republikën e Kosovës”, tha Behrami.

    Kujtojmë që nesër është caktuar vazhdimi i seancës konstituive në ora 14:00.

  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria ta shtyjë procesin e liberalizimit të tregut energjetik

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria ta shtyjë procesin e liberalizimit të tregut energjetik

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës i ka dorëzuar Qeverisë një kërkesë për shtyrjen e procesit të liberalizimit të tregut energjetik, duke e konsideruar atë të shoqëruar me shkelje të shumta.

    Para objektit të Qeverisë, drejtori ekzekutiv i Dhomës, Kushtrim Ahmeti, tha se bizneseve po u dërgohen njoftime kërcënuese për ndërprerje të energjisë më 30 korrik, pa pasur paraprakisht fatura për muajt qershor dhe korrik.

    Ndërkohë, sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, afati për furnizim nga Korporata Energjetike e Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit përfundon më 30 korrik.

     

  • Paraja nuk blen gjithçka, ja 10 gjëra që nuk kanë çmim

    Paraja nuk blen gjithçka, ja 10 gjëra që nuk kanë çmim

    Kur arrin një moshë të caktuar, fillon të kuptosh rëndësinë e parave. Ndërsa është e vërtetë që “paratë nuk mund të blejnë lumturinë”, ato të paktën ofrojnë njëfarë sigurie.

    Shumë njerëz që bëhen jashtëzakonisht të pasur shpesh rriten në familje të varfra, gjë që forcon vendosmërinë e tyre për të mos e përjetuar më kurrë atë përvojë. Nuk ka asgjë të keqe të kesh para, në vetvete. Shumë njerëz të pasur kanë punuar me zell për të arritur suksesin e nevojshëm për të grumbulluar pasuri. Në këtë ndjekje të pandërprerë, shumë njerëz e kuptojnë se paratë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë përgjigja për atë që e bën një person të lumtur. Paratë nuk mund të blejnë lumturinë por çfarë tjetër nuk mund të blejnë paratë?

    Paratë nuk e kanë bërë kurrë njeriun të lumtur, as nuk do ta bëjnë; nuk ka asgjë në natyrën e tyre për të prodhuar lumturi. Sa më shumë të ketë dikush, aq më shumë dëshiron. – Benjamin Franklin

    Ja dhjetë gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë:

    1. Dashuria
    Paratë mund të blejnë epsh, tërheqje dhe pushtet… por nuk mund të blejnë dashuri. Kjo ndodh sepse dashuria është diçka intime, diçka e sinqertë, diçka misterioze. Paratë nuk janë asnjë nga këto gjëra. Paratë janë thjesht një metodë shkëmbimi, as më shumë dhe as më pak. Përdoren për të paguar një produkt ose një shërbim, komoditeti, rehatia dhe luksi i tyre. Shumë prej nesh e mësojnë këtë në mënyrën e vështirë. Ne grumbullojmë më shumë, vetëm për t’u ndjerë më të zbrazët. Kjo ndodh sepse jemi rritur në një kulturë që e lavdëron pasurinë e cila, çon në keqkuptime dhe besime të rreme.

    2. E vërteta
    Paratë mund të jenë në gjendje të blejnë ndikim, por të vërtetat janë më me ndikim nga të gjitha. Shpesh paratë shpenzohen për të krijuar kërkime të anshme për të mbështetur një opinion. Dhe shpesh, paratë fitojnë… në afat të shkurtër. Në fund, pavarësisht se sa para shpenzohen për të mbytur ose shtrembëruar të vërtetën, ajo gjithmonë do të zbulohet.

    3. Koha
    Çdo minutë që kalon është kohë që nuk do ta ktheni kurrë më. Kjo është menduar të jetë pak depresive, por e vërtetë. Jeta jonë fillon të venitet që nga momenti që lindim. Pavarësisht të gjitha përparimeve shkencore dhe mjekësore, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për ta zgjatur jetën në mënyrë të konsiderueshme. Njerëzit jashtëzakonisht të pasur kanë shpenzuar shuma të panumërta parash në përpjekje të kota për të zgjatur jetën e tyre, vetëm për të zbuluar se vdesin rreth të njëjtës moshë si të gjithë të tjerët. Asnjë sasi parash nuk do të jetë në gjendje ta kthejë kohën prapa. Ne duhet ta përjetojmë jetën, çast pas çasti, duke e përjetuar atë në maksimum.

