ATV

Author: G.O.

  • Ministri Sveçla njoftoi se është arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve në veri

    Ministri Sveçla njoftoi se është arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve në veri

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

    Në një postim në Facebook, Ministri Sveçka ka thënë se personi i arrestuar është serbi, Milun Milenkovic- Llule, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësi i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

    “Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

  • Lëshohet alarmi në Mitrovicë të Veriut

    Lëshohet alarmi në Mitrovicë të Veriut

    Para disa minutave serbët kanë lëshuar alarmin në Mitrovicë të Veriut.

    Ndërkohë, numri i forcave të Policisë së Kosovës dhe pjesëtare të KFOR-it është shtuar tek Ura e ibrit.

    Siç raporton ekipi i KosovaPress-it, ende nuk dihet arsyeja e lëshimit të këtij alarmi.

  • S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

    S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

    Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publik.

    Në rend të ditës së këtij komisioni ka qenë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”, ku e ftuar ishte ministrja Rozeta Hajdari.

    Në komision ka munguar kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, anëtari i komisionit nga PDK-ja, Rashiq Qalaj dhe Albana Bytyqi nga AAK.

  • Ministri Aliu s’e komenton incidentin në Leposaviq, tregon se çka foli me Hetemin

    Ministri Aliu s’e komenton incidentin në Leposaviq, tregon se çka foli me Hetemin

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka shkuar në takim kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ku para hyrjes në objekt e pati një incident me hedhje ngjyre e vezësh në drejtim të tij nga disa persona.

    Aliu, përmes një postimi në Facebook, nuk e komentoi incidentin, derisa tregoi se çka foli me Hetemin në takim.

    Ai tha se e ka falënderuar Hetemin për qëndresën e tij shembullore, duke shtuar se i ka ofruar mbështetje të parezervë për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

    “Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Me kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të pa rezervë. E falënderoj kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

  • Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO

    Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.

    “Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.

    Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.

    Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    Gjermania, në muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

    Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.

    Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.

    Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë./REL/

  • Ahmeti: Anëtarësimi në KiE forcon shtyllat vitale të demokracisë në Kosovë

    Ahmeti: Anëtarësimi në KiE forcon shtyllat vitale të demokracisë në Kosovë

    Kosova ka avancuar në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, u tha në takimin e përbashkët të grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se Kosova është përmirësuar për njëzet vende në dy vitet e fundit në indeksin e Transparency International, raporton KosovaPress.

    “Progresi i vazhdueshëm i Kosovës është shënuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare të pavarura , Ëorld Justice Project, e ka renditur Kosovën të parën në Evropë dhe të dytën globalisht për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit. Në indeksin Transparency International, Kosova ka përmirësuar pozitën e saj për 20 vende në dy vitet e fundit, në fushën e luftimit të korrupsionit. Përfundimi i fazës fillestare të anëtarësimit është një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare dhe e sjell Kosovën më afër se kurrë në Këshillin e Evropës dhe qytetarët e Kosovës më afër se kurrë në përfitimet nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmat e saj”, tha Ahmeti.

    Ai shtoi se kalimi i fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një moment i rëndësishëm për Kosovën.

    “Kjo arritje pasqyron përpjekjet tona të vazhdueshme për të përmirësuar pozitën e Kosovës në të gjitha shtyllat vitale të demokracisë veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Në këtë drejtim, paralelisht me procesin bazë të të anëtarësimit, ne jemi duke prioritizuar konventa të ndryshme, relevante për Republikën e Kosovës dhe të rëndësishme për qytetarët tanë, pra, Konventa të Këshillit të Evropës në të cilat do të bëhemi pjesë në të ardhmen”, tha ai.

    Ndërsa,drejtori për Koordinim të Programeve të Këshillit të Evropës, Claus Neukrich, tha se në bazë të raporteve të monitorimit është parë një avancim sa i përket kornizës ligjore të Kosovës, sidomos me përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.

    Ai shtoi se pret një shkëmbim të frytshëm dhe të mirë për aktivitetet e përbashkëta mes KiE-së dhe Kosovës.

