ATV

Author: G.O.

  • Basketbollisti i Splitit shpëton mrekullisht, për pak sa nuk e zuri koshi

    Basketbollisti i Splitit shpëton mrekullisht, për pak sa nuk e zuri koshi

    Në Rijeka të premten mbrëma për pak sa nuk ndodhi një tragjedi gjatë një ndeshjeje basketbolli.

    Incidenti ndodhi në palestrën Centar Zamet, në minutën e 18-të të ndeshjes mes KK Kvarner 2010 dhe KK Split, në elitën e basketbollit kroat.

    Qendra e Splitit, Demajeo Wiggins, i cili deri në atë moment ishte basketbollisti më i mirë në parket me 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, për pak sa nuk u përfshi në një incident serioz.

    Wiggins bëri një ngulitje kur rezultati ishte 48:47 për nikoqirin, por në ato momente koshi u rrëzua dhe për pak sa nuk ra mbi basketbollistin e Splitit. Ai arriti ta shmangte në momentet e fundit incidentin që mund të përfundonte në tragjedi, duke i shpëtuar kështu më të keqes.

  • Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Dashi – Energjia juaj është në kulm, duke ju bërë gati për të marrë përsipër sfida të reja profesionale. Tregoni kujdes me komunikimin në familje për të shmangur keqkuptimet e vogla. Një surprizë e këndshme ju pret në mbrëmje.

    Demi – Sot është dita ideale për të planifikuar financat dhe për të investuar në projekte afatgjata. Shpirti juaj praktik do t’ju ndihmojë të zgjidhni një çështje që ju shqetësonte prej kohësh. Kushtojini vëmendje shëndetit dhe regjimit ushqimor.

    Binjakët – Kurioziteti juaj do t’ju çojë drejt njohjeve të reja dhe bisedave frymëzuese me miqtë. Jeni në kërkim të emocioneve të forta, por mos harroni të mbani këmbët në tokë. Një lajm i mirë vjen nga larg.

    Gaforrja – Intuita juaj është mjaft e mprehtë sot, prandaj besojini ndjenjave tuaja kur merrni vendime. Fokusimi te shtëpia dhe njerëzit e dashur do t’ju sjellë qetësinë që ju mungon. Shmangni debatet e panevojshme në ambientin e punës.

    Luani – Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe karizma juaj do të jetë e pakonkurrueshme në çdo ambient. Është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet romantike. Mos e teproni me shpenzimet për gjëra sipërfaqësore.

    Virgjëresha – Detajet do të bëjnë diferencën sot, sidomos në projektet që kërkojnë përpjekje dhe saktësi maksimale. Mundohuni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve rreth jush. Pak meditim do t’ju ndihmonte të rigjeni balancën tuaj.

    Peshorja – Harmonia në marrëdhënie është prioriteti juaj kryesor dhe sot do të dini si ta krijoni atë. Një mundësi e re bashkëpunimi mund të shfaqet në horizontin tuaj profesional. Shijoni bukurinë e gjërave të vogla gjatë pasdites.

    Akrepi – Pasioni dhe vendosmëria juaj do t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë që mund t’ju dalë përpara. Jeni në një fazë transformimi të rëndësishëm që do t’ju rrisë personalisht dhe profesionalisht. Tregohuni të hapur për sugjerimet e partnerit.

    Shigjetari – Fryma e aventurës do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke ju nxitur të eksploroni territore të reja. Optimizmi juaj është ngjitës dhe do të tërheqë njerëz pozitivë rreth stilit tuaj të jetesës. Planifikoni një udhëtim të shkurtër për fundjavën.

    Bricjapi – Puna e palodhur e javës do të fillojë të japë frytet e para të shumëpritura sot. Jeni shumë të fokusuar te qëllimet tuaja, por mos lini pas dore nevojat emocionale. Një bisedë serioze do të ndriçojë një situatë të paqartë.

    Ujori – Kreativiteti juaj do të jetë në nivele të larta, duke ju sjellë ide inovative për të ardhmen. Miqësitë do të luajnë një rol kyç në disponimin tuaj pozitiv gjatë kësaj të shtune. Gjeni kohë për të ndjekur një pasion që e keni lënë pas dore.

    Peshqit – Frymëzimi artistik dhe ndjeshmëria juaj do t’ju bëjnë të ndiheni në harmoni me botën. Është kohë e mirë për t’u shëruar nga plagët e vjetra dhe për të falur. Ndiqni rrjedhën e ngjarjeve pa u munduar të kontrolloni çdo gjë.

  • Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

    Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

    14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

    Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë.

    Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur ‘gjallë’ për shekuj këtë festë.

    Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në Shqipëri, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

    Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë.

  • Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

    Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka thënë se procesi i zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjete do të bëhet në koordinim me emisarin special të BE-së.

    Ai ka sqaruar se Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë të komunave me shumicë serbe me listat e stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në Kosovë, dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme do t’i pajisë me lejet e përkohshme.

    Kurti ka theksuar se nuk është në interesin e Kosovës që zbatimi i Ligjit të krijojë pengesa në ofrimin e shërbimeve, por se qëndrimi i Kosovës është se në vend “nuk mund të ketë mekanizma ilegalë”.

    “Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista do të shërbejë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do të ofrojnë listën e plotë. Këtyre studentëve MPB do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj me mundësi vazhdimi”, ka thënë ai.

    Kurti ka shtuar se për tre muaj qytetarët serbë do të mund të regjistrojnë gjendjen civile.

    “Qeveria po ashtu do hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve serbë të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, ka shtuar ai.

  • Katër të vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin ajror rus në rajonin e Kievit

    Katër të vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin ajror rus në rajonin e Kievit

    Të paktën katër persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror rus në orët e natës jashtë kryeqytetit ukrainas, Kiev.

    Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët të shtunën, raporton Reuters.

    Sulmi kishte në shënjestër ndërtesa banimi, institucione arsimore, ndërmarrje dhe objekte të infrastrukturës kritike në katër rrethe të rajonit të Kiev, tha Mykola Kalashnyk, kreu i administratës ushtarake rajonale.

  • Irani kërcënon objektet e naftës të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme pas bombardimeve në ishullin Kharg

    Irani kërcënon objektet e naftës të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme pas bombardimeve në ishullin Kharg

    Irani ka kërcënuar me sulme ndaj objekteve naftë-dhe energjetike të lidhura me SHBA në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Uashingtonit mbi Ishullin Kharg.

    “Gjerdani i kurorës” i industrisë naftëmbajtëse iraniane përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së vendit, me kapacitet për të ngarkuar shtatë milionë fuçi naftë në ditë.

    Një zëdhënës i ushtrisë iraniane paralajmëroi se do të synojë “të gjitha infrastrukturat naftë, ekonomike dhe energjetike që i përkasin kompanive naftëmbajtëse në rajon që kanë aksione amerikane ose bashkëpunojnë me Amerikën” nëse infrastruktura energjetike dhe ekonomike e Iranit sulmohet, raporton skynews, transmeton Sinjali.

    Donald Trump tha se SHBA ka synuar objekte ushtarake në Ishullin Kharg, jo infrastrukturë naftë, por paralajmëroi se kjo mund të jetë e ardhmja. Pesëmbëdhjetë shpërthime u raportuan nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.

    Agjencia shtoi se sulmet kishin për qëllim një objekt të mbrojtjes ajrore, një bazë detare, kullën e kontrollit të aeroportit dhe hangarin e helikopterëve të një kompanie naftërore detare, duke shtuar se asnjë infrastrukturë naftë nuk ishte dëmtuar.

    Të enjten, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, tha se sulmet mbi ishujt jugorë të Iranit do ta çojnë vendin të “braktisë çdo vetëkontroll,” duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë dhe sigurinë e vendit.

    Ishulli Khang
  • Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

    Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sørensen tha para mediave se gjatë bisedimit kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës për zbatimin e këtyre ligjeve dhe për informimin e qytetarëve që preken nga to.

    “Patëm një takim të mirë këtë mëngjes ku mirëpritëm angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, gjë që mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme informuese për ata që preken”, tha Sørensen.

    Sørensen bëri të ditur gjithashtu se gjatë procesit është kërkuar që të ketë konsultime të strukturuara me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e tyre.

    “Ne këmbëngulëm në konsultime të strukturuara gjatë gjithë procesit me përfaqësuesit e komunitetit të Kosovës për të siguruar mbështetjen e tyre. Ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me mua si përfaqësues i BE-së për dialogun dhe me procesin që unë ndjek në kuadër të tij. Në këtë kontekst, e konsideruam si prioritet kyç që Qeveria e Kosovës të sigurojë leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët e përfshirë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me qëllim parandalimin e çdo ndërprerjeje të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore”, shtoi tutje ai.

  • Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

    Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

    Zbatimi i Ligjit për të huajt do të nisë nga nesër, por me masa shtesë veçanërisht për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm, ka konfirmuar shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    “Shpresojmë shumë që të gjitha ato çështje të brendshme të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Por para së gjithash, sot në takim u përqendruam në zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt. Diskutuam për zbatimin, të cilin do ta fillojmë nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot ka dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt me hapa shtesë thelbësorë, para së gjithash sa i përket procesit të regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Pra, kryeministër Kurti, ju faleminderit shumë për konstruktivitetin tuaj. Dua të falënderoj gjithashtu për qasjen konstruktive të liderëve politikë serbë në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Sørensen, ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Serbisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha ai.

  • Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

    Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025.

    Me këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) obligohet të procedojë menjëherë me ekzekutimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar të subvencioneve bujqësore sipas listave përfundimtare të miratuara në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025.

    “Pagesat do të realizohen nga buxheti i miratuar i Republikës së Kosovës, në përputhje me alokimet buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe procedurat e zbatueshme të Thesarit të Republikës së Kosovës. Me hyrjen në fuqi të buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të nevojshme financiare dhe procedurale, është krijuar mundësia për procedimin e pagesave të mbetura për përfituesit e programit. Departamenti për Buxhet dhe Financa në AZHB, në bashkëpunim me Thesarin e Republikës së Kosovës, është obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike. Sipas vendimit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë duhet të raportojë tek Ministri brenda pesë (5) ditëve për progresin e realizimit të pagesave”, thuhet në njoftimin për media.

  • Pritje të gjata për Kimioterapi në Onkologji të QKUK së

    Pritje të gjata për Kimioterapi në Onkologji të QKUK së

    Pritjet për trajtim në repartin e onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po shtohen dukshëm.

    Sipas Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, numri i pacientëve me sëmundje malinje vazhdon të rritet, ndërsa mungesa e kapaciteteve dhe specialistëve po krijon vonesa në kimioterapi dhe radioterapi.

    Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia thekson nevojën e decentralizimit të shërbimeve.

    “Këto shërbime nuk duhet të ofrohen vetëm në QKUK, por edhe në spitalet rajonale. Duhet të ketë një decentralizim tashmë, me specialistë të rinj, mund të krijohen kapacitete në këto spitale që t’u lehtësojnë jetën pacientëve”, tha Vitija.

    Televizioni ka dërguar pyetje edhe tek Ministria e Shëndetësisë nëse kanë ndonjë plan për shtimin e specialistëve në ketë repart, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.