    4. Paqja
    Kultivimi i mendimeve tuaja është e vetmja gjë që do t’ju sjellë ndonjëherë paqe të vërtetë. Një aspekt i kësaj është pranimi kur ndodhin gjëra të këqija dhe shndërrimi i tyre në një përvojë pozitive. Shikoni shumat e panumërta të parave që qeveritë dhe individët kanë shpenzuar në emër të “paqes”. Këto shuma të mëdha nuk kanë qenë kurrë në gjendje t’i afrohen asaj që ne do ta përkufizonim si “paqësore”. Më e rëndësishmja, paqja juaj e brendshme nuk varet nga seksioni i “bilancit” të deklaratës suaj bankare. Është mënyra se si e stërvitni mendjen tuaj, vendosni pritjet dhe përcaktoni se çfarë do të thotë vërtet paqja e brendshme për ju.

    5. Talenti
    Talentet dhe aftësitë që zotëroni në mendjen dhe trupin tuaj janë të paçmuara. Ndërsa paratë me siguri mund të ndihmojnë në zhvillimin e një talenti, ato kurrë nuk do të jenë në gjendje të blejnë një talent ose aftësi. Përveç talentit të lindur, ekziston aftësia për të mësuar një aftësi ose talent, kjo nuk do të jetë kurrë në gjendje të blihet me asnjë shumë parash. Proceset mendore dhe shkathtësia e mendjes dhe trupit nuk do të jenë kurrë të blera… ato janë të paçmueshme.

    6. Shëndeti
    Padyshim që është e vërtetë që paratë mund të blejnë kujdes shëndetësor dhe ilaçe, ato nuk mund ta zëvendësojnë shëndetin e plotë të organizmit tonë më saktë mirëqënien. Në të njëjtën kohë, aktivitete si ushtrimet, mjekësia parandaluese dhe kujdesi për veten kushtojnë pak ose aspak. Është pothuajse dëshpëruese të shohësh të famshëm që shpenzojnë shuma marramendëse parash në përpjekjen e kotë për të ruajtur “bukurinë e tyre natyrale”. Së pari, plakja është bukuri natyrale, rrudhat dhe flokët e thinjur janë gjithashtu bukuri natyrale për këdo.

    7. Sjellja
    Njerëz të pasjellshëm ekzistojnë në jetën tonë na nd0dh të rastisemi apo të përballemi me ta. Mënyra se si ta trajtosh dikë me respekt padyshim nuk vjen nga paratë. Paraja mund t’ju vendosë në një “klasë më të lartë”, por sigurisht nuk ju bën klas.

    8. Miqtë e vërtetë
    Zotërimi i parave sigurisht që mund të tërheqë njerëz që duan të jenë miq, por nuk garanton miqësi të vërtetë. Shumica e miqve të vërtetë e duan njëri-tjetrin… dhe çfarë diskutuam për paratë dhe dashurinë? I njëjti koncept vlen edhe këtu. Miqtë e vërtetë dhe të qëndrueshëm janë aty gjatë ‘bumit’ dhe janë ende aty gjatë ‘rënies’. Paratë dhe pasuritë nuk kanë rëndësi për miqtë e vërtetë… personi juaj ka rëndësi.

    9. Dituria
    Informacioni që grumbulloni, elementët e intelektit tuaj dhe mënyrat se si shfaqni mençurinë nuk mund të blihen kurrë. A keni menduar ndonjëherë pse disa nga njerëzit më të pasur duket se veprojnë në mënyrat më të çuditëshme? Kjo ndodh sepse paratë ose diçka tjetër ka ndikuar në proceset e tyre të të menduarit. Disa njerëz të pasur kanë deklaruar se si paratë i bëjnë të ndihen ‘të pamposhtur’ dhe si rezultat, kanë marrë disa vendime vërtet të këqija. Pra, nuk është vetëm përvetësimi i kësaj dijeje që e bën atë të paçmuar, është zbatimi praktik i kësaj dijeje… asnjërën prej të cilave nuk mund ta blejë paraja.

