ATV

Author: G.O.

  • Policia arrin të arrestojë dy të dënuarit për vjedhje në Kaçanik, ishin në kërkim nga gjykata

    Policia arrin të arrestojë dy të dënuarit për vjedhje në Kaçanik, ishin në kërkim nga gjykata

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, njëri 23 vjeçar dhe tjetri 30 vjeçar, të cilët kanë qenë të kërkuar në Kaçanik për vjedhje.

    “Sot, në ora 10:30, në rrugën “Agim Bajrami ” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin I.R (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe rreth orës 11:30 në rrugën “Faruk Dogani” në Kaçanik kanë arrestuar edhe personin e dytë F.D (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas policisë dy të dyshuarit ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënimi burgimi, me nga tridhjetë e pesë (35) ditë.

    Në njoftim thuhet se pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve.

  • Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

    Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka marrë pjesë në Garën “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Turqisë, ka arritur rezultate të larta.

    FSK-ja ka njoftuar të premten se në shkollën Komando të realizuar nga data 29.05 – 09.06.2022, ekipi i snajperistëve është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë.

    “Kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje thuhet se gara është zhvilluar në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shumë sfidues, bazuar në situata reale.

    “Ekipi i FSK-së tregoi një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

  • Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Hoti për Osmanin: Komandantja Supreme asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin nga “Defender 2023”

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.

    Ai ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon”.

    Ai ka akuzuar presidenten se është duke qëndruar krahë Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

    “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”. Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.

  • Haradinaj: Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë

    Haradinaj: Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Kumanovës i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar të lirë.

    Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

    “Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tonë”, është shprehur Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë.Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!

  • Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

    Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shpehur se kyepilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

    “24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.

    Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se së bashku do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën.

    “Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri. Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai.

  • Macron i shoqëruar nga gruaja e tij viziton në spital fëmijët që u therën me thikë nga një refugjat sirian

    Macron i shoqëruar nga gruaja e tij viziton në spital fëmijët që u therën me thikë nga një refugjat sirian

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë vizituar katër fëmijë të moshës trevjeçare të shtruar në spital, të plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një park në Annecy, nga ku të plagosur mbetën edhe dy të rritur.

    Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e të dyshuarit sirian, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit, shkruan AlJazeera, përcjell Klankosova.tv.

    Macron mbërriti sot në qytetin juglindor të Grenoble, ku po trajtohen fëmijët. Ai gjithashtu planifikon të vizitojë ata që kanë kontribuar në ndihmën dhe mbështetjen e ofruar fëmijëve.

    Dy prej fëmijëve konsiderohen të jenë në gjendje kritike. Dy nga katër fëmijët janë francezë dhe dy të tjerët janë turistë – njëri britanik, tjetri holandez.

    I dyshuari, një sirian 31-vjeçar me status refugjati në Suedi, ndodhet në paraburgim. Psikiatrit po e kontrollojnë gjendjen e tij mendore.

    Autoritetet franceze thanë se të dyshuarit, i identifikuar si Abdalmasih H, iu refuzua azili në Francë të dielën, sepse Suedia i kishte dhënë tashmë qëndrimin e përhershëm dhe statusin e refugjatit 10 vjet më parë.

    Zyrtarët thanë se i dyshuari nuk ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit gjatë sulmit.

  • Klinaku i drejtohet Kurtit: Kur e sheh se po shkakton dëme të mëdha, shko në shtëpi se “nami” s’bëhet

    Klinaku i drejtohet Kurtit: Kur e sheh se po shkakton dëme të mëdha, shko në shtëpi se “nami” s’bëhet

    Kreu i Organizatës së Veteranëve Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se është politikë antikombëtare të merresh vetëm me problemet e serbëve në Kosovë dhe jo me problemet e shqiptarëve në Serbi.

    Sipas tij, modeli kroat i Asociacionit, të cilin e ka konsideruar të pranueshëm Qeveria e Kosovës, e len vendin në status-quo, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Kurtit që të shkojë në shtëpi.

    “Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë”, shkroi Klinaku.

    Shkrimi i plotë:

    – Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë detyrimisht do të dërgonte në “shkëmbim të territoreve”

    – Asociacioni i komunave serbe detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova

    Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveçqë është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare.

    Në vend se t’i thonë Amerikës dhe BE-së se ky propozim aktual na mban në status-quo dhe nuk mund të zgjidhë asgjë, por vetëm do të sjellë dëme edhe më të mëdha, këta i flasin për asociacione, sikur p.sh. ai i modelit kroat.

    P.S

    Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se “nami” nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë.

  • Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

    Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

     I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që sot të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

    Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

    Një raportim të tillë, gjatë vizitës në Kosovës tha se do ta bëjë tek eprorët edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

    “Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar Escobar.

  • Të shtunën mbahet “Parada e Krenarisë”, Erza Kurti jep detaje për aktivitet gjatë javës

    Të shtunën mbahet “Parada e Krenarisë”, Erza Kurti jep detaje për aktivitet gjatë javës

    Në kuadër të Javës së Krenarisë, është mbajtur aksion rrugor me qëllim përçimin e mesazhit të javës te qytetarët, raporton Ekonomia Online

    Erza Kurti, menaxhere e programit “CEL Kosova”, tha se aktiviteti që titullohet “Votoj për Dashni”, ku synojnë që ta ngrisin vetëdijen e qytetarëve për të drejta e komunitetit LGBT.

    Ajo po ashtu ka njoftuar për aktivitete që janë mbajtur gjatë kësaj jave, duke theksuar se të shtunën  mbahet parada e Krenarisë e cila njihet si “Prishtina Pride”.

    “Ky është një aktivitet që është duke ndodhur në kuadër të Javës së Krenarisë, e ka siç titullohet Votoj për Dashni. Ne i kemi disa vula ku do ti japim qytetarëve që dëshirojnë të votojnë për dashni. Të gjithë personave të cilët natyrisht dashurohen, specifikisht tek personat LGBT”.

    “I kemi marr disa vula, po presim edhe për qytetarë të tjerë që ta shohin e ta ngrisin vetëdijen natyrisht për të drejtat e komunitetit LGBT, të drejtën për me u dashtë. Me monton qysh e kemi të kësaj jave ‘T’du qashtu qysh je!’, natyrisht se vota për dashni është e domosdoshme”, tha ajo.

    Të hënën me moton “T’du qashtu qysh je!”, është mbajtur hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, ngjarje kjo nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit, në të cilën morën pjesë krerët më lartë të shtetit si dhe ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë.

  • Rexhepi thotë se të drejta e njeriut janë prioritet i Qeverisë, Avokati i Popullit kërkon më shumë bashkëpunim

    Rexhepi thotë se të drejta e njeriut janë prioritet i Qeverisë, Avokati i Popullit kërkon më shumë bashkëpunim

    Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast ajo tha se respektimi i të drejtave të njeriut janë prioritet i Qeverisë. Madje tha se duhet ende punë dhe bashkëpunim ndërinstitucional edhe në implementimin e planeve e strategjive.

    “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nëse dëshirojmë të krijojmë një të ardhme për fëmijët e tanë duhet që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të garantojmë si institucione implemtimin e tyre. Kjo arrihet kur qëllimet e tona kalojnë në aktivitet institucionale”.

    “Është i nevojshëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe sigurimin e të drejtësisë për të gjithë. Edhe kampanjat edukative luajnë rol shumë të rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut”.

    Habit Haredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, paraqiti para të pranishmëve raportin e respektimit  të objektivave të planit të veprimit 2021-2023.

    Ai tha se në përgjithësi plani është zbatuar 59.67% dhe janë 16 aktivitete që nuk kanë filluar së zbatuari fare nga 124 sa janë gjithsej.

    “Duhet të ndjekim rrugën në hartimit të dokumenteve të rëndësishme. Kemi 16 objektive specifike që bazohet te plani i veprimit 2021-2023. Nga 124 aktivitet e planifikuar, 74 janë zbatuar plotësisht, apo 59.67%, 34 pjesërisht ose janë në zbatim apo 27.41% si dhe 16 nga aktivitet nuk janë zbatuar dhe nuk ka asnjë zhvillim serioz lidhur me to apo 12% t ë aktiviteteve të planifikuar”.

    “Tek mbrojtja dhe promovimi 30 aktivitet, 7 nuk janë realizuar. Lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë është sfidë kemi 16 aktivitet që janë realizuar 10 në proces dhe 3 që nuk janë marrë veprime aspak. Kemi 74% të aktivisteve që janë realizuat 34% që janë në proces në përgjithësi. Ne si Qeveri kemi arritur që të vendosim në funksion kornizën për të drejtat e njeriut në nivel vendi është një dokument kyç që ka me i ndihmuar institucionet e Kosovës në gjitha nivelet dhe për të mbikëqyrur edhe për të parë përmbushjen e detyrimeve të të drejtave të njeriut dhe po përmbushim kriteret qoftë në BE qoftë në Kombet e Bashkuara”.