ATV

Author: G.O.

  • Morena Dyli zbulon jetën si stjuardesë në avion privat: Nga shërbimi luksoz deri te sekretet e valixhes

    Morena Dyli zbulon jetën si stjuardesë në avion privat: Nga shërbimi luksoz deri te sekretet e valixhes

    Morena Dyli, e cila aktualisht punon si stjuardesë në një avion privat (private jet), ishte e ftuar në emisionin “STUDIO A” në ATV, ku ndau me publikun detaje interesante rreth profesionit të saj, përgjegjësive gjatë fluturimeve dhe jetës dinamike që sjell kjo punë.

    Gjatë intervistës, Dyli shpjegoi se puna e një stjuardese në avion privat është shumë më ndryshe nga ajo në linjat komerciale. Sipas saj, përveç sigurisë së pasagjerëve, një pjesë shumë e rëndësishme e punës lidhet me ofrimin e një shërbimi luksoz dhe të personalizuar për klientët.

    Një pjesë interesante e intervistës ishte edhe kur Morena zbuloi se çfarë mban gjithmonë në valixhen e saj gjatë udhëtimeve të shpeshta./atvlive.tv

  • Konflikti në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne s’jemi në luftë dhe s’duam të hyjmë në një të tillë

    Konflikti në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne s’jemi në luftë dhe s’duam të hyjmë në një të tillë

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka theksuar sërish se Italia nuk është dhe nuk dëshiron të hyjë në një konflikt ushtarak, duke komentuar mbi tensionet në Lindjen e Mesme dhe përdorimin e bazave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.

    Duke dënuar masakrën në një shkollë për vajza, Meloni theksoi se Italia do të koordinohet me partnerët evropianë për një strategji të përbashkët dhe nuk do të ndryshojë nga qëndrimi i Spanjës, e cila aktualisht ndalon përdorimin e bazave amerikane.

    “Më duket se të gjithë partnerët evropianë po i përmbahen marrëveshjeve të tyre për këtë çështje,” tha Meloni. “Edhe qeveria spanjolle ka bërë të qartë se ekziston një marrëveshje dypalëshe midis Spanjës dhe SHBA-së, dhe jashtë asaj marrëveshjeje nuk do të ketë përdorim të bazave spanjolle. Kjo do të thotë që marrëveshja nuk po vihet në dyshim. Kjo është ajo që po bën edhe Italia.”

    Meloni shtoi se është e habitshme që ky vendim po dënohet në Itali dhe po duartrokitet në Spanjë nga të njëjtët njerëz. “Pak logjikë nga kjo pikëpamje nuk do të na bënte keq,” tha ajo.

    Ajo kujtoi gjithashtu historikun e bazave në Itali: “Bazat në Itali datojnë që nga marrëveshjet e vitit 1954. Sipas këtyre marrëveshjeve, autorizimet duhet të jepen për operacione logjistike, dhe çdo kërkesë për përdorim tjetër do të varet nga Parlamenti. Deri më sot, nuk është marrë asnjë kërkesë e tillë, dhe unë përsëris: ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të shkojmë në luftë.”

  • Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Tetovë, vdes një person

    Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Tetovë, vdes një person

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr shpërtheu në një shtëpi në Tetovë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Von Vardarska”, kështu zjarri është lokalizuar, por brenda është gjetur një person i vdekur.

    Autoritetet po hetojnë ngjarjen.

    “Më 11.03.2026 në orën 08:56, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar nga Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri – Tetovë se në rrugën ‘Von Vardarska’ në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi. Zjarri është lokalizuar, pas çka është vërejtur se brenda gjendej një person i vdekur. Po merren masa për hetimin dhe zbardhjen e rastit,” bëjnë të ditur nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.

  • Rusia sulmon me dron Kharkivin, vdesin 2 persona dhe shtatë të tjerë mbesin të plagosur

    Rusia sulmon me dron Kharkivin, vdesin 2 persona dhe shtatë të tjerë mbesin të plagosur

    Një dron rus goditi një biznes tregtar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të mërkurën në mëngjes, duke vrarë dy persona dhe plagosur shtatë të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.

    “Fatkeqësisht, ka informacione fillestare për dy vdekje,” shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Sinyubov, tha se sipas informacionit fillestar, pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po marrin ndihmën e nevojshme. Ai shtoi se sulmi shkaktoi një zjarr në biznes.

    Më vonë, kreu i administratës rajonale sqaroi se një 47-vjeçar, një 50-vjeçar dhe një grua 60-vjeçare, si dhe burra të moshës 39 dhe 49 vjeç, po trajtohen në kujdes intensiv.

    Kharkiv, një qytet me popullsi kryesisht rusishtfolëse, ndodhet 30 kilometra larg kufirit rus. Qyteti i rezistoi valës së parë të ofensivës së forcave ruse pas pushtimit në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë ka qenë objektiv i vazhdueshëm i sulmeve ajrore ruse.

