ATV

Author: G.O.

  • Ylli i Chelseat pritet të largohet këtë verë

    Ylli i Chelseat pritet të largohet këtë verë

    Mateo Kovacic pritet që të largohet këtë verë nga Chelsea, me Bayern Munichun që ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat.

    Kovacic ka bërë vetëm 15 paraqitje në Premier Ligë ndërsa “Blutë” po kalojnë njërin nga sezonet më të dobëta në histori, pavarësisht investimeve të mëdha nga pronari Todd Boehly, raporton KosovaPress.

    Me klubin nën presion për t’u siguruar që ata mund të pajtohen me rregulloret e Fair Play Financiar, disa yje pritet të largohen nga klubi pasi të hapet merkatoja verore e transferimeve.

    Siç bëhet e ditur nga mediumi gjerman “Sport1”, Kovacic është njëri nga lojtarët që nuk është i kënaqur me klubin, me gjigantin gjerman, Bayern Munich që shihet si destinacioni i ardhshëm i yllit kroat.

  • Nagavci: Konkursi për inspektorë do të jetë i hapur javën e ardhshme

    Nagavci: Konkursi për inspektorë do të jetë i hapur javën e ardhshme

    Konkursi për inspektorë të arsimit do të hapet gjatë javës së ardhshme, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

    Përmes një konferencë për media, në të cilën ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ajo ka thënë se do të angazhohen inspektorë nga të gjitha komunat.

    “Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe unë i ftoj të gjithë ata që janë të interesuar që të përcjellin këtë konkurs në mënyre që të kemi jo vetëm aplikime të kandidatëve serioz që do të angazhohen si inspektorë por të përmbyllim suksesshëm kësaj radhe këtë konkurs i cili u anulua në fillim të këtij viti”, ka thënë Nagavci.

    Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshinë klasat nga 1 deri në 9.

    Ajo ka thënë se është hapur konkursi, në mënyrë elektronike, për të angazhuar ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

    “Procesi i rishikimit të teksteve shkollore do të udhëhiqet nga Ministria jonë dhe do të mbështetet projekti i financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë fazë ne do të rishikojmë tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të matematikës nga klasa e parë deri në të nëntën dike vazhduar pastaj edhe me tekste tjera, dhe synojmë me këtë proces tejet të rëndësishëm të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Ekipet e ekspertëve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasat 1-9 do të kenë në përbërje ekspertë më profil dhe përgjegjësi nga gjuha shqipe, matematika, pastaj edhe nga aspekti pedagogjik, pra ekspertë pedagog ose psikolog, si dhe specialistë të barazisë gjinore”, ka thënë Nagavci.

  • Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

    Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

    Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyreve qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.

    Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.

    Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

  • Vritet një person në fshatin Kijevë

    Vritet një person në fshatin Kijevë

    Dyshohet se para pak minutave ka ndodhur një vrasje në Kijevë të Malishevës.

    Sipas burimeve dyshohet se personi që ka mbet i vrarë është një 50 vjeçar dhe se dyshohet se sherri ka ndodhur për një parcelë.

    Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe hetimet po vazhdojnë.

    Lajmi në përditësim…

  • Pejë: E detyroi një grua të konsumojë substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

    Pejë: E detyroi një grua të konsumojë substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

    Një burrë është arrestuar dje në Pejë pasi dyshohet se me forcë e ka detyruar një grua të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares.

    Policia ka informuar se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

  • Dënohet gjykatësi Sali Berisha, u kap me ryshfet

    Dënohet gjykatësi Sali Berisha, u kap me ryshfet

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuarit ish-gjykatësin Sali Berisha me 2 vjet e gjysmë burgim.

    Ai akuzohej për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revoles pa leje.

    Berishës i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ku i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe shtetërore për tri vitet e ardhshme.

    Berisha është dënuar edhe me gjobë prej 4 mijë eurosh për “marrje ryshfeti” dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Dënim unik me gjobe prej 5 mije euro duhet ta paguajë në afat prej 1 muaji pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale, Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

  • Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Iu premtoi punësim jashtë vendit, arrestohet një grua në Prishtinë për mashtrim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona, duke iu premtuar vende pune jashtë vendit.

