ATV

Author: G.O.

  • Lajçaku e Escobari përfundojnë takimin me Osmanin, bëjnë bashkë opozitën në zyrën e BE-së

    Lajçaku e Escobari përfundojnë takimin me Osmanin, bëjnë bashkë opozitën në zyrën e BE-së

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e kanë përfunduar takimin me presidenten, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

    Ata janë drejtuar në Zyrën e BE-së për t’u takuar me kryetarë të partive opozitare.

    I parë në shkoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas tij erdhi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. I fundi në takim shkoi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

  • BQK-ja përsërit konkursin për guvernator

    BQK-ja përsërit konkursin për guvernator

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), të martën ka përsëritur konkursin për guvernator të ri i cili do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

    Pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës, procesi kthehet në pikën zero, dhe BQK-ja për herë të dytë ka shpallur konkursin për këtë pozitë.

    Sipas njoftimit të BQK-së, emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar nga data e emërimit.

    “Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në publikimin e fundit të BQK-së, raporton KosovaPress.

    Ndryshe, procesi i përzgjedhjes së guvernatorit kishte ngecur në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili kishte kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që ta kthej këtë proces në pikën zero.

    Ditë më parë edhe shoqëria civile në vend është shprehur e shqetësuar me prolongimin e emërimit të guvernatorit të ri në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

    Për konkursin e parë deri më 16 dhjetor 2022 ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar këtë pozitë.

    Fillimisht për të qenë në krye të BQK-së kishin aplikuar 11 persona, përfshirë edhe ish-guvernatorin Fehmi Mehmeti.

    Përveç tij, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar kanë qenë në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka.

    Prej tyre, për këtë pozitë u patën kualifikuar katër kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli dhe Shkëndije Himaj.

    Guvernatorit Fehmi Mehmeti i zgjedhur më 15 mars të vitit 2018 i kishte mbaruar mandati më 28 mars të vitit 2023.

    Ndërsa, prej 29 marsit, Bashkim Nurboja është emëruar ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së.

  • Situata në veri, Drejtori i Policisë kërkon të raportojë në Komision me dyer të mbyllura

    Situata në veri, Drejtori i Policisë kërkon të raportojë në Komision me dyer të mbyllura

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kërkoi që për situatën e sigurisë në veri, raportimi të mbahet me dyer të mbyllura për medie në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

    Ai shtoi se fokus kanë rendin dhe sigurinë në katër komunat veriore të vendit. Sipas tij, numri i vrasjeve është ulur, ndërsa është rritur numri i rasteve të dhunës në familje.

    “Për shkak të ndjeshmërisë në veri të vendit do të preferoja të kalojmë në një seancë të mbyllur. Fatkeqësisht edhe këtë vit jemi përball me situata të rënda në fushën e mbajtjes të rendit dhe sigurisë publike sidomos në veri të vendit, me aktivitetit të cilat kanë pas për qëllim pengimin në zbatimin e ligjit të barabartë për të gjithë qytetarët. Policia e Kosovës me përkrahjen edhe të institucioneve tjera shtetërore dhe qytetarëve ka arritur të menaxhojë situatën me maturi dhe profesionalizëm”.

    “Kemi pasur bllokim të rrugëve përmes barrikadave, aktivitete penguese përmes zyrtarëve policorë, por edhe aktivitete tjera kriminale. Fal angazhimit tonë është shtuar aktiviteti policorë në parandalimin e krimit, dhe aktiviteteve tjera të jashtëligjshme. Janë mbyllur rrugët ilegale në veri të cilat janë shfrytëzuar nga strukturat kriminale për aktivitete të kontrabandës kufitare. Në atë zonë ne kemi rritur kapacitetet tona, si në infrastrukturë por edhe në burime njerëzore”.

    “Gjatë vitit të kaluar falë punës dhe parandalimit të dukurive negative kemi disa rezultate pozitive siç janë ulja e numrit të vrasjeve, veprave penale të grabitjeve, vjedhjeve dhe të tjera, ndërsa është rritur numri i rasteve të dhunës në familje”.

  • Davenport pas takimit me Lajçkaun: Zgjedhje inkluzive në veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-së

    Davenport pas takimit me Lajçkaun: Zgjedhje inkluzive në veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-së

    Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.

    Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.

    “Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.

  • ​Mbrojtja e Shalës vazhdon edhe sot me kundra-pyetje për dëshmitarin e shtatë

    ​Mbrojtja e Shalës vazhdon edhe sot me kundra-pyetje për dëshmitarin e shtatë

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës, me intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Gjatë kësaj seance, mbrojtja e të akuzuarit po vazhdon parashtrimin e kundra-pyetjeve të saj, e cila me kërkesë po të saj ka vijuar të jetë e mbyllur për publikun.

    Sipas avokatit Mohamed Hédi Aouini, iu nevojiten 15 minuta kohë për t’i parashtruar pyetjet e tyre.

    “Vlerësojmë se do të na duhen 15 minuta, në mos më pak, varet se si do të jenë përgjigjet, do të mbyllim një dokument të diskutimit që kishim dje”, tha ai.

    Pjetër Shala i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, po merr pjesë në seancë përmes video-lidhjes.

    Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • Krijohet roboti i parë virtual shqiptar “BESA.AI”

    Krijohet roboti i parë virtual shqiptar “BESA.AI”

    Artit Muhaxhirin, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth krijimit të robotit të parë shqiptar virtual.

    Muhaxhiri shpjegoi se përmes këtij roboti, përdoruesi mund të kërkoj pyetje të ndryshme dhe të marr përgjigje qoftë me shkrim apo edhe me zë.

    “Ky është një robot virtual që mund të flasë edhe me zë shumë mirë në gjuhën shqipe dhe këtë e kam krijuar për 3 muaj, dhe është lansuar tash e tre ditë. E kam emëruar ‘Besa-AI’, sepse e kam pyetur vet robotin për një emër i cili mbahet mend lehtë dhe më është përgjigjur me emrin ‘besa’ që është i lehtë për tu mbajtur mend dhe normalisht që ka kuptimin një traditë shqiptare që dihet anë e mbanë botës”, tha ai.

    Tutje, ai përmendi edhe disa krijime që synon t’i arrij në të ardhmen e ardhshme.

    “Qëllimi im kryesor është që ta krijojë një lloj “Siri” shqiptar, që të jetë në telefon p.sh ‘Hej Besa, më trego se si është moti sot? ‘, natyrisht është pak vështirë por besoj që shumë shpejt do të përfundoj, por edhe synoj që kjo të punojë edhe për smartwatch”, shtoi ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Theret me thikë një nxënës në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

    Theret me thikë një nxënës në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

    Të hënën në mëngjes, një nxënës në Ferizaj është therur me thikë nga një nxënës tjetër.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ma pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar  nxënës i po të njëjtës shkollë”.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

  • I premtoi martesë, arrestohet i dyshuari në Malishevë që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

    I premtoi martesë, arrestohet i dyshuari në Malishevë që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

    Një femër ka raportuar në Polici se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Rasti është raportuar në Polici ditën e hënë në stacionin policor të Malishevës.

    “Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në njoftim.

    Policia njofton tutje se, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

  • Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

    Gjakovë, dyshohet se një person vdiq nga rrufeja

    Të hënën në fshatin Rogovë të Gjakovës një person dyshohet të ketë vdekur pasi është goditur nga rrufeja.

    “Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

    “Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

  • Zhduket një e mitur nga Drenasi

    Zhduket një e mitur nga Drenasi

    Të hënën, Policia e Kosovës është njoftuar se një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj në fshatin Baicë të Drenasit dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    Rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturës.

    “Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.