ATV

Author: G.O.

  • Bastisja në disa komuna dhe arrestimi pesë personave, policia jep detaje

    Bastisja në disa komuna dhe arrestimi pesë personave, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një operacion për armëmbajtje pa leje dhe tregtim të tyre në pesë lokacione të Kosovës. Pesë të dyshuar kanë rënë në pranga, teksa janë gjetur edhe armë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në Shtime, Lipjan, Drenas dhe Viti.

    Tutje sipas raportit bëhet e ditur gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.

    “Më 16.09.2025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona. Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të shegës

    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të shegës

    Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat me më shumë efekte shëruese; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut, zemrës, parandalimin e Alzhaimerit, trajton aneminë dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene. Vetëm një gotë shegë mund t’i sigurojë organizmit 30% të kërkesave për vitamin C, 36% për vitamin K, 16% për vitamin B9 dhe 12% të postasiumit.

    Nëse ky frut do të përfshihej rregullisht në regjimin tonë ushqimor, do të përfitonim shume prej tij. E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që na siguron shega:

    Sëmundje kardiovaskulare
    Disa studime kanë treguar se konsumimi i lëngut të shegës mund të parandalojë disa faktorë që rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Tek njerëzit që tashmë vuajnë nga sëmundje koronare, konsumi i lëngut të shegës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition ka pohuar se lëngu i shegës mund t’ju mbrojë nga formimi i depozitave yndyrore brenda arterieve tuaja, kjo është e lidhur me vetitë anti-oksidante të këtij fruti.

    Kurse vitamina C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë.

    Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale. Tek pacientët që vuajnë nga ky problem shëndetësor, lëngu i shegës ul sasinë e kolesterolit në gjak.

  • A kursejmë rrymë nëse e lëshojmë bojlerin vetëm kur lahemi? Kjo është përgjigja

    A kursejmë rrymë nëse e lëshojmë bojlerin vetëm kur lahemi? Kjo është përgjigja

    A me lon bojlerin dhez, a me ndal e me dhez veq kur ki nevoje, kjo eshte nje nder dilemat ma t’mdhaja tona si popull. Nese e len dhez, bojleri ta han rrymen kadal kadal, njejt si ai shoku qe tmerr pare borxh ama kurr sti kthen. Fatura vjen, ti nervozohesh, bojleri rrin i qete-ska faj ai qe ti e len dhez.

    Nëse e lë ndezë 24/7, bojleri vetëm ruan nxehtësinë duke u ndezur e fikë herë pas here.
    Nëse e ndez vetëm kur të duhet, harxhon më shumë në fillim (për me ngrohë komplet ujin), por pastaj pushon.

    Bojlerët e rinj kanë izolim më të mirë, që mban ujin të ngrohtë më gjatë.

    Të vjetrit humbin nxehtësi më shpejt.

    E nese e nal, pret gjyse ore me u nxeh deri sa te thote bojleri “ hajde se gati jom”.

    Me ni fjale cka do qe bon humbes ke me dal. Ose trritet fatura, ose t’rritet nervoza. Fundja, bojleri është si dashnia: kur është ndez, t’kushton; kur është fik, t’len tu prit.

    Kështu që, ekonomikisht më mirë është me e lan dhez gjatë ditës, sidomos nëse është i ri e ka izolim të mirë.

    Po normal, nëse je tu shku për pushime ndale se s’ka logjikë me ngrohë ujë per kojshi.

    Po hajt se shqiptaret e dine ma mire, Disa e lojne dhez, e disa e ndalin e e dhezin si me i lshu dritat e Vitit te Ri.

    Krejt ne fund, bojleri osht i pameshirshem, nese e len dhez ta ngroh trupin…ama ta ftof xhepin.

  • Izraeli thotë se do të hapë një rrugë të re për largim nga Qyteti i Gazës

    Izraeli thotë se do të hapë një rrugë të re për largim nga Qyteti i Gazës

    Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të përkohshme më 17 shtator, për t’iu mundësuar banorëve që të largohen nga Qyteti i Gazës, një ditë pasi nisi një ofensivë të madhe që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Ushtria izraelite nisi bombardime masive në Qytetin e Gazës mëngjesin e së martës dhe çoi trupat më thellë brenda qendrës më të madhe urbane në Rripin e Gazës.

    Ofensiva vjen pasi një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara e akuzoi Izraelin për kryerje “të gjenocidit” në territorin palestinez, duke thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë nxitur këtë krim, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Të mërkurën, ushtria izraelite tha se po hap “një rrugë të përkohshme transporti përmes rrugës Salah al-Din”.

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, koloneli Avichay Adraee, tha se korridori do të mbetet i hapur vetëm për 48 orë duke nisur nga mesnata e së enjtes, sipas kohës lokale.

    Deri më tani, ushtria u kishte bërë thirrje banorëve që të largoheshin nga Qyteti i Gazës përmes rrugës buzë detit drejt asaj që e cilëson si “zonë humanitare” më në jug, përfshirë pjesë të Al-Mavasit.