  • Kapet me marihuanë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të veriut

    Kapet me marihuanë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të veriut

    Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në rrugën “Kroi i Vitakut”, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 1.13 gramë.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • Moszbatimi i pagës minimale, Azemi: Inspektorati i punës ka pranuar shumë ankesa nga punëtorët

    Moszbatimi i pagës minimale, Azemi: Inspektorati i punës ka pranuar shumë ankesa nga punëtorët

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në emisionin “Compass” në ATV, tha se shumë kompani dhe institucione private nuk po e zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, ndërsa për rastet janë njoftuar edhe institucionet përgjegjëse.

    Sipas tij, Inspektorati i Punës ka pranuar që nga janari shumë ankesa nga punëtorët për moszbatimin e pagës minimale.

    Azemi tha se disa kompani tashmë janë ndëshkuar.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Derivatet e shtrenjta mund të rrisin inflacionin dhe koston e produkteve” – Shahini paralajmëron rritje të çmimeve

    “Derivatet e shtrenjta mund të rrisin inflacionin dhe koston e produkteve” – Shahini paralajmëron rritje të çmimeve

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme dhe çrregullimet në tregun global të energjisë po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e derivateve dhe produkteve në Kosovë.

    Ai tha se situata në tregjet ndërkombëtare tashmë reflektohet edhe në tregun vendor.

    Shahini theksoi se nëse situata në Lindjen e Mesme vazhdon, rritja e çmimeve të derivateve do të reflektohet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke rritur çmimin për transportin, industrinë dhe konsumatorët.

    “Ngritja e çmimit të derivateve të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, në industri dhe te konsumatorët. Prandaj, pritet që edhe produktet e tjera mund të shtrenjtohen. Inflacioni tashmë është rreth 6%, e që për Kosovën është i lartë. Prandaj, është më se e natyrshme të kenë përgjegjësi institucionet shtetërore të Kosovës, deputetët e Kosovës, politikanët e Kosovës, t’i krijojnë institucionet sa më shpejt në mënyrë që ne të kemi një qeveri, një presidencë stabile në këtë kohë të krizave, qoftë të krizave globale ekonomike, qoftë të krizave dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme që globi po kërcënohet nga fuqitë dhe nga luftërat që janë tashmë të njohura; edhe Ukraina tash e katër vjet ku tregjet kanë ndryshuar, tash në Lindjen e Mesme ku disa shtete janë të implikuara në mënyrë direkte dhe indirekte”, u shpreh ai.

    Ai paralajmëroi se rritja e kostos së transportit do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve të importuara dhe atyre vendore, duke pasur parasysh varësinë e madhe të Kosovës nga importi.

    “Në momentin kur ne rreth 7 miliardë importojmë brenda vitit të kaluar, dhe ato janë drejtpërdrejt të lidhura me transport, transporti kur shtrenjtohet me domosdo ka me u shtrenjtuar edhe produktet të cilat ne i importojmë, por edhe produktet e brendshme. Prandaj, energjia dhe derivatet janë produkt kryesor në prodhim, në shërbim, në tregti, po ashtu edhe në konsum të përditshëm dhe kjo do të ndikojë dukshëm edhe në varfërinë e shportës konsumuese të qytetarëve, por edhe në ngritjen e çmimit dhe një inflacion i cili do të mund të jetë i pandalshëm”, shtoi Shahini.

  • Gruda akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, thotë se amendamentet e vitit 2011 s’mund të procedohen pas një periudhe kaq të gjatë

    Gruda akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, thotë se amendamentet e vitit 2011 s’mund të procedohen pas një periudhe kaq të gjatë

    Deputeti i Partisë Demokratike në Kosovës, Përparim Gruda, në emisionin CONTEXT në ATV ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën.

    Gruda akuzoi Osmanin se ajo ka bërë shkelje kushtetuese duke dërguar në Kuvend për trajtim amandamente kushtetuese të hartuara në vitin 2011.

    Sipas Grudës, një propozim për ndryshim kushtetues nuk mund të procedohet drejtpërdrejt në Kuvend pa kaluar më parë në Gjykatën Kushtetuese.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Propozimi për president, Nagavci: Konjufca kishte mbështetje më të madhe se Osmani

    Propozimi për president, Nagavci: Konjufca kishte mbështetje më të madhe se Osmani

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Glauk Konjufca u propozua për president pasi u vlerësua se kishte mbështetje më të madhe nga deputetët për ta përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit.

    Ajo i bëri këto komente mbrëmë në emisionin “Context” në ATV.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Von der Leyen: 10 ditë luftë i kushtuan BE-së 3 miliardë euro për naftë dhe gaz

    Von der Leyen: 10 ditë luftë i kushtuan BE-së 3 miliardë euro për naftë dhe gaz

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e karburanteve.

    Sipas saj, çmimi i gazit është rritur me 50%, ndërsa ai i naftës me 27% që nga fillimi i konfliktit.

    Vetëm në dhjetë ditë, kjo situatë i ka kushtuar Bashkimit Evropian rreth 3 miliardë euro më shumë për importet e karburanteve fosile.

    Von der Leyen ka theksuar se kjo situatë ilustron varësinë e Evropës nga karburantet e importuar.