ATV

Author: G.O.

  • Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve

    Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve

    Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme që të kenë vëmendje të shtuar dhe t’i zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit, dhe për shpërthime është raportuar edhe në Bahrejn dhe Katar.

    Për raste urgjente, MPJD i ka vënë në dispozicion këta numra kontaktues:

    Autoritetet kanë kërkuar që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangen zonat afër objekteve ushtarake dhe atyre të sigurisë./REL

  • Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të raketave, kurrë nuk do kenë armë bërthamore

    Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të raketave, kurrë nuk do kenë armë bërthamore

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se SHBA-të kanë nisur “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” në Iran.

    “Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të postuar në rrjetet sociale.

    “Ne do të shkatërrojmë raketat e Iranit dhe do të rrafshojmë industrinë e tij të raketave “, siguroi ai, “ne do të eliminojmë marinën e tyre”, shtoi ai.

    Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të “do të sigurohen që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”, duke shpjeguar se Teherani “është përpjekur të rindërtojë programin e tij bërthamor”.

    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se SHBA-të kanë marrë çdo masë të mundshme për të kufizuar rreziqet për personelin amerikan në rajon, por paralajmëroi se “jeta e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humbasë dhe ne mund të pësojmë viktima, siç ndodh shpesh në luftë. Por ne nuk po e bëjmë këtë për të tashmen. Ne po e bëjmë këtë për të ardhmen dhe është një mision fisnik”.

    Për më tepër, presidenti amerikan la të kuptohej se qëllimi i sulmeve kundër Iranit është përmbysja e regjimit, duke i thënë popullit iranian se “koha e lirisë suaj është afër”.

    “Anëtarëve të Gardës Revolucionare, forcave të armatosura dhe të gjithë policisë: Ju them sonte se duhet të dorëzoni armët tuaja në mënyrë që të keni amnisti të plotë. Alternativa është të përballeni me vdekjen e sigurt”, paralajmëroi ai.

    “Dorëzoni armët. Do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me humanizëm të plotë, ose do të përballeni me vdekjen e sigurt”, tha ai.

    “Popullit të madh dhe krenar të Iranit, sonte u them se koha juaj e lirisë është afër. Qëndroni në vende të sigurta. Mos i lini shtëpitë tuaja. Jashtë është shumë e rrezikshme. Bombat do të bien kudo”, vazhdoi Trump.

    “Kur të mbarojmë, merrni qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja ta merrni përsipër. Ky mund të jetë shansi i vetëm që do të keni për breza të tërë”, theksoi ai.

  • Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Vushtrri

    Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Vushtrri

    Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

    Sipas raportit të policisë, si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

  • Dy fëmijë dalin nga shtëpia dhe nuk kthehen, prindërit lajmërojnë policinë në Mitrovicë

    Dy fëmijë dalin nga shtëpia dhe nuk kthehen, prindërit lajmërojnë policinë në Mitrovicë

    Policia ka njoftuar dy persona kanë raportuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre në Mitrovicë.

    Ata kanë deklaruar se djali dhe vajza e tyre kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka iniciuar hetimet për gjetjen e të miturve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes.

    “Mitrovicë 26.02.2026-08:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë), kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • Netanyahu: Po krijohen kushtet që populli iranian të marrë fatin në duart e veta

    Netanyahu: Po krijohen kushtet që populli iranian të marrë fatin në duart e veta

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sulmi i përbashkët amerikano-izraelit kundër Iranit “do t’i krijojë kushtet për popullin guximtar të Iranit që të marrë fatin në duart e veta”.

    “Ka ardhur koha për çdo segment të popullit në Iran që të heqë thundrën e tiranisë nga (regjimi) dhe të krijojë një Iran të lirë dhe paqedashës”, ka thënë Netanyahu përmes një deklarate.

  • Ambasada e Kosovës në Izrael apelon shqiptarët atje: Zbatoni udhëzimet e sigurisë

    Ambasada e Kosovës në Izrael apelon shqiptarët atje: Zbatoni udhëzimet e sigurisë

    Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka apeluar qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael të jenë të kujdesshëm, pas sulmeve të SHBA-së e Izraelit kundër Iranit të shtunën. 

    Ajo ka udhëzuar qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase. Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450”, thuhet në apelin e saj.

  • Nga pakujdesia e goditi me kamion, dërgohet në mbajtje i dyshuari për vdekjen e punëtorit të KEK

    Nga pakujdesia e goditi me kamion, dërgohet në mbajtje i dyshuari për vdekjen e punëtorit të KEK

    Një punëtor në KEK dje humbi jetën derisa ishte në punë.

    Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se incidenti që ia mori jetën atij u shkaktua nga një person, i cili dyshohet se nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion ka goditur viktimën.

    Policia tha se ai është dërguar në mbajtje.

    ”Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion, ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,  trupi i pa jetë është dërguar  në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Izraeli mbyll hapësirën ajrore pas sulmeve ndaj Iranit

    Izraeli mbyll hapësirën ajrore pas sulmeve ndaj Iranit

    Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha Ministria e Transportit, pasi vendi kreu sulme ajrore ndaj Iranit.

    Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit urdhëroi po ashtu publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve ajrore ndaj Iranit.

    Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë, shkruan CNN.

    Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.

  • Ramadani: Kosova të rrisë vigjilencën e sigurisë pas sulmit të ShBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit

    Ramadani: Kosova të rrisë vigjilencën e sigurisë pas sulmit të ShBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit

    Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke bërë thirrje për rritje të vigjilencës së sigurisë në Kosovë.

    Përmes një postimi, Ramadani thekson se Kosova duhet të ngritë nivelin e kujdesit institucional dhe të sigurisë, në dritën e krizës së rëndë botërore që, sipas tij, nisi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani.

    Ai paralajmëron se në situata të tilla të tensionuara globale, shtete që i quan “batakçi”, si Serbia, mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

    “Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar”, ka shkruar Ramadani.

  • Pa dialog, Kosova rrezikon izolim politik dhe pengesa në BE, thonë njohësit

    Pa dialog, Kosova rrezikon izolim politik dhe pengesa në BE, thonë njohësit

    Njohës të çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar rëndësinë e dialogut Kosovë–Serbi si të domosdoshëm për avancimin e agjendës evropiane dhe për shmangien e izolimit politik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tyre vazhdimi i bisedimeve është kyç për stabilitetin politik dhe diplomatik të vendit, si dhe për respektimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

    Analisti politik Artan Muhaxhiri, theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare e sheh dialogun si mënyrën e vetme për avancimin e Kosovës në agjendën evropiane. Ai paralajmëroi se çdo vonesë apo bllokadë në dialog do të ndikojë direkt në rrugën eurointegruese të vendit.

    “Po bashkësia ndërkombëtare është absolutisht e qartë në raport me dialogun. Pra dialogu është e vetmja mënyrë që Kosova dhe Serbia të avancojnë në agjendën evropiane. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, asnjë qasje tjetër, asnjë opsion tjetër që Kosova veçanërisht të ketë ndonjë përparim, ndonjë progres dhe çdo vonesë, çdo bllokadë e dialogut është në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe bllokadë dhe vonesë e rrugës evropiane të Kosovës”, tha ai.

    Ai gjithashtu nënvizoi se kthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve është kërkesë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar.

    “U pa që në të gjitha urimet edhe nga presidenti Macron, edhe nga kancelarja Merkel, edhe nga të gjithë, kryefjala ishte vazhdimi i dialogut edhe kthimi në tavolinën e bisedimeve. Pra nuk ka asnjë mënyrë tjetër për zoti Kurti që ta shpërbëjë këtë izolim pa dialog. Deklaratat kështu populiste, propagandistike për konsum të brendshëm janë diçka tjetër, mirëpo pa u rikthyer në tavolinën e bisedimeve në Bruksel edhe zoti Kurti edhe Kosova do të jenë të izoluar politikisht”, tha ai.

    Politologu Albinot Maloku tha se dialogu tani do të fokusohet në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në vitin 2023, duke përfshirë edhe aneksin.

    “Kemi kryenegociatorin dhe dialogu do të bëhet në atë të implementimit të pajtimit të ndodhur në Bruksel dhe në Ohër në vitin 2023, flasim edhe për aneksin. Tani, në këtë rrafsh unë konsideroj që tani do të kemi dialog për jetësimin, implementimin e marrëveshjeve të arritura. Këtë e kërkon në një formë ose tjetër edhe faktori ndërkombëtar, e kërkon posaçërisht Bashkimi Evropian që e ka të angazhuarin e vet lehtësuesin dhe në instancë të fundit ky dialog po bëhet me lehtësimin e Bashkimit Evropian”, tha ai.

    Ai vlerësoi se për këtë proces ka një angazhim të posaçëm nga Bashkimi Evropian si lehtësues dhe nënvizoi se suksesi i dialogut është i lidhur drejtpërdrejt me progresin eurointegrues të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai shtoi se kryenegociatori i ri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka potencial të zbusë tensionet dhe të bëjë procesin e implementimit më të pranueshëm.

    “Dialogu është, sidomos me marrëveshjen e fundit ku edhe anëtarësimi në BE si për Serbinë si për Kosovën është i ndërlidhur fuqishëm me çështjen e dialogut dhe në këtë rrafsh, me suksesin në dialog. Dhe në këtë rrafsh unë konsideroj që nuk ka alternativë më të veçantë sesa dialogu për arsye se është fakt. Dhe në këtë rrafsh dua të besoj dhe shpresoj që edhe Republika e Kosovës me kryenegociatorin e ri, zotëri Glauk Konjufca, që në gjykimin tim, duke u dëshmuar në vazhdimësi si një zbutës i mirë në këtë pozicion, dua të besoj që do të shkëlqejë për të zbutur, qetësuar edhe shumë nga ato premtime jashtëzakonisht të agravuara të kryeministrit të vendit në mënyrë që të jetë edhe implementimi më i pranueshëm për në mënyrën edhe të narrativës, shpjegimit që mund ta ketë në të ardhmen kryeministri i vendit në ato situata ku shpjegimi për të ka qenë ndryshe, tani do të jetë ndryshe për arsye se do të kemi të bëjmë me jetësimin e marrëveshjes”, tha ai.