    Rruga Salah al-Din kalon përmes Rripit të Gazës nga veriu në jug.

    Në gusht, OKB-ja vlerësoi se afër 1 milion banorë jetojnë në Qytetin e Gazës dhe rrethinën e qytetit.

    Izraeli tha se ofensiva tokësore e nisur të martën synon që të largojë Hamasin nga një prej bastioneve të tij të fundit në Rripin e Gazës.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

    Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./REL

  • Fushata zgjedhore: PZAP pranon ankesat e para

    Fushata zgjedhore: PZAP pranon ankesat e para

    Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka nisur zyrtarisht më 13 shtator.

    Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë komunash po zhvillojnë takime me qytetarët, duke dhënë premtime të shumta në rast se arrijnë të fitojnë mandatin, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë filluar të paraqiten ankesat e para nga subjektet politike.

    Deri tani, janë dorëzuar disa ankesa, Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe.

    Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.

    Po ashtu, Lista Serbe ka bërë ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    Për momentin, PZAP nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këto ankesa.

    Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 12 tetor.m

  • Kroati thyen rekordin botëror: 29 minuta pa frymë nën ujë

    Kroati thyen rekordin botëror: 29 minuta pa frymë nën ujë

    Vitomir Mariçiq nga Kroacia, arriti të qëndrojë pa frymë 29 minuta e 3 sekonda në fund të një pusi 3 metra të thellë, duke thyer rekord botëror më parë me rreth pesë minuta.

    Për shumicën prej nesh është e mundur të mbajmë frymën për disa sekonda ose pak minuta, por njerëzit si Mariçiq, pas një trajnimi shumë të gjerë fizik dhe mendor – duke përfshirë frymëmarrjen diafragmatike, stërvitje kardiovaskulare dhe meditim – mund të bëjnë gjëra që të duken pothuajse të pamundura për shumicën.

    “Më u bë gjithçka më keq fizikisht, sidomos për diafragmën, për shkak të kontraktimeve, por mendërisht e dija se nuk do të dorëzohem”, tha Mariçiq pas këtij arritjeje monumentale dhe shtoi se “pas shenjës së 20 minutave, gjithçka u bë më e lehtë, së paku mendërisht”.

    Në përgjithësi, gjatë mbajtjes së frymëmarrjes niveli i oksigjenit në gjak bie, ndërsa ai i dioksidit të karbonit rritet. Kur ky i fundit arrin një nivel të caktuar, trupi fillon kontraktimet e pavullnetshme të diafragmës, që shkakton refleksin për të marrë frymë përsëri. Kroati stërviten që të luftojnë ndërhyrjen e këtij refleksi deri në momentin më të fundit të mundshëm.

    Edhe pse normalisht Mariçiq mund të mbajë frymën nën ujë për 8 deri në 10 minuta, ai përgatitet për rekord duke frymëzuar oksigjen të pastër për rreth 10 minuta para se të zhytet.

    Kjo i jep atij nivele oksigjeni në gjak rreth pesë herë më të larta se normalja, gjë që ndihmon për të qëndruar pa frymë më gjatë. Megjithatë, ky lloj frymëmarrjeje me oksigjen të pastër është i rrezikshëm sepse mund të shkaktojë toksicitet oksigjeni.

    Më 14 qershor, Mariçiq arriti të mbajë frymën për 29 minuta e 3 sekonda, duke thyer rekordin botëror për mbajtje frymëmarrjeje me ndihmën e oksigjenit me afërsisht pesë minuta. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 2021 nga një tjetër kroat, Budimir Shobat. /Telegrafi/

  • Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me super ndeshje

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me super ndeshje

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje.

    Vëmendja e të gjithëve do të jetë në ‘Allianz Arena’, atje ku Bayern Munich dhe Chelsea, do të përballen me fillim nga ora 21:00.

    Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Anfield’, me Liverpoolin që do t’i bëjë ‘konak’ Atletico Madridit.

    Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës:

  • Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

    Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

    Një fushatë e re phishing, e dokumentuar nga kompania e sigurisë Kaspersky, po synon përdoruesit e rrjetit social WhatsApp përmes një skeme mashtruese të rreme votimi, që mund të çojë në marrjen e kontrollit të plotë të llogarive.

    Sulmi përdor imazhe të sportistëve — por edhe tema të tjera votimi — për të krijuar një ndjesi autenticiteti dhe për të nxitur pjesëmarrjen, thonë ekspertët.

    Sipas raportit, mashtrimi fillon kur përdoruesi ridrejtohet në një faqe që duket si sondazh votimi: ajo tregon fotografi të sportistëve, një buton “Voto” dhe një numërues në kohë reale që pretendohet të reflektojë numrin e votave dhe pjesëmarrësve.

    Faqja gjithashtu pretendon se pjesëmarrja mund të bëhet pas një “autorizimi” dhe se fituesit do të përfitojnë shpërblime nga “sponsorët”.

