ATV

Author: G.O.

  • Aromë e keqe, ose uji vonon të kullojë? Zhbllokoni lehtësisht lavamanin duke përdorur këtë produkt

    Aromë e keqe, ose uji vonon të kullojë? Zhbllokoni lehtësisht lavamanin duke përdorur këtë produkt

    Nëse lavamani juaj ka një erë të keqe ose uji po vonon të kullojë, me shumë gjasa po përballeni me një bllokim në tub.

    Megjithatë, ky problem i zakonshëm mund të zgjidhet lehtësisht me një produkt të thjeshtë shtëpiak.

    Tubacionet bllokohen shpesh për shkak të hedhjes së përditshme të mbetjeve ushqimore, sapunit dhe mbetjeve të yndyrshme, të cilat krijojnë grumbullime me kalimin e kohës.

    Një mënyrë shumë efektive për të zhbllokuar lavamanin nuk është përdorimi i pastruesve kimikë, por përdorimi i kristaleve të sodës (soda crystals), të njohura edhe si soda për larje.

    Ekspertët e brendshëm sugjerojnë: “Provoni të përdorni kristale sode. Janë një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë që mund të pastrojnë edhe bllokimet më të forta”.

    Kristalet e sodës janë shumë alkaline, çka i bën tepër efektive për të shpërbërë yndyrën dhe mbetjet e ngjitura në tuba, duke i lejuar ato të shpëlahen lehtësisht.

    Pse duhet të zgjidhni kristalet e sodës në vend të pastruesve të tjerë?

    Ndryshe nga uthulla dhe soda e bukës, të cilat shpesh rekomandohen për pastrimin e shtëpisë, ato nuk janë efektive për zhbllokimin e tubave. Uthulla është acidike dhe soda e bukës është lehtë alkaline, por kur kombinohen, ato neutralizojnë njëra-tjetrën, duke prodhuar një reagim flluskuese që nuk është i mjaftueshëm për të çarë yndyrën.

    Edhe pse uthulla është e butë, natyra e saj acidike mund të dëmtojë materialet e tubave nëse përdoret shpesh. Nga ana tjetër, kristalet e sodës janë shumë më të buta për sistemin e kanalizimit.

    Kristalet e sodës janë krijuar posaçërisht për të qenë një zbardhues dhe pastrues i fuqishëm, duke zhbllokuar tuba pa përdorur kimikate të ashpra dhe duke qenë miqësorë me mjedisin. Gjithashtu, janë një zgjidhje shumë ekonomike krahasuar me pastruesit e specializuar.

    Si të përdorni kristalet e sodës për të zhbllokuar lavamanin:

    Zieni një çajnik me ujë dhe hidhni ngadalë ujin e vluar në lavaman;

    Prisni disa minuta që uji të kullojë plotësisht;

    Pasi uji të jetë larguar, hidhni një gotë të madhe me kristale sode;

    Lërini kristalet të qëndrojnë për rreth pesë minuta që të shpërbëjnë yndyrën dhe bllokimet;

    Zieni përsëri një çajnik me ujë dhe hidhni me kujdes ujin e vluar në lavaman.

    Përsëriteni këtë proces disa herë nëse është e nevojshme, derisa lavamani të kullojë lirisht.

  • Këto pije nxisin humbjen e peshës më me efikasitet sesa uji

    Këto pije nxisin humbjen e peshës më me efikasitet sesa uji

    Edhe pse uji shpesh theksohet si një aleat kyç në procesin e humbjes së peshës, ka pije të tjera që mund të jenë edhe më efektive kur bëhet fjalë për djegien e dhjamit dhe përshpejtimin e metabolizmit.

    Gjegjësisht, ndërsa rekomandohet marrja e të paktën dy litrave në ditë, nuk është keq të zëvendësohet një pjesë e asaj sasie me pije që jo vetëm hidratojnë, por gjithashtu mbështesin procesin e humbjes së peshës.

    Më poshtë paraqesim katër pije që mund të jenë një alternativë e shijshme dhe e dobishme ndaj ujit të zakonshëm, me kusht që ato të përdoren si shtesë, jo si zëvendësim, për marrjen e ujit.

