ATV

Author: G.O.

  • Krasniqi: Ditën që dëgjojmë fjalën “sanksion” nga ShBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën

    Krasniqi: Ditën që dëgjojmë fjalën “sanksion” nga ShBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi s tregoi përshtypjet e tij pas takimit që pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe se a po hynë Kosova në një fazë të re të “sanksioneve”.

    Krasniqi tha se në ditën që do ta dëgjojmë fjalën “sanksion” nga SHBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën.

    Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai.

    Ai tutje tha se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij është shqetësuese.

    Krasniqi tha se është i sigurt se vetëm kryeministri Kurti i di detajet dhe paralajmërimet.

    Ai tha se kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët tanë strategjikë është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk ia vlen.

    “Secili qytetarë i Kosovës sot duhet të ia shtroj një pyetje vetvetes se çka ia vlen koston e humbjes së mbështetjes amerikane për Kosovën. Nuk ia vlen asnjë veprim pavarësisht a është aq i drejt dhe legal si kërkesa për t’i dërguar katër kryetar në katër ndërtesa të braktisura nga zyrtarët sepse përkundër që është veprim legal, i drejt dhe legjitim, kostoja e shkatërrimit të relacionit tonë me partnerët strategjikë është jashtëzakonisht më e madhe dhe nuk ia vlen“, ka thënë Krasniqi.

  • Bashkëshortja e re e Kanye West, probleme e të qenit e famshme

    Bashkëshortja e re e Kanye West, probleme e të qenit e famshme

    Për dallim nga Kim Kardashian, bashkëshortja e re e Kanye West, Bianca Censori nuk është se dëshiron vëmendjen dhe të qenit krye-lajm çdo ditë.

    Një burim për “The Sun” ka treguar se ajo është më e tërhequr dhe se kohëve të fundit nuk po i përjeton mirë fotoreporterët rreth saj dhe presionin për të bërë deklarata, ndërsa ka muaj që ajo po ballafaqohet me ankthin social.

    ‘’Bianca nuk takohet me rrethin e saj më, ajo është e gjitha e Kanye-s dhe është 24 orë me të. Ajo ka shumë durim me të dhe e di shumë mirë se si të sillet me të’’, tha burimi.

    Çifti janë martuar në janar të këtij viti me një ceremoni private duke mos zbuluar asnjë detaj dhe që nga ajo kohë, Bianca ka ndryshuar pamjen fizike duke tentuar të mos bie në sy./ATVLIVE.TV./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Shakira dhe Lewis Hamilton darkojnë së bashku në Barcelonë

    Shakira dhe Lewis Hamilton darkojnë së bashku në Barcelonë

    Muajin e kaluar, Shakira dhe Lewis Hamilton u panë për herë të parë së bashku në Miami, ndërsa së fundmi, ata u panë në Barcelonë.

    Këngëtarja ka publikuar fotografi nga pista me mbi shkrimin: Është bukur të kthehem në Barcelonë.

    Duke mos tentuar të fshihen nga fotoreporterët, ata shijuan mbrëmjen pas garës së Hamilton në Formula 1.

    Pasi Hamilton përfundoi vendin e dytë në garë, ata kishin shkuar për të festuar me disa miq, duke u fotografuar dhe duke dëshmuar që ata tashmë janë në një lidhje dashurie.

    Pak ditë më parë, Hamilton kishte bërë një deklaratë duke thënë se : Më nevojitet të gjej një të dashur latine.

    Hamilton njihet për lidhjet e dashurisë me disa nga yjet më të mëdha si: Rihanna, Rita Ora, Kendall Jenner, Sofia Richie, Nicki Minaj.

    Kurse Shakira pati konfirmuar ndarjen nga Pique në vitin 2022, për shkak të tradhëtisë që I kishte bërë ai me Clara Chia Marti.

  • Dua Lipa shpalosi të pathëna nga koha kur nuk ishte e famshme

    Dua Lipa shpalosi të pathëna nga koha kur nuk ishte e famshme

    Dua Lipa ka treguar se si që nga mosha e hershme, kishte ëndërruar të bëhej një pop këngëtare, por asnjëherë nuk i është dikur si diçka e mundur.

    Këngëtarja tha se gjithnjë ishte ajo vajza e re.

    ‘’Njerëzit gjithmonë më pyesnin se nga vjen emri im. Isha shumë krenare, por kur isha e re, kisha dëshirë që emri im të ishte Hannah, diçka më normale në gjuhën angleze’’, u shpreh Dua.

    Tutje ajo foli edhe për rëndësinë e librave në jetën e saj dhe si e kanë ndihmuar të kuptoj emocionet dhe eksperiencat e njerëzve të tjerë.

