ATV

Author: G.O.

  • Hamza: Nuk kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

    Hamza: Nuk kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

    Para nisjes së mbledhjes të Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i saj, Bedri Hamza tha se ende nuk ka marrëveshje për çështjen e presidentit/es.

    Se a kanë propozuar Justina Pula për kandidate për presidente, Hamza tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar.

    “Jo nuk ka marrëveshje. S’kemi propozuar se s’kemi mbërri fare deri te propozimi. Ne kemi folur parimisht, kemi dashur me pasur vendi një president, urojmë që të ketë president. Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, një emër dinjitoz shumë, që s’do të thotë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, po mund të jetë edhe jashtë strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president“, tha ai.

    Ai tha se ende nuk kanë ftesë për ndonjë seancë

    “Nuk kemi kandidat, të gjitha janë spekulime. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake. Jo, nuk kemi ftesë“, tha Hamza.

  • Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

    Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

    Autoritetet zvicerane kanë zbuluar një rast të trafikut të drogës, ku një bandë shqiptare me ndihmën e stafit të korruptuar të një aeroporti në Meksikë, kanë arritur të kontrabandojnë pothuajse 44 kilogramë kokainë nga Cancuni në Zvicër.

    Sipas mediave të huaja, Gjykata e Qarkut Bülach dha vendimin ditën e djeshme për rastin e 4 shqiptarëve, të moshës 27 deri në 36 vjeç, të cilët kishin kontrabanduar kokainë nga Meksika në Zvicër, konkretisht nga qyteti i Cancunit në Cyrih, raporton TCH.

    Tre nga katër shqiptarët udhëtuan nga Frankfurti në Cyrih në korrik të vitit 2024 dhe së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë që kishin udhëtuar nga Amsterdami në Cyrih, shkuan në karuselin ku po dorëzoheshin valixhet nga një aeroplan që mbërrinte nga Cancúni i Meksikës.

  • Hegseth: Amerika po fiton, ky është vetëm fillimi

    Hegseth: Amerika po fiton, ky është vetëm fillimi

    Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka deklaruar se Amerika po fiton në luftën kundër Iranit.

    “Amerika po fiton, në mënyrë vendimtare shkatërruese dhe pa mëshirë”, ka thënë Hegseth.

    Ai ka shtuar se operacioni është ende në fazat e para.

    “Jemi vetëm katër ditë brenda”, ka theksuar ai, por, “siç ka thënë Trumpi”, SHBA-ja “do të marrë gjithë kohën që i duhet” për t’u siguruar që operacioni të jetë një sukses”.

    Hegseth ka vazhduar duke thënë se kjo është vetëm fillimi dhe se më shumë valë sulmesh ndaj Iranit priten në vazhdim.

  • Shtrenjtohet betoni në Kosovë, nga 62 euro, çmimi për metër kub të betonit ka arritur në 70 deri në 90 euro

    Shtrenjtohet betoni në Kosovë, nga 62 euro, çmimi për metër kub të betonit ka arritur në 70 deri në 90 euro

    Nga 62 euro, çmimi për metër kub të betonit ka arritur në 70 deri në 90 euro, varësisht nga cilësia.

    Rritja e çmimit konsiderohet se lidhet me zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

    Ekspertët paralajmërojnë se kjo do të ndikojë edhe në shtrenjtimin e materialeve tjera ndërtimore por edhe banesave.

    Ndërkohë që ndërtimtarët kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të rritet edhe çmimi i armaturës.

    Rritje, ndonëse jo shumë e theksuar, është regjistruar edhe në muajt e fundit të vitit 2025.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i materialeve ndërtimore ka shënuar rritje prej 0.5 për qind krahasuar me muajt paraprak./atvlive.tv

  • Deputeti i “GUXO” për Vjosa Osmanin: Nëse vjen puna, unë votoj “për”

    Deputeti i “GUXO” për Vjosa Osmanin: Nëse vjen puna, unë votoj “për”

    Deputeti i “Guxo” Nezir Kraki i pyetur se a ka qëndrim kjo parti për Vjosa Osmanin si kandidate për president, tha se nuk kanë qëndrim por që vota e tij do të jetë “pro” për të, raporton Ekonomia Online.

    “S’kam qëndrim, nëse vie puna unë votojë për”, tha shkurt ai.

  • Nait Hasani tregon nëse do ta votonte Andin Hotin për president

    Nait Hasani tregon nëse do ta votonte Andin Hotin për president

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj raportimeve se Andin Hoti mund të jetë kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit.

    Në një prononcim për media, Hasani tha se do ta votonte Hotin nëse grupi i PDK-së do të qëndronte në sallë.

    “Po e votoj Andin Hotin, nëse grupi parlamentar i PDK-së rrinë në sallë, përndryshe jo”, u shpreh Hasani.

  • Çështja e presidentit, Haliti thotë se Kurti po e zvarrit procesin

    Çështja e presidentit, Haliti thotë se Kurti po e zvarrit procesin

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në emisionin “CONTEXT” në ATV, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund të jetë i interesuar që ta zvarrisë procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke e shtyrë situatën drejt zgjedhjeve të reja.

    Duke folur për qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës rreth kësaj çështjeje, Haliti sqaroi se pse PDK-ja po e kërkon pozitën e presidentit, teksa nënvizoi se PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësi nëse i jepet mundësia, duke theksuar se zgjedhja e presidentit duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike dhe jo e kalkulimeve për përfitime elektorale.

    Për më shumë ndiqni intervistë e plotë në linkun e mëposhtëm:

     

  • Propozimi që ministritë të raportojnë në Komision për Buxhet s’kaloi, Mustafa: Çka po fshehin?

    Propozimi që ministritë të raportojnë në Komision për Buxhet s’kaloi, Mustafa: Çka po fshehin?

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi nuk është miratuar një propozim i tij në Komisionin për Buxhet.

    Ai propozoi që të gjitha Ministritë të raportojnë raportet vjetore financiare në këtë Komision, dhe të diskutohet se si po shpenzohet paraja publike.

    Mustafa ka bërë një pyetje pushtetit pasi nuk e miratuan këtë propozim.

    “Fatkeqësisht, shumica e pushtetit nuk e miratoi propozimin tim. Nuk duan raportim të saktë e të hapur se si po i shpenzojnë ministrat paratë e shtetit. Çka po fshehin?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

  • Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

    Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

    Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit, nga Gjakova, i cili ishte rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Sipas njoftimit, ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.

    “Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë gjetur dhe identifikuar pas procesit të ekzaminimit dhe verifikimit.

  • Ymeri thotë se Kurti po bënë shantazh politik për çështjen e presidentit: Konjufca nuk duhet ta marrë postin

    Ymeri thotë se Kurti po bënë shantazh politik për çështjen e presidentit: Konjufca nuk duhet ta marrë postin

    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar fuqishëm ndaj mënyrës së kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një kushtëzim që përdoret përmes shantazhit dhe kërcënimit politik.

    “Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcënim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të gjykatave, po tash Kosova ka arrit në atë nivel që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit,” ka thënë Ymeri.

    Ajo shtoi se kjo mënyrë e vendosjes së kushteve për kandidatin partiak në zgjedhje është e papranueshme dhe dëmton rëndë demokracinë në vend.

    “Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje,” tha ajo.

    Ymeri theksoi se një votë pro apo kundër vetëm për kuorum nga një deputet opozitar për kandidat të pushtetit është, sipas saj “vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje”.

    “As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partisë (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marr postin e Presidentit,” përfundoi deputetja. /Telegrafi/