    Proteinat janë çelësi për ruajtjen e masës muskulore gjatë humbjes së peshës. Një koktej proteinash është një mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për të rritur marrjen e proteinave, për të zvogëluar urinë dhe për të stimuluar djegien e dhjamit.

    Konsumi i moderuar i kafesë mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe djegien e kalorive. Kafeina nxit metabolizmin, rrit energjinë dhe mund të përmirësojë qëndrueshmërinë fizike, veçanërisht kur konsumohet para një stërvitjeje.

    Xhenxhefili përshpejton metabolizmin, ndihmon në djegien e dhjamit dhe ofron një ndjesi ngopjeje. Ai gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe forcon sistemin imunitar. Ky çaj është një aleat i shkëlqyer në luftën kundër peshës së tepërt.

    I freskët dhe i lehtë, uji me limon stimulon tretjen, zvogëlon fryrjen dhe nxit hidratimin më të mirë. Është një zëvendësim ideal për pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla.

  • Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Konsumimi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit

    Në ritmin e shpejtë të jetesës së sotme, stresi është bërë një dukuri e përditshme për shumë njerëz. Edhe pse nuk është e lehtë për t’u përballuar, disa ndryshime në dietë mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin mendor.

    Një nga erëzat që shquhet për ndikimin e saj pozitiv në shëndetin mendor është shafrani i Indisë.

    Shafrani i Indisë është një erëz që është përdorur për shekuj në kultura të ndryshme, jo vetëm për shijen e saj, por edhe për përfitimet e shumta për trupin. Përveç vetive anti-inflamatore, ajo shoqërohet gjithnjë e më shumë me kontributin në një gjendje më të mirë të përgjithshme të trupit, duke përfshirë uljen e ndjenjave të stresit.

    Konsumi i rregullt i shafranit të Indisë mund ta ndihmojë trupin të përballojë më lehtë streset e përditshme. Përbërja e tij natyrale kontribuon në mbrojtjen e qelizave dhe ruajtjen e ekuilibrit në trup, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv në humor.

    Duke futur shafranin e Indisë në dietën tuaj të përditshme, qoftë përmes vakteve, pijeve apo shtesave dietike, mund të bëni një hap të vogël por të rëndësishëm drejt rezistencës më të mirë ndaj stresit dhe një humori më të qëndrueshëm.

    Përveç shafranit të Indisë, është e rëndësishme të theksohen aspekte të tjera të një stili jetese të shëndetshëm që kontribuojnë në uljen e stresit, siç janë aktiviteti i rregullt fizik, gjumi cilësor dhe teknikat e relaksimit si meditimi ose frymëmarrja e thellë. Kombinimi i këtyre zakoneve me një dietë të duhur mund të përmirësojë ndjeshëm rezistencën e trupit ndaj situatave stresuese.

     

  • Zhduket një person në Suharekë

    Zhduket një person në Suharekë

    Një person raportohet të jetë zhdukur nga e mërkura (1 tetor) në Suharekë.

    Sipas Policisë, viktima është larguar nga shtëpia, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

    Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

    Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi më shumë fluturime të enjten në mbrëmje, pasi disa dronë u panë pranë hapësirës ajrore të tij.

    Të paktën 17 fluturime u anuluan në Mynih, duke prekur gati 3,000 pasagjerë, teksa shumë fluturime të tjera u devijuan në qytetet më të afërta.

    Ende nuk ka një konfirmim se nga kanë ardhur këta dronë, të cilët gjatë javës kanë mbyllur disa aeroporte në Evropë për motive sigurie.

    Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild. Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale, dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.

    Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian shkaktuan një samit të liderëve në Kopenhagen këtë javë.

    20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.

    Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë tyre dhe hapësirave ajrore ushtarake.

    Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë.

  • P Diddy i kërkon mëshirë gjyqtarit një ditë para dënimit: U çmenda, jam baba i shtatë fëmijëve dhe ata kanë nevojë për mua

    P Diddy i kërkon mëshirë gjyqtarit një ditë para dënimit: U çmenda, jam baba i shtatë fëmijëve dhe ata kanë nevojë për mua

    Vetëm një ditë para dënimit, P Diddy i shkroi një letër të re prej katër faqesh gjyqtarit Arun Subramanian duke kërkuar mëshirë.

