ATV

Author: G.O.

  • Ariana Grande bie në peshë, fansat të shqetësuar

    Ariana Grande bie në peshë, fansat të shqetësuar

    Rënia në peshë e Ariana Grandes ka bërë që fansat e saj të shqetësohen për shëndetin e këngëtares.

    Por edhe një numër i madh i ndjekësve në llogaritë e saj personale në rrjete sociale, kanë filluar të bëjnë shaka me të duke bërë kritika nga më të ndryshme, transmeton atvlive.tv.

    Ariana u shfaq në rrjetet sociale dhe u kërkoi njerëzve të jenë të butë me të dhe të mos komentojnë për trupat e njerëzve, pavarësisht cfarë do gjëje.

    Ajo tregoi se kishte përdorur ilaqe kundër depresionit dhe për këtë arsye trupi i saj ka pësuar ndryshime drastike.

    Modelja Bella Hadid, përmes një postimi bëri të ditur se e përkrahë këngëtaren duke shkruajtur se ’’Gjithmonë ka një arsye për mënyrën se si duken/ndihen njerëzit, prandaj përpiquni të jeni të butë, veçanërisht kur nuk e njihni dikë ose çfarë ka kaluar. Instagrami nuk është real dhe ne duhet të shikojmë më thellë dhe me vetëdije t’i kujtojmë vetes se secili prej nesh jemi thjesht qenie njerëzore që përpiqemi më të mirën’’.

    Këngëtarja tha se body shaming apo në shqip, turpërimi për trupin, nuk duhet të tolerohet.

    Body shaming është kur komentohet negativisht, kritikohet, një person për shkak të trupit. Më së shpeshti ndodhë përmes rrjeteve sociale dhe me këtë më së shumti ballafaqohen fytyrat e njohura publike. Adele, Selena Gomez, Megan Fox, Billie Eilish, Kourtney Kardashian, janë vetëm disa nga yjet që u ballafaquan me body shaming./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kënga e Shakiras, dedikuar Piques merr 500 milionë shikime

    Kënga e Shakiras, dedikuar Piques merr 500 milionë shikime

    Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique duket se e ka shokuar botën.

    Kënga e Shakiras që është dedikim për Pique-n ka 500 milionë shikime në YouTube, duke hyrë në Guinness për këngën latine më të transmetuar në Spotify në 24, këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë, këngën latine më të shpejtë për të arritur 100 milionë shikime në YouTube (dy ditë dhe afërsisht 22 orë), dhe këngën latine më të transmetuar në Spotify për një javë.

    Por, as vet këngëtarja nuk e kishte menduar ndonjëherë se pikërisht kjo këngë, do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha, universitet në Spanjë, shkruan atvlive.tv.

    Ata kanë njoftuar se kanë organizuar një konferencë për të studiuar pasojat e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës: nga e drejta në privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare.

    Quhet “Implikimet ligjore të çështjes Shakira dhe Piqué dhe do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Sociale të këtij universiteti.

    Për këtë, ata patën shpjegim :Qëllimi është “të afrohen studentët me disa çështje ligjore relevante duke përdorur një temë që ata njohin përmes medias dhe për të cilën janë të interesuar”.

    Në qershor 2022, Shakira dhe Piqué njoftuan se ishin ndarë pas 11 vitesh së bashku për shkak që futbollisti tradhtoi atë./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora, e ftuar speciale në Eurovision

    Rita Ora do të jetë e ftuar speciale e edicionit të këtij viti në Eurovision. Ajo do të performojë në natën e parë, më 9 maj.

    Rita Ora gjithashtu do të ketë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit.

    Slogani për këtë vit do të jetë ‘’United by Music’’ që në shqip do të thotë ‘’Të bashkuar nga muzika’’, transmeton atvlive.tv.

    Festivali më i madh i këngës në Evropë, duhej të mbahej në Ukrainë, meqë Galush Orkestra fitoi vitin e kaluar, por për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvendosur në Angli.

    Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • 15 Prilli – Dita Botërore e Artit

    15 Prilli – Dita Botërore e Artit

    Në mbarë botën, njerëzit kanë përkufizimet e tyre për atë që ata e konsiderojnë si art.

    Kultura të ndryshme kanë shije dhe stile të ndryshme.

    Kjo festë përdoret si një mundësi për të nxitur zhvillimin e artit. Ai i inkurajon njerëzit të marrin kohë për të vënë re gjërat e bukura rreth tyre.

    Me oraret tona të ngarkuara, njerëzit nuk kanë gjithmonë kohë për të shkuar në galeritë e artit.

    Një kujtesë vjetore për bukurinë i ndihmon njerëzit të pushojnë dhe thjesht të shijojnë duke përjetuar botën, shkruan atvlive.tv.

    15 Prilli është shpallur Dita Botërore e Artit, deklaruar nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit si një festë ndërkombëtare e arteve të bukura.

    Data është vendosur për nder të ditëlindjes së Leonardo da Vinçit, i zgjedhur si simbol i lirisë së shprehjes, tolerancës dhe multikulturalizmit.

    Dita e parë Botërore e Artit e organizuar më 15 prill 2012 dhe u mbështet nga të gjitha komisionet kombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare të Artit si edhe 150 artistë nga Franca, Suedia, Sllovakia, Afrika e Jugut, Qipro dhe Venezuela.

    Piktura është mënyrë komunikimi, duke shprehur emocionet ose ndjenjat përmes përdorimit të ngjyrave, vizave, kontrasteve, dhe kombinimeve të tyre.

    Por, Leonardo da Vinçi e ngriti piktorin mbi shkencëtarin dhe poetin, vetëm nëse vepra e tij është unike dhe e veçantë. Sipas tij, piktura është poezi e nemitur, kurse poezia është pikturë e verbër.

    Që në kohët parahistorike njerëzit kanë pikturuar brenda mureve të shtëpive të tyre.

    Zbulimi i qindra pikturave tregon qartë se dashuria për pikturën është një krijim i hershëm.

    Gjëja më e rëndësishme e një pikture është se ajo nuk kërkon investim tjetër pasi është blerë, por qëndron e njëjtë.

    Pozitivja e pikturës është se ajo rigjeneron ndjenja të mrekullueshme dhe qetësi sa herë që e shikon. Sa më shumë breza të kalojnë, aq më tepër vlerë ka piktura.

    Në ditët e sotme ka materiale, bojëra uji apo tempera, mjete: penela, furçë, sfungjerë etj., dhe me to mund të pikturojmë në kanavacë, dru, xham, metal, fletë, qeramikë, si dhe objekte të ndryshme.

    Stilet më të rëndësishme përfshijnë realizmin, ekspresionizmin, kubizmin, abstrakten etj., që nuk mund t’i përmendim të gjitha.

    Në ditën botërore të artit, shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë mjeshtrit, artistët që shprehinë e tyre artistike e kanë vulosur në gjinitë e arkitekturës, pikturës, skulpturës, mozaikëve etj., duke krijuar dhe treguar shpirtin krijues dhe artistik.

    Duke lënë trashëgim një pasuri të madhe veprash arti, ata kanë frymëzuar, edukuar e kanë mbushur me kënaqësi shpirtin e shumë brezave.

    Mirënjohje për të gjithë ata dhe për të gjithë brezat e
    restauruesve që jetën e tyre ia kanë kushtuar ruajtjes së kësaj trashëgimie.

    Sot më shumë se kurrë kuptojmë se arti është një nga forcat më të mëdha, që ndihmon individët dhe shoqërinë për të ecur përpara./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Britney Spears, në vjeshtë publikon librin për jetën e saj

    Britney Spears, në vjeshtë publikon librin për jetën e saj

    Këngëtarja, Britney Spears, ka kohë që ka lajmëruar se do të publikojë librin e saj.

    “Page Six” ka njoftuar se libri i Britney-t është gati dhe do të publikohet në vjeshtë. Libri do të jetë frymëzues.

    Spears ka shkruar për momentet e saj më të trishta të jetës, fëmijërinë, ndarjen nga Justin Timberlake dhe secilën sfidë të saj, transmeton tvlive.tv.

    Është një histori mbijetese, që tregon se si gjeti rrugën e saj nga kjo jetë dhe gjeti lumturinë me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.

    Britney bashkëpunoi me Sam Lansky, një autor, gazetar i njohur që ka redaktuar biografitë e Madonna, Nicki Minaj dhe Adele.

    Britney Spears ka filluar të këndojë në vitin 1998 me albumin ” Baby One More Time”, i cili u bë një sukses i madh në skena muzikore ndërkombëtare dhe e bëri atë një yll pop të njohur në të gjithë botën.

    Që nga ajo kohë, Britney Spears është në fokus të mediave, sidomos viteve të fundit pasi që i ka dërguar një kërkesë gjykatës për të hequr dorë nga kontrolli prindëror mbi jetën e saj.

    Kjo është një çështje që ka qenë në vëmendjen e mediave për disa vite pasi që ajo u vendos nën kujdesin e babait të saj në vitin 2008.

    Ndryshe, ajo ka bërë një postim në instagram duke thënë se është e lumtur për jetën që ka ndërtuar./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rafuna: Çmimet do të stabilizohen, pagat e sektorit privat janë ngritur

    Rafuna: Çmimet do të stabilizohen, pagat e sektorit privat janë ngritur

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ka indikacione të mira nga tregu evropian, por edhe ai global, për stabilizimin e inflacionit dhe ekonomisë në përgjithësi.

    Mirëpo, sipas Rafunës çmimet nuk do të kthehen në nivelin të cilin ishin para pandemisë.

    Teksa ka përmendur disa sfida aktuale të bizneseve kosovare, kryetari i OEK-ut ka treguar se, përkundër atyre sfidave, ka edhe rritje të pagave në sektorin privat.

    “Ka qenë një periudhë sfiduese për bizneset. Pas pandemisë, pati një shpresë se do të hapej tregu, mirëpo nuk u arrit që zinxhiri i furnizimit të stabilizohej. Menjëherë pas kësaj pasoi lufta Ukrainë-Rusi, prapë u çrregullua tregu, inflacioni. Ishte edhe pasiguria rreth energjisë elektrike, se a do të ketë furnizim, a do të shtrenjtohet”.

    Siç sqaroi Rafuna, rënia e çmimit të derivateve, çmimit të gazit dhe e shpenzimeve të transportit ndërkombëtar janë indikacione të mira për stabilizimin e çmimeve.

    “Indikacionet që na vijnë prej tregut evropian, prej të cilit dihet se jemi së pari të varur e më pas edhe nga ai global, na tregojnë se inflacioni ka filluar pak të bie. Kur marrim parasysh se çmimi i derivateve ka rënë, çmimi i gazit po ashtu, shpenzimet e transportit ndërkombëtar janë ulur – këto janë indikacione të mira që do të kemi një stabilizim të çmimeve, një rënie të lehtë. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm që çmimet nuk do të kthehen në masën e para pandemisë”.

    Ndërsa, rritjen e pagave të sektorit privat ai e ka mirëpritur edhe pse “nuk janë pagat më të mëdha të mundshme”.

    “Jam shumë i lumtur që sektori privat ka lëvizur me pagat. Nuk janë pagat më të mëdha të mundshme. Varësisht mundësive, bizneset kanë lëvizur me një rritje të mirë të pagave. Këtë e them nga terreni që i vizitoj bizneset, nuk kam hasur në asnjë punëtor që është ankuar për pagën e vogël”.

    I pyetur nga EO për moszgjedhjen e bordeve të Bankës Qendrore dhe TRUSTI-t, Rafuna ka thënë se është e pafalshme nga Qeveria, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ajo e bankave të cilat nuk kanë kujt t’i drejtohen.

    “Nuk është mirë kjo që po ndodh, sidomos kur kemi një tronditje në sistemet financiare të Amerikës, Gjermanisë, tani së fundi edhe Zvicrës. Kosova ka qenë për lakmi dhe ka pasur një sistem shumë të mirë financiar, të qëndrueshëm. Sipas raportit të Bankës Qendrore, bankat vendore qëndrojnë mjaft mirë. Mirëpo të jetë Banka Qendrore pa bord, TRUST-i pa bord, sidomos TRUST-i kur ato janë para private të qytetarëve dhe punëtoreve, nuk është e falshme. Me urgjencë duhet të kompletohen bordet që të krijohet siguri. Bankat kanë shumë problem në kuptimin e sigurisë kur e dinë që s’ka bord as guvernator në Bankën Qendrore, nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe as me kë të konsultohen”, është shprehur ai.

  • 24 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    24 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    Sot bëhen 24 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

    Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në të gjithë lagjen.

    Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.

  • Presidetja Osmani pret sot Abavoviqin, kryeministri malazez e mbyll vizitën në Pejë

    Presidetja Osmani pret sot Abavoviqin, kryeministri malazez e mbyll vizitën në Pejë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot (e shtunë) do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.

    Mediat fillimisht mund të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit.

    Abazoviq është duke qëndruar për vizitë në Kosovë ndërsa sot pritet ta mbyllë të njëjtën në qytetin e Pejës.

    Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri do të presë në takim Abazoviqin në ora 15:40.

    Pas takimit në zyrë së bashku do të vizitojnë projektin IPA ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, si dhe në ora 16:15 do të vizitojnë Muzeun e Pejës.

    Gjatë së premtes, Abazoviq pati takim me kryeministrin Albin Kurti ku u nënshkrua edhe një marrëveshje për shërbime ajrore mes dy vendeve.

    Gjithashtu Abazoviq pati takime me krerët e partive opozitare si dhe vizitoi disa universitete e shoqata biznesesh private.

  • Kurti emëron këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

    Kurti emëron këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, emërimi i Qokut është bërë në funksion të zgjerimit dhe të thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

    “Kryeministri Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

  • ASK: Transporti i mallrave me tren mbetet zero në vend

    ASK: Transporti i mallrave me tren mbetet zero në vend

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin shkurt të këtij viti, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 690, ose 35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.

    Po ashtu sipas ASK-së, në shkurt të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 598, ose 15.2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 193 000, ose 23.5 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në njoftimin e ASK-së thuhet se shërbimet e rrjetit telefonik fiks kanë rënë 10 për qind në shkurt krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 10.0% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 712 663, ose 4.1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raport.