ATV

Author: G.O.

  • YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

    YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

    Platforma YouTube prej vitesh është në një betejë me përdoruesit e “ad blocker”-ave, ndërsa në disa tregje ka përmirësuar paketat e saj të abonimit. Megjithatë, këtë javë durimi i përdoruesve është vënë sërish në provë.

    Shumë përdorues në Reddit raportojnë se aplikacionet e YouTube për Android dhe iOS tani shfaqin reklama të qëndrueshme në këndin e poshtëm të majtë të ekranit.

    Bëhet fjalë për reklama për aplikacione ose faqe të palëve të treta, dhe problemi është se ato mbeten në ekran edhe pasi përdoruesi zgjedh disa herë opsionin “Dismiss” nga menyja.

    Në baner nuk ka një buton “X” për mbyllje, kështu që disa përdorues nuk e dinë se si t’i largojnë reklamat përmes një menyje shtesë.

    Në disa raste, mënyra e vetme për t’i bërë reklamat të zhduken është dalja e plotë nga videoja, ndërsa disa përdorues thonë se ato largohen vetë pas rreth 30 sekondash.

    Disa kanë provuar edhe të mbyllin me forcë aplikacionin, por reklamat shfaqen sërish.

    Sipas informacionit të disponueshëm, përdoruesit e prekur nuk janë abonentë të YouTube Premium, që do të thotë se abonimi vazhdon të heqë reklamat siç është parashikuar.

    Ata që i shqetësojnë këto reklama mund të kalojnë në Premium ose të përdorin YouTube përmes shfletuesit mobil, ku këto banera deri më tani nuk shfaqen.

  • Shtatë të vrarë në sulmet me raketa ruse në Ukrainë, mes tyre dy fëmijë

    Shtatë të vrarë në sulmet me raketa ruse në Ukrainë, mes tyre dy fëmijë

    Sulmet me raketa ruse kanë vrarë shtatë persona në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukraine.

    Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Oleh Syniehubov. Ai tha se raketa balistike ka dëmtuar një ndërtesë banimi pesëkatëshe në Kharkiv.

    Më shumë se dhjetë persona janë plagosur në këtë sulm, përfshirë tre fëmijë, kanë njoftuar autoritetet.

    Ekipet e shpëtimit kanë nisur pastrimin e rrënojave dhe po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të jenë bllokuar nën rrënoja pas shembjes së ndërtesës. Goditja shkatërroi hyrjen dhe dëmtoi katet e sipërme të një ndërtese fqinje, raporton skynews.

    Viktimat u regjistruan pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash ndaj Ukrainës gjatë natës së të shtunës. Sipas Syniehubov, në gjithë qytetin janë dëmtuar shtatë ndërtesa banimi, objekte tregtare dhe administrative, linja të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe makina, si pasojë e sulmeve ruse.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka lëshuar 480 dronë dhe 29 raketa duke shënjestruar infrastrukturën vitale në të gjithë vendin.

    Ai shtoi se shumica e dronëve ishin të tipit Shahed, një lloj droni i projektuar nga Irani që Rusia e ka përdorur vazhdimisht kundër Ukrainës që prej nisjes së pushtimit katër vite më parë.

    Zelenskyy tha se Rusia ka shënjestruar objekte energjetike në rajonet Kyiv, Khmelnytskyi dhe Chernivtsi, si dhe hekurudhën në rajonin Zhytomyr.

    Dëme janë raportuar gjithashtu në rajonet Dnipro, Zaporizhia, Vinnytsia, Odesa, Poltava, Sumy dhe Cherkasy, tha ai.

  • Osmani: Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë s’u dorëzuan që ta mbanin gjallë gjuhën shqipe, në shtëpi e bodrume

    Osmani: Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë s’u dorëzuan që ta mbanin gjallë gjuhën shqipe, në shtëpi e bodrume

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si festë të shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke u zhvilluar edhe në kushte të vështira, ndërsa mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan në përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën për liri.

    Ajo ka vlerësuar rolin e mësuesve në edukimin e brezave dhe në forcimin e themeleve të shtetit, duke uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit.

  • “Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

    “Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pasi të enjten Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri, ndërsa të premten në orët e mëngjesit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin e Kosovës.

    E pas kësaj, ka reaguar raportuesi i Parlamentit të Kosovës, Riho Terras.

    Ai në një postim në platformën X shkruan se kjo është serioze dhe zhgënjyese.

    “Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras.

    Ndryshe, të premten, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nxjerr dekretin që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

    Sipas saj, nëpërmjet këtij dekreti ka kryer detyrimin e saj që është përcaktuar me Kushtetutë.

    Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

    Sipas tij, nga momenti i fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta parasheh një afat prej 60 ditësh që duhet të kalojnë para se të mund të shpërndahet Kuvendi.

