ATV

Author: G.O.

  • Më 24 maj mbahet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Më 24 maj mbahet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    Shqyrtimi fillestar ndaj tre të akuzuarve Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, do të fillojë më 24 maj 2023, në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjyqtarja e çështjes Violeta Husaj-Rugova.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2023, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur që lidhur me vrasjen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, është ngritur aktakuzë ndaj Kreshnik e Kastriot Mehmetajt për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe ndaj Halil Mehmetajt për “Shtytje në kryerje të veprës penale vrasje e rëndë”.

    Në atë konferencë, prokurorja e rastit Sahide Gashi, bëri të ditur se ndaj të pandehurit Malsor Mehmetaj, kanë pushuar hetimet pasi nuk është arritur të vërtetohet dyshimi se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast.

    “Pas hetimeve, Prokuroria sot më 5 maj ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themeore në Pejë kundër Kastriot Mehmetaj e Kreshnik Mehmetaj për vepër penale si bashkëkryes të vrasjes së rëndë. Kemi ngritur aktakuzë edhe kundër Halil Mehmetaj për vepër penale shtytje në vrasje të rëndë. Pas përfundimit të hetimeve dhe shqyrtimit të të gjitha provave, Prokuroria për të pandehurin Malsor Mehmetaj nuk ka arritur të vërtetojë dyshimin se i njëjti të ketë qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në krim, andaj Prokuroria ka marrë vendim që kundër tij t’i pushojë hetimet”, tha ajo.

    Prokurorja Gashi, po ashtu ka bërë të ditur për veprimet që janë ndërmarrë në hetimin e rastit.

    “Për shkak të kushteve të rënda atmosferike atë ditë dhe ditëve në vijim, ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësiti i Forenzikës kanë kryer krehjen e zonës së krimit. Natën kritike është sjellë ekipi i qenve, por për shkak të kushteve atmosferike nuk ka qenë i mundur gjurmimi i kryesve. Pas grumbullimit të të gjitha informatave, provave, kemi mundur të konstatojmë me besueshmëri të lartë se nuk ka indikacione për sulm terrorist, kemi të bëjmë me ekzekutues me shumë gjasë i maskuar. Targeti i sulmit ishte shoferi i autobusit, se kemi të bëjmë me një krim mirë të planifikuar, mbi bazën e treguese si përzgjedhja e vendit ku përveç një vendbanimi të vogël që gjendej në largësi të autobusit, nuk ka asnjë shtëpi; kohën, stinën e dimrit, kushtet atmosferike; kryesi paraprakisht e ka ditur mirë itinerarin e autobusit; veprimet e kryesit, shtirja si person i dehur apo me probleme, që ta detyrojë shoferin që ta ulë shpejtësinë”, ka thënë Gashi.

    Tutje, ajo bëri të ditur se gjatë hetimeve janë proceduar 86 persona, qindra informata, janë analizuar mbi 40 video-incizime nga Gjakova e deri në Gllogjan, teksa shtoi se janë dërguar prova edhe në Zvicër e Shqipëri.

    “Janë siguruar informata nga burime jashtë vendit, kompania Facebook dhe kompania Viber në Luksemburg. Si përfundim, nga të gjitha hetimet kemi arritur që të sigurojmë prova ku e kemi ndërtuar të gjithë ngjarjen e natës kritike”, tha Gashi.

    Ndryshe, tre persona kishin mbetur të vdekur dhe një ishte plagosur, nga sulmi me armë zjarri që kishte ndodhur mbi autobusin me udhëtarë në fshatin Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor të vitit 2021.

    Dy nga të vdekurit ishin nxënës, ndërsa personi tretë ishte drejtuesi i autobusit.

    Dy javë pas rastit, ishin arrestuar fillimisht tre të dyshuar për këtë vrasje të trefishtë, ndërsa më 5 shkurt të këtij viti ishte prangosur edhe i dyshuari i katërt.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë më 12 dhjetor 2021, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

    Në këtë vendim, thuhej se gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, atë të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje.

    Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët apo te të dëmtuarit, të fshehin provat ose të bashkërendojnë mbrojtjen për të pamundësuar zbardhjen e rastit.

  • Mamaja e Cristiano Ronaldos reagon pas thashethemeve për ndarjen e çiftit: Debatojnë por…

    Mamaja e Cristiano Ronaldos reagon pas thashethemeve për ndarjen e çiftit: Debatojnë por…

    Mamaja e Cristiano Ronaldos ka hedhur poshtë pretendimet se futbollisti dhe Georgina Rodriguez, kanë probleme në marrëdhënien e tyre të dashurisë.