    10. Prania dhe pranimi
    Ndoshta më e rëndësishmja është prania dhe pranimi, aftësia për të qenë i pranishëm me vetëdije dhe për të pranuar, pa gjykim çdo situatë. Kjo dhuratë e jashtëzakonshme që ndryshon jetën nuk është e disponueshme për blerje, vetëm për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe zbatojnë konceptet. Aftësia për të qenë i pranishëm dhe për të pranuar çdo moment teksa e jetojmë jetën është një dhuratë e vlefshme… më e vlefshme se çdo shumë parash. Në fund të fundit, nëse praktikojmë praninë dhe pranimin gjatë gjithë jetës sonë, çfarë nevoje kanë paratë?/TAR

  • Mbroni flokët nga dielli gjatë pushimeve: Ja çfarë duhet të dini

    Mbroni flokët nga dielli gjatë pushimeve: Ja çfarë duhet të dini

    Mbrojtja e lëkurës nga rrezet e diellit është një hap themelor në kujdesin e lëkurës, veçanërisht në verë, kur ekspozimi ndaj diellit është në nivelin më të lartë. Dhe ndërsa ky informacion është tashmë i njohur për të gjithë ne, kur bëhet fjalë për flokët, situata ndryshon.
    Dhe flokët duhet të mbrohen nga rrezet e diellit, me mbrojtje të përshtatshme dhe të dedikuar.

    Mbrojtje nga dielli specifike për flokët që duhet të aplikohet me të njëjtin kujdes që aplikojmë në produktet tona të kujdesit për lëkurën çdo mëngjes dhe darkë, për të siguruar shëndetin maksimal të flokëve — pavarësisht nëse jeni me pushime apo ende prisni të dilni nga qyteti.

    Vogue.it shkruan se qumështi për flokë Biopoint Solaire krijon një barrierë të aftë për të bllokuar efektet e dëmshme të ekspozimit afatgjatë ndaj diellit, kripës së detit, klorit të pishinës dhe madje edhe flladit bregdetar, të cilat mund t’i bëjnë flokët pa jetë, të thatë dhe të brishtë, duke nxitur këputjen. Kjo mbrojtje nga dielli hidraton flokët dhe u jep atyre më shumë shkëlqim dhe butësi, sipas atyre që e kanë provuar produktin.

    Si dëmtojnë flokët dielli dhe uji i detit
    Rrezatimi UV dëmton keratinën në flokë, dobëson strukturën e flokëve dhe përshpejton procesin e tharjes. Uji i detit than gjithashtu flokët sepse thith lagështinë nga flokët dhe mund të kontribuojë në humbjen e ngjyrës në flokët e lyer. Për më tepër, kombinimi i diellit, erës dhe kripës krijon kushte ku flokët thahen shpejt, ashpërsohen dhe priren të këputen.

    Si t’i mbroni flokët gjatë verës
    Përdorni produkte me mbrojtje nga rrezet UV për flokët tuaj. Llaket, qumështet dhe vajrat e flokëve të formuluara posaçërisht krijojnë një shtresë mbrojtëse që mbron flokët nga rrezet UV, tharja dhe dëmtimi.

    Vishni një kapelë ose shall. Mbrojtja fizike mbetet mënyra më e mirë për të zvogëluar ekspozimin direkt në diell.

    Shpëlani flokët pasi të notoni në det ose pishinë. Kjo largon kripën dhe klorin, të cilat mund të dëmtojnë më tej flokët.

    Përdorni maska dhe balsam hidratues. Këto produkte ndihmojnë që flokët të mbeten të ushqyer dhe elastikë, edhe pas ekspozimit intensiv në diell.