    Vendimi vjen tre muaj pasi ai u dënua për dy akuza për transportim për prostitucion dhe u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual dhe shantazhi.

    Ai më parë kaloi nëpër një gjyq gati dy-mujor pas arrestimit të tij në shtator 2024 dhe iu refuzua lirimi me kusht pesë herë.

    Në letrën e tij të re, Diddy thekson se merr “përgjegjësi të plotë për gabimet e tij të së kaluarës dhe shpreh se i vjen vërtet keq për të gjithë lëndimin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar të tjerëve”. Ai tha se jetoi dy vitet më të vështira të jetës së tij dhe se fajëson veten për realitetin dhe situatën e tij aktuale.

    Duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë ku ai godit me grusht ish-të dashurën Cassandra Cassie Ventura, si dhe fotove të shfaqura gjatë gjyqit që dyshohet se tregojnë lëndimet që ajo mori prej tij, Diddy tha se ato i rishfaqen në kokë çdo ditë.

    “Humba mendjen fjalë për fjalë. Bëra një gabim që ngrita dorën kundër gruas që doja. Më vjen keq për këtë dhe gjithmonë do të jem. Dhuna në familje do të jetë gjithmonë një barrë e rëndë që do të më duhet ta mbaj përgjithmonë”, shkroi Diddy.

    Ai kujtoi kohën e tij në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, duke vënë në dukje se ndërsa kishte raste kur donte të hiqte dorë dhe mendonte se ishte më mirë të vdiste, ai i vjetri vdiq në burg dhe një version i ri i tij rilindi. Diddy thotë se e kaloi kohën e tij në burg duke lexuar libra, duke shkruar, duke u stërvitur dhe duke shkuar në terapi. Diddy theksoi progresin që bëri ndërsa ishte në burg, duke përfshirë edhe faktin që doli nga alkooli për herë të parë në 25 vjet, raporton People.

    “Sot kërkoj mëshirën tënde, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Zoti më ka bekuar me shtatë fëmijë të bukur. Si baba, i kam zhgënjyer fëmijët e mi. Nuk mund të jem aty për nënën time kur ajo ka më shumë nevojë për mua. Ndërsa po ju shkruaj këtë, jam i tmerruar. Jam i tmerruar të kaloj edhe një sekondë larg nënës dhe fëmijëve të mi. Nuk jam më i interesuar për paratë ose famën. Asgjë nuk është më e rëndësishme për mua sesa familja ime”, tha ai.

    Ai pohon më tej se nuk do të donte kurrë më të gjendej në një sallë gjyqi penale.

    “Nëse më jepni një shans, do të doja shumë ta ndaja historinë time me njerëzit për të parandaluar të paktën një person të bëjë gabimet që bëra unë”, shkroi ai.

    Diddy e përfundoi letrën e tij duke i kërkuar gjykatësit ta “bënte atë një shembull të asaj që një person mund të bëjë nëse i jepet një shans i dytë”.

    Prokurorët kanë kërkuar që Diddy të dënohet me më shumë se 11 vjet burg, ndërsa avokatët e Diddy-t kërkojnë një dënim maksimal prej 14 muajsh. /Telegrafi/

     

  • Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinjë të Leposaviqit, ku dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    Një nga policët e përfshirë në incident ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta. I dyshuari, shtetas i Serbisë, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

    “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që ai ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Një burrë dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

    Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë

    Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

    FSHF-ja ka caktuar ditën e premte (sot), që lista e futbollistëve të ftuar të zbulohet nga trajneri.

    Shqipëria luan ndaj Serbisë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

    Kjo ndeshje zhvillohet më datën 11 tetor (e shtunë) nga ora 20:45.

    Kurse pas tri ditësh, zhvillon një ndeshje miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë.

  • Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur të enjten në qytetin bregdetar Senj, në Kroaci.

    Sipas autoriteteve kroate, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur një veturë përfundoi në det, për shkaqe ende të paqarta.

    Në aksident humbën jetën dy burra dhe dy gra. Trupat e viktimave janë dërguar në qytetin e Rijekës për autopsi, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

    Ngjarja është raportuar nga mediumi kroat “Index.hr”, i cili citon burime zyrtare të policisë.