    “Ne kemi kryer disa procese të monitorimit në të kaluarën dhe projekte të bashkëpunimit, duke përfshirë luftimin e korrupsionit dhe pastrimin e parave. Në sistemin e drejtësisë më e rëndësishmja është të përmendim rezultatet e raporteve të grupit të ekspertëve kundër trafikimit me qenie njerëzore, duke u bazuar edhe në Konventë ne KiE-së, por edhe Konventës së Stambollit për dhunën në familje dhe ndaj grave, këto janë të theksuara në raportin për Kosovën. Bazuar në këto vlerësime të monitorimit ne i kemi përshtatur aktivitetet për Kosovën”, tha ai.

    Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin Evropian në muajin prill të këtij viti. Procesi tani ka kaluar në Asamblenë Parlamentare, ku pritet të caktohen disa raportues për hartimin e raportit për përshtatshmërinë e Kushtetutshmërisë së Kosovës me Konventat e Këshillit të Evropës, pastaj i njëjti do të dërgohet në Asamblenë Parlamentare për shqyrtim.

  • Kryeministri Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

    Kryeministri Kurti paraqet hapat e Qeverisë për de-eskalim të situatës në veri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

    Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me deskalimin në katër komunat në veri.

    Kurti ka paraqitur pesë pikat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për deskalim të situatës në veri, shkruan Telegrafi.

    Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

    Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës

    Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë

    Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri

    Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Bashkimi Evropian siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.

    Kryeministri bërë të ditur se këtë propozim e kishte ndarë paraprakisht me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

    “Dje në orën 12 kam pasur një telefonat me Josep Borrell në lidhje me situatën në veri pas zgjedhjeve komunale, sot kam pritur ambasadorët e QUINT-it. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshme me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe në mbrëmje me ambasadorin amerikan Hovenier. Me Borrell dje dhe vendet e QUINT-it kam shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë për deskalim të situatës dhe normalizim të plotë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri shtoi se që nga 5 nëntori i vitit të kaluar vendimet tona as nuk i kanë kontribuar eskalimit e as nuk kanë qenë burim i eskalimit të situatës në veri.

    “Ne jemi në detyrat tona të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/

  • Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

    Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, e cila do të mbahet nesër në Gjakovë.

    Kurti në një konferencë për media, ka thënë se nesër në Gjakovë do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

    “41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë. Në rend të ditës së nesërme do ta kenë edhe diskutimin lidhur me bashkëpunimin për realizimin e një qëllimi të kamotshëm, atë të bashkimit doganor. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”, tha ai.

    Sipas tij, veçanti e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët.

    Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.

    “Nga prillin i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 kilometra nga kufiri tokësor, kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjarë e shëndetësore”, tha ai.

  • Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se u’a propozoi planin pesëpikësh

    Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se u’a propozoi planin pesëpikësh

    Kryeministri Albin Kurti tha se i ka propozuar vendeve të QUINT-it një listë me pikat për de-eskalimin e situatës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

    “Ditën e fillova me ambasadorët me të cilët folëm për propozimin e Qeverisë në lidhje me de-eskalimin e situatës në veri të vendit. Kam pasur një telefonatë Borellin në lidhje me situatën në veri kurse sot kanë mburritur në takim vendet e QUINT-it”.

    “De-eskalim dhe normalizimi. Unë i kam ofruar dje Borelit dhe vendeve të QUINT-it një listë. Hapi i parë sundimi i ligjit në katër komunat e veriut të Kosovës, duke përfshirë identifikimin dhe arrestimin e tyre. E dyta Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga Kosova. Forcat e policisë monitorojnë sipas situatës. Tre Policia e Kosovës dhe KFOR-i do të kryejnë së bashku monitorimin”, tha ai.

  • Gjilan, arrestohet një person që ishte i kërkuar nga gjykata

    Gjilan, arrestohet një person që ishte i kërkuar nga gjykata

    Policia në Gjilan ka arrestuar një person që ishte i dënuar me burgim prej 6 muajsh për veprat penale “Cenim i pa prekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

    Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjyqësore

    Gjilan, 13 qershor 2023

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 13.06.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovare     G.B.

    Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Cenim i pa prekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.

    Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.