ATV

Author: G.O.

  • A zgjoheni shpesh të djersitur? Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni? – Ekspertët shpjegojnë

    A zgjoheni shpesh të djersitur? Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni? – Ekspertët shpjegojnë

    Të zgjohesh herë pas here i djersitur nuk është domosdoshmërisht shkak për shqetësim, veçanërisht nëse ndodh gjatë temperaturave të larta ose gjumit të keq.

    Megjithatë, nëse kjo ju ndodh vazhdimisht, mund të jetë një problem.

    Shëndeti Publik Britanik (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) deklaron se në këtë rast duhet patjetër të kërkoni ndihmën e një mjeku.

    Të rriturit dhe fëmijët mund të vuajnë nga kjo, dhe shkaku ndonjëherë është i panjohur.

    Megjithatë, mjekja e përgjithshme Suzanne Wylie i tha Metro.co.uk se kjo ndodh shpesh gjatë menopauzës për shkak të mënyrës se si hormonet ndikojnë në temperaturën e trupit. Ajo gjithashtu renditi shkaqe të tjera si ankthi, apnea obstruktive e gjumit, hiperhidroza, infeksionet, problemet me tiroidet, diabeti dhe, në raste të rralla, kanceret si limfoma.

    “Ato mund të jenë gjithashtu një efekt anësor i disa ilaçeve, duke përfshirë edhe antidepresivët”, tha ajo.

    Zgjimi i djersitur mund të ndodhë edhe për shkak të faktorëve “të thjeshtë” si ngrënia e ushqimeve pikante, konsumimi i kafeinës ose alkoolit, ose ushtrimet fizike vonë natën.

    Edhe nëse flini gjithsej shtatë deri në nëntë orë, siç rekomandojnë ekspertët, gjumi i ndërprerë mund të ndikojë në funksionin e trurit, shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale.

  • Snapchat akuzohet se po lejon tregtarët e drogës të operojnë hapur në platformë

    Snapchat akuzohet se po lejon tregtarët e drogës të operojnë hapur në platformë

    Organizata kërkimore daneze “Digital Responsibility” ka ngritur akuza serioze ndaj Snapchatit, duke thënë se platforma sociale po u mundëson një “numër shumë të madh” tregtarësh droge të veprojnë hapur, duke e bërë kështu më të lehtë edhe për fëmijët blerjen e substancave të rrezikshme si kokaina dhe opioidët.

    Sipas hulumtimit të kësaj organizate, e cila promovon zhvillimin e përgjegjshëm digjital, është gjetur dëshmi se Snapchati nuk moderon gjuhën e lidhur me drogën në emrat e përdoruesve dhe nuk reagon mjaftueshëm ndaj raportimeve për profile që shesin drogë hapur, raporton The Guardian.

    Studiuesit përdorën profile të simuluara të 13-vjeçarëve dhe identifikuan dhjetëra tregtarë droge në Snapchat, të cilët operonin nën emra përdoruesish me fjalë kyçe si “coke”, “weed” dhe “moli”.

    “Si fëmijë apo i ri, nuk ke pse t’i kërkosh vetë këto profile, Snapchat mund t’i rekomandojë direkt për ty. Kjo është shumë problematike”, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Digitalt Ansvar”, Ask Hesby Holm.

    Sipas të dhënave, kur u raportuan 40 prej këtyre profileve, Snapchat largoi vetëm 10, ndërsa kërkesa për 30 të tjera u refuzua.

    Hulumtimi zbuloi gjithashtu se, pavarësisht kritikave të mëhershme, sistemet e rekomandimeve të Snapchatit shpërndanin e promovonin profilet e tregtarëve të drogës edhe te përdoruesit që më herët nuk kishin treguar interes apo ndërvepruar me ta – përfshirë fëmijët.

    Nga ana tjetër, një zëdhënës i Snapchatit ka thënë se kompania “ka tolerancë zero për shitjen e drogës në platformë” dhe se, edhe pse jo të gjitha llogaritë e përmendura në studim ishin raportuar përmes aplikacionit, mbi 75 për qind e tyre ishin mbyllur tashmë nga ekipet e Snapchatit para publikimit të raportit, ndërsa të gjitha llogaritë u “çaktivizuan” pas publikimit të tij.

  • Ditëlindja e Armando Brojës, partnerja e surprizon me një urim romantik

    Ditëlindja e Armando Brojës, partnerja e surprizon me një urim romantik

    Armando Broja po e shijon lidhjen e dashurisë me Sindin.

    Ditën e djeshme ai festoi ditëlindjen, ku urimin më emocionues e mori nga partnerja.

    Ajo ka ndarë disa fotografi duke zbuluar edhe tortën e ditëlindjes.

    “Urime ditëlindja shoku im më i mirë, dashuria ime, partneri im në gjithçka”, shkroi ajo.

    Broja, ka mbushur 24-vjet jetë.

  • Osmani flet për një mandat të dytë të presidentes – a do të rikandidojë?

    Osmani flet për një mandat të dytë të presidentes – a do të rikandidojë?

