ATV

Author: G.O.

  • Dugolli: Bekë Berisha ndezi cigare në Komision, më kërcënoi verbalisht: Veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Dugolli: Bekë Berisha ndezi cigare në Komision, më kërcënoi verbalisht: Veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se ka kërcënuar verbalisht deputetin e kësaj partie, Enver Dugolli, raporton Ekonomia Online.

    Ky i fundit, tha se Berisha në Komision kryetari Berisha ndezi cigaren. Madje tha se nuk pranoi që ta fikë edhe pse i kërkoi deputetit Dimal Basha.

    Dugolli më tej sqaroi se Berisha e humbi arsyen dhe e kërceni në prezencë të Policisë se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha treguar vendin këtu”.

    “Dua të ju njoftoj se kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ku fillimisht bëri shkelje ligjore duke ndezur cigare në ambiente të mbyllura të Kuvendit të Kosovës dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fik cigaren, por lere që nuk e fiki cigaren, por bëri një sjellje të një njeriu të fortë, filloi ta humb arsyen dhe që në momentin nuk mori përgjigje nga drejtori i Policisë, dhe ma dha fjalën më kërcënoi verbalisht në prezencë të Policisë dhe anëtarëve të Komisionit me fjalët se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha tregu vendin këtu’ që ishte kërcenim verbal”.

    Më tej, Dugolli paralajmëroi se do t’i ndjek hapat e mëtutjeshëm ndaj Bekë Berishës, raporton EO.

    “Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj deputetëve të komisionit, unë do t’i ndjek procedurat e duhura parlamentare dhe do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj Bekë Berisha”, tha tutje Dugolli.

  • ​Arrestohet një qytetar serb për kontrabandë me mall nga Serbia

    ​Arrestohet një qytetar serb për kontrabandë me mall nga Serbia

    Policia e Kosovës njofton se të martën kanë arrestuar një shtetas kosovar të nacionalitetit serb të dyshuar për ‘tregti të ndaluar’ nga Serbia.

    Sipas komunikatës së policisë, zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, sot rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviçit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll.

    “Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Sipas policisë, një automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale.

    Policia në koordinim me prokurorin kanë iniciuar rastin ‘tregti e ndaluar’.

    “Personi dhe vetura është dërguar në Terminal Doganor për procedura tjera”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substancë narkotike

    Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substancë narkotike

    Hetuesit policorë nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), në bashkëpunim me Njësinë e DHTN Prishtinë dhe njësi tjera policore (NjSO e K9), kanë zbatuar një plan operativ të koduar “Shpërndarësi 3”.

    Operacioni policor është hartuar dhe zbatuar me qëllim të luftimit të trafikimit me narkotik në rajonin e Gjilanit. Kështu, policia në koordinim me organet e drejtësisë, ka kryer kontrolle në tri lokacione. Lokacionet e kontrolluara janë pronë e të dyshuarve: S.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981), R.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1989), A.R., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1995) dhe K.L., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994).

    Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Të dyshuarit janëintervistuar dhe me aktvendim ngaprokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Ministrja Gërvalla në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

    Ministrja Gërvalla në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

    Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

    Gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.

    Krahas takimeve zyrtare ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.

  • Kërcënimi ndaj nënkryetares së Leposaviqit, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

    Kërcënimi ndaj nënkryetares së Leposaviqit, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

    Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se tashmë, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

    “Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

  • Abdixhiku pas takimit me emisarët: Kurti s’ka gatishmëri për dakordim, Osmani të jetë më e zëshme në këtë moment kritik

    Abdixhiku pas takimit me emisarët: Kurti s’ka gatishmëri për dakordim, Osmani të jetë më e zëshme në këtë moment kritik

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë, kjo si shkak i verimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas tij, shqetësuese është edhe mosgatishmëria e Kurtit që të koordinohet me aleatët. Ai madje tha se Kosova mund të ketë edhe pasoja të tjera nga ShBA-ja, BE-ja e NATO.

    Abdixhiku shpreson që Kurti të reflektojë, ndërsa i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani që të jetë “më e qartë dhe më e zëshme në këtë moment kritik për Kosovën”.

    Këto komente ai i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    “Po futemi në një situatë tepër shqetësuese për Republikën dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit për dakordim me aleatët tanë”.

    “Në këtë fazë, Kosovës i mbetet t’i sheh pasojat që mund t’i vijnë nga vlerësim i tillë, në radhë të parë nga ShBA-ja, Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja. Një gjendje të tillë si LDK e kemi të vështirë ta pranojmë, veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë ne shpresojmë që ju media ta transmetoni sa më qartë këtë gjendje, si gjendje e paparë deri më tani. Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe sërish i bëj thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën”, tha Abdixhiku.

  • Presidentja Osmani deklarohet pas takimit me Escobar dhe Lajçak

    Presidentja Osmani deklarohet pas takimit me Escobar dhe Lajçak

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák.

    Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

    Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

    Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

    Në takim me të dy emisarët, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

  • Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

    Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët, Kurti e Osmani po krijojnë kriza

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani, raporton Ekonomia Online.

    Ai pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nga ta janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat.

