ATV

Author: G.O.

  • Tre persona prangosën në Vushtrri, organizuan lojëra të fatit në një lokal

    Tre persona prangosën në Vushtrri, organizuan lojëra të fatit në një lokal

    Tre persona janë arrestuar të mërkurën nën dyshimin për veprën penale organizim te skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Vushtrri.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

    “Në orët e pasdites së datës 24 shtator 2025, policia në Vushtrri, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq siç thuhet në njoftim, pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

  • Osmani takohet me presidentin e Guineas, e falënderon për mbështetjen e tij ndaj Kosovës

    Osmani takohet me presidentin e Guineas, e falënderon për mbështetjen e tij ndaj Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar atë për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.

    “Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo”.

    “Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar tutje Osmani.

  • Moti ndryshon: Freski dhe reshje shiu sot

    Moti ndryshon: Freski dhe reshje shiu sot

    Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot paksa më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 apo 28 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

    Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, më pak në Maqedoni. Reshjet ende nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

  • Përmes inteligjencës artificiale jetësohen fëmijët e familjes Jashari

    Përmes inteligjencës artificiale jetësohen fëmijët e familjes Jashari

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Historia e sakrifica e tyre jeton tash e gjithe këto vite ani pse jeta iu shua.

    Në Prekaz, në tokën ku lindën anëtarë të familjes Jashari, fëmijërinë s’arritën ta shijojnë, 13 prejt tyre ngase u vranë mizorisht nga ushtria e xhendarmeria serbe.

    Për 26 vjet, portretet e fytyrat e tyre të qeshura i pamw vec në fotografitë që i shpëtuan luftës.

    Por përmes tyre, Erblin Ramushi, nga komuna e Gjilanit, i jetësoi fëmijët me anë të një videoje 40 sekondshe e realizuar nga inteligjenca artificiale.

    Emocione të forta, krijimi i videos që është 40 sekondëshe sipas erblinit patën familjarët e tyre.

    Erblini që është 22-vjeç, dashurin për atdheun thotë se e ka të trashëguar andaj, edhe krijimet vijnë si frymëzim nga prindi i tij ish-ushtar i UÇK-së.

    Përveç familjes Jashari, Erblini ka krijuar video të tilla edhe për ushtarë e dëshmorë të lirisë./ATVLIVE.TV

    Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

  • Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor

    Shqipëria propozon filmin “Luna Park” për në ‘Oscars 2026’ me Adriana Matoshin në rol kryesor

    Shqipëria ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për në “Oscars 2026”, duke dërguar si propozim filmin artistik me metrazh të gjatë “Luna Park” të regjisorit Florenc Papas.

    Më 23 shtator 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u mblodh Komisioni Përzgjedhës për të vendosur se cili film do të përfaqësojë vendin në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 98-të të çmimeve Oscars.

    Në garë ishin dy produksione: “Luna Park” i shtëpisë kinematografike On Film Production me regji nga Florenc Papas dhe “Emili” i shtëpisë kinematografike A.R. Production me regji nga Ajola Daja.

    Pas shqyrtimit, komisioni votoi unanimisht në favor të “Luna Park”, duke e shpallur atë përfaqësuesin zyrtar të Shqipërisë.

    Roli kryesor në film interpretohet nga aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, ndërsa Buka Production është bashkëprodhuese e këtij projekti kinematografik.

    Në një njoftim zyrtar, Qendra Kombëtare Kinematografike i ka uruar suksese regjisorin Florenc Papas dhe producentin Dritan Huqi, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

  • Franca kërkon që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë

    Franca kërkon që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë

    Ambasada e Francës në Kosovë ka ripërsëritur thirrjen që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë.

    Thirrja e Francës erdhi në përvjetorin e dytë të këtij sulmi ku vdiq polici Afrim Bunjaku.

    “Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë i cili mori jetën e rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e kësaj ambasade.

    Në këtë përvjetor edhe ambasada gjermane dhe ajo britanike kërkuan që autorët e sulmit të para dy vjetëve të përballen me drejtësinë.

  • “Sinjal pozitiv” nga Trump, Ukraina pret marrëveshje për prodhimin e armëve me SHBA-në

    “Sinjal pozitiv” nga Trump, Ukraina pret marrëveshje për prodhimin e armëve me SHBA-në

    Ukraina së shpejti do të sqarojë detajet ligjore të një sipërmarrjeje të përbashkët prodhimi armësh me SHBA-në.

    Kështu ka thënë të mërkurën ambasadorja e Kievit në Uashington, duke treguar se bëhet fjalë për një proces, si pjesë e një përpjekjeje kritike për të forcuar industrinë e mbrojtjes së Ukrainës.

    Zyrtarët shpresojnë të rrisin prodhimin vendas të armëve me ndihmën perëndimore, ndërsa ushtria po i kundërvihet forcave ruse më të mëdha dhe më të armatosura në vitin e katërt të luftës.

    Olha Stefanishyna tha se një delegacion ukrainas do të vizitojë SHBA-në më 30 shtator, pasi mori një “sinjal pozitiv” nga presidenti Donald Trump, i cili u takua me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky në Nju Jork të martën.

    “Pati një reagim shumë të gjallë nga presidenti amerikan. Ai kaloi disa minuta duke admiruar inovacionin (dhe) aftësitë e Ukrainës”, tha ajo në televizionin ukrainas.

    Të dy udhëheqësit kishin diskutuar më parë konturet e një marrëveshjeje të përbashkët prodhimi që përfshinte dronë, për të cilën Zelensky tha se kanë marrë mbështetje politike nga Trump.

