ATV

Author: G.O.

  • Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë

    Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më 24 dhjetor 2025 në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar, njofton Policia e Kosovës.

    Në këtë aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

    Sipas raportit policor, në aksident kanë pësuar lëndime tre persona nga automjeti civil dhe dy zyrtarë policorë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor.

    Fillimisht, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug. Po ashtu, në vendin e aksidentit kanë intervenuar zjarrfikësit dhe stafi mjekësor emergjent nga Mitrovica e Jugut.

    Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

     

  • Humbisni 12 kilogramë në një muaj me dietën braziliane

    Humbisni 12 kilogramë në një muaj me dietën braziliane

    Ndër dietat e shumta që tashmë dimë, shfaqet një e re: dieta braziliane. Kjo ju lejon të humbisni deri në 12 kg në muaj, sepse është shumë e lehtë.

    Humbja e kaq shumë kilogramëve në një muaj të vetëm nuk është aspak e mirë për trupin tuaj, në të vërtetë para se të vendosni një dietë duhet patjetër të konsultoheni me një dietist.

    Ndërkohë, mund të themi se dieta braziliane ndalon të gjitha yndyrnat dhe karbohidratet komplekse.

    Një dietë në të cilën agjërimi nuk pritet qartë, por falë marrjes së frutave dhe perimeve çdo ditë, metabolizmi mbetet aktiv dhe trupi mund të humbë kile shtesë. Le të shohim detajet!

    Një dietë që kujton frutat dhe ngjyrat e Brazilit, pasi frutat dhe perimet janë rendi i ditës. Siç e përmendëm fillimisht, ky lloj i dietës përfshin 5 vakte për të ruajtur metabolizmin aktiv.

    Çdo vakt, i cili është 3 kryesore dhe 2 të nën vakte, përfshin fruta dhe perime si bazë. Natyrisht është e mundur të hahet, për shembull, një drekë me një pjatë me oriz ngjyrë kafe (rreth 60 gr) dhe një darkë të alternuar me proteina ose djathrave.

    Snacks dhe mëngjes, megjithatë, të gjithë duhet të bazohen në smoothies ose fruta të freskëta ose lëngje. Sheqernat jo, (kështu që nuk ka ëmbëlsira)!

    Salcrat dhe alkooli janë absolutisht të ndaluara. Ajo zgjat vetëm një muaj dhe nuk mund të zgjatet më shumë: është shumë hipokalorike dhe organizmi mund të preket.

    Mjekët, për shembull, rekomandojnë që të vazhdoni me dietën për 2 javë, të largoheni për 7 ditë dhe ta rifilloni edhe për 2 javë. Le të kujtojmë se sa e rëndësishme është të konsultohemi me ekspertin sepse çdo organizëm ka nevoja të ndryshme.

  • Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura pritet nga gjenerali Jashari

    Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura pritet nga gjenerali Jashari

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

    Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për lidershipin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore ndaj FSK-së. Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

    Bëhet e ditur se gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart progresin e FSK-së në fushën e zhvillimit dhe modernizimit, si dhe performancën e trupave tona në ndërveprueshmëri gjatë aktiviteteve shumëkombëshe. Njëkohësisht, u theksua rëndësia e mbështetjes së FARSH-it për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, veçanërisht në fushat e arsimimit, stërvitjes dhe shkëmbimit të përvojave, duke avancuar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh.

    Në përmbyllje të takimit, gjeneralët ritheksuan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një prioritet strategjik kombëtar. Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse u vlerësua si thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

  • Shënohet rritje e të hyrave për 135 milionë euro, Llugaliu: 98% e të hyrave doganore nga deklarimi vullnetar

    Shënohet rritje e të hyrave për 135 milionë euro, Llugaliu: 98% e të hyrave doganore nga deklarimi vullnetar

    Me rastin e konferencës vjetore, Dogana e Kosovës ka njoftuar për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit ku është bërë e  ditur se është shënuar rritje e të hyrave për 135 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar, raporton Ekonomia Online.

    Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në fjalën e tij tha se 98 për qind e të hyrave doganore deklarohen vullnetarisht.

    “Dogana e Kosovës edhe këtë vit e mbyll me sukses punën në të gjitha fushat e misionit të saj. Sa i përket të hyrave, ne kemi pasur projeksione nga Qeveria në shumën prej 1 miliard e 897 milionë euro, ndërsa deri në ditën e fundit të këtij viti do të arrijmë të mbledhim 1 miliard e 968 milionë euro. Kjo shumë përbën 135 milionë euro më shumë se viti paraprak dhe tejkalon projeksionin për 70 milionë euro. Ne vlerësojmë se disa faktorë kanë ndikuar në këtë sukses, përfshirë rritjen ekonomike, por edhe gatishmërinë e bizneseve për t’u përmbajtur ligjeve sa i përket pagesës së tatimeve. Kjo është veçanërisht e theksuar duke pasur parasysh se 98 për qind e të hyrave realizohen përmes deklarimit vullnetar. Po ashtu, Dogana e Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për kontrolle efektive në terren dhe për një luftë të qëndrueshme kundër informalitetit”, tha ai.

    Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se si rezultat i luftës kundër kontrabandës është rritur deklarimi vullnetar.

    “Siç u pa nga pasqyrat e raportit që u prezantuan nga drejtori, rezultatet tregojnë një sukses të vazhdueshëm. Sidomos gjatë pesë viteve të fundit, pothuajse në të gjitha vitet ka pasur tejkalim të projeksioneve krahasuar me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit sa i përket të hyrave të mbledhura deri në fund të vitit. Kjo tregon një rritje të vazhdueshme të suksesit dhe nënkupton se edhe ne, si Ministri e Financave, duhet t’i rikalibrojmë projeksionet tona dhe t’i përshtatim me ritmin e ri të Doganës. Vlen të theksohet se 98 për qind e vlerës së mbledhur vjen nga deklarimet vullnetare, gjë që është shumë e rëndësishme, pasi vetëm 2 për qind vjen nga kontrollet shtesë. Kjo dëshmon se shumica e deklarimeve janë të sakta dhe se kjo ka ardhur si rezultat i luftës së pakompromis ndaj kontrabandës dhe rrugëve të tjera ilegale, si dhe rritjes së kontrollit”, tha Murati.

  • Venezuela akuzon ShBA-në për “shantazh” lidhur me sekuestrimin e cisternave të naftës

    Venezuela akuzon ShBA-në për “shantazh” lidhur me sekuestrimin e cisternave të naftës

    Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “shantazhimin më të madh” gjatë një seance emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

    Sekuestrimi i dy cisternave të naftës venezuelase nga Washingtoni ishte “më keq se pirateria”, tha ambasadori venezuelas në OKB.

    Mbledhja emergjente e Këshillit të Sigurimit u thirr për të diskutuar rreth sekuestrimit të cisternave, e cila ndodhi pranë bregut të Venezuelës më herët gjatë këtij muaji, raporton BBC, transmeton Sinjali.

    Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë thënë se po ndjekin një cisternë të tretë venezuelase.

    Presidenti Trump ka akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe se bandat kanë vepruar me impunitet për një kohë të gjatë. Më 16 dhjetor, Trump urdhëroi një bllokadë detare ndaj të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Presidenti amerikan ka thënë se SHBA-ja do të mbajë ose shesë naftën bruto që gjendet në cisternat e sekuestruara, si dhe vetë anijet.

    SHBA-ja ka dislokuar 15,000 trupa dhe një varg anijesh, përfshirë aeroplanmbajtëse, shkatërruese me raketa të udhëzuara dhe anije sulmi amfibe, në Karaibe.

    Qëllimi i deklaruar i dislokimit – më i madhi në rajon që nga invazioni i SHBA-së në Panamë në 1989 – është të ndalojë rrjedhën e fentanylit dhe kokainës drejt SHBA-së.

    SHBA-ja gjithashtu ka targetuar më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe gjatë muajve të fundit, duke vrarë të paktën 100 persona, si pjesë e fushatës së presidentit Trump kundër bandave që ai akuzon për transport të drogës në rajon.

    Disa ekspertë thonë se sulmet mund të shkelin ligjet që rregullojnë konfliktet e armatosura.

    Përfaqësuesi i Venezuelës në OKB tha se SHBA-ja po e bën vendin e tij subjekt të “shantazhit më të madh” në historinë e tij.

    Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të martën, Samuel Moncada tha: “Ne jemi përballë një fuqie që vepron jashtë ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelasit të lëshojnë vendin e tyre dhe ta dorëzojnë.”

    Duke iu referuar sekuestrimit të naftës venezuelase nga SHBA-ja, ai shtoi: “Po flasim për plaçkitje, grabitje dhe rikolonizim të Venezuelës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka juridiksion në Karaibe.”

    Duke folur për industrinë e naftës në Venezuelë, ai pyeti: “Çfarë lidhjeje ka kjo me drogën?”

    Në përgjigje, ambasadori i SHBA-së në OKB, Michael Waltz, tha në Këshillin e Sigurimit se SHBA-ja nuk e njeh Maduro-n si lider legjitim të Venezuelës.

    “Aftësia e Maduro-s për të shitur naftën e Venezuelës i mundëson pretendimet e tij mashtruese për pushtet dhe aktivitetet e tij narco-terroriste,” tha Waltz.

    Gjatë një vizite në një panair tregtar në Caracas, presidenti Maduro tha: “Këshilli i Sigurimit po i jep mbështetje të jashtëzakonshme Venezuelës.”

    Rusia dhe Kina akuzuan SHBA-në për intimidim dhe agresion.

    SHBA-ja po “shkatërron në mënyrë të paligjshme anijet civile në Detin Karaibe,” tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, duke paralajmëruar se vendet e tjera mund të jenë të ardhshme.

    Veprimet e SHBA-së kundër anijeve venezuelase, tha ai, janë “një model për aktet e ardhshme të forcës kundër shteteve të Amerikës Latine.”

    Ndërkohë, përfaqësuesi kinez në OKB, Sun Lei, bëri thirrje që SHBA-ja të “ndalojë menjëherë veprimet përkatëse dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

  • Policia apelon për mospërdorim të mjeteve të rrezikshme për festat e fundvitit: Të festojmë pa incidente

    Policia apelon për mospërdorim të mjeteve të rrezikshme për festat e fundvitit: Të festojmë pa incidente

    Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka uruar qytetarët për festat e fundvitit dhe ka bërë thirrje për kujdes, në mënyrë që festimet të zhvillohen pa incidente.

    Në një videomesazh, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se Policia ka hartuar planet policore, porse kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të japin qytetarët.

    “Tani jemi në prag të festave të fundvitit. Në emër të Policisë së Kosovës, ju urojmë festat me shpresën që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë. Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit priten organizime të ndryshme, si në ambiente familjare, hapësira të jashtme, po ashtu edhe në sheshe dhe lokacione të mbyllura. Për t’i kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka planifikuar me kohë planet policore, duke përfshirë masat e nevojshme dhe shtimin e prezencës policore. Megjithatë, një kontribut i madh dhe i pamohueshëm në ruajtjen e sigurisë mund të jepet edhe nga ju, qytetarë të dashur, duke festuar në mënyrë të qetë dhe të sigurt, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, dhe sidomos duke parandaluar përdorimin e tyre nga fëmijët. Le të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë pa probleme dhe të qeta,” thuhet në mesazh.

  • Sa fëmijë duhet të keni për të qenë të lumtur?

    Sa fëmijë duhet të keni për të qenë të lumtur?

    Se sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të ketë një fëmijë tjetër, shkenca ka zbuluar madhësinë e familjes që i bën familjet më të lumtura.

    Në sondazhin e YouGov, me 2000 prindër në Mbretërinë e Bashkuar, rezultatet treguan se pothuajse gjysma mendojnë se të kesh dy fëmijë do të sjellë nivelin më të lartë të lumturisë. Kjo u pasua nga tre fëmijë që është numri magjik për 14% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një fëmijë për të cilin 10% e familjeve besojnë se është numri i përsosur.

    Kur bëhet fjalë për motivuesin më të madh për të patur një fëmijë tjetër, janë prindërit me një fëmijë që kanë dëshirën më të madhe për t’i shtuar familjes së tyre, me 14% që duan që fëmija i tyre të ketë një vëlla ose vëlla, në mënyrë që ata të kenë gjithmonë një mik dhe 5% nuk duan të ketë një fëmijë të vetëm

    Të kesh një fëmijë tjetër nuk është e duhura për çdo familje, megjithatë, dhe duket se ka disa faktorë që mund t’i shtyjnë prindërit të shtojnë familjen e tyre.

