Sipas një raportimi DT Sports, Lionel Messi mund të luajë për Barcelonën midis janarit dhe shkurtit të vitit 2026, në varësi të rezultatit të fazës “playoff” në MLS.
Inter Miami do të përballet me Nashville këtë të diel, në një ndeshje që mund të përcaktojë nëse Messi do të jetë i disponueshëm gjatë dimrit.
Një humbje për Miamin do t’i lejonte Messit të bashkohej me një klub të ri për një periudhë dy-mujore, pasi kampionati amerikan do të jetë në pushim.
Sipas raportimeve, disa klube evropiane tashmë kanë kontaktuar Inter Miamin për mundësinë e nënshkrimit të Messit përkohësisht.
Inter Miami do të ketë fjalën kryesore në këtë çështje, pasi Messi ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2027.
Në vitin 2010, kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Landon Donovan, përfitoi nga pushimi në MLS për të luajtur në Ligën Premier me Evertonin./Telegrafi/
Gjithkush nervozohet ose shqetësohet herë pas here. Për shembull kur flet në publik ose kur kalon vështirësi financiare.
Sidoqoftë, për disa njerëz ankthi bëhet aq i shpeshtë ose aq i fuqishëm sa që fillon të marrë përsipër jetën e tyre.
Si mund të dini nëse ankthi juaj i përditshëm ka kaluar ‘kufirin’ duke kaluar në një çrregullim? Nuk është e lehtë.
Ankthi vjen në forma të ndryshme – si sulme paniku, fobi dhe ankth shoqëror – dhe dallimi në mes të një diagnoze zyrtare dhe ankthit “normal” nuk është gjithmonë i qartë.
Nëse ju përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme në baza të rregullta, mund të shkoni të bisedoni me mjekun tuaj:
Shqetësim i tepruar
Probleme me gjumin
Frika të paarsyeshme
Tension i muskujve
Probleme me tretjen në mënyrë kronike
Nervozizëm para ose gjatë një paraqitje para një auditori
Ankth në prani të miqve
Panik
Parafytyrimet (shqetësime nga e kaluara)
Probleme me perfeksionimin
Sjellje të pandreqshme (maniak, fiksues)Vetë-dyshim
Vetëm edhe një ditë kohë kanë votuesit jashtë Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë, në komunat që janë në balotazh.
Ky proces që nisi më 27 të muajit të shkuar do të përmbyllet nesër, një ditë para se në Kosovë të hapen qendrat e votimit, të dielën e 9 nëntorit.
Gjithashtu, KQZ-ja u ka bërë thirrje votuesve jashtë Kosovës të cilët ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.
“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kontrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, ka thënë KQZ-ja.
Periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave vlen vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që ishin regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim nga 23 korriku deri më 29 gusht.
“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim. Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; dhe zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votimin jashtë Kosovës për votim me postë, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.
“Në shumicën e këtyre zarfeve, KQZ ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në shtetin përkatës të votuesit të regjistruar. Në rastet kur adresa nuk është shënuar nga KQZ, votuesi duhet ta shënojë njërën nga adresat e kutive postare të KQZ”, ka njoftuar ky institucion.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë me dije se në zgjedhjet e së dielës, do të angazhohen rreth 80 prokurorë për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor, shkruan Reporteri.net.
Prokurori i Shtetit ka ftuar qytarët, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.
Balotazhi do të mbahet të dielën në 18 komuna.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar dje me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki ku tha se qëndroi për një vizitë pune.
Sorensen tha se me kryediplomaten finlandeze ka diskutuar “në detaje” mbi procesin që e lehtëson BE-ja, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin.
“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në X.
Është publikuar traileri i parë i filmit biografik për Michael Jacksonin, i titulluar “Michael”, projekt që ka ngjallur shumë debat që nga fillimi i tij.
Filmi, i cili tregon jetën e mbretit të popit, do ta ketë në rolin kryesor nipin e tij të vërtetë, këngëtarin Jaafar Jackson, ndërsa aktori Colman Domingo, i nominuar për çmimin “Oscar”, luan rolin e babait të tij, Joe Jackson. Në kast përfshihen edhe aktorë të tjerë si Miles Teller, Nia Long dhe Laura Harrier.
“Michael” vjen nga regjisori i njohur Antoine Fuqua, i cili zakonisht njihet për filma aksion dhe triller si “Training Day”, “The Equalizer” dhe “Olympus Has Fallen”. Skenari është shkruar nga John Logan, i nominuar për çmim “Oscar” për filmat “Gladiator”, “The Aviator” dhe “Hugo”, transmeton Koha.net.
Xhirimet përfunduan në muajin maj të vitit 2024 dhe filmi ishte planifikuar të shfaqej në muajin prill të vitit 2025, por u shty fillimisht për në muajin tetor dhe më pas për në prill 2026, pasi u deshën disa rixhirime. Kishte madje raportime se projekti do të ndahej në dy pjesë, por traileri i ri tregon se filmi do të dalë si një tërësi.
The Guardian ka shkruar se producenti britanik ,Graham King, ka thënë se qëllimi i filmit është të tregojë jetën e Jacksonit pa paragjykime, por edhe pa e fshehur kompleksitetin e tij.
“Jeta e Michaelit ishte e ndërlikuar. Si filmbërës, unë dua ta humanizoj, por jo ta pastroj. Dua të tregoj historinë më bindëse dhe të paanshme që mund të kap në një film të vetëm, dhe ta lë publikun të vendosë vetë si të ndihet pas shikimit. Michael mbetet një artist me ndikim dhe me një trashëgimi që ia vlen të eksplorohet”, ka thënë King.