  • Pas skandalit në koncertin e Coldplay, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Astronomer” – Kristin Cabot jep dorëheqjen

    Pas skandalit në koncertin e Coldplay, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Astronomer” – Kristin Cabot jep dorëheqjen

    Drejtoresha e burimeve njerëzore e kompanisë amerikane të teknologjisë, Kristin Cabot, dha dorëheqjen pasi u filmua duke përqafuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë, Andy Byron, gjatë një koncerti të grupit Coldplay.

    Konkretisht, largimi i saj erdhi vetëm pak ditë pasi ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë, Andy Byron, dha dorëheqjen gjithashtu.
    Pasi kuptuan se ishin filmuar nga kamera, vokalisti i Coldplay, Chris Martin, i tha audiencës: “Ose po kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

    Videoja, e cila tregon çiftin duke u lëkundur në ritmin e muzikës në një koncert përpara se të përpiqen t’i shpëtojnë kameras, ka marrë miliona shikime në mediat sociale. Që atëherë është shpërndarë në platforma të ndryshme, është shndërruar në meme dhe është tallur në emisione televizive.

    Rastësisht, Astronomer lëshoi një deklaratë duke njoftuar një hetim, pa e përmendur në mënyrë të qartë videon, dhe njoftoi se drejtori ekzekutiv do të lirohej nga puna.

    Të nesërmen, kompania njoftoi se z. Byron kishte dhënë dorëheqjen.

    Kompania e përpunimit të të dhënave, analizave dhe inteligjencës artificiale njoftoi se bashkëthemeluesi dhe drejtori kryesor i zhvillimit të produkteve, Pete DeJoy, është emëruar CEO në detyrë.

    “Ngjarjet e ditëve të fundit kanë tërhequr vëmendjen e medias që pak kompani – e lëre më startup-et në cepin tonë të vogël të botës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale – e përjetojnë ndonjëherë”, tha DeJoy në fjalimin e tij të parë.

    Ai theksoi se pothuajse brenda natës kompania u bë “një emër që të gjithë e njohin” dhe se do të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe “angazhimit për të ndërtuar diçka të madhe”.

  • A është e shëndetshme të konsumohet lëng turshie?

    A është e shëndetshme të konsumohet lëng turshie?

    Konsumimi i lëngut të turshive është bërë veçanërisht popullor vitet e fundit, veçanërisht pas një stërvitjeje të fortë. Lind pyetja se sa i shëndetshëm është në të vërtetë.

    Nutricionistja Julia Zumpano i tha Fox News Digital se ajo rekomandon lëngun e turshive për hidratim të shpejtë.

    “Është i pasur me natrium dhe është një burim i mirë i kaliumit dhe magnezit, elektrolite që humbasin gjatë ushtrimeve të forta ose djersitjes intensive”, tha ajo, duke shtuar se kontrollon nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të jetë i dobishëm në humbjen e peshës.

    Lëngu i turshive të laktofermentuara, i cili i nënshtrohet një procesi fermentimi në ujë të kripur, mund të jetë gjithashtu i dobishëm për shëndetin e zorrëve.

    Zumpano i paralajmëroi njerëzit që duhet të kufizojnë marrjen e natriumit që të mos e pinë atë gjithsesi. Doktori Will Haas nuk e rekomandon lëngun e turshive si një metodë të rregullt hidratimi.

    “Lëngu i turshive ofron një dozë të shpejtë natriumi, i cili mund të ndihmojë pas djersitjes së madhe, por nuk është diçka që zakonisht e rekomandoj. Për hidratim më të plotë dhe efikas, preferoj pluhurat e elektroliteve që përmbajnë natrium, kalium, magnez dhe pak glukozë për të përmirësuar thithjen dhe ekuilibrin e lëngjeve”, tha ai.

    Për ata që ende duan të provojnë lëngun e kastravecit, ai rekomandoi të fillojnë me versionet e fermentuara me lakto.

  • Pse njerëzit e suksesshëm ndahen shpesh pas moshës 30 vjeç?