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse do të synojë një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa mandati i saj aktual po i afrohet fundit.

    Në lidhje me këtë Osmani dha një përgjigje ironike duke thënë: “Sa po vendosi që të marrë një pushim, po çohen disa gazetarë, po më sulmojnë e po më bindin mos mu ndal”.

    Ndryshe, Osmani përfundon mandatin e saj të parë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për kandidimin e mundshëm, por deklarata e saj konsiderohet si një sinjal i qartë për ambiciet politike në të ardhmen.

    LEXONI EDHE:

    “Do të vdisni së shpejti”, Osmani: Dhjetëra kërcënime me jetë ndaj meje dhe vajzave të mia, drejtësia nuk ndërmori asnjë masë

  • Përmbytje “të tmerrshme” në Bali të Indonezisë, të paktën 14 persona të vdekur

    Përmbytje “të tmerrshme” në Bali të Indonezisë, të paktën 14 persona të vdekur

    Të paktën 14 persona në Bali të Indonezisë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, që zyrtarët i kanë cilësuar si më të këqijat në një dekadë në ishull.

    Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të rënda në shumicën e ishullit, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati. Shirat tashmë kanë pushuar dhe nivelet e ujit po ulen, por ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë për të mbijetuar.

    Dy persona janë të zhdukur në Denpasar, ku ndodhën tetë nga vdekjet.

    Që nga e martja, qindra banorë janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre u përmbytën. Rrugët kryesore janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe të paktën dy ura janë dëmtuar.

    “Banorët ishin të shokuar. Përmbytjet ishin shumë të këqija,” tha një banore e Balit, Tasha, për BBC News Indonesia. “Mendoja se Bali kishte sistem të mirë kullimi.”

    Qeveria provinciale ka shpallur gjendje emergjente për një javë.

    Presidenti Prabowo Subianto shprehu ngushëllimet e tij të thella për përmbytjet në një deklaratë të mërkurën.

    Ai kishte udhëzuar të gjitha agjencitë relevante që të veprojnë “shpejt” dhe theksoi nevojën për “ndihmë të targetuar”, sipas sekretarit të kabinetit.

  • Edi Rama zgjedh Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në Shqipëri

    Edi Rama zgjedh Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në Shqipëri

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar Niko Peleshin për pozitën e kryetarit të ri të Kuvendit.

    Rama deklaroi se si një individ me eksperiencë shumëvjeçare në shumë institucione dhe me prirje ndaj risive teknologjike, Peleshi është personi i duhur për të qenë në krye të Kuvendit.

    Ndërsa, Taulant Balla do të marrë sërish drejtimin e grupit parlamentar socialist, duke lënë kështu detyrën e Ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.

  • Fëmijët nën 15 vjeç jashtë rrjeteve sociale? Franca e propozon si ligj

    Fëmijët nën 15 vjeç jashtë rrjeteve sociale? Franca e propozon si ligj

    Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare dhe vendosjen e një “orari policor digjital” për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, në përpjekje për ta frenuar ndikimin negativ mbi shëndetin e tyre.

    “Një ndalim i tillë do të dërgonte një mesazh si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit, se rrjetet sociale nuk janë të padëmshme para moshës 15-vjeçare”, tha për AFP Laure Miller, raportuese e komisionit parlamentar hetimor.

    Komisioni, i ngritur në mars, ka intervistuar familje viktimash, menaxherë të platformave sociale dhe influencerë për të analizuar algoritmin e TikTok-ut, një aplikacion jashtëzakonisht i popullarizuar mes të rinjve, i cili “kopjohet nga rrjete të tjera sociale”, sipas Millerit.

    Ai u krijua pas proceseve ligjore kundër TikTok-ut në Francë në fund të vitit 2024, pas një padie nga shtatë familje që akuzuan platformën se ekspozon fëmijët ndaj përmbajtjeve që mund t’i nxisin drejt vetëvrasjes.

    “Është e vështirë për ne prindërit ta kontrollojmë këtë gjë”, tha për AFP Geraldine, 52-vjeçare, dhe një nga paditëset që kërkoi të mbetej anonime.

    Ajo humbi vajzën e saj Penelope, 18-vjeçare, në shkurt të vitit 2024, e cila kreu vetëvrasje. Më pas, ajo zbuloi se vajza kishte publikuar dhe shikuar në TikTok video me përmbajtje që nxisnin vetëlëndim.

    TikTok pretendon se siguria e të rinjve është prioriteti kryesor i kompanisë.

    Raporti paralajmëron se, nëse brenda tri vjetësh rrjetet sociale nuk përmbushin detyrimet ligjore, sidomos ato të përcaktuara në Rregulloren Evropiane për Shërbimet Digjitale (DSA), mund të shkohet deri në ndalimin e përdorimit për personat nën 18-vjeçarë.

    Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, kohët e fundit i kanë bërë thirrje Brukselit për rregullim më të rreptë të platformave online për fëmijët, për shkak të shqetësimeve mbi varësinë, bullizmin digjital dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

    Menaxherët e TikTok-ut, i cili është pronë e kompanisë kineze ByteDance, theksuan se sistemi i vëzhgimit i bazuar në inteligjencën artificiale ka mundësuar heqjen e 98 për qind të përmbajtjeve që shkelin rregullat e përdorimit në Francë vitin e kaluar.

    Megjithatë, sipas komisionit, përmbajtjet e dëmshme vazhdojnë të qarkullojnë, duke shkaktuar, ndër të tjera, humbje të vëmendjes, çrregullime të gjumit dhe probleme me vetëvlerësimin.

    Për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, raporti propozon një “orë policore digjitale”, sipas së cilës rrjetet sociale do të bëheshin të paqasshme nga ora 22:00 deri në orën 08:00./REL

  • Begaj përkujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

    Begaj përkujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

    Teksa Amerika dhe bota shënojnë përvjetorin e 24-t të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka rikonfirmuar solidaritetin e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara.

    “Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara.”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

    Ai theksoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë SHBA-së si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

  • “Do të vdisni së shpejti”, Osmani: Dhjetëra kërcënime me jetë ndaj meje dhe vajzave të mia, drejtësia nuk ndërmori asnjë masë

    “Do të vdisni së shpejti”, Osmani: Dhjetëra kërcënime me jetë ndaj meje dhe vajzave të mia, drejtësia nuk ndërmori asnjë masë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur gazetarët në Presidencë dhe po mban një konferencë për media, ku ka folur për kërcënimet e vazhdueshme që ka marrë ndaj vetes dhe familjes së saj.

    “Dje janë publikuar një sërë shpifjesh. Është pengesa më e madhe përcjellja nga mbrojtja e afërt. Vajzat e mia e urrejnë atë përcjellje, ua pengojnë fëmijërinë normale, ua pengojnë lojën normale, ato nuk duan asgjë tjetër thjeshtë të luajnë e të mësojnë e të rriten sikur bashkëmoshatarët e tyre. Rregullat e sigurisë as nuk i kam shpik unë, as nuk i kam sjell unë, ato kanë qenë të njëjta edhe për presidentë paraprakë, edhe për presidentët e ardhshëm. Me Ligj përcaktohet që presidentja dhe familja kanë mbrojtje të afërt dhe kanë nivelin e rrezikshmërisë të lartë. Nuk besoj që asnjë prind do të donte që të merrte kërcënime të vazhdueshme me plumb në ballë për veten ose fëmijët e vet, unë i marrë ato vazhdimisht. Nuk besoj që ka prind që do të donte që vajzat e veta të kërcënohen me dhunim. Nuk ka prind që do të donte t’i izolonte nga loja, ne detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë sepse ka dhjetëra kërcënime me jetë. Ka një kërcënim që ka ardhur nga serbët ku është postuar fotografia ime dhe e vajza të mia, ku thuhet “do të vdisni së shpejti”. Publikohen fotot e snajperit të drejtuar nga vetura ime, përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë, është hera e vetme në historinë e institucioneve që drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë masë, zero. Duhet të pyesni në favor të kujt shkon që një president i shtetit kushdo qoftë, mos ta ketë trajtimin e barabartë në sistemin e drejtësisë.”, ka thënë Osmani.

  • Udhëheqësit e vendit përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit në ShBA

    Udhëheqësit e vendit përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit në ShBA

    Me rastin e 24 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të afro 3 mijë viktimave që humbën jetën në atë ngjarje tragjike, e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

    Osmani tha se nderojnë heroizmin e treguar ndaj atyre që u përgjigjën ndaj sulmit të 11 shtatorit.

    “Sot bëmë homazhe për të përkujtuar të gjithë viktimat se sulmit terroristë të 11 shtatorit, si dhe për të nderuar heroizmin e treguar nga të gjithë ata që u përgjigjën ndaj këtij sulmi duke rrezikuar edhe jetën e vet për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Në atë ditë bota u nda në dysh, në ata që thellësisht besojnë në vlerat e lirisë, vlerat e humanizmit dhe qëndrojnë bashkërisht në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit dhe pjesa tjetër ishin ata që besojnë në terrorizëm dhe shfrytëzojnë dashakeqësinë e terrorizmit për të shkaktuar dhimbje tek të tjerët”, ka thënë Osmani.

    Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se 11 shtatori ka qenë një sulm ndaj vlerave të lirisë.

    “Populli ynë gjendet krahë popullit amerikan. Gati 3 mijë viktima qytetarë amerikan që humbën jetën, e tre prej tyre edhe shqiptarë”, tha Basha.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se: “Sikurse edhe çdo vit tjetër më 11 shtator bëjmë homazhe dhe vendosim lule të freskëta te këtu tek përkujtimorja në oborrin e përbashkët të Qeverisë dhe i Kuvendit, që i dedikohet viktimave të sulmit terroristë të 11 shtatorit”.

    Ndryshe, ngjarja e 11 Shtatorit mbetet një prej momenteve më të dhimbshme në historinë moderne, që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si bota e sheh sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. /Telegrafi/