    Si përfundim, Dua Lipa shpjegoi se për të është e nevojshme të vazhdojë të shkruaj dhe të punoj me producent, të ndjekë ëndrrën dhe të sfidohet me rreziqe që e bëjnë të arrijë majat e suksesit./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nga mosha 40 vjeçe rritet rreziku qe të bëhemi më të shkurtër

    Nga mosha 40 vjeçe rritet rreziku qe të bëhemi më të shkurtër

    Aktiviteti fizik luan rol të rëndësishëm edhe në gjatësinë tuaj, andaj personat që janë aktiv në aspektin fizik i bënë të jenë më të gjatë sesa personat që gjatë gjithë jetës së tyre qëndrojnë pasiv.

    Sipas disa studimeve shkencore thuhet se njerëzit mendojnë se janë më të gjatë seç janë në të vërtetë.

    Shkencëtaret konstatojnë se në shumicën e rasteve njerëzit nuk janë të vetëdijshëm që me kalimin e kohës ata bëhen më të shkurtër.

    Pas moshës 40 vjeçare secili nga ne humb 1.5 centimetra nga gjatësia e tij në çdo 10 vjet, mirëpo janë gratë ato që humbasin më shumë centimetra nga gjatësia e tyre sesa burrat thonë ekspertët.

    Sipas tyre, nga mosha 30 deri në 70 vjeç gratë humbasin 5 centimetra nga gjatësia e tyre, kurse meshkujt e humbasin këtë shifër vetëm pas moshës 70 vjeçare.

    Por përse ndodh kjo gjë, pra pse bëhemi më të shkurtër ?

    Sipas shkencëtareve, gjatësia humbet pas dehidratimit dhe kompresimit të rruazave të shtyllës kurrizore.

    Si pasojë shpina shtrembërohet dhe rruazat e shtyllës kurrizore dëmtohen si pasojë e humbjes së dendësisë kockore.

    Pos kësaj, sheshimi gradual i harkut të shputës së këmbës e bën njeriun të duket më i shkurtër.

    Kjo gjë konsiderohet si tejet shqetësuese, nëse si pasojë e kësaj ndodhë ndonjë frakture apo problem me skeletin.

    Mirëpo, humbja e gjatësisë mund të ketë lidhje edhe me disa ndryshime fiziologjike dhe metabolike që kanë ndikim negativ në shëndet.

    Por a mund të ketë mënyra të cilat e zvogëlojnë humbjen e gjatësisë?!

    Humbja e gjatësisë është tërësisht jashtë kontrollit të njeriut duke qenë se është diçka gjenetike.

    Megjithatë, ju mund të ngadalësoni humbjen e gjatësisë.

    Kjo patjetër se arrihet duke ndërmarrë disa masa të caktuara që mbrojnë kockat dhe muskujt.

    Sipas ekspertët rekomandohet të kryeni ushtrime fizike.

    Ata sugjerojnë konsumin e sasive të bollshme të kalciumit, vitaminës D dhe ushqyesve të tjerë që janë të shëndetshëm për kockat.

    Pos të tjerash, ekspertët thonë se njerëzit duhet të heqin dorë nga duhani, kimikatet e të cilit gërryejnë kockat sepse si pasojë e kësaj vijnë më pas dëmtimet të cilat askush nuk i do./ATVLIVE.TV/

     

  • Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

    Dy persona të vrarë si pasojë e të shtënave në një ceremoni diplomimi në Virxhinia

    Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias.

    Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.

    Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High.

    Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

    Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte, dhe babai i tij 36-vjeçar.

    I dyshuari 19-vjeçar, është dërguar në mbajtje, sipas autoriteteve.

    Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.

    Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.

    Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016./REL/

  • Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Rishpallet konkursi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot do të bëjë rishpalljen e konkursit për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

    Hera e fundit kur u propozua shpallja e konkursit për anëtarë ishte në shkurt të këtij viti.

    Asnjë nga kandidatët e propozuar për këtë pozitë nuk mori votat e mjaftueshme për t’u përzgjedhur.

    69 deputetë morën pjesë në votimin e fundit për këtë pikë, 36 prej tyre që bënë vota të pavlefshme, 26 që votuan për Besnik Bislimajn dhe 7 për Alban Ajvazin.

    Kësi soji, u shpall edhe i pavlefshëm ky konkurs.

  • Qeveria mban mbledhjen e radhës

    Qeveria mban mbledhjen e radhës

    Të enjten e shtatë qershorit, ministrat e kabinetit qeveritar do të mblidhen për ta mbajtur mbledhjen e radhës.

    Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në orën 11:00.

    Gjatë kësaj mbledhjeje në rend të ditës do të jenë 20 pika.

    Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran të Kosovës.

  • Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

    Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery.

    Stacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun.

    Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim.

    Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.

  • Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi mban seancë, në rend dite 28 pika

    Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara të dy seancave paraprake.

    Në rend të ditës janë 28 pika nga seanca që nuk përfunduan në shkurt, prill dhe maj.

    Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 12:00.

    Paraprakisht do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Në këtë mbledhje do të bëhet rishpallja e konkursit për anëtarë më Këshillin Gjyqësor të Kosovës.