ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj kujton Fadil Vokrrin: Ai mbetet frymëzim i sportistëve përgjithmonë

    Haradinaj kujton Fadil Vokrrin: Ai mbetet frymëzim i sportistëve përgjithmonë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot Fadil Vokrrin në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.

    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vokrri dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.

    “Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.

    Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë.

    Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht!

  • Gjermania konfirmon se e ka pranuar draftin e Ramës për Asociacionin

    Gjermania konfirmon se e ka pranuar draftin e Ramës për Asociacionin

    Zyra e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, ka konfirmuar pranimin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin te Scholzi dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dërgoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Mund të konfirmojmë pranimin e një dokumenti të tillë në Kancelari.

    Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, për shkak se nuk mundemi të komentojmë në përmbajtjen konfidenciale (të dokumentit)”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për Klan Kosova.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama, përmes një konference për media, njoftoi se një ekip ekspertësh amerikanë e evropianë kanë hartuar një propozim për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    ​Rama i dorëzon presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft të Asociacionit

  • Vrasje në tentativë në Ferizaj

    Vrasje në tentativë në Ferizaj

    Policia ka informuar se një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në komunën e Ferizajt.

    Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një person (mashkull kosovar) e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

    Sipas raportit policor, viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

    “Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.”, ka informuar Policia.

    Rasti është nën hetime.

  • Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një burrë në kryeqytet

    Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një burrë në kryeqytet

    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.”, ka informuar Policia.

    I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Fillon edicioni i parë i “PriDox” në Prishtinë

    Fillon edicioni i parë i “PriDox” në Prishtinë

    “Prishtina International Film Festival” si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e industrisë së filmit në Kosovë, ka lansuar programin PriDox për këtë vit.

    Në këtë javë të filmit të gjatë dokumentar që sivjet shënoi edicionin e parë, do të shfaqen filma të rinj dhe të dëshmuar në festivale të rëndësishme botërore.

    “Menjëherë sapo “Prifest” ka përfunduar edicionin vitin e kaluar, është hapur thirrjen për aplikim në “Prifest”, dhe prej atij momenti ka pasur interesim të madh për pjesëmarrje në “Prifest”, është bërë përzgjedhja prej drejtorit të armatës së Alush Gashit, është shumë e vështirë, po besoj ka qenë shumë e vështirë edhe për të sepse në një numër të madh aplikuesish, me filma të ndyrshëm, tema të ndryshme dhe të përzgjedhësh vetëm 5 filma po besoj se është e vështirë. Për 15 vite ka krijuar audiencën e vet dhe përpos kësaj gjithmonë është në kërkim të audiencës së re që ta sjellë në kinema që është edhe një qëllim i “Prifest-it”, tha Armend Zeqiri nga “Prifest’.

    Çdo natë nga ora 20:00 në Kino Armata, do të garojnë 5 filma dokumentarë të metrazhit të gjatë për filmin më të mirë.

    PriFest është një mundësi për artistët nga Kosova për të takuar ekspertë nga rajoni dhe Evropa që vizitojnë festivalin dhe rrisin shanset e tyre për t’u lidhur dhe bashkëprodhuar filmat./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kishte vjedhur në një shtëpi në Gjakovë, arrestohet 48-vjeçari

    Kishte vjedhur në një shtëpi në Gjakovë, arrestohet 48-vjeçari

    Policia në Gjakovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda një shtëpie duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.

    Policia njofton se deri te identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit kishte ardhur pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime nga lokacione të ndryshme dhe janë analizuar shumë prova.

    Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

    I dyshuari është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’.

  • Qytetari gjen kuletën me 600 euro në Pejë, e dorëzon në Polici

    Qytetari gjen kuletën me 600 euro në Pejë, e dorëzon në Polici

    Një qytetar ka gjetur një kuletë e cila brenda kishte 600 euro, dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur po ashtu se kuleta me të hollat i është kthyer pronarit.

    “Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumën prej gjashtëqind (600) euro. Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka dorëzuar nё Polici. Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë i janë kthyer qytetarit (vikimёs)”, thuhet në raport.

    Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Derisa apelon tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot i kthjellët dhe vranësira të herëpashershme.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 10 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 25 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë me 26 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me kthjellime dhe me temperatura stabile. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 31 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ndalohen pesë persona të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe artikujve të dëmshëm ushqimorë​

    Ndalohen pesë persona të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe artikujve të dëmshëm ushqimorë​

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë dhe Doganën e Kosovës, Inspektorë të Tregut dhe Agjencionin e e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, ku, me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona të dyshuar me inicialet K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i  mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut,  të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë”  me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve, me ç’ rast Doganës së Kosovës i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Kontrabandimi imallrave”  nga neni 311 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Të njëjtit, gjatë periudhës kohore të lartëcekur, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, mallin e kontrabanduar e vëjnë në qarkullim për shitje pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar- AUV në Kosovë, duke e plasuar nëpër lokale të ndryshme nëpër Ferizaj dhe nëpër vende të tjera në Kosovë duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmbanë substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer  veprën  penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

  • Një person arrestohet për krime lufte në Kamenicë

    Një person arrestohet për krime lufte në Kamenicë

    Një person është arrestuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, në Kamenicë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 19.06.1999.Tutje siç thuhet në raport, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Krime lufte kundër popullsisë civile. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.