    Mes inflacionit në rritje, rritjes së kostove të kujdesit për fëmijët dhe një ekonomie të paqëndrueshme, nuk është për t’u habitur që një në pesë të rritur (20%) po ngec për të sjellë një jetë tjetër në botë. Është interesante që kjo është më e lartë te meshkujt, ku një në katër i sheh financat e familjes si një faktor negativ.

  • Si të shpëtoni nga fryrja, ekspertët rekomandojnë përfshirjen e ushqimeve të mëposhtme në dietën tuaj

    Si të shpëtoni nga fryrja, ekspertët rekomandojnë përfshirjen e ushqimeve të mëposhtme në dietën tuaj

    Problemi i fryrjes, megjithëse në dukje i padëmshëm, mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, dhe për t’u çliruar prej tij, ekspertët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të tilla si banane, oriz, kos, si dhe xhenxhefil dhe nenexhik.

    Fryrja dhe ndjesia e shqetësimit në stomak janë probleme gjithnjë e më të zakonshme të stilit të jetesës moderne dhe mund të jenë rezultat i stresit, ushqyerjes së pahijshme ose ritmit të shpejtë të jetës së përditshme. Edhe pse shpesh perceptohet si një ankesë e padëmshme, fryrja mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe funksionimin e përditshëm.

    Ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla në zakonet e të ngrënit mund të sjellin lehtësim të madh.

    Gazrat janë një problem i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave, dhe nutricionistët theksojnë se problemet mund të lehtësohen ndjeshëm me zgjedhjen e duhur të ushqimit.

    Ndër ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të heqni qafe fryrjen janë këto:

    Banane – Bananet janë të pasura me kalium, i cili ndihmon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe mund të zvogëlojë mbajtjen e ujit.

    Orizi – Orizi i bardhë tretet lehtë dhe shpesh rekomandohet për njerëzit me stomak të ndjeshëm.

    Kos – Kosi shpesh rekomandohet për fryrje për shkak të efektit të tij të favorshëm në sistemin tretës. Përmban probiotikë – kosi me kultura aktive (si Lactobacillus dhe Bifidobacterium) ndihmon në ruajtjen e një flore të shëndetshme të zorrëve. Bakteret “e mira” të ekuilibruara zvogëlojnë formimin e gazrave dhe lehtësojnë tretjen.

    Xhenxhefili dhe menteja – Xhenxhefili përdoret tradicionalisht për të ndihmuar tretjen, ndërsa çaji i mentes mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve të traktit tretës, gjë që zvogëlon dhimbjet dhe ndjesinë e fryrjes.

    Tërshëra dhe farat chia – Tërshëra dhe farat chia përmbajnë fibra të tretshme që ndihmojnë në tretje të rregullt. Ekspertët këshillojnë futjen graduale të fibrave për të shmangur efektin e kundërt.

    Kastravec dhe kungulleshka – Këto ushqime përmbajnë një përmbajtje të lartë uji dhe të ulët natriumi, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e mbajtjes së lëngjeve në trup.

    Së fundmi, ekspertët na kujtojnë se është e rëndësishme të hamë ngadalë, të pimë mjaftueshëm ujë dhe të monitorojmë se si ushqime të caktuara ndikojnë në trup. Nëse fryrja zgjat më shumë ose shoqërohet me dhimbje, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.

     

  • Si të hiqni aromat e pakëndshme dhe njollat e bardha në rroba pas larjes

    Si të hiqni aromat e pakëndshme dhe njollat e bardha në rroba pas larjes

    Pastrimi i rregullt i lavatriçes është thelbësor jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, por edhe për cilësinë e rrobave tuaja.

    Papastërtia e akumuluar në lavatriçe mund të zvogëlojë efikasitetin e larjes, prandaj rrobat ndonjëherë nuk kanë erë të freskët ose shfaqen njolla të bardha në pëlhura.