    Disa media spanjolle kanë shkruar muajin e kaluar se Ronaldo është “ngopur” me modelen dhe se tani janë në pragun e ndarjes.

    Georgina, 29, u përgjigj duke mohuar një përçarje me partnerin e saj 7-vjeçar, duke shkruar në një postim në rrjetet sociale: Xhelozia shpik një thashethem, thashethemet përhapen dhe idioti e beson.

    Ditë më vonë, Cristiano, postoi një foto romantike në Instagramin e tij, ku shihej duke u puthur me Georginën dhe shkruante: Gëzuar për dashurinë!

    Dolores Aveiro, 68 vjeç, nëna e futbollistit ka deklaruar për mediat gjatë një hapje dyqani në Maderia, se është gënjeshtër çdo gjë që thuhet për çiftin. Sipas saj ata debatojnë si të gjithë çiftet e tjerë, por ndarja e tyre është një gënjeshtër.

    “Çdo çift debaton, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, u përgjigj ajo.

    Mamaja e Cristianos e ka vizituar tashmë superyllin dhe familjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku ata jetojnë./TCh/

  • Hamza tregon se çka bisedoi me Lajçakun

    Hamza tregon se çka bisedoi me Lajçakun

    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë.

    Ai tha se folën edhe për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në veri.

    Hamza tregoi se me Lajçakun diskutuan edhe për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit si dhe për progresin e arritur gjatë viteve.

    “Gjithsesi se ka qenë temë çështja e Urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet Kushteuta e të gjitha ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e të gjithë qytetarëve, mallrave dhe gjithçka tjetër. Kemi bisedua edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve, por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet në këtë pjesë dhe është prezent në këtë pjesë të Kosovës.”, tha ai.

    Sipas tij, duhen veprime që të krijohen kushte që të ketë liri për lëvizjen e qytetarëve pa pengesave dhe mallrave normalisht.

    Hamza foli edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është prezantuar në takimin e 2 majit në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti.

    “Tash është prezantua një draft-statut, i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutua, por jo diçka ma shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definua në ditët në vijim dhe të ardhmen. Është prezantua një dokument tash ta them të drejtën a ka qenë rruga për me shkua deri aty unë i kam pikëpyetjet e mia, por është një diçka që ka me ndodhë në progres.”, shtoi ai.

    Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

  • Lajçak: Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë

    Lajçak: Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën kaloi në veri.

    Pas takimit me Hamzën, ai foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, me ç’rast tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

    Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Emisari i BE-së është në veri, te Shtëpia e Evropës, ku do të ketë takim me shoqërinë civile.

    Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

    Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht. Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes, shkruan KP.

    Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti

  • Një i dënuar arratiset nga burgu i Lipjanit

    Një i dënuar arratiset nga burgu i Lipjanit

    Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën një person në vuajtje të dënimit, ka ikur nga burgu i Lipjanit.

    “ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA/Lipjan 10.05.2023-21:20 Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet.

  • ​Lajçak: Nuk kërkojmë nga kryetarët e rinj të mos pranojnë mandatet

    ​Lajçak: Nuk kërkojmë nga kryetarët e rinj të mos pranojnë mandatet

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se të hënën do të ketë takim në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

    Ai pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti u shpreh ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

    Sipas tij, të gjithë duhet të fokusohen në normalizim dhe zbatim të marrëveshjes.

    Para gazetarëve, Lajçak theksoi se në takimin e sotëm diskutun për rrugën përpara në procesin e normalizimit.

    “Unë kam ardhur sot në Prishtinë për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit. Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm, prandaj, kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm për të gjitha aspektet, të njëjtin diskutim do ta bëj nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët z. Bislimi dhe z. Petkoviq të hënën, në Bruksel. Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi, ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë. Pra, ky ishte qëllimi, ne kishim, siç thash, një diskutim shumë intensiv, por shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm me kryeministrin Kurti”, tha Lajçak.

    Lajçak bëri të ditur se gjatë ditës do të shkojë edhe në veri, që siç tha ai, për të kuptuar situatën atje.

    “Dhe sot pasdite do të shkoj edhe në veri të Kosovës, do të takoj vendasit atje, dua të kuptoj nga afër situatën atje dhe shpresoj shumë se do të ketë një zgjidhje politike që do të mundësojë të gjithë ne të fokusohemi plotësisht në normalizimin dhe zbatimin e marrëveshjes”, tha Lajçak.

    Para gazetarëve, i dërguari i posaçëm për dialog u shpreh se përshkallëzimi i situatës nuk është në interesin e askujt.

