ATV

Author: G.O.

  • Ky është plazhi më i rrezikshëm në Greqi

    Ky është plazhi më i rrezikshëm në Greqi

    Nash, i cili ndodhet në veri të Ikarias, është padyshim plazhi më i rrezikshëm në Greqi.

    Plazhi është i vetmi që ka një litar sigurie në mënyrë që turistët e guximshëm mund të kapen për të dhe kështu të mos merren nga rrymat shumë të forta detare drejt detit të hapur ose drejt shkëmbinjve.

    Shkuarja deri në plazh bëhet me rrugë këmbësore nga rruga kryesore e Agios Kyrykos – Armenistis.

    Pasi të kaloni Armenistis dhe të udhëtoni një distancë prej 3 km, do t’ju duhet të lini makinën tuaj në rrugën kryesore dhe të zbrisni një shteg me shkallë që do t’ju çojnë fillimisht në një përrua dhe më pas në plazh.

    Shumë dëshmi i lejojnë studiuesit të besojnë se Nash ishte gjithashtu vendbanimi kryesor i ishullit.

    Në fakt, konsiderohet se emrin e ka marrë ose nga fjala Naos ose nga fjala Ma, e cila ishte emri i perëndeshës Artemis në Azinë e Vogël.

    Në Nash ndodhej porti antik, i cili shtrihej nga plazhi deri në thellësi të grykës së Kalarisit.

    Nuk ka më komunikim mes dy skajeve, pasi shtrirja deri në luginë u bllokua artificialisht nga trungjet e pemëve që në vitet e para të piraterisë, nga banorët e Lagadës fqinje për arsye mbrojtjeje.

    Kështu, në anën e plazhit formohet një liqen, ndërsa përroska shfaq bimësi të pasur me ujë të rrjedhshëm dhe krijon një imazh të bukurisë ekzotike.

    Sot ruhet kalata e lashtë e portit, si dhe disa kabllo hekuri që ankoronin anijet.

    Kolonat e tempullit janë zhdukur, sepse banorët përdorën mermerin, si material për të ndërtuar kisha të krishtera, në shekullin e 19-të./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

    Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë

    Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari, Lulëzim Hetemi.

    Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por derisa ka dalë nga ndërtesa e komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit, raporton KosovaPress.

    Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviq, por që vet ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi që Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

    Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takoi kryetarin e Leposaviqit.

  • Biden anulon takimin me Stoltenberg për arsye shëndetësore

    Biden anulon takimin me Stoltenberg për arsye shëndetësore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shtyrë në momentet e fundit takimin e parashikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, për motive shëndetësore.

    Lajmi u dha nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera pasi iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare.

    Presidenti Biden kishte dhimbje dhëmbi të dielën dhe u trajtua nga mjekët në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake “Walter Reed”, por duket se problemet i janë rishfaqur një ditë më vonë dhe është parë e nevojshme ndërhyrja dentare.

    Jens Stoltenberg ka drejtuar aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tre herë. Në fillim të këtij viti, ai bëri të ditur se në fund të shtatorit do të largohet.

    Përpjekjet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar ndërsa udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh, mblidhen muajin e ardhshëm për takimin vjetor të nivelit të lartë, që mbahet në Vilnius të Lituanisë.

  • ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

    ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të tetë nga Zyra e Prokuroritë të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Seancën e sotme gjyqësore kundër tyre nga salla e gjykimit po e përcjellin Thaçi, Veseli e Rexhepi, ndërsa Krasniqi përmes video-lidhjes.

    Me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë qysh në nisje të pyetjeve seanca ka kaluar e mbyllur për publikun.

    Dëshmitari i tetë ka nisur nga dje dhënien e dëshmisë së tij kundër ish-krerëve të UÇK-së.

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

    Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

    Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

  • ​Kurti: Po përpiqemi të rritim numrin e grave në institucionet e sigurisë

    ​Kurti: Po përpiqemi të rritim numrin e grave në institucionet e sigurisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar për avancimin e rolit të grave në vendimmarrje.

    Në konferencën e dytë vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Grave për Paqe Botërore që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se ekzekutivi po bënë përpjekje për të rritur edhe më tej pjesëmarrjen e grave në institucionet të sigurisë.

    Ai shtoi se Kosova është shteti me demokratik në Ballkanin Perëndimor.

    “Paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë mirë rëndësinë e çlirimit nga shtypja”, tha ai.

    Avancim të rolit të gruas në shoqëri kërkuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë konferencë.

  • Florian Bekteshi flet për punën dhe sfidat e të qenurit përkthyes

    Florian Bekteshi flet për punën dhe sfidat e të qenurit përkthyes

    Ndonëse nuk e kishte dëshirë të fëmijërisë, Florian Bekteshi, profesionin e përkthyesit e nisi vonë pasi kishte studiuar e ndjekur rrugë krejt tjera.

    Pas përfundimit të fakultetit të ekonomisë, Floriani vendosi ta përfundonte edhe atë të gjuhës angleze kështu duke e ndërruar krejtësisht rrugën që kishte nisur.

    Sfida të shumta, punë e cila nuk ishte fare e lehtë, ai gjatë këtij rrugëtimi ka pasur mbështetje të fortë nga rrethi e familja.

    “Sfida të shumta, punë e cila nuk ishte fare e lehtë, ai gjatë këtij rrugëtimi ka pasur mbështetje të fortë nga rrethi e familja. Është profesion goxha sfidues ndoshta si çdo profesion tjetër, është goxha sfidues sepse ka të bëjë me lloje të ndryshme të dokumenteve apo teksteve dhe duhet pasur kujdes se çfarë është kuptimi i atij teksti, p.sh., fillimisht duhesh ta kuptosh mesazhin e tekstin në gjuhën shqipe pastaj ta transmetosh atë mesazh në gjuhën angleze”, tha ai.

    Gjatë punës si përkthyes që nga viti 2015 e deri më tash ai ka pasur dosje e tekste të rëndësishme përballë por Floriani tregon se cili është përkthimi më i rëndësishëm që ka bërë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një mësimdhënës në Deçan, dyshohet se e puthi nxënësen e mitur

    Arrestohet një mësimdhënës në Deçan, dyshohet se e puthi nxënësen e mitur

    Një rast i tmerrshëm i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku mësimdhënësi V.S. është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

    Përveç arrestimit, i dyshuari V.S. edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

    Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit.

    “Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

    Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.

  • Përfundon takimi QUINT-it me Kurtin, ambasadorët s’deklarohen për medie

    Përfundon takimi QUINT-it me Kurtin, ambasadorët s’deklarohen për medie

    Ka përfunduar takimi i Albin Kurtit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it por që të njëjtit nuk janë prononcuar për medie.

    Temë kryesore e takimit u raportuar se ishin zhvillimet në veri.

    Po ashtu në takim u diskutua mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve.

    Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

    Kryeministri Kurti do të dalë në orën 11:00 në konferencë për medie. Me ç’rast mund të bëhen të ditura detaje për takimin e sotëm i cili raportohet se u zhvillua për situatën e krijuar në veri.

  • Nis Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit Oriental në Gjenevë, merr pjesë edhe aktori me origjinë shqiptare

    Nis Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit Oriental në Gjenevë, merr pjesë edhe aktori me origjinë shqiptare

    Në Gjenevën ndërkombëtare dhe multikulturore ka nisur Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit Oriental-FIFOG (12 deri më 18 qershor 2023) ne te cilin festival tradicionalisht po prezantojnë shumë prodhime nga bota arabe, por edhe nga disa vende tjetra si nga Ballkani, Irani, Turqia, Armenia… edhe Bangladeshi!, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

    Në çdo festival ndërkombëtar te kulturës apo filmit, sikur ky i Gjenevës, patjetër janë prezent edhe shqiptaret e suksesshëm!

    Në Gjenevë takuam z.Alil Vardar, një aktor (humorist) i suksesshëm ne Evrope, një djalë i emigrantëve shqiptarë, perandori enigmatik shqiptar i tetarit francez, që vepron ne zemrën e kulturës evropiane në Paris te Francës, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

    Kjo ngjarje filmike e Gjenevës ka promovuar diversitetin dhe dialogun përmes kinemasë dhe ngjarjeve kulturore të ngjashme për 18 vjet. Çdo vit, pyetja e termit « oriental » në titullin e festivalit ngre pikëpyetje, pasi është i gjerë dhe i paqartë.

    Përgjigja e dhënë nga drejtori artistik i FIFOG, Tahar Houchi, thërret mësimet e shkencave natyrore: toka është e rrumbullakët – nëse shkoni drejt Levantit, me të vërtetë, herët a vonë do të ktheheni në perëndimin e diellit dhe në Gjenevë…

    Disa fokuse kalojnë këtë edicion të 18-të: kinematë persiane, kosovare dhe shqiptare, tuniziane, algjeriane, kurde dhe kinemaja armene e cila feston 100 vjetorin e saj këtë vit.

    Vitet e fundit, të zhgënjyer nga ashpërsia e jetës, shumë njerëz kanë pushuar së ëndërruari. Duke dashur të mbjellë poezi, të ngjyros jetën e magjepsjeve dhe të marrë frymë pak arratisje në jetën e përditshme monotone, FIFOG ka vendosur të vendosë edicionin e tij të 18-të i cili do të zhvillohet nga 12 deri më 18 qershor 2023 në Cinémas du Grütli nën shenjën e ëndrrave.

    Në Festivalin ndërkombëtar të filmit edhe ekspozita, piktura: Homazh të vrarëve në luftën në Kosovë

    Në përputhje me traditën e tij ndërdisiplinore, festivali ofron një hapësirë ​​ekspozite për tre artistë në Espace Hornung të Maison des arts du Grütli nga 12 deri më 18 qershor (hapja më 13 qershor). Artistja libanezo-armene Alexandra Bitar e cila eksploron efektin e ankthit në brezin e saj; Héla Ammar, tuniziane, fotografitë dhe instalimet e së cilës trajtojnë çështjen e kujtesës; Ramë Beqiri i cili me artin e tij bën homazhe për të vrarët në luftën e Kosovës.

    Ëndrra është pronë e njeriut. Ne ëndërrojmë natën dhe ëndërrojmë ditën. Ky aktivitet na lejon të shpëtojmë nga banaliteti ynë i përditshëm, të na çlirojë nga kufizimet e ndryshme, të na ofrojë epsh dhe të na shtyjë drejt së ardhmes ku krijojmë botën tonë magjike. Ëndrra është një forcë misterioze dhe e fuqishme që na shtyn të ecim përpara, të ndërmarrim rreziqe të pamenda dhe të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit Oriental të Gjenevës (FIFOG) tradicionalisht hap hapësirën e tij për takime kulturore me artin dhe letërsinë. Këtë vit, një ekspozitë kolektive e tre artistëve po zhvillohet në Espace Hornung të Maison des arts du Grütli nga 12 deri më 18 qershor (hapja më 13 qershor), me artisten libanezo-armene Alexandra Bitar e cila eksploron efektin e ankthit rreth brezi i tij, Héla Ammar, tuniziane, fotografitë dhe instilacionet e së cilës trajtojnë çështjen e kujtesës dhe Ramë Beqiri, i cili përmes artit të tij u bën homazh të vrarëve në luftën në Kosovë.

    Artisti shqiptar nga Kosova, nga fshati i vogël Koshare i Ferizajt, jeton në Zvicër që nga viti 2006. Karriera e tij artistike mori rrugë të kryqëzuara që e çuan atë nga teatri dhe pantomima në një karrierë si piktor.

  • Poetët shënojnë Ditën e Çlirimit të Prishtinës

    Poetët shënojnë Ditën e Çlirimit të Prishtinës

    Për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës në vitin e 24 të saj , poetë të shumtë janë bërë bashkë në një vend dhe kanë ndarë poezitë e tyre personale me të pranishmit.

    Sipas poetëve, një organizim i tillë është bërë duke ndjekur shembujt e ndërkombëtarëve, sepse bën bashkë komunitetin e poetëve të cilët ndajnë bashkë kritikat e mendimet personale.

    “Në shumë vende të botës organizohen takime të shkrimtarëve të ndryshëm, të cilët shpalosin kujtimet e tyre, në periudha të ndryshme të tyre dhe ideja ishte që edhe ne, të kemi një takim të tillë, që natyrisht edhe të festojmë Ditën e Çlirimit dhe pas kësaj çdo vit do të kemi takim të tillë me këtë datë me më shumë aktivitete të tjera”, tha shkrimtari Sali Bashota.

    Për shumë prej tyre, një natë e tillë është hapësirë e sigurt ë për të ndarë së bashku me kolegët përvojat e hedhura në letër.

    Mbrëmjet e tilla poetike priten të mbesin traditë e përvitshme për të gjithë dashamirësit e shkrimit./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: