ATV

Author: G.O.

  • Sulm me dron në Izrael, 24 të plagosur – Ushtria izraelite akuzon rebelët Huthi

    Sulm me dron në Izrael, 24 të plagosur – Ushtria izraelite akuzon rebelët Huthi

    Një sulm me dron ka goditur një qendër tregtare në qytetin izraelit të Eilatit, duke lënë të plagosur 24 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në qytetin strategjik në Detin e Kuq.

    Ushtria izraelite ia ka atribuuar sulmin rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët veprojnë në mbështetje të Hamasit. Ndërkaq, është bërë e ditur se sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” dështoi të neutralizonte dronin që kishte hyrë në hapësirën izraelite.

    Ky sulm pason një seri tensionesh të shtuara, ku rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë intensifikuar lëshimin e dronëve drejt Izraelit. Si kundërpërgjigje, forcat izraelite kanë bombarduar infrastrukturën ushtarake në Jemen.

  • Zhduket një person në Prishtinë, familjarët kanë humbur kontaktet me të për më shumë se 48 orë

    Zhduket një person në Prishtinë, familjarët kanë humbur kontaktet me të për më shumë se 48 orë

    Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Polici gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë.

    Familjarët kanë njoftuar autoritetet se kanë humbur kontaktet me të afërmin e tyre dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij aktuale.

    Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi ka deklaruar në polici se vëllai i tij është larguar nga shtëpia e tyre në rrugën “Mon Balaj” dhe që atëherë nuk është kthyer.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka nisur procedurat standarde hetimore dhe ka hapur rastin si “Person i zhdukur”, ndërkohë njësitet përkatëse janë vënë në kërkim për gjetjen e tij.

  • Dy të arrestuar për armëmbajtje në Pejë, në njërin rast i përfshirë edhe një nxënës

    Dy të arrestuar për armëmbajtje në Pejë, në njërin rast i përfshirë edhe një nxënës

    Policia në rajonin e Pejës ka iniciuar dy raste të ndara për posedim të paautorizuar të armëve gjatë dy ditëve të fundit.

    Një rast përfshin kontrollin në një pronë private në qytetin e Pejës, ndërsa tjetri ka ndodhur brenda një institucioni arsimor në fshatin Jabllanicë e Vogël.

    Në rastin e parë, të mërkurën në mëngjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pesëmbëdhjetë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

    Ndërkohë, një ditë më parë, një mjet i mprehtë i llojit brisk i ishte konfiskuar një nxënësi të shkollës së mesme nga ana e mësimdhënësit të tij

    Të dyshuarit në të dyja rastet janë shoqëruar në në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit kompetente, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Kurti udhëton në ShBA, kjo është agjenda e tij

    Kurti udhëton në ShBA, kjo është agjenda e tij

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

    ZKM shton se gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

    “Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, tha ZKM në njoftim.

    Udhëtimi i Kurtit drejt SHBA-së vjen pas masës së ndërmarrë nga Uashingtoni kundrejt Kosovës me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

    Në ShBA nga Kosova po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

  • Siguria para zgjedhjeve lokale, xhandarmëria franceze dislokohet në Kosovë

    Siguria para zgjedhjeve lokale, xhandarmëria franceze dislokohet në Kosovë

    Xhandarmëria kombëtare franceze është dislokuar në Kosovë si pjesë e një njësie rezervë të EULEX-it.

    Sipas Ambasadës së Francës, ky dislokim synon të mbështesë stabilitetin, veçanërisht në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

    Në njoftimin zyrtar, ambasada thekson se xhandarmëria është krenare që po jep kontributin e saj, së bashku me partnerët evropianë, në forcimin e sigurisë në vend për të gjitha komunitetet.

    Forcat franceze do t’i shërbejnë misionit të EULEX-it si njësi mbështetëse, e gatshme të intervenojë sipas nevojës.

  • Ora i doli fallco, a ishte kjo lojë nga Mozzik?

    Ora i doli fallco, a ishte kjo lojë nga Mozzik?