    Përmes raportit 24 -orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • “Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK

    “Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK

    Ndërmarrja “Termokos”, të premten sot ka përmbyll sezonin e ngrohjes 2022/2023.

    Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili teksa ka falënderuar të gjithë për punën, tha se gjatë këtij sezoni ngrohtorja nuk ka pas asnjë problem në furnizim.

    Rama tregoi se ngrohja do të vazhdoj për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Ka qenë sezoni më efikas dhe më i gjatë i gjithë historikut, kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pas asnjë problem dhe ka pas ngrohje tërë kohën dhe ka pas një konfort të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit…QKU do të vazhdoj për shkak se kemi aty pacientë të cilët kanë nevojë shtesë për ngrohje dhe ajo do të vazhdojë nxehjen”, tha ai.

    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani e ka quajtur të suksesshme këtë sezon i cili u përmbyll sot dhe presin sezon edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm.

    Ai tha se kanë pasur 11% më pak humbje gjatë sezonit të ngrohjes 2022/2023.

    “Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin dhe po bëhemi gati të kemi një sezon edhe me të suksesshme për vitin e ardhshëm me 198 ditë aktive pa asnjë ndërprerje të funksionimit. Termokosi gjatë kësaj periudhe më 15 tetor e tutje është zgjeruar edhe me mbi 513 mijë metra katror të cilët i kemi futur në sistem dhe natyrisht po ecim tutje dhe me një performancë në aspektin teknik. Kemi 11 % më pak humbjen të ujit që i bie 4% për liferim të energjisë prej vitit paraprak. Kryeqyteti përmes Termokos po e merr karakterin e Prishtinës së gjelbër”, tha ai.

    Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në 5 projekte për zgjerim të ngrohjes.

    Ndërsa, theksoi se deri tani kanë shpërndarë mbi 11 mijë matës.

    “Jemi duke punuar në 5 projekte në të njëjtën kohë qytetarët e shohin që është një zgjerim i hovshëm Termokos në kryeqytet…procesi i vendosjes së matësve ose projekti HIT Save është proces që ka nis vitin e kaluar dhe është një dinamik e jashtëzakonshme mbi 11 mijë e 200 matës i kemi vendosur që nënkupton 17 mijë e 500 banesa janë në trajtim total gjatë kësaj periudhe ne po bëjmë përpjekje që të përfundojmë deri në tetor”, tha ai.

  • U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    U bë senzacion në rrjete sociale duke shitur fast food në rrugë, 10-vjeçari thotë se u motivua nga babai i tij

    Ndonëse familja e tij qëndron mirë financiarisht ai, 10-vjeçari, Erik Jaha, ka vendos që pas mbarimit të orarit të shkollës të shes “hot-dog” dhe suxhuk t’shpis në një skaj të rrugës.

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm” në ATV, 10-vjeçari tregoi se për këtë punë ai u inspirua nga historia e babait të tij. Madje, Eriku shtoi se nuk e ka problem që ta kryej këtë punë.

    “Unë kam pas dëshirë me bë si babai im, sepse ai kur ka qenë i vogël kështu si unë ka shit hamburgera e unë kam vendos me dalë në rrugë edhe me shit hot-dogs. Vikend e kaluar kam fituar mbi 370 euro, nuk e kam problem hiç këtë punë, njerëzit vijnë edhe blejnë. Unë në vikend dal në punë prej orës 10:00-20;00, ndërsa kur kam shkollë dal prej orës 16:00-18:30, zakonisht punoj te lagja “Bregu i diellit. Unë kam dashur me fitua para që me ble një motor të vogël”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Lajçak sërish në Greqi për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me kryediplomatin Dendias

    Lajçak sërish në Greqi për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me kryediplomatin Dendias

    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për diskutimin e procesit të dialogut, si dhe për rajonin.

    Për takimin dje ka njoftuar Dendias, i cili njoftoi për temën e takimit.“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

    Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në përpjekjet në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

    “Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”.

    Emisari Lajak përgjatë procesit të dialogut ka zhvilluar shpesh takime me kryediplomatin grek.