Por jo të gjithë janë dakord me këtë qasje.
Akuzat për sulme seksuale ndaj Jackson u rikthyen në qendër të vëmendjes me dokumentarin e vitit 2019, nga regjisori Dan Reed, “Leaving Neverland”, i cili përfshinte intervista me dy persona që pretendonin se këngëtari i kishte abuzuar në fëmijëri. Thuhet se Reed ka lexuar një version të skenarit të filmit “Michael” dhe e ka quajtur atë “të pasinqertë”, pasi, sipas tij, skenari diskrediton të dy akuzuesit.
“Aty, Jackson paraqitet vetëm duke u kujdesur për fëmijët me kancer, duke vallëzuar me një vajzë të vogël në karrocë, ose duke i vënë në gjumë disa djem të vegjël, kryesisht nipërit e tij, gjatë netëve që kalonin bashkë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Domingo, në një ngjarje në Venecia, ka thënë se familja e Jacksonit e ka përqafuar projektin.
“Ata e mbështesin shumë filmin tonë. Jam i lumtur që jam këtu në amfAR me Parisin (vajzën e Michaelit). Është një mënyrë e bukur për të qenë bashkë”, pati thënë ai.
Por Paris e ka mohuar menjëherë këtë në Instagram.
“Mos u thoni njerëzve që kam qenë ‘ndihmuese’ në xhirimet e një filmi me të cilin nuk kam pasur asnjë përfshirje. Kam lexuar një nga versionet e para të skenarit dhe kam dhënë vërejtjet e mia për ato që më dukeshin jo të sinqerta, dhe kur nuk u morën parasysh, vazhdova me jetën time. Jo majmunët e mi, jo cirku im. Zoti ju bekoftë dhe rrugë të mbarë”, pati shkruar ajo.
Ajo gjithashtu ka shtuar se një arsye e madhe pse nuk ka folur më herët është sepse e dinte që shumë njerëz do të ishin të lumtur me këtë film.
“Ai i drejtohet një pjese të caktuar të fansave të babait tim që ende jetojnë në fantazi, dhe ata do të jenë të kënaqur me të”, ka thënë ajo.
Filmi “Michael”, me një buxhet prej 155 milionë dollarësh, pritet të dalë në kinema në muajin prill të vitit 2026, pas dështimit nëpër arkat filmike të filmit biografik të Bruce Springsteen, e cili ka fituar vetëm 31 milionë dollarë muajin e kaluar.
Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi ta rikthente në detyrë, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave.
Veliaj në një postim në Facebook shkruan Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull.
Ai shkruan se e drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.
Drejtësia kushtetuese foli.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.
Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.
Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.
Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.
Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Vushtrri, 07.11.2025 – Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanoc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka deklaruar Zahiti.
Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka surprizuar fansat e saj duke bërë një hap të ri në karrierën e saj, hyrjen në industrinë e kujdesit për lëkurën.
Në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ajo shihet tejet elegante dhe natyrale, duke prezantuar një linjë të re produktesh që synon mirëqenien dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës.
Dua shfaqet e kujdesshme ndaj detajeve, duke reflektuar stilin dhe personalitetin e saj unik.
Ky hap i saj tregon përkushtimin jo vetëm ndaj karrierës muzikore, por edhe ndaj vetëpranimit dhe kujdesit personal, mesazhe që shumë fansa e kanë përshëndetur me entuziazëm.
Hyrja në industrinë e kujdesit për lëkurën vjen në një moment kur kërkesa për produkte të cilësisë së lartë dhe të besueshme po rritet gjithnjë e më shumë.
Linja e saj premton të ofrojë jo vetëm produkte inovative, por edhe një inspirim për kujdesin personal.
Ky zhvillim tregon evoluimin e figurës publike të Dua Lipës, nga skena muzikore drejt botës së imazhit dhe mirëqenies personale. /Telegrafi/
Problemet me stomakun, fryrja apo dhimbja e barkut janë simptoma, që ju ndikojnë në kualitetin e jetës së përditshme.
Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga sëmundje, që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata, që përmbajnë shumë gluten dhe sheqer.
Një regjim i duhur ushqimor mund t’iu ndihmoj ta kaloni këtë problem. Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të shëndetshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaj ulliri.
Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe funksion si kurë kryesisht për shqetësimet e stomakut dhe zorrës së trashë.
Ekzistojnë disa kombinime të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë të evitoni problemet me tretjen dhe ndjesinë e fryrjes së barkut.
Vaj ulliri dhe lëng limoni– një recetë mjaft e thjeshtë dhe shumë efektive. Ju duhet vetëm pak vaj ulliri dhe gjysmë limoni. Pasi ta krijoni një përbërje homogjene me këta përbërës, duhet ta konsumoni atë rregullisht në darkë para se të shkoni për të fjetur. Kjo recetë do t’iu ndihmoj në tretjen e shpejtë të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun.
Vaj ulliri me kos- është një recetë tjetër shumë e thjeshtë. Receta duhet të përgatitet në të njëtën mënyrë sikurse ajo me limon dhe të konsumohet çdo mbrëmje.
Vaj ulliri dhe kafe– ky kombinim i pazakontë do t’iu ndihmoj t’i stimuloni muskujt e zorrëve. Këtë përzierje mund t’a konsumoni në mëngjes përpara se të hani vaktin e mëngjesit.