ATV

Author: G.O.

  • Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm

    Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm

    Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, në seancën e sotme janë deklaruar sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për të cilat ngarkohen, raporton Ekonomia Online.

    Krasniqi po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, kurse Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

    Në fjalën hyrëse të tij ish-kryshefi i ekzekutiv i KEK, Nagip Kransiqi e ka konsideruar tendencioze aktakuzën ndaj tij.

    Prokuroria e rastit tha se Fikrie Zejnullahu tha se në gjykim do të paraqiten prova përfshirë biseda, komunikime dhe opinione te KRPPS-së, e ku theksoi se këto prova do të dëshmojnë se KEK dhe Qeveria e Kosovës është dëmtuar në vlerën prej 37 milionë eurove.

    E sa i përket  veprës “zbulim i fshehtësisë zyrtare”, prokurorja, Zejnullahu tha se i akuzuari Nagip Krasniqi kishte komunikuar ne Dejona Mihalin dhe i kishte dërguar referenca dhe projekte për te cilat ajo kishte vendosur.

    “Edhe për komunikimet  mes të akuzuarin Nagip Kransiq dhe disa  nga zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosje, në përgjithësi e në veçanti  me Dejona Mihalin si përfaqësuese e partisë, person jo zyrtar kishte komunikime të shpeshta  dhe jo vetëm kaq po i akuzuari  Krasniqi i dërgonte referenca e projekte e cila në mënyrë të kundërligjshme ishte e mveshur me autorizim  nga i akuzuari qe jepte opinione”, tha ajo.

    E i akuzuari tjetër, Isuf Zejna tha se kontrata nuk është zbatuar dhe nuk është dëmtuar KEK apo ndonjë palë tjetër.

    “Prokurimit të negociuar ka mbi 40 vetëm në vitin 2023, ndërsa KEK  pas kësaj kontrate ka lidhur kontrata për shërbime ligjore  te ngjashme me procedurë te negociuar të cilat kanë vlerë 11 fish më të madhe se sa kjo që ne akuzohemi sot…dua të  argumentoj se dhe prokuromi me procedurë të negociuar nuk është i ndaluar   me provat  qe do ti prezantojmë  Do të sqarojmë se është procedurë e zakonshme në Kosovë në rajon dhe vetë BE. Kontraktimi i shërbimeve ligjore është shërbim i natyrës se veçantë dhe siç e argumentoi edhe avokati i të pandehurit ka mbi 40 të tilla në Kosovë. Procedura e Prokurimit të negociuar përdoret gjegjësisht në Kosovë. Vetëm në vitin  2023, kontrata me procedurë të negociuar, konratë e lidhur në vlerë 117 milionë euro. Nga të gjitha këto kontrata prokuroria ka vendos që vëmendjen t’ia kushtojë një kontrate në vlere prej 60 mije euro ajo që nuk thuhet në aktakuzë është fakti se KEK edhe pas kësaj kontrate ka lidhur kontrata për shërbime ligjore të ngjashme me procedurë të negociuar të cilat kanë blere 11 fish me te madhe se sa kjo qe ne akuzohemi sot”, tha ai.

    Në fjalën hyrëse të tij ish-kryshefi i ekzekutiv i KEK, Nagip Kransiqi e ka konsideruar tendencioze këtë aktakuzë karshi tij.

    “Me aktin e arrestimit tim dhe mbajtjen në paraburgim prej 5 muajve ka bërë dënim pa u bërë gjykimi dhe ka me dhjetëra raste të tjetra për aktakuza ndaj zyrtarëve publik për keqpërdorim të detyrës zyrtare  edhe nuk ka pas arrestime dhe kjo tregon se çfarë tendenca ka pas prokuroria në këtë rast”, tha ai.

    Krasniqi tha se pretendimet e prokurorisë se janë dëmtuar operatorë  tjerë nuk qëndron se nuk kanë pranuar asnjë ankesë në këtë drejtim.

    Sipas tij KEK nuk është dëmtuar 36 milionë euro, pasi kontrata me operatorin ekonomik ka qenë 3 milionë euro.

    I akuzuari, Nagip Kransiqi po ashtu tha se është çuditshme që prokuroria e fajëson për lidhje të kontratës në njërën anë dhe në anën tjetër e fajëson për moslidhje të kontratës.

    “Është e çuditshme që prokuroria me fajëson për lidhje të kontratën dhe në anën tjetër me  fajëson për mos lidhje të kontratës nuk mund të ketë për të njëjtin veprim për të dyja anët të jesh fajtor”, tha ai.