    Reperi i njohur Mozzik është përfshi në një situatë që ka marr shumë vëmendje publike dhe mediatike ditëve të fundit, pas ndalimit të tij në Aeroportin e Prishtinës.

    Mozzik u ndal nga Dogana e Kosovës pasi kishte me vete dy orë luksoze, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë që dyshohej se arrinte mbi 1.3 milion euro.

    Orët nuk ishin të deklaruara dhe u kapën në “Kanalin e Gjelbër” (ku s’ka kontrolle të zakonshme doganore), prandaj u konfiskuan për verifikim.

    Pas kontrollit dhe analizave të bëra nga kompania zvicerane që përfaqëson markën “Richard Mille”, nga burimet e ATV-së u mësua dhe konfirmua zyrtarisht se ora e Mozzik-ut nuk është origjinale.

    Sipas dokumentit të zyrës ligjore Vokshi & Lata, që përfaqëson kompaninë, u tha qartë:
    “Bëhet fjalë për një falsifikat, fakt i konfirmuar nga ekspertiza zyrtare e kompanisë.”

    Ndersa vëllai i tij, Getinjo, zgjodhi të ironizojë duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”, por ishte Noizy ai që ndezi më shumë debatin.

    I cili e thumbon me shprehjen “Made in China” dikur mik dhe bashkëpunëtor, sot tallët me të.

    Mozzik reagoi në rrjete sociale me një “HAHAHAHA”, duke i marrë lajmet me ironi. Ai po ashtu aludoi se ora false ishte skenar i vet artistit me qëllim provokimi ndaj qeverisë së Kosovës, pasi që sipas tij ATK-ja dhe disa fytyra publike politike e kanë personale me të, po ashtu Mozzik u ka bërë thirrje atyre që ishin në detyrë atë natë që e ndaluan në aeroport, të mos kenë frikë t’i permendin figurat poitike që u kanë bërë presion ta ndalojnë Gramoz Salihun për kontrolle, duke implikuar edhe më shumë persona në këtë mes… Mozzik në njoftim tha ‘Unë i kam vetëm 29 vjet, por jam një hap para jush’ e kjo drejtuar nga krerëve pozitar..

    Tash që Dogana e ka marr konfirmimin zyrtar për falsifikim, procedurat ligjore pritet të vazhdojnë. Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ose cilat masa do të merren ndaj tij.

  • Horoskopi ditor  – Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi ditor – Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Dashi
    Yjet do iu sigurojnë një dite te mrekullueshme ju qe jeni ne çift. Ata do iu nxitin te tregoheni me te dashur dhe me shprehës. Nuk do mungojnë as dhuratat simbolike për njeri-tjetrin. Beqaret me shume gjase do realizojnë disa takime me një te ardhme te ndritur. Ne planin financiar Marsi do iu ndihmoje te zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.

    Demi
    Me ndikimin tejet te madh te Venusit mund te themi se jeta ne çift do jete e shkëlqyer. Do respektoni mendimet e njeri-tjetrit dhe do pranoni te bashkëpunoni për gjithçka. Beqaret do jene te paqëndrueshëm dhe mund te kërkojnë veçse aventura kalimtare. Dëshirat do iu plotësohen. Me te ardhurat tregohuni te kujdesshëm sepse situata nuk është aspak ne gjendjen qe pritej.

    Binjaket
    Për ata qe janë ne një lidhje duhet thënë se gjerat nuk do shkojnë ne perfeksion, ka pasur edhe kohe me te bukura. Gjithsesi nëse nuk tregoheni histerike dhe reflektoni do e kaloni ditën pa probleme serioze. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos rendin pas ëndrrave. Me financat nuk do i keni punët aspak mire. Priten goxha vështirësi.

    Gaforrja
    Tensioni ne çift nuk do shteroje as gjate kësaj dite. Sot do futeni ne te tjera detaje te cilat mund ta përkeqësojnë edhe me tepër situatën. Beqaret do jene shume indiferente ndaj ftesave qe do iu bëhen pa e kuptuar se ndonjëri prej personave mund te jete ai qe kane ëndërruar. Financat do jene te mira po i menaxhuat si duhet. Do e keni vete ne dore.