    “Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim, dhe ne duam patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi. Kjo është arsyeja pse ne duam të shmangim çdo përshkallëzim apo çdo konfrontim. Kjo nuk është në interesin e askujt…Se si e sheh Bashkimi Evropian procesin e hartimit të statutit kemi diskutuar në detaje me z. kryeministër dhe mendoj se ne e kuptojmë mirë procesin dhe siç thashë do të shkoj në veri, por është gjithashtu interesante për mua të flas me kryetarin e Mitrovicës Jugore dhe natyrisht të dëgjoj perspektivën e tij për situatën në veri”, nënvizoi Lajçak.

    Lajçak u shpreh se po përpiqen te gjejnë një rruge të mesme, derisa u pyet për Asociacionin dhe se çfarë është e pranueshme për BE-në.

    “Roli ynë si lehtësues është gjithmonë të gjejmë një rrugë të mesme, dhe kjo është pikërisht ajo që ne po përpiqemi të bëjmë…Ajo që është e pranueshme për Bashkimin Evropian është ajo që bazohet në normat evropiane dhe vlerat evropiane dhe që është në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. Dhe e kemi thënë që në fillim, kështu që nuk do të them më shumë në këtë pikë, mendoj se jam mjaft i qartë”, tha ai.

    Emisari i BE-së nuk dha për detaje të diskutimit, me ç’rast, tha se nuk dëshiron të dërgojë mesazh publik.

    “Nuk dua të hyj në detaje të diskutimit. Kjo është, siç thash, pjesa e parë e udhëtimit tim, unë do të vazhdoj këto diskutime në Beograd dhe nuk dua të dërgoj asnjë mesazh publik në këtë pikë dhe shpresoj ta kuptoni këtë”, u përgjigj ai.

    Pas takimit me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak mohoi që kanë kërkuar nga kryetarët në veri që të mos pranojnë mandatet e tyre.

    “(Pyetje)A ka kërkuar BE nga kryetarët e rinj që të mos pranojnë mandatet e tyre…”Jo, ne nuk e kërkojmë këtë”, përfundoi Lajçak në përgjigjen e gazetarëve.

    Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

    Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

    Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se për çka diskutuan

  • ​Liga e Evropës vjen sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    ​Liga e Evropës vjen sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale

    E marta dhe e mërkura ishin të rezervuara për dy ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për fazën gjysmëfinale të saj ku u ballafaquan Real Madridi me Manchester Cityn dhe Milanit me Interin.

    Ndërsa sot, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, Liga e Evropës vjen me dy ndeshjet e para gjysmëfinale, raporton KosovaPress.

    Roma Bayer Leverkusen dhe Juventus-Sevilla janë duelet që zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00 dhe synojnë të bëjnë hapin e parë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni.

  • Presidenti i Polonisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

    Presidenti i Polonisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpret sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

    Përmes një komunikate për shtyp, Presidenca njofton se Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj. Sakaq, në këtë vizitë, Duda do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

    Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:20. Dhe më vonë dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

    Agjenda:

    11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj

    12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

    16:30-17:15 Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni. /TCh/

  • Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se për çka diskutuan

    Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se për çka diskutuan

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

    Para gazetarëve ai tha se me Kurtin kanë diskutuar për hapet e më tejshëm të dialogut. Përderisa sqaroi se do të shkojë në veri që të bisedoj me qytetarët atje.

    Ai madje ka paralajmëruar një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    “Erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit”.

    “Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuenca e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd”, tha Lajçak.

    Lajçaku do të qëndrojë të enjten në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.

  • “Billboard” e ka shpallur Shakira-n si gruan e vitit

    “Billboard” e ka shpallur Shakira-n si gruan e vitit

    “Billboard” ka shpallur Shakira-n si gruan e vitit dhe padyshim që këngëtarja mbajti një fjalim duke u shprehur se : ”Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që ka shumë rëndësi është t’i qëndrosh besnike vetes. Kur u ndjeva më e humbura, muzika më ktheu në rrugën e duhur”, ka thënë ndër të tjera Shakira.

    Pavarësisht se fjalimi ishte mjaft emocionues për disa nga audienca, disa nga komentuesit në rrjete sociale shkruajtën kritika nga më të ndryshme për përzgjedhjen e fustanit të Shakira-s gjatë fjalimit që mbajti.

    Disa nga komentet ishin : “Të dua, por duhet ta largosh nga puna stilistin. Ti je Shakira, ky fustan duket sikur është i vitit 2005”, ”Ti je e bukur, por mendoj se duhet të vishesh më elegante”.

    Shakira së fundmi është zhvendosur në Miami me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, ku sipas këngëtares, po tentojnë të ndërtojnë një jetë të re pas ndarjes nga Pique./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: