ATV

Author: G.O.

  • Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

    Osmani takon Rutten: Kosova e përkushtuar për të qenë partnere e besueshme e NATO-s

    Në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Osmani thotë të ketë thekuar rolin e NATO-s për garantim e stabilitetit rajonal.

    “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

  • Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale 2025

    Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë.

    Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

    Gjithashtu janë shtypur broshurat e kandidatëve të Zgjedhjeve Lokale 2025, të cilat do të shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

    Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat.

    Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2,069,098 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.

    Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

    Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht.

  • Fjala përfundimtare në rastin “Kobra”, prokurorja: Dibran Hoxhaj veproi në mënyrë të vrazhdë, për t’u treguar si i fuqishëm dhe i mbuluar me ari

    Fjala përfundimtare në rastin “Kobra”, prokurorja: Dibran Hoxhaj veproi në mënyrë të vrazhdë, për t’u treguar si i fuqishëm dhe i mbuluar me ari

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten po jepet fjala përfundimtare nga palët në procedurë, në gjykimin për vrasjen e të riut në lokalin “Kobra City” në Prizren. Prokurorja speciale Habibe Salihu gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, kërkoi dënimin e të akuzuarve, derisa theksoi se i akuzuari Dibran Hoxhaj veproi në mënyrë të vrazhdë, për t’u treguar si person i fuqishëm i rrethuar me njerëz dhe i mbuluar me ari.

    Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Prokurorja Salihu gjatë fjalës përfundimtare tha se i akuzuari Hoxhaj veproi me dashje dhe në mënyrë të vrazhdë, për të treguar forcën e tij si person i fuqishëm i rrethuar me njerëz dhe i mbuluar me ari.

    Po ashtu, Salihu tha se Hoxhaj ka vepruar në mënyrë të ftohtë dhe ka vënë në rrezik jetën e personave tjerë të dëmtuar. Tha se i gjithë rasti nisi si pasojë e mospagesës së faturës nga të dëmtuarit- shtetasit e Shqipërisë.

    Kurse, për të akuzuarit tjerë, tha se nga deklaratat e dëshmitarëve është vërtetuar se kanë kryer veprën penale të rrahjes dhe manipulimit me prova.

    Lidhur me rrahjen mes të dëmtuarve dhe të akuzuarve, prokurorja tha se dëshmitarët kanë dëshmuar se ishte serioze.

    Sipas saj, nga provat e siguruara dhe të administruara para trupit gjykues, pa mëdyshje janë vërtetuar veprat penale të kryera nga të akuzuarit.

    Prokurorja Salihu kërkoi që evidenca e të kaluarës kriminale të të akuzuarve, të merret si rrethanë rënduese gjatë shqiptimit të dënimit, pasi të akuzuarit janë përsëritës të veprave penale dhe kanë edhe më herët aktgjykime të formës së prerë. Andaj, kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe t’iu shqiptohet dënim meritor sipas Kodit Penal, duke marrë parasysh pasojën e shkaktuar, rrezikshmërinë shoqërore.

    Në këtë seancë, pritet të vazhdojë dhënia e fjalës përfundimtare nga mbrojtja e të akuzuarve dhe vetë të akuzuarit.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

    Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

    Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

  • Pastrimi i furrës me letër alumini dhe sodë buke, truku efektiv për të hequr yndyrën

    Pastrimi i furrës me letër alumini dhe sodë buke, truku efektiv për të hequr yndyrën

    Pastrimi i furrës nuk është kurrë një punë e këndshme, sidomos kur ka yndyrë dhe grimca ushqimi të djegura që ngjiten në sipërfaqe. Megjithatë, një eksperte ka ndarë metodën e saj të preferuar për të përballuar këtë punë – dhe nuk do të keni nevojë për sfungjer.

    Gjithçka që ju nevojitet është sodë buke dhe detergjent enësh, pa përdorur pastrues kimikë të fortë për furrën.

    Ja çfarë duhet të bëni

    Kur pastroni pjesën e brendshme të xhamit të derës së furrës, merrni një copë letër alumini dhe mblidheni në formë topthi.

    Hidhni një sasi të bollshme detergjent për larje enësh dhe sodë buke mbi xhamin e derës së furrës. Përdorni topthin e aluminit për të fërkuar përzierjen mbi xham.

    Sipas ekspertes, jepini një fërkim të mirë dhe do të shihni si hiqet menjëherë yndyra dhe papastërtitë e djegura.

    Pasi të jetë hequr gjithë yndyra dhe papastërtitë, fshijeni furrën me një leckë të pastër.

    Soda e bukës është një përbërës i shkëlqyer për heqjen e yndyrës për shkak të natyrës së saj alkaline. Ajo ndihmon në neutralizimin e aciditetit të yndyrës, duke e bërë më të lehtë largimin e saj gjatë pastrimit. Si një gërryes i lehtë, soda gjithashtu ndihmon në heqjen e njollave të forta pa dëmtuar sipërfaqen.

    Kur e kombinoni me lëngun për larje enësh, procesi i pastrimit bëhet edhe më i lehtë. Lëngu për larje vepron si një emulgator, që lidh yndyrën dhe njollat e vajit, duke i lejuar të shpëlahen lehtësisht me ujë.

    Furrat mund të pastrohen edhe me sodë buke dhe përbërës të tjerë natyralë, si lëngu i limonit apo uthulla e bardhë.