    Luani
    Do kuptoheni me mire se kurdoherë me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do ece si duhet. Do neglizhoni çdo ndërhyrje te jashtme dhe do u besoni vetëm vetes dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa asnjë te veçante. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do arrini me ne fund jo vetëm ta stabilizoni situatën, por edhe te keni përmirësime.

    Virgjeresha
    Sot do merren vendime te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift, qofshin këto për mire ose për keq. Nëse keni pasur debate te forta do mendoni një ndarje, ndërsa nëse lidhja juaj ka qene e forte do mendoni për diçka me serioze. Beqareve do iu rrahe zemra fort pasi te takojnë disa persona. Njihini sa me mire ata. Me financat nuk do bëni aspak kujdes dhe mund te keni probleme serioze.

    Peshorja
    Shfrytëzojeni sa te mundni sot kohen kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Shprehjani ndjenjat dhe mendoni edhe për ndonjë surprize. Beqaret duhet te tregohen me te hapur nëse duan te gjejnë personin ideal. Po u mbyllet ne vetvete do mbeteni ashtu si jeni. Shpenzimet do i ulni sot dhe gjendja e te ardhurave do vije drejt stabilizimit. Me ne fund do jeni me te qete.

    Akrepi
    Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin për gjera elementare. Beqaret do jene te qarte pe rate qe duan dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete dike. Planetët do i kenë pranë. Ekuilibri financiar do filloje te stabilizohet pas një periudhe te gjate me vështirësi.

    Shigjetari
    Nëse i shtoni dozat e fantazisë ne çift dhe përgatisni surpriza për partnerin, do mund ta kaloni fazën e vështirë ne te cilën ndodheni. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te fillojnë një lidhje nga e cila shume shpejt do zhgënjehen. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë vendime te nxituara te cilat mund t’iu kushtojnë shtrenjte.

    Bricjapi
    Do jeni me te predispozuar gjate kësaj dite për te bere sakrifica e për te ruajtur te ndezur zjarrin e pasionit ne çift. Çdo gjë do shkoje si e kishit menduar. Për beqaret nuk priten te reja. Edhe për disa ka rrezik qe ata te mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar duhen marre masa strikte ne mënyrë qe te mos keni asnjë vështirësi.

    Ujori
    Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe te qete. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Do jeni sharmante dhe te parrezistueshem gjate kësaj dite ju beqaret. Ne këtë mënyrë do merrni ftesa pa fund dhe do mund ta ndryshoni jetën. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm. Po kryet shpenzime te pakontrolluara do keni edhe probleme.

    Peshqit
    Nuk do jeni me aq kritike ndaj partnerit tuaj sot dhe do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere ndaj tij. Marrëdhënia mes jush do ketë përmirësime. Beqaret do kenë veçse flirte, asgjë me shume sesa aq. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë te mërziten. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Te shumte do jene planetët qe do iu qartësojnë mendimet dhe do iu bëjnë me te kujdeseni për shpenzimet.

  • Rihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

    Rihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

    Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore.

    Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.

    Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

    Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës.

    Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit.

    Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes.

    Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete.

    Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit./REL

  • Arrestohet një person në Malishevë, plagosi një person në këmbë

    Arrestohet një person në Malishevë, plagosi një person në këmbë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.

    Rasti ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, të mërkurën në ora 15:39.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, duke e qëlluar në këmbë”, thuhet në raport.

    Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, dyshohet se strehoi një të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”

    Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, dyshohet se strehoi një të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”

    Një person 32 vjeçar është arrestuar sot nën dyshimi për “Dhënie ndihmë kryesit pas kryerjes së veprës së penale” në Fushë Kosovë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”.

    “Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së sotme, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale’. I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar në qytetin e Fushë-Kosovës, pasi dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/