    “Ka afat 60-ditor për t’u zgjedhur presidenti dhe ne kemi qenë në sallën e Kuvendit vetëm 30 minuta”, tha Kurti. /Telegrafi/

  • Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet

    Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet

    Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e tetë të luftës.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka njoftuar se po pezullon përkohësisht të gjitha operacionet.

    Dy shpërthime u dëgjuan në Dubai dhe një në Manama, ku u aktivizuan sirenat e alarmit.

    “Qytetarëve dhe banorëve i kërkohet të qëndrojnë të qetë dhe të lëvizin në vendin më të afërt të sigurt”, tha Ministria e Brendshme e Bahreinit.

    Gjithashtu qeveria e Dubait konfirmoi në një postim në X se kishte pasur një incident që rezultoi në rënien e fragmenteve pas një përgjimi”, duke sqaruar se nuk kishte të lënduar.

  • Hamza uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit

    Hamza uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.

    Ai shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit.

    “Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë brezat e rinj. Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë. Urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit!”, ka shkruar ai.

  • A është i dëmshëm solariumi? Ja çfarë thotë studimi

    A është i dëmshëm solariumi? Ja çfarë thotë studimi

    Në mënyrë që të kemi nuance të kaftë të lëkurës dhe ten të rrezitur, shumica zgjedhin solariumet ku ata mund të fitojnë ngjyrë.

    Megjithatë për shkak të pasojave shumë të dëmshme që mund të ketë kjo rrezitje në kushte artificial, disa vende kanë ndaluar tashmë nga ligji, apo kanë kufizuar moshën nën 18 vjet.

    Përdorimi i solariumit nuk rekomandohet nën moshën 18 vjecare dhe në shumicën e vendeve të bashkimit evropian është e ndaluar me ligj për shkak të efekteve anësore si: përshpejtimi i plakjes së lëkurës, humbja e lagështisë, rritja e keratozës diellore, tumoret kanceroze si dhe dukuri të shpeshta të melanomas malinje.

    Thuhet se rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të lëkurës kanë personat që kanë sy me nuance të çelët dhe ata persona që kanë mole apo bene në trup.

    Format më të zakonshme malinje

    Tumoret malinje të lëkurës janë forma më e shpeshtë malinje e sëmundjeve. Sipas të dhënave, në raportin e bërë thuhet se ka pasur 4.388 pacientë të rinj me tumore malinje të lëkurës, nga të cilët 173 njerëz kanë vdekur si rezultat i kancerit të lëkurës. Kanceri i lëkurës është më i keq se melanoma e lëkurës, vecanërisht shkon në drejtim të vdekshmërisë.

    Kemi vizituar disa solariume dhe kemi vërejtur se nuk ka edhe turma të shumta njerëzish. Morëm gjithashtu rekomandimin se sa është maksimumi që mund ta përdorim atë.

    Mos u shqetësoni, është e sigurtë. Minimumi është 5 minuta ndërs amaksimumi është 15. Llampat janë të forta dhe nuk rekomandohet të përdoren më shumë se 5 minuta nëqoftëse keni nuance të bardhë të lëkurës, pastaj cdo ditë mund të frekuentoni solariumin duke rritur minutazhin deri sa të arrini ngjyrën e preferuar. Duhet të shkoni njëherë në javë për ta mbajtur ngjyrën- na këshilluan sallonet e bukurisë.

  • Katër persona arrestohen pas një rrahjeje në Podujevë

    Katër persona arrestohen pas një rrahjeje në Podujevë

    Një rrahje mes disa personave ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Shtedim në Podujevë e ku disa prej tyre kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

    Për këtë janë arrestuar katër persona.

    “Fsh. Shtedim, Podujevë  05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë,  si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër  të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

  • Përleshje mes pesë personave në Prishtinë, përfundojnë në pranga

    Përleshje mes pesë personave në Prishtinë, përfundojnë në pranga

    Pesë persona janë rrahur mes vete në Prishtinë, e ku të njëjtit kanë përfunduar në prangat e Policisë.

    Policia në raportin ditor ka njoftuar se deri te rrahja erdhi pas një mosmarrëveshje, e ku dy prej tyre edhe u lënduan e pranuan  pastaj tretman mjekësor.

    “Rr. Luan Haradinaj,  Prishtinë 06.03.2026 – 15:20. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes  veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

  • Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, në pranga një i mitur

    Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, në pranga një i mitur

    Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi pesë kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri gjatë një aksioni të zhvilluar në Vushtrri, ku është arrestuar edhe një person i mitur i dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

    Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 6 marsit 2026, kur hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri, derisa po trajtonin një rast kanosjeje, kanë siguruar informata dhe dyshime të arsyeshme për posedim të substancave narkotike. Me autorizim të prokurorit, ata kanë realizuar një kontroll në një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

    Gjatë kontrollit, si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë.

    Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur. Për rastin janë njoftuar edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, të cilët së bashku me krim-teknikën e Stacionit Policor në Vushtrri kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë vazhduar me veprime të tjera hetimore.

    “Pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa janë iniciuar rastet penale: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ,,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, njofton PK-ja.