  • Nis fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

    Nis fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

    Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka nisur fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e cilësoi fushatën si prioritet kombëtar shëndetësor, ndërsa deklaroi se vetëdijesimi dhe informimi i saktë janë vendimtarë për parandalimin dhe shpëtimin e jetës.

    Ndërkaq, ministri në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se kjo nismë synon ndërgjegjësimin

  • Orban: Brukseli dëshiron luftë

    Orban: Brukseli dëshiron luftë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar ashpër nga Kopenhaga, ku po mbahet takimi joformal i krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, si dhe samiti i Komunitetit Politik Evropian (KPE).

    Përmes një postimi në platformën X, Orban ka paralajmëruar për një situatë të rëndë dhe rrezik të përshkallëzimit të konfliktit në Evropë, duke kritikuar propozimet e diskutuara në samit.

    “Kopenhagë, dita e dytë. Situata është serioze. Në tryezë janë propozime të hapura për luftë. Dëshirojnë të dorëzojnë fonde të BE-së për Ukrainën. Po përpiqen të përshpejtojnë anëtarësimin e Ukrainës me çdo lloj manovrimi ligjor”, shkroi fillimisht ai.

    “Dëshirojnë të financojnë dërgesat e armëve. Të gjitha këto propozime tregojnë qartë se ekipi nga Brukseli dëshiron luftë. Unë do të qëndroj fort me qëndrimin hungarez, por ky samit gjithashtu dëshmon se muajt në vijim do të karakterizohen nga kërcënimi i luftës. Do të na duhet mbështetja e gjithë komunitetit politik dhe çdo hungarezi që dëshiron paqe”, pohoi Orban.

    Takimi në Kopenhagë, i kryesuar nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, është përqendruar në çështje kyçe të sigurisë evropiane, përfshirë kërcënimet hibride, migracionin dhe mbështetjen për Ukrainën.

    Sipas burimeve zyrtare nga Këshilli i BE-së, liderët po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira ruse për të financuar ndihmën për Ukrainën, si dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të saj në BE. Propozimet kanë ngjallur debat të ashpër mes vendeve anëtare, për shkak të ndarjeve në qasjet ndaj konfliktit dhe mënyrës së financimit të ndihmës ushtarake.

    Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Google Maps vjen me risi

    Google Maps vjen me risi

    Google po sjell një risi të rëndësishme në aplikacionin e saj të njohur të hartave – një buton të ri “Aerial” që do ta bëjë shumë më të lehtë dhe më të shpejtë kalimin midis pamjes Street View dhe asaj Satelitore.

    Kjo veçori, e zbuluar në versionin 25.39.07 të Google Maps për Android, u aktivizua para publikimit zyrtar nga Android Authority. Butoni lejon përdoruesit të kalojnë menjëherë nga pamja në rrugë në një perspektivë ajrore (satelitore), si në 2D ashtu edhe në 3D, duke e bërë eksplorimin virtual më të plotë dhe intuitiv.

    Google ka investuar në animacione të rrjedhshme për ta bërë kalimin sa më natyral, madje aplikacioni mban mend drejtimin në të cilin po shikonit në Street View, kur ktheheni nga pamja Aerial.

    Kjo veçori e re vjen si një ndihmë e madhe për përdoruesit që duan të eksplorojnë lagje, rrugë apo destinacione para se t’i vizitojnë fizikisht, dhe shkon në linjë me përmirësimet e fundit që Google ka bërë në navigimin me transport publik.

    Publikimi zyrtar i butonit “Aerial” pritet së shpejti për të gjithë përdoruesit Android, ndërsa detajet për versionin në iOS nuk janë bërë ende të ditura.

  • Vendimi i Kushtetueses, Kurti: Vota për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet, serb është edhe Rashiqi

    Vendimi i Kushtetueses, Kurti: Vota për Emilja Rexhepin s’mund të anulohet, serb është edhe Rashiqi

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e konsideron humbje kohe që Kuvendi i Kosovës nuk po funksionon.

    Ai ka shtuar se karrigen e nënkryetarit serb nuk është duke e zënë askush.

    Sipas Kurtit, votimi për Emilja Rexhepin nuk mund të anulohet.

    Ai tha se i propozuari nga Lista Serbe mori 10 vota, e Nenad Rashiqi 56 sosh.

    “Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur. Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, tha ai.

  • Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e dy personave, dyshohen për vjedhje

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e dy personave, dyshohen për vjedhje

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që të identifikojnë dhe lokalizojnë dy të dyshuar për veprën vjedhje.

    Të dyshuarve iu është publikuar edhe fotografi nga ana e Policisë për t’i identifikuar.

    Postimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar

    Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

    Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Aksidentohen pesë vetura në rrugën Prishtinë-Pejë, nuk dihet numri i të lënduarve

    Aksidentohen pesë vetura në rrugën Prishtinë-Pejë, nuk dihet numri i të lënduarve

    Disa persona kanë pësuar lëndime si shkak i një aksidenti mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të Komoranit.

    Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku ku te përfshira kane qene 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marr me procedurat e nevojshme te vendit te ngjarjes dhe identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti”, tha Hoxha.

    Hoxha ndër të tjera tha se sot ka pasur raportime edhe për aksidente tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet në dispozicion.

    “Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posaçërisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevate te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor”, tha Hoxha.