    Trump të martën shprehu gjithashtu mbështetje të re për përpjekjet e luftës së Kievit, duke sugjeruar se duhet të vazhdojë të luftojë për të rimarrë më shumë territor të tij. /Telegrafi/

  • Me pamje të re dhe koreografi sensuale, Rita Ora publikon klipin e ri “All Natural”

    Me pamje të re dhe koreografi sensuale, Rita Ora publikon klipin e ri “All Natural”

    Rita Ora duket mahnitëse në videoklipin e saj më të fundit, i cili u drejtua nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

    Këngëtarja, 34 vjeçe, shfaqi linjat e saj mbresëlënëse në videon e këngës “All Natural”, ku kishte veshur një jelek të bardhë dhe të brendshme të njëjta, shkruan DailyMail.

    Videoja fillon me Ritan të ulur e duke lëvizur mbi një karrige në një ambient të errët, përpara se të ngrihet dhe të realizojë një koreografi vallëzimi.

    Krijuesja e hiteve shfaqet me flokë bionde dhe me taka të kuqe. Duke mbajtur gjithashtu një palë syze dielli, ajo e kompletoi pamjen e saj sensuale.

    “All Natural” është kënga e dytë e Ritës e publikuar këtë vit, pas këngës “Heat” në muajin qershor.

    Së fundmi, Rita u gjend në qendër të vëmendjes së mediave pasi deklaroi se Sabrina Carpenter po e injoron dhe “nuk po i kthen mesazhe” në një intervistë të re.

    Krijuesja e hitit I Will Never Let You Downtha se Sabrina, 26 vjeçe, tani duket e pakontaktueshme, ndonëse më parë ato kishin kaluar kohë bashkë.

    Rita tregoi në podcastin In Your Dreams With Owen Thiele se madje e kishte ftuar Sabrinën në një festë të Vitit të Ri.

    Kjo ishte përpara se Sabrina të shpërthente në famë botërore me këngën “Espresso”, e publikuar vitin e kaluar.

    Rita shpjegoi: “Ajo erdhi dhe ishte fantastike. Mendoj se ishte kulmi përpara ‘Espresso’-s [kënga hit e Sabrinës], dhe tani nuk mund ta kapësh më Sabrinën”.

    Me një ironi të lehtë, Rita shtoi: “Në atë kohë më kthente mesazhet”.

    Megjithatë, Rita menjëherë e tërhoqi komentin dhe këmbënguli se “po bënte shaka” dhe se “kishte ekzagjeruar”.

    Ajo i tha moderatorit: “Jo, e kuptoj. Edhe unë jam e zënë. Po bëj shaka… Po ekzagjeroj. Ajo më kthen mesazhe. Është shumë e ëmbël”.

    Këto komente vijnë vetëm një vit pasi ajo ndezi thashetheme për një bashkëpunim me Sabrinën, pasi publikoi fotografi të vjetra të tyre së bashku.

    Ajo e udhëhoqi galerinë me një imazh të saj dhe këngëtares duke festuar me këngëtaren dhe kantautoren nga Afrika e Jugut, Tyla, në festën Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve, të cilën Rita e kishte bashkë-prezantuar.

  • “E di që babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës”, djali i Afrim Bunjakut me një fjalim emocionues

    “E di që babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës”, djali i Afrim Bunjakut me një fjalim emocionues

    Në Prishtinë po mbahet një akademi përkujtimore në nderim të policit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunajku.

    Para të pranishmëve, një fjalim mbajti edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut, Fatlumi,

    Ai deklaroi se plagët e mungesës së babait të tij nuk shërohen kurrë.

    “Jemi mbledhur këtu për ta kujtuar, babain, heroin, Afrim Bunjaku. Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme, kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalë e tij”, ka deklaruar ai.

    Ai shtoi më tej, se bashkë me mallin që ka, ai e di se babai i tij ra për një ideal më të madh, për atdheun, kufijtë, e Kosovën.

    “Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, e di që babai nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im prehu i qetë, ne do të kujtojmë gjithmonë”, tha ai.

    Heroi Afrim Bunjaku u vra nga forca terroriste serbe më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

  • Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

    Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

    Rusia i mohoi pretendimet e NATO-s se Moska ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës, duke i cilësuar si “histeri”.

    Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre.

    Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore.

    “Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”.

    Më 23 shtator, Trump tha se shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirat e tyre ajrore.

    Avionët e NATO-s kanë detektuar tre avionë luftarakë rusë MiG-31 javën e kaluar, pasi ata hynë në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës.

    Më 22 shtator, Danimarka u detyrua të mbyllë një aeroport në Kopenhagë pasi tha se dronë të paidentifikuar detyruan dhjetëra fluturime të anuloheshin apo të ndryshonin itinerarin, duke prekur mijëra pasagjerë.

    “Aviacioni ynë ushtarak respekton të gjitha rregullat e fluturimeve, udhëhiqet nga to dhe iu përmbahet në mënyrë të rreptë”, tha Peskov gjatë një konference për media për gazetarët.

    NATO tha një ditë më parë se “është ende herët të thuhet” nëse dronët që fluturuan mbi Danimarkë lidhen me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të aleancës nga Rusia.

    Incidentet pasojnë inkursionet me dronë në Rumani dhe Poloni. Në Poloni, disa fluturake pa pilot u rrëzuan nga avionët e NATO-s.