    Kur përdoruesi klikon “Voto” ose “Autorizo”, ai ridrejtohet në një faqe mashtruese që e nxit të kyçet përmes WhatsApp për një proces të shpejtë verifikimi. Përdoruesit i kërkohet të fusin numrin e telefonit të lidhur me llogarinë e tyre në WhatsApp.

    Sulmuesit më pas shfrytëzojnë mekanizmin e WhatsApp Web: ata fusin numrin e viktimës për të hapur një sesion në WhatsApp Web dhe sistemi gjeneron një kod 6-shifror njëpërdorimësh (OTP). Faqja mashtruese kap atë kod — dhe nëse viktima e fut kodin në pajisjen e vet, sesioni i hapur nga sulmuesit aktivizohet. Pas aktivizimit, sulmuesit mund të spiunojnë bisedat, të dërgojnë mesazhe në emër të viktimës dhe, në përfundim, të marrin kontrollin e plotë të llogarisë.

    Kaspersky paralajmëron se metoda është e lehtë për t’u përshtatur në skenarë të ndryshëm dhe se qëllimi përfundimtar është keqpërdorimi i llogarive të WhatsApp për qëllime kriminale.

    Si të mbroheni:

    Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-Step Verification) në WhatsApp.

    Mos ndani kurrë kodet e verifikimit — as me “miq” dhe as në faqe interneti; WhatsApp nuk do t’ju kërkojë kurrë kodin.

    Mos jepni të dhëna personale në faqe të panjohura.

    Kontrolloni gjithmonë URL-në për t’u siguruar që faqja është legjitime.

    Përdorni një softuer sigurie të besueshëm për të zbuluar dhe bllokuar faqe dhe lidhje të rrezikshme.

  • Rubin e vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    Rubin e vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Dje, ai e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.

    Rubin tregoi se si fillimisht e përshkruanim atë si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.

    “Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.

    Rubin gjithashtu theksoi se organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë.

    I pyetur nëse ishte në dijeni për një raport të vitit 1998 të OKB-së, ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.

    “Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, ka thënë ai.

    Në lidhje me autorin e shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit…

    Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre.

    Akuzat për vrasje ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët gjoja thanë se kishin parë me sytë e tyre vrasjen e rivalëve të Thaçit.

    Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.

    Ish-diplomati amerikan kishte kritika për Gjykatën Speciale.

    Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

    “Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha Rubin.

    Ai gjithashtu dëshmoi se nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK dhe se si SHBA-ja e konsideronte Thaçin si udhëheqës të caktuar nga vetë shqiptarët.

    Rubin më pas zbuloi një bisedë telefonike mes Hashim Thaçit dhe presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, dhe se si Thaçi ishte zotuar se do t’i respektonte pakicat ndonëse populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

    “Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin”, tha Rubin.

    Gjithashtu, sipas Rubinit, ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

  • Mbretëria e Bashkuar për Izraelin dhe Eurovisionin: Konkursi nuk është politik

    Mbretëria e Bashkuar për Izraelin dhe Eurovisionin: Konkursi nuk është politik

    Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, ka komentuar qëndrimin e transmetuesit në Eurovision dhe debatin mbi pjesëmarrjen e Izraelit.

    Kur u pyet se cili është qëndrimi i BBC-së në Eurovision dhe çfarë ka për të thënë në lidhje me deklaratat e transmetuesit në ditët e fundit, ku ai kërcënoi të tërhiqej nga konkursi nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë, Tim tha: “Jemi të vetëdijshëm për shqetësimet. Është padyshim një temë që diskutohet shpesh dhe është e vështirë”.

    “Në këtë fazë ne mbështesim punën e Unionit Evropian të Transmetimit. Ata po flasin me anëtarët dhe po mendojnë për vendime që do të ishin të kënaqshme në një mënyrë ose në një tjetër. Në këtë fazë unë mbështes punën e Unionit Evropian të Transmetimeve dhe ata duhet të vazhdojnë të marrin një vendim”.

    Tim Davie

    Drejtori i Përgjithshëm konfirmoi se BBC do të vazhdojë të punojë me Unionin Evropian të Transmetimeve për të diskutuar çështjen.

    “Konkursi i Këngës në Eurovision nuk ka qenë kurrë për politikë. Duhet të jetë një festë e muzikës dhe kulturës që i bashkon njerëzit. Duhet të shohim se çfarë vendos EBU”, shtoi ai.

    Eurovisioni këtë vit mbahet në Vjenë

    Holanda, Sllovenia dhe Irlanda kanë kërcënuar se do të tërhiqen në konkursin e vitit të ardhshëm nëse Izraeli merr pjesë.

    JJ – Wasted Love (LIVE) | Austria 🇦🇹 | Grand Final | Winner of Eurovision 2025 www.youtube.com

    Përveç kësaj, RTVE (Spanjë) do të diskutojë më 16 shtator nëse do të tërhiqet gjithashtu nga konkursi.

    Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë pas fitores së JJ për Austrinë me këngën “Wasted Love” në Bazel.

    Dy gjysmëfinalet janë planifikuar për 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja e madhe më 16 maj. /Telegrafi/