    Hapi i parë në pastrim është dispenseri i detergjentit. Shumica e makinave lejojnë heqjen e lehtë të dispenserit, i cili duhet të lahet plotësisht nga të gjitha anët. Këtu grumbullohen pluhuri, pluhuri dhe mbetjet e zbutësit të rrobave, të cilat më vonë mund të lënë njolla në rroba.

    Pas pastrimit të enës, këshillohet të pastroni filtrin e poshtëm të makinës. Ai ndodhet në pjesën e poshtme të makinës dhe është i arritshëm përmes një dere të vogël që hapet.

    Gjithashtu, pas këtij hapi, duhet të dezinfektoni pjesën e brendshme të derës së lavatriçes me alkool. Kur të keni mbaruar pastrimin, duhet ta ndizni lavatriçen bosh në një program larjeje në rreth 90 gradë.

    Vendosni një përzierje sode buke dhe limoni ose uthull në enë, e cila gjithashtu largon depozitat dhe aromat e pakëndshme. Pastrimi i duhur i lavatriçes do të sigurojë që rrobat tuaja të jenë gjithmonë të freskëta dhe të pastra, dhe makina do të funksionojë më me efikasitet dhe më gjatë.

     

  • Një marrëdhënie e keqe ndikon edhe në trupin tuaj, shenjat që tregojnë se jeni me personin e gabuar

    Një marrëdhënie e keqe ndikon edhe në trupin tuaj, shenjat që tregojnë se jeni me personin e gabuar

    Kur nuk je i/e lumtur në një lidhje, pasojat mund të ndikojnë në trupin tënd. Një ekspert ka renditur shtatë shenja që tregojnë se duhet t’i japësh fund lidhjes sa më shpejt të jetë e mundur.

    Specialistja e psikologjisë së traumës, Shannon Tomas, i tha Insider se shumë nga klientët e saj që ishin në marrëdhënie të pashëndetshme filluan të zhvillonin simptoma fizike. Shenjat përfshijnë:

    Ndihesh i rraskapitur

    Një partner që të manipulon do të të tregojë dashuri në momente të caktuara, gjë që është një tjetër në një seri mashtrimesh. Do të kesh nivele të larta të hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit, si dhe dopaminës, të cilat i ndjen në momente lumturie. Trupi reagon ndaj përzierjes së emocioneve duke u ndjerë i rraskapitur.

    Probleme autoimune

    Shannon Thomas pohon se shumë nga klientët e saj kishin inflamacion, dhimbje dhe skuqje, por kur shkonin te mjeku, ai u thoshte se nuk ishte asgjë serioze. Ajo beson se këto janë simptoma të ankthit ekstrem dhe jo shenja sëmundjeje.

    Ndryshimet hormonale

    Hormonet e stresit mund të shkaktojnë një reagim “lufto ose ik” tek ju, dhe nëse nuk bëni asgjë, këto hormone do të prishin oreksin tuaj.

    Probleme me kujtesën dhe të folurit

    Kur partneri juaj përpiqet t’ju bëjë të dyshoni në kujtesën tuaj të ngjarjeve të caktuara, ju jeni nën stres, gjë që ndikon në trurin tuaj, dhe për këtë arsye kujtesën dhe të folurit tuaj.

    “Kam parë shumë klientë që e kanë shumë të vështirë të lexojnë libra, të përpunojnë informacione të reja ose të kujtojnë diçka. Kur janë në një marrëdhënie abuzive, këto funksione janë shumë të vështira për ta”, tha ajo.

    Keni muskuj të tendosur

    Nëse ndiheni të tensionuar pranë dikujt, ajo këshillon të pyesni veten pse. Trupi i ndjen problemet edhe pse mund të mos jeni të vetëdijshëm se ato ekzistojnë.

    E injoron faktin që në fillim nuk të pëlqeu partneri yt

    Tek njerëzit që kanë përjetuar abuzim psikologjik, është vënë re se ata nuk e pëlqenin shumë partnerin e tyre në fillim të lidhjes, por kanë zgjedhur ta injorojnë këtë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të dëgjoni gjithmonë intuitën tuaj.

    Ndihesh i/e vetmuar

    Përpjekja për të rregulluar një marrëdhënie që qartësisht nuk po funksionon të bën të injorosh njerëzit e tjerë në jetën tënde dhe në fund ndihesh i vetmuar.