    Pse njerëzit e suksesshëm ndahen shpesh pas moshës 30 vjeç?

    Ndarjet pas të 30-ave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, sidomos mes individëve që kanë ndërtuar karrierë, emër dhe një stil jetese të pavarur.

    Psikologët dhe ekspertët e marrëdhënieve japin disa arsye pse njerëzit e suksesshëm shpesh ndahen në këtë periudhë të jetës:

    Rritja personale nuk përkon me partnerin

    Pas të 30-ave, shumë njerëz arrijnë një vetëdije më të lartë për veten, dëshirat dhe kufijtë e tyre. Nëse partneri nuk ecën në të njëjtin drejtim emocional apo profesional, distanca mes tyre bëhet e pashmangshme.

    Karriera bëhet prioritet

    Të qenit i suksesshëm do të thotë orë të gjata pune, udhëtime, presion dhe përkushtim ndaj objektivave. Shpesh marrëdhëniet vuajnë për shkak të mungesës së kohës dhe intimitetit.

    Marrëdhëniet e hershme nuk mbijetojnë rritjen

    Shumë njerëz hyjnë në marrëdhënie në moshë të re, para se të dinë vërtet çfarë duan nga jeta ose partneri. Pas të 30-ave, këto lidhje nuk i rezistojnë zhvillimit personal të secilit.

    Vetëdija për mirëqenie emocionale

    Në këtë moshë, njerëzit janë më të prirur të zgjedhin qetësinë, respektin dhe mirëkuptimin. Marrëdhëniet që nuk i ofrojnë këto, nuk tolerohen më thjesht “për të mos qenë vetëm”.

    Të pasurit zgjedhje

    Suksesi shpesh sjell më shumë mundësi për të zgjedhur, për të mos pranuar më pak se çfarë meritohet dhe për të ecur përpara me më shumë siguri.

  • Kujdes! Përdorimi i gabuar i limonit mund të rrezikojë shëndetin

    Kujdes! Përdorimi i gabuar i limonit mund të rrezikojë shëndetin

    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë

    Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe rekomandohet për forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe detoksifikimin e organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative

    Megjithatë, limoni mund të shkaktojë edhe dëme të mundshme nëse përdoret në mënyrë të gabuar. Një praktikë që shpesh përmendet, por nuk rekomandohet nga ekspertët, është ngrirja e të gjithë limonit, më pas grirja e lëvores dhe konsumimi i saj.

    Pse ngrirja e limonit mund të jetë e rrezikshme?

    Sipas Food Chemistry Journal, arsyeja qëndron në faktin se ngrirja mund të rrisë përqendrimin e disa substancave të pranishme natyrshëm në lëvoren e agrumeve, si psoraleni dhe disa vajra esencialë citrusi (limoneni, linaloli). Kur merren në sasi të mëdha, këto mund të kenë efekte të padëshiruara, si irritim i sistemit tretës ose, në raste të rralla, ndikim neurotoksik.

    Përveç kësaj, lëvorja e limonit shpesh trajtohet me pesticide dhe dyllë për të zgjatur freskinë gjatë transportit. Ngrirja nuk i shkatërron këto mbetje, madje mund të çojë në një përqendrim më të lartë të tyre në rast se konsumohet lëvorja e grirë, transmeton Telegrafi.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?

    Në vend që të ngrini të gjithë limonin, ekspertët rekomandojnë që të shtrydhni lëngun dhe ta ruani të ngrirë në kubikë akulli, ose të përdorni lëvoren e freskët në sasi të vogla, duke siguruar që limoni të jetë organik dhe i papërpunuar me kimikate.

    Para përdorimit, është e këshillueshme të lahet mirë lëvorja me ujë të ngrohtë dhe sodë buke për të larguar mbetjet e mundshme të pesticideve, paralajmëron European Food Safety Authority.

    Përfundim

    Limonët janë të shëndetshëm, por përdorni ata me kujdes. Shmangni konsumimin e lëvores së grirë nga limoni i ngrirë tërësisht për të ulur rreziqet e mundshme për shëndetin tuaj.