ATV

Author: G.O.

  • Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Franca premtoi ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën të dielën, duke përfshirë tanke, automjete të blinduara, trajnime për ushtarët dhe ndihma të tjera, në kohën kur ushtria uukrainase po përgatiten për një kundërsulm kundër forcave ruse.

    Ky lajm u bë i ditur pas bisedimeve të papritura në Paris midis dy liderëve.

    Volodymyr Zelensky i Ukrainës dhe Emmanuel Macron i Francës u takuan përreth tre orë në Pallatin presidencial francez Elysee – një takim që u mbajt i fshehtë deri pak para mbërritjes së liderit ukrainas në Paris nga Gjermania, me një avion të qeverisë franceze.

    Ndihma ushtarake për Ukrainën ishte një nga pikat kryesore të agjendës së takimit mes liderëve.

    Zyra e Macron tha se Franca do të furnizojë dhjetëra tanke të lehta dhe automjete të blinduara “në javët në vijim”, pa dhënë numra specifikë. Gjithashtu u premtuan më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, por përsëri detajet nuk u bënë publike.

    Franca synon të trajnojë rreth 2,000 ushtarë ukrainas në Francë këtë vit dhe gati 4,000 të tjerë në Poloni si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë evropiane për t’i dhënë ndihmë Ukrainës, tha zyra e Macron.

    Në një deklaratë, Franca e përshkroi mbështetjen e saj për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si “të palëkundur” dhe premtoi se ndihma e saj politike, ekonomike, humanitare dhe ushtarake do të vazhdojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

    Në një postim në Twitter pas mbërritjes së tij, Zelensky tha: “Me çdo vizitë, aftësitë mbrojtëse dhe sulmuese të Ukrainës po zgjerohen. Lidhjet me Evropën po forcohen dhe presioni ndaj Rusisë po rritet”.

    Franca e ka furnizuar Ukrainën me një sërë armatimesh, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, tanke të lehta, armë të tjera, pajisje dhe karburante.

    Franca dërgoi një aeroplan për të marrë Zelenskyn në Gjermani, prej ku ai u takua me kancelarin Olaf Scholz më herët të dielën dhe diskutoi kundërsulmin e planifikuar të vendit të tij. Zelensky tha se synon të çlirojë zonat e pushtuara nga Rusia brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe jo të sulmojë territorin rus.

    “Ne nuk sulmojmë territorin rus, ne çlirojmë territorin tonë legjitim”, citohet të ketë thënë Zelensky pas disa raportimeve se ai ka konsideruar të sulmojë dhe pushtojë territore ruse, një lëvizje për të cilën është aluduar se ai mund ta përdorë si kartë për bisedime paqeje me Rusinë.

    “Ne nuk kemi as kohë dhe as fuqi [për të sulmuar Rusinë]”, tha ai.

    “Ne po përgatisim një kundërsulm për zonat e pushtuara ilegalisht, bazuar në kufijtë tanë legjitimë të përcaktuar me Kushtetutë, të cilët njihen ndërkombëtarisht”, tha Zelensky.

    Ndër zonat e pushtuara ende nga Rusia janë gadishulli i Krimesë dhe pjesë të Ukrainës lindore, me popullsi kryesisht rusishtfolëse./REL/

  • Musmurati: Rekrutimi i drejtorëve po bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike, s’kemi asnjë shkollë pa psikologë

    Musmurati: Rekrutimi i drejtorëve po bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike, s’kemi asnjë shkollë pa psikologë

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se janë në proces të rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të të gjitha shkollave në kryeqytet.

    Krahas rekrutimit të drejtorëve të rinj, prioritet thotë se i kanë dhënë edhe institucioneve arsimore. Në shkollat e Prishtinës, Musmurati thotë se nuk kanë lënë asnjë pa psikolog, ndërsa tek çerdhet synojnë t’i vendosin kamerat e sigurisë.

    Arsyeja e kamerave sipas Musmuratit nuk është rrezikimi i privatësisë por për palë të jashtme.

    “Ka pasur çerdhe të tilla, ne i kemi tetë çerdhe publike. Çerdhja ‘Fatosat’ nuk ka pasur fare kamera të sigurisë, tash me kontratën e re po e furnizojmë. Ka pasur edh disa çerdhe që gjysma e kamerave kanë punuar e gjysma tjetër nuk kanë punuar, por tashmë me kontratën e re jemi duke i sanuar të gjitha këto probleme që të gjitha çerdhet të kenë mbikëqyrjen e duhur. Prapë po them, kamerat e sigurisë duhet të trajtohen si kamera të sigurisë për palë të jashtme që mund ta vandalizojnë çerdhen ose diçka të tillë, dhe në asnjë formë kamerat nuk janë në klasë apo në vendet ku munden me rreziku privatësinë e fëmijëve ose mësimdhënësve”, thotë Musmurati.

    E sa i përket rekrutimit të drejtorëve nëpër shkolla, e para e Arsimit në Prishtinë, thotë se po bëhet në bashkëpunim me Ambasadën britanike. Thotë se është ndër proceset më transparente në Prishtinë.

    “Kemi filluar me procesin e ri të rekrutimit të drejtorëve. I kemi rekrutuar afër 10 pozita, janë edhe 30 pozita tjera të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. I kemi bërë në bashkëpunim me Ambasadën britanike për herë të parë në Komunën e Prishtinës, dhe me të vërtetë ka qenë një ndër proceset më transparente deri më tani që e kemi organizuar dhe për të cilën jam krenare deri më tani”, thotë ajo.

    Musmurati thotë se kanë arritur që në të gjitha shkollat e Prishtinës të punësojnë nga një psikolog, duke mos e lënë asnjë pa të.

    “Më vjen mirë që asnjë shkollë e Prishtinës nuk është pa psikologë dhe kjo është për herë të parë dhe është një arritur shumë e madhe. Jemi duke punuar me Universitetin e Prishtinës departamentin e Psikologjisë me bo matje empirike për rezultatin që këto punësime e kanë pasur. Unë mendoj që kemi nevojë me pas një reflektim në nivel nacional dhe me rishiku detyrat që i kanë me udhëzim administrativ psikologët e shkollave. Mendoj që ka vend me bo një punë më të mirë në përshkrimin e detyrave të punës për ta”, u shpreh ajo, teksa synojnë që të krijojnë edhe një sistem digjital ku bëhet raportimi i rasteve në mënyrë anonime.

    “Po mundohemi që ta krijojmë një sistem digjital ku raportimi i rasteve të bëhet në mënyrë anonime që fëmijët të mos e ndiejnë presionin e raportimit, qoftë ndoshta krejt banal deri tek diçka që më e madhe dhe që e përfshin psikologun e shkollës”, u shpreh tutje ajo.

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

    15 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

    Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

    Qëllimi i kësaj dite është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

    Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.

    Edhe në Kosovë Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në Kuvendin e Kosovës, në orën 9.

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror  dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë në  Ditën Ndërkombëtare të Familjes, mbajnë aktivitete rekreative, të shoqëruar nga maskota, personazhe për fëmijë, shfaqje teatrale, si dhe koktej rasti në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 17:00. Po ashtu rreth orës 19:30 deri në 20, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, bëjnë ndriçimin e ndërtesës së ekzekutivit.

  • ​Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

    ​Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

    Trepça dhe Peja tashmë i kanë zhvilluar katër finalet e play off-it në basketbollin kosovar, dy në “Karagaçi” dhe dy në “Minatori”, ballafaqime të cilat ofruan spektakël të madh.

    Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë 2-2 dhe kjo nënkuptpn që duhet të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare për titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

    Do të jetë palestra “Minatori” mikpritëse e finales së madhe, e cila do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

  • Përfundon numërimi i votave në dhjetëra bashki në Shqipëri, në shumicën fiton PS

    Përfundon numërimi i votave në dhjetëra bashki në Shqipëri, në shumicën fiton PS

    Tanimë më shumë se dhjetëra bashki kanë përfunduar numërimi i votave, derisa vijon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të bashkive.

    Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

    Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

    Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos të Shqipërisë, dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola.

    Kola mori 4489, kurse Bedri Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3498 vota.

    Mes dy kandidatëve ka një diferencë me 991 vota.

    Ka përfunduar votimi në Libohovë dhe Memaliaj, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

    Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.

    Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

    Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

    Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

    Në bashkinë Kolonja, ku është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS-së, Erion Isai me 3873 vota, kurse kandidati i BF, Ethem Lumani ka marrë 2150 vota.

    Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.

    Sapo ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë Këlcyrë, ku kandidati Klement Ndoni i Partisë Socialiste ka marrë zyrtarisht kreun e bashkisë.

    Klement Ndoni ka marrë 49.33% të votave me 2018, pasuar nga kandidati Arjan Kasaj me 47.32% prej 1936.

    Më pak vota ka marrë kandidati i Partisë Demokratike, Adriatik Spahiu me 137 vota.

    Ka përfunduar procesi i numërimit në 22 nga 22 qendrat e votimit në Tepelenë.

    Kandidati socialist Tërmet Peçi ka mundur të sigurojë 82.67% të mbështetjes qytetare, që e përkthyer në shifra do të thotë 4088 vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Baftiar Imeri ka marrë 10.33%, ose 511 vota. Ndërsa kandidati i PD-së, Sokol Guga ka grumbulluar 7% ose 346 vota.

  • Kurti takon kryetarët e komunave të Kosovës

    Kurti takon kryetarët e komunave të Kosovës

    Sot mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.

    “Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl”, njofton qeveria e Kosovës.

    Tutje bëhet e ditur se me këtë rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës

     

  • Bislimi sot në Bruksel, pritet të zhvillojë takime me kryenegociatiorin serb Petkoviq

    Bislimi sot në Bruksel, pritet të zhvillojë takime me kryenegociatiorin serb Petkoviq

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit ku sot pritet të zhvillohen takime në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në komunikatë.

    Të enjten, emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Kosovë ku ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, përfaqësuesit e shoqërisë civile në veri, si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

    Ai në një konferencë për media ka njoftuar se të hënën do të takohet me kryenegociatorët nga Kosova, Besnik Bislimin, dhe nga Serbia, Petar Petkoviqin.

  • Lajçak: Takimi i së hënës ndërmjet kryenegociatorëve është mundësi e mirë për hapa konkretë

    Lajçak: Takimi i së hënës ndërmjet kryenegociatorëve është mundësi e mirë për hapa konkretë

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.

    Pas takimit, Lajçak është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm.

    “Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm dhe konkretë.”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar dje takim me kryeministrin Albin Kurtin, kryenegociatorin Besnik Bislimi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe me përfaqësues të Listës Serbe.

    Lajçak ka deklaruar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti për rrugën përpara në procesin drejt normalizimit. Ndërsa, Kurti është shprehur se në takimin me emisarin e BE ka theksuar nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.

    Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./KosovaPress

  • Vazhdon beteja për Bahmutin, Moska mohon përparimet e Ukrainës

    Vazhdon beteja për Bahmutin, Moska mohon përparimet e Ukrainës

    Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po vazhdojnë në Bahmut, qyteti i Donjeckut që ka qenë fokusi kryesor i ofensivës së Moskës në rajonin e Donbasit, përderisa raportohet se Kievi ka fituar në zona të caktuara të frontit, ndërsa vendi përgatitet për një kundërsulm të shumëpritur.

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se në 24 orët e fundit, forcat ukrainase u mbrojtën me sukses kundër 44 sulmeve ruse në Bahmut, ndërsa vija e frontit Bahmut-Avdivka-Marinka vazhdon të bombardohet rëndë nga forcat ruse.

    Më 11 maj, u raportua për përparime të Ukrainës në rajone të ndryshme, duke përfshirë Bahmutin, por Rusia shpejtoi t’i mohonte ato. Mohimet qarkulluan nga blogerët ushtarakë pro-Moskës dhe Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner që ka luajtur një rol kyç në betejën për Donjeckun.

    Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se “situata në zonën e operacionit special ushtarak ishte nën kontroll”, shkruan Rel.

    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu u përpoq të qëndronte optimist, duke thënë se “operacioni special ushtarak” kundër Ukrainës kishte qenë sfidues, por këmbënguli se disa qëllime ishin arritur.

    Prigozhin pretendoi më 11 maj se kundërofensiva e Ukrainës ishte tashmë duke u zhvilluar.

    Në zonën e Bahmutit, tha ai, forcat e armatosura ukrainase “po godasin krahët tanë dhe, për fat të keq, në disa vende ato janë të suksesshme”.

    Presidenti Volodymyr Zelensky hodhi poshtë raportimet, duke thënë në një intervistë me transmetuesit evropianë se Kievi po vonon fillimin e kundërofensivës sepse i mungojnë armët perëndimore për të pasur sukses pa pësuar shumë viktima.

    “Ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm. Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Kështu që duhet të presim. Na duhet akoma pak më shumë kohë… Përsa i përket pajisjeve, jo gjithçka që na duhet ka ardhur “, citohet të ketë thënë ai.

    Përgatitjet e Ukrainës për një kundërofensivë morën një shtytje të rëndësishme më 11 maj, kur Britania njoftoi se po furnizonte atë me raketa me rreze të gjatë, duke i dhënë Kievit aftësinë për të goditur trupat ruse.

    Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace u konfirmoi ligjvënësve britanikë se Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojë Ukrainës raketat Storm Shadow.

  • Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Duhet ta njihni Kosovën, është shtet i pavarur

    Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Duhet ta njihni Kosovën, është shtet i pavarur

    Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian ka folur për Kosovën ku ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ju ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë.

    Ai i tha Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, se duhet ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

    “Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia: #Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në #Ballkanin Perëndimor dhe #Zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai në Parlamentin Evropian.