    Ndryshe edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.T

  • Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas

    Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas

    Në Agjencinë për ndihmë juridike falas, është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë juridike falas. Në 2021 ishin 4599 qytetarë që kërkuan ndihmë, e në vitin 2022, ky numër është rritur për 30 përqind. Megjithatë, është e rëndësishme që ndihmën juridike falas të bëhet në mënyrë përmbajtjesorë dhe jo vetëm për ta përmbushur aspektin formal juridik.

    Kështu u tha në konferencën “Të bashkuar për qasje në drejtësi”, e cila u organizua në kuadër të javës për ndihmë juridike falas, ku Ministrisë së Drejtësisë iu kërkuar që të ndaj fonde më shumë për këtë çështje me qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve që kanë nevojë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qasja në drejtësi është një kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore në shoqërinë tonë dhe si institucion përgjegjës kanë marrë veprime konkrete në mënyrë që të jenë shembulli më i mirë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese, siç është edhe ofrimi e shërbimeve juridike fals.

    “Në vitin 2021, Agjencia ka ofruar ndihmë juridike falas për 4599 qytetarë të kategorive të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa në vitin 2022, ky numër është rritur për 30 % dhe kjo e gjitha fal fushatave vetëdijësuese dhe ndryshimeve ligjore që e kemi bërë. Gjatë vitit 2022, ndihma juridike fals iu është ofruar 2619 grave duke shënuar kështu rritje nga viti paraprak për më shumë se 30 % . Ndërsa këtë vit agjencia numëron, deri në këtë moment që po flasim Agjencia numëron 10 përqind raste më shumë në të cilat ofron ndihmën në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Ministria e Drejtësisë është në proces të krijimit të akteve nënligjore me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira në drejtim të përmbushjes së obligimit ndaj qytetarëve, që të sigurojmë qasje në drejtësi dhe shërbime cilësore për të gjithë. Progresi në këtë drejtim vetëm sa i ka bërë më të vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë”, tha ajo, duke shtuar se edhe gazetarët që pengohen në punë, do të marrin ndihmën juridike falas.

    Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se kanë ende punë në rritjen e nivelit vetëdijesimit që qytetarët ta dinë se e kanë një derë të hapur për të kërkuar ndihmën juridike falas.

    “Është e rëndësishme që ndihmën juridike falas ta bëjmë në mënyrë përmbajtjesorë, që të mos jenë vetëm në aspektin formal juridik, por të jetë përmbajtjesor…Kosova e ka këtë sfidën e numrit të madh dhe ngarkesave, d.m.th po japim edhe disa tregues të Këshillit Gjyqësor që janë si përpjekje që ne të rrisim cilësinë dhe besueshmërinë dhe në këtë kontekst me ndihmën e partnerëve, kemi hartuar strategjinë për qasje në drejtësi dhe shumë aktivitete tjera të cilat e lehtësojnë qasjen e qytetarit në drejtësi”, tha ai.

    Zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, tha seçdoherë kur diskutohen të drejtat e njeriut, është e rëndësishme që të jenë të mbledhura të gjitha institucionet për të diskutuar sfidat dhe rekomandimet në mënyrë që të tejkalohen ato.

    “Për Këshillin Prokurorial të Kosovës ndër parimet kryesore me të cilat veprojmë janë respektimi i drejtave dhe lirive të njeriut, mosdiskriminimi dhe qasja në drejtësi. Si prokurorë të shtetit është detyrë e jona të përfaqësojmë interesin publik dhe të mbrojmë drejtësinë në shoqëri por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë që shumë qytetarë kanë kur përballën me sistemin e drejtësisë e që në shumë raste ndodh për shkak të kushteve të vështira ekonomike, prandaj javën e ndihmës juridike falas e shohim si një mundësi për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar qasjen e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të gjithë qytetarët pa marrë parasysh statusin e tyre statusin material, duhet të kenë të mundësi të realizojnë të drejtën e tyre gjyqësore”, tha ai.

    Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi tha se konferenca për qasjen në drejtësi, ofron një platformë të rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ndihmës juridike falas

    “Avokatët janë pikë kyçe në sigurinë e drejtësisë në mënyrë të ndershme dhe të barabartë për të gjithë. Avokatët janë përfaqësuesit e interesave të klientëve dhe janë përgjegjës për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre…..Gjithmonë me një kërkesë për Ministrinë e Drejtësisë që të ndaj fonde më shumë për këtë çështje me të vetmin qëllim që t’iu ndihmohet qytetarëve që vërtet kanë nevojë dhe ne iu garantojmë se do të ofrojmë shërbime cilësore dhe do të jemi transparent ndaj gjithë qytetarëve për sa i përket angazhimit të avokatëve. Nuk do të ketë benifit asnjë anëtarë kundër tjetrit, do të kenë benifite vetëm qytetarët”, Ejupi.

  • ​Zyrtare, Tottenhami emëron trajnerin e ri

    ​Zyrtare, Tottenhami emëron trajnerin e ri

    Tottenhami ka bërë të ditur emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin e tyre të ri.

    Presidenti i klubit Daniel Levy ka thënë me këtë rast se Ange do të sjellë mentalitet shumë pozitiv në skuadër.

    “Ange sjell një mentalitet pozitiv dhe një stil të shpejtë, sulmues të lojës. Ai ka një histori të fortë në zhvillimin e lojtarëve dhe një kuptim të rëndësisë së lidhjes nga akademia – dithçka që është e rëndësishme për klubin tonë. Jemi të ngazëllyer që Ange na bashkohet teksa përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.