    Ndërsa për sa i përket konsulencës Probono, Kransiqi tha se nuk e dinë që kjo është e ndaluar.

    Kransiqi tha se në asnjë rast nuk ka pas përfitim personal nga ai apo ndonjë person i tretë.

    “Ne asnjë rast nuk ka pasur asnjë përfitim personal nga unë apo ndonjë përfitim të ndonjë pale tjerët. Në llogarite e mijë dhe familjarëve nuk ka gjetur asnjë cent  askund për ndonjë keqpërdorim dhe ata e dinë se pse kanë bërë dhe pse gjykohem unë”, tha ai.

    Avokati i Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimagaj në fjalën hyrëse tha se në mënyrë dramatike i pasqyrojë  veprimet që në fakt janë veprime menaxheriale të një kompanie që çdo dite merret me çështje delikate dhe punon.

    “Në kushte shumë te vështira e për të cilat prokuroria nuk ka njohuri. Prokuroria në vend se të paraqes dëshmi se janë kryer vepra penale, ajo është fokusuar në vlerësimin. Krasniqi ka menaxhuar mirë apo keq me kompanisë…Pretendimet e prokurorisë për shkelje të ligjit të prokurimit bazohet. Në pretendime të përgjithshme dhe pa ekspertizë. Prokuroria nuk e ka asnjë ekspertizë për vlerësimin e cështjeve të prokurimit publik”, tha ai.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 prill 2025, kishte marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Kurse, për pikat tjera të aktakuzës kishte rikualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

    Ndërkaq, Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktvendimin e Themelores, duke vendosur që procedura penale ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për pesë vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, katër prej tyre në bashkëkryerje, si dhe një vepër penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës penale të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor. Me këtë vendim, Apeli konfirmoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

  • “Never Forget” – OSBE përkujton masakrën e Reçakut

    “Never Forget” – OSBE përkujton masakrën e Reçakut

    Misioni i OSBE-së ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke nderuar 45 civilët e vrarë në këtë krim.

    Në një mesazh përkujtimor, OSBE-ja ka kujtuar dhe nderuar 45 jetët e humbura, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave.

    Po ashtu, organizata ka theksuar se kjo përvjetor shërben si kujtesë për detyrën kolektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke garantuar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë.

  • Kërkohet për “lëndim të lehtë trupor”, policia publikon fotografinë e të dyshuarit

    Kërkohet për “lëndim të lehtë trupor”, policia publikon fotografinë e të dyshuarit

    Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi i cili kërkohet për veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’.

    Postimi:

    Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

    Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Kurti në Reçak zotohet: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata

    Kurti në Reçak zotohet: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, dhe se kriminelët të dalin para drejtësie, raporton Ekonomia Online.

    Kështu tha ai teksa bëri homazhe në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut, pikërisht në memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga dora e regjimit serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

    “Para 27 vjetësh, këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker, u bë e ditur e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua, u vetëdijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndërkombëtar, si dhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve. Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të Kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

  • Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet

    Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut e cila u krye 27 vjet më parë nga forcat serbe.

    Ai teksa përmend faktin e pamohueshëm që denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

    “Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht”, ka shkruar Begaj.

    Tutje presidenti i Shqipërisë tha se kjo masakër nuk harrohet, thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

  • Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

    Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

    Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot për nder të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka dhënë Ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

    Sipas njoftimit të komunës, ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker në zbardhjen e të vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të pandarë dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

    Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

    “Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

    Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

  • Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

    Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

    Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe William Walker, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

    Ata kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak.

    Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

    “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-së në Serbi”, pati deklaruar Walker.

  • Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

    Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

    Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe.

    Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime.

    Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.

    Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

  • Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

    Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen gjatë së mërkurës ka qëndruar në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Përpos kësaj, Sorensen ka takuar edhe komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash.

    Në njoftimin e misionit të NATO-s thohet se u diskutuar bashkëpunimi me BE-në.

    “Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtina-s dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

  • Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

    Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

    Sky News mëson se Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.

    Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është në rrugë e sipër” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

    Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.

    SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e disa stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmë për detajet e vendosjes së bazave dhe vendosjeve për shkak të sigurisë operacionale”.

    “Mbretëria e Bashkuar gjithmonë vendos masa paraprake për të siguruar sigurinë e personelit tonë, duke përfshirë kur është e nevojshme tërheqjen e personelit